Beer fest

Plagosja e sotme e 15 vjeçarit ka lidhje me të shtënat në Beer Fest

Plagosja e sotme e një 15 vjeçi në Prishinë sipas policisë është e lidhur me të shtënat në “Beer Fest” në fund të korrikut.

Periskopi.com Lajme

Sot në Rrugën “Nazim Gafurri” të Prishtinës u plagos një 15 vjeç, ndërsa policia këtë plagosje e lidh me të shtënat gjatë “BeerFestit” po në Prishtinë më 29 korrik, pas një mosmarrëveshjeje mes disa të miturve.

“Personat e përfshirë në incidentin e sotëm janë po të njëjtit persona të cilët kanë qenë pjesë e incidentit në ‘BeerFest’,” tha zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.

Policia sot arriti ta kapë të dyshuarin për plagosjen e 15 vjeçit në Prishtinë.

Pas të shtënave që ndodhën derisa po zhvillohej “BeerFest-i” në Sheshin “Zahir Pajaziti” më 29 korrik, të pranishmit në festën e birrës filluan të largohen në panik nga të gjitha drejtimet e mundshme, ndërsa 42 persona u lënduan.

I dyshuari për këto të shtëna u arrestua nga policia më 19 gusht, ndërsa atij më pas iu caktua paraburgimi.