Gjesti më i madh sportiv në Kosovë që keni parë, ia shpëtojnë jetën shoferit

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Përleshje në Mitrovicë, 10 të arrestuar e katër policë të lënduar

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dhjetë persona pasi kanë sulmuar autobusët me tifozë nga Prishtina.

Periskopi.com Lajme

Kjo ka ndodhur pas ndeshjes së basketbollit sonte në Mitrovicë, ku si pasojë katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime trupore gjatë tentimit të qetësimit të situatës, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Klan Kosova konfirmoi që kjo përleshje ka ndodhur si pasojë e disa qytetarëve të cilët kanë hedhur gjësende në drejtim të autobusëve të cilët po bartnin tifozët nga Prishtina.

Ky incident ka ndodhur pasi tifozët përcollën ndeshjen e basketbollit në mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e cila u realizua në kuadër të gjysmëfinales së Kupër së Kosovës.

Sigal Prishtina kryesoi në këtë garë ndërkaq finalja pritet të zhvillohet të dielën në qytetin e Mitrovicës.

Reklamë
Reklamë

Pas 17 viteve gazetari i njohur i sportit nuk do të jetë pjesë e KTV’s

Gazetari i sportit, Arlind Grantolli që tashmë e njohin të gjithë, më nuk do të jetë në televizionin më të njohur nacional në vend, KTV.

Periskopi.com Sporti

Ai pas 17 viteve e ka përfunduar marrëdhënien e punës në këtë televizion.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, në rrjete sociale.

Grantolli është edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës.

Por, nga burime brenda RTK-së, Periskopi.com merr vesh, se Grantolli do të bëhet pjesë e mediumit publik.

Ndryshe, Grantolli është themelues i Redaksisë së Sportit në KTV, së bashku me Andin Lokaj e më pas Agon Fehmiun, e të tjerë…./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Liverpool në epërsi ndaj United (Video)

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka kaluar në penallti ndaj Manchester Unitedit, duke shënuar nga penalltia me anë të Milner.

Reklamë
Reklamë

United fiton, por pret shpëtimin në ndeshjen e fundit (Video)

Manchester United ka fituar ndaj Feynoordit me rezultat 4-0.

Periskopi.com Sporti

Djelmoshat e Jose Mourinhos kanë treguar një lojë të madhe në kuadër të Grupit A të Ligës së Evropës, duke e mposhtur me lehtësi skuadrën holandeze.

‘Djajtë e Kuq’ e dominuan gjithë pjesën e parë duke krijuar shumë raste për gol, por u desh të presin minutën e 35-të për të parë golin e parë, i cili u shënua me parabolë nga kapitenit Wayne Rooney dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në epërsi.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të gjigantit anglez, të cilët sulmonin gjatë gjithë kohës, teksa mysafirët provonin me ndonjë kundërsulm apo në rast të ndonjë gabimi të futbollistëve të Unitedit.

Megjithatë, United nuk la asgjë në dorë të fatit pasi shënuan edhe golin e dytë në minutën e 69-të me anë të Juan Matas, i cili përmbylli një aksion të mirë të nisur nga Zlatan Ibrahmovic e të vazhduar nga Rooney.

‘Djajtë e Kuq’ shënuan edhe golin e 3-0, ku më meritori ishte sulmuesi suedez, i cili detyroi portierin mysafirë të fus topin në portën e tij dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja, ndërsa goli përfundimtar u shënua nga Jesse Lingard në minutën e 90+2.

Kështu u gëzua Ibrahimovic te autogoli i portierit

Në ndeshjen e fundit të këtij grupi, United do ta kërkoj fitoren përball Zoryas, teksa edhe Feynoord është në garë për kualifikim në rast fitoreje ndaj Fenerbahces. /Telegrafi

 

Reklamë
Reklamë

Pesë yje që nuk u ndëshkuan kurrë me karton të kuq për skuadrat e tyre

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

‘Kamishi’ jep dorëheqje, bashkë me të edhe Hoxha

Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxha, zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Periskopi.com Sporti

Koha Ditore në burime brenda FFK-së merr vesh se kjo do të zyrtarizohet në konferencën që do të mbahet prej orës 17:00.

Haxhiu, që është edhe deputet i Kosovës, ka ushtruar postin e nënkryetarit.

 

 

 

Reklamë
Reklamë