Srebrenica

Mohimi i gjenocidit vepër penale në Serbi, por jo për atë të kryer nga serbët

Kodi i ri Penal e Serbisë parasheh dënime me burgim nga pesë muaj deri në gjashtë vjet për ata që mohojnë gjenocidin, që e minimizojnë dhe arsyetojnë gjenocidin dhe krimet e luftës.

Periskopi.com Lajme

Por nuk do të dënohen ata që mohojnë gjenocidin dhe krimet ndaj njerëzimit të kryera në territorin e ish RSFJ-së dhe të cilat janë konfirmuar me aktgjykimet e Tribunalit të Hagës, transmeton Koha.net.

Siç raportojnë mediet e Beogradit, Kodi i ri Penal ka të bëjë me aktgjykimet e gjykatave bendore dhe të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë të themeluar më 2002 sipas Statutit Romak, por edhe me aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ka marrë vendim për gjenocidin në Srbrenicë.

Mladen Grujiçiq

Serbi që mohon gjenocidin në Bosnje fitoi zgjedhjet në Srebrenicë

Serbi Mladen Grujiçiq është zgjedhur kryetar i ri i bashkisë së Srebrenicës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Sarajevë kumtoi se kandidati i koalicionit të partive serbe “Zajedno za Srebrenicu” (“Së bashku për Srebrenicën”), ka fituar më shumë vota se kandidati i partive boshnjake, Qamil Durakoviq.

Periskopi.com Lajme

Grujiçiq ka fituar në zgjedhjet e fundit lokale 4.678 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, boshnjaku Durakoviq fitoi 3.910 vota, raporton DW.

KQZ i Bosnjë-Hercegovinës i bëri publike këto të dhëna mbi bazën e votimit me 2 tetor, kur u mbajtën zgjedhjet lokale në Bosnjë-Hercegovinë.

Rezultatet janë zyrtare, por një anëtar i Komisionit, boshnjaku Suad Arnautoviq, tha se kishte abstenuar në votim, sepse nuk është i kënaqur me (mos)numërimin e votave që janë dërguar me postë për bashkinë e Srebrenicës.

KQZ ka refuzuar të numërojë rreth 2000 vota që kanë ardhur me postë, me shpjegimin se ato janë dërguar pas kalimit të afatit kohor. Zgjedhjet me 2 tetor kanë qenë të shtatat me radhë, prej miratimit të Marrëveshjes së Dejtonit, në vitin 1995.

Srebrenica konsiderohet si simboli i masakrave më të mëdha në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës së fundit, brenda dy-tre ditësh, në këtë qytet u vranë nga forcat serbe rreth 8000 myslimanë.

Gjatë disa ditëve në korrik të vitit 1995, militantët serbë të Bosnjës, të komanduar nga Ratko Mlladiq, i kanë ekzekutuar afro 8 mijë burra e djem myslimanë të këtij qyteti, në masakrën më të tmerrshme prej Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Kjo masakër shënohet çdo vit më 11 korrik.

Duke folur më 2 tetor para votuesve, Mlladen Grujiçiq, pati thënë: “Kurrë nuk kam problem të përkulem para çdo viktime, kështu që nuk do të ketë problem për shënimin e 11 korrikut (data kur kujtohet masakra). Komuna do ta ndihmoj edhe më tutje shënimin e 11 korrikut aq sa të mundet”.

Por, ky premtim, duket se nuk mund t’i zbusë shqetësimet pas fushatës së gjatë njëmujore, në të cilën Grujiçiq e pati refuzuar shprehjen “gjenocid”, me të cilën Gjykata për Krime të Luftës e Kombeve të Bashkuara në Hagë e ka klasifikuar masakrën në Srebrenicë.

Grujiçiq, po ashtu, e kishte pranuar edhe mbështetjen e liderit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i cili është liruar nga akuzat për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata në Hagë në muajin mars. Prej atëherë atij i është ndaluar hyrja në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë.

“Pozicioni im është i qartë. Gjithnjë kam thënë se ajo që ka ndodhur në Srebrennicë ishte krim i tmerrshëm kundër popullatës së Bosnjës dhe se, po ashtu, ka pasur krime të tmerrshme kundër popullatës serbe në Bosnjë”, i pati thënë Grujiçiq, Radios Evropa e Lirë, në muajin prill të këtij viti.

Babai i Grujiçiqit është vrarë duke i mbështetur forcat serbe gjatë luftës në Bosnjë.

“Krimet këtu janë kryer kundër të dy komuniteteve”, i tha Grujiçiqi agjencisë AFP pas zgjedhjeve, duke shtruar pyetjen se “a do të kemi jetë më të mirë në Srebrenicë nëse ne themi se ishte gjenocid”?. / Periskopi

Tensione në Srebrenicë pas zgjedhjeve lokale

Policia serbo-boshnjake njoftoi sot se mori nën kontroll fletët e votimit në pikën e nxehtë etnike të Srebrenicës, mes tensioneve mbi rezultatin e zgjedhjeve lokale të së dielës.

Periskopi.com Lajme

Srebrenica është një qytet kryesisht boshnjak mysliman, në pjesën serbe të Bosnje-Hercegovinës, në Republikën Srpska.

Tensionet u rritën pasi autoritetet zgjedhore urdhëruan rinumërimin e votave pas shpalljes së fitores së një kandidati serb për kryetar, raporton DPA.

Rezultati ende mund të përmbyset duke qenë se mijëra fletë votimi janë ende të pa numëruara.

Më 11 korrik 1995, trupat serbe kanë kryer gjenocid mbi myslimanët e qytetit duke vrarë rreth 8 000 burra e djem.