stadiumi1

Lajm i madh, ja kur pritet të fillojë së ndërtuari stadiumi nacional i Kosovës

Guri i themelit për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës me kapacitet prej 25 mijë ulësesh do të vendoset në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo është bindja e zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). E, sipas tyre, stadiumi do të jetë gati më 2018.

Periskopi.com Sporti

Vlera e stadiumit sillet rreth 50 milionë euro, prej të cilave 15 për qind janë investim i drejtpërdrejtë i Qeverisë së Kosovës. Këto mjete tashmë janë siguruar, shkruan sot Koha Ditore.

“15 për qind e buxhetit që kërkohet si parakusht është pjesë e projektligjit të buxhetit 2017, miratuar nga Qeveria më 31 tetor”, ka thënë kreu i MKRS-së, Kujtim Shala.

Ai të hënën pati një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, ku u diskutua edhe për këtë projekt. Qeveria e Hungarisë ka kohë që ka shprehur gatishmërinë t’i japë Kosovës kredi pa interes, me afat kthimi për 10 vjet…

stadiumiiprishtines

UEFA s’e miraton planin për rinovimin e stadiumit të Prishtinës

UEFA i ka dërguar një letër palës kosovare ku nuk e ka miratuar planin për rinovimin e stadiumit të Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

UEFA ka dhënë shumë rekomandime që duhet të përfshihen në projekt.

Projekti i prezantuar nga pala kosovare muajin e kaluar në zyrat e UEFA-s është quajtur i papranueshëm. Ndryshimet në projekt pritet të kushtojnë rreth një milion euro shtesë.

Projekti i dorëzuar në UEFA nga pala kosovare për renovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, nuk i përmbush kriteret. Kështu shkruan në rekomandimet që UEFA ia ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën.

Në letrën prej dy faqeve të UEFA-s, të cilën e ka siguruar gazeta, janë paraqitur punët shtesë që duhet të kryhen gjatë renovimit, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare, shkruan Koha Ditore.

UEFA ndër të tjera e ka quajtur “optimist dhe shumë të rrezikshëm” planin e palës kosovare që stadiumi të jetë i gatshëm në qershor.

Edhe me ndryshimet stadiumi i Prishtinës pritet të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare.