stadiumi i prishtines

MKRS s’i ka Problem paratë për renovimin e stadiumit

Kërkesat e UEFA-s ndaj projektit për renovimin e stadiumit të Prishtinës nuk e shqetësojnë MKRS-në.

Periskopi.com Sporti

Pasi Unioni i Federatave të Futbollit Evropian (UEFA) nuk e pranoi ashtu si ishte projektin e Federatës së Futbollit të Kosovës për renovimin e stadiumit të Prishtinës, ky renovim pritet të kushtojë më shtrenjtë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, UEFA bëri të ditur se në shtator ka zhvilluar një takim me zyrtarët e FFK-së, të cilëve ua ka paraqitur disa kërkesa shtesë në lidhje me projektin e ofruar nga pala kosovare.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu tregoi për KALLXO.com se çfarë kërkesa shtesë paraqiti UEFA.

“Janë të përcaktuara kriteret në mënyrë decizive. Duhet të fillojë prej sigurisë në stadium, duhet t’i ketë të gjitha hapësirat e nevojshme,  për media, për konferenca, për zhveshtore, për të gjitha ato hapësirat që nevojiten për akomodimin e shikuesve. Nuk mundet një reprezentacion të zhvillojë ndeshje, nëse tifozëria nuk ka vend ku me u ushqy, me pi në mënyrë të sigurt”, tha Salihu.

Ibër Alaj, udhëheqësi i Departamentit të Sportit në MKRS kërkesat e UEFA-s për renovimin nuk i merr si refuzim, por plotësim.

Ai thotë se ende në departament nuk e dinë nëse kërkesat e EUFA-s do të ndikojnë në një proces të ri të tenderimit.

“Pasi që ne ende jemi në fazën e harmonizimit të pozicioneve të kontraktuara me ato të cilat janë prezantuar dhe miratuar për kategorinë e IV-të nga UEFA, ne si autoritet kontraktues nuk jemi ende në fazën respektive për të përcaktuar procedurën ligjore e cila duhet të zbatohet  për të vazhduar me investimin (pozicionet e pa-parapara ) në Stadiumin e qytetit në Prishtinë,” tha Alaj për KALLXO.com.

Ndërsa vetë ministri i Kulturës Kujtim Shala është zotuar sot gjatë ditës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se MKRS-ja do t’i sigurojë fondet shtesë për plotësimin e kërkesave të UEFA-s.

“Kërkesat e UEFA-s dhe të FIFA-s tani po përfshihen te projekti bazë që të mund të vazhdohet sipas tij. Dallimi financiar nuk është i madh dhe ne e marrim përsipër atë, nuk është problem i buxhetit,” u ka thënë Shala deputetëve.

Edhe pse projekti ka pësuar ndryshime, ministri Shala thotë se stadiumi do përfundojë brenda afatit që është kontraktuar.

Projekti që është plotësuar nga UEFA me disa rekomandime, para këtij plotësimi pritej të kishte pas një kosto prej 3.8 milionë eurove, që ishin siguruar pas një marrëveshjeje ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës.

Në anën proceduar për ndërtimin e stadiumit nacional nuk janë askund. Kanë kaluar 31 muaj prej që Qeveria e udhëhequr në atë kohë nga kryeministri Hashim Thaçi kishte nxjerrë vendimin për stadiumin.

stadiumiiprishtines

Kredi pa interes për Kosovën për ndërtimin e stadiumit brenda një viti

Hungaria i ka premtuar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala se do ta bojnë Kosovën me stadium brenda vitit.

Periskopi.com Sporti

Qeveria e Hungarisë ka rikonfirmuar gatishmërinë për t’i dhënë Kosovës kredi pa interes për ndërtimin e stadiumit nacional në Prishtinë.

Ka premtuar 50 milionë euro kredi pa interes me kohëzgjatje të kthimit 10 vjet, por me kushtin, që ndërtimi i stadiumit të bëhet nga një kompani hungareze.

Në “ofertën” e saj, ajo ka garantuar ndër të tjera që stadiumi do të ndërtohet nga nëntë deri në 13 muaj, pra për më pak kohë sesa është paraparë të zgjasë renovimi i stadiumit të qytetit të Prishtinës.

?

Ndalen punimet në stadiumin e Prishtinës, nuk ka leje

Zyrtarisht punimet për renovinim tërësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës janë ndaluar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. MMPH po pretendon që punët janë duke u kryer pa leje nga ana e investitorëve që në këtë rast janë Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës.

Periskopi.com Sporti

Megjithëkëtë, lajmi.net gjatë ditës së hënë ka parë punëtorë të kompanisë “Al Trade” duke punuar në punishten e hapur të stadiumit në Prishtinë.

Kjo kategori e ndërtimit, bije në kategorinë e III, për të cilat ndërtime është përgjegjës MMPH-ja.

Fadil Maxhuni, shef në Divizionin për komunikim me publikun në MMPH, ka thënë se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH, për arsyeje se, sipas tij, investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve.

“Konfirmoj se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH. Arsyeja e ndërprerjes së përkohshme të punimeve është sepse investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në ndërkohë më saktë me date 06.09.2016, Ministria e Kulturës ka aplikuar për leje të renovimit për stadiumin e Prishtinës. Tani MMPH është duke e trajtuar dokumentacionin përkatës”, ka thënë Maxhuni për lajmi.net.

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës, si bashkëfinancues në këtë projekt nuk kanë dashur të deklarohen lidhur më këtë rast.

Por, lajmi.net merr vesh se më 22 gusht, Syzana Pllana, u.d e shefit të sektorit të ndërtimit në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës i ka dërguar letër Inspektoratit të MMPH-së lidhur më rezultatet e insktimit që i kishte bërë, nga ku ka konstatuar se punët janë duke u kryer pa lejen e organit përkatës. “Të nderuar, pas inspektimit në terren, nga Inspektorët e ndërtimit të Komunës së Prishtinës është evidentuar rekonstutrimi i stadiumit të qytetit. Punimet janë duke u kryer pa leje nga organi kompetent. Objekti në fjalë i takon kategorisë së III të ndërtimit, për shkak të kapacitetit për më pakë se 10 mijë spektator”, thuhet në shkresën e Komunës drejtuar MMPH-së.

Ndërkaq, me datë 24.08.2015 në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës, lidhur me renovinim tërësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës. Memorandumi është nënshkruar në mes të ministrit Kujtim Shala dhe kryetarit, Shpend Ahmeti. Memorandumi parasheh një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së Stadiumit. Projekt në përgjithësi ka vlerën e rreth 3 milion eurosh, 75 për qind e të cilave janë investime të MKRS-së, ndërkaq 25 për qind të Komunës së Prishtinës dhe është planifikuar  që të realizohet gjatë vitit 2016 dhe 2017.

Vlera e përgjithshme e kontratës  është 3.843,715.42 euro, dhe fitues i tenderit ka qenë konsorciumi i kompanive “Al Trade& Izolimi”, deri sa në garë për këtë tender kanë qenë 13 kompani. Kontrata në mes të MRKS-së dhe këtij konsorciumi ishte nënshkruar në fund të muajit maj 2016-09-26.

?
?