modric

Sporting-Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto)

Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Sportingut duke fituar me rezultat 2-1.

Periskopi.com Sporti

‘Los Blancos’ arritën të marrin një fitore të vështirë ndaj portugezëve të cilët deri në minutat e fundit të takimit i bën ballë skuadrës së Zidane.

Golat për madrilenët i shënuan francezët Rafael Varane dhe Karim Benzema, ndërsa për portugezët shënoi Adrien Silva.

Notën më e madhe në këtë takim e ka marrë mbrojtësi francez Varane (7.9).

Ndërsa nota më e vogël i takon mbrojtësit Pereira (5.4) që mori karton të kuq. /Periskopi.com/

sport

ral

kagawa

Reali fiton në fund, Dortmund deklason Legian (Video)

Real Madridi ka regjistruar fitore ndaj Sporting Lisbonës në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane e ka mposhtur skuadrën portugeze me rezultat të ngushtë prej 1:2 në ndeshjen e zhvilluar në Jose Alvalade.

Golat për madrilenët i shënuan Varane (’29) dhe Benzema (’87), ndërsa për portugezët shënoi Silva nga pika e bardhë (’80) për rezultatin final 1:2.

Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në grupin F, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Sportingu në vendin e tretë me 3 pikë.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi e ka shpartalluar Legia Warszawa me rezultat të thellë prej 8:4 në Signal Iduna Park.

Golat për gjermanët i shënuan Kagawa (2), Sahin, Dembele, Reus (3) dhe Passlack, teksa për mysafirët shënuan Prijovic (2), Kucharczyk dhe Nikolic.

Për fund, Dortmundi është lider i grupit F me 13 pikë, ndërsa Legia mbetet në vendin e fundit me 1 pikë të grumbulluar.

silvaa

Sporting barazon rezultatin ndaj Real Madridit (Video)

Sporting ka barazuar rezultatin përmes pikës së bardh.

Periskopi.com Sporti

Adrien Silva e konvertoi në golë. /Periskopi.com/

 

bale

Formacionet zyrtare: Sporting CP-Real Madrid

Sporting Lisbona është nikoqire e skuadrës madrilène në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për yllin portugez Cristiano Ronaldo, pasi që ai do të luajë kundër ish skuadrës së parë të tij që i dha hapat e parë në futboll.

Në ndeshjen e parë në Bernabeu, Ronaldo shënoi gol por që në shenjë respekti nuk festoi. Ajo ndeshje përfundoi në të mirë të ‘los blancos’ me rezultat 2-1, edhe në këtë ndeshje pritet fitore nga Real Madrid.

Reali është në pozitë të dytë me 8 pikë ndërsa Sporting një pozitë më poshtë me 3 pikë. Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Sporting CP: Rui Patricio; Pereira, Coates, Semedo, Marvin; Carvalho; Gelson, Adrien, Ruiz; Cesar, Dost.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Kovacic, Vazquez, Bale; Isco, Ronaldo. /Periskopi.com/