Mësohet si vepron në Kosovë, serbja që raportohej se është spiune e Rusisë (Foto)

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka siguruar të dhëna, të cilat ishin bërë publike në fund të vitit 2016, se në Kosovë ka një rrjet të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të inteligjencës së Federatës Ruse, të cilët udhëhiqen nga Dragana Trifkoviq, e cila dyshohet se është agjente e nivelit të lartë, raporton RTK

Periskopi.com Lajme

Trifkoviq është është drejtore e Qendrës për Studime Gjeostrategjike dhe njëkohësisht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillim. Njëkohësisht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska Stranka Srbije), e themeluar nga Vojisllav Koshtunica, raporton RTK

Ajo në zgjedhjet e fundit në Serbi ka qenë e 14-ta në listën për deputetë, gjersa koalicioni me të cilin ka konkuruar i ka fituar vetëm 13 mandate. Në kuadër të veprimtarisë së saj kundër Republikës së Kosovës, Trifkoviq ka rrjet shumë të gjerë bashkëpunëtorësh të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në shumë shtete perëndimore.

Ajo është ndër kultivueset më të mëdha të propagandës që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në medie e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel. AKI ka evidentuar raste kur ajo e ka vizituar Kosovën, por në të gjitha rastet asnjëherë nuk është regjistruar në kufi, qoftë në pikat veriore 31 dhe 1, qoftë në Merdar, raporton RTK

spiunia3

Në vitin 2014, së bashku me një shtetas gjerman, me profesion gazetar, ka vizituar disa qytete në Kosovë (Mitrovicën Veriore, Rahovecin, Pejën, Prizrenin), duke krijuar kontakte të reja dhe njëkohësisht duke krijuar propagandë në mediet gjermane kundër Kosovës dhe liderëve të saj.

Një rast shqetësues për Kosovën, është dyshimi se ajo mund të ketë rekrutuar njerëz të strukturave të larta të Listës “Srpska” e të cilët janë të përfaqësues në institucionet e Kosovës. Në kuadër të bashkëpunëtorëve më të mëdhenj të Trifkoviq janë ushtarakë e kuadra të shërbimeve serbe të inteligjencës të cilët kanë vepruar në Kosovë para vitit 1999, e të cilët kanë qenë në maja të atyre strukturave, siç është rasti i kolonel Lubinko Gjurkoviqit – komandant i forcave serbe në Koshare, pastaj Sllavko Nikiqit – pjesëtar i RDB-së, Marko Jakshiqit dhe Slavisha Ristiqit – liderë të nacionalistëve serbë në komunat veriore, Zvonko Mihajlloviqit – lider i strukturave radikale serbe në Shterpcë, Bozhidar Delliq – gjeneral serb i lindur në Gjakovë dhe B.N. gazetar serb i njohur në Kosovë.

AKI ka të dhëna se personi në fjalë është e martuar dhe posedon njohuri për familjen e saj, megjithëse këtë e mban shumë të fshehtë. Familja e ngushtë e saj jeton në Moskë, ku vet e kalon një pjesë të madhe të kohës. Përveç veprimtarisë së saj e cila dëmton rëndë Republikën e Kosovës, AKI ka në dispozicion prova të tjera të cilat e rrisin dyshimin e bazuar se ajo është pjesë e shërbime ruse të inteligjencës.

spiunia6

Trifkoviq ka qenë e angazhuar, tërthortë apo direkt, edhe në nxitjen e pjesëmarrjes së serbëve në kuadër të forcave separatiste proruse në Ukrainë dhe ka raport shumë të mira me shumë prej vullnetarëve serbë atje. Madje, ajo vet ka qenë e pranishme në vijat e frontit në Ukrainë. Për këtë ajo është akuzuar si spiune edhe nga qeveria e Ukrainës.

spiunia5

Përfundimisht, një rrjet i bashkëpunëtorëve të mundshëm të saj ka ndërhyrë edhe në Malin e zi, me 16 tetor 2016, ne ditën e zgjedhjeve parlamentare, ku Aleksandar Sinxhelliq së bashku me ish-komandantin e xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiqin, u akuzuan për grushtshtet./ RTK

Spiunia që kishte në dorë jetën e Castros: Nuk e vrava, sepse e doja

Pak kanë jetuar momente nga të cilat mund të ndryshonin rrjedhën e historisë. Marita Lorenz ishte një ndër to. Ishte gruaja që kishte në dorë Fidel Castron, që mund t’i jepte fund jetës së tij duke ndryshuar rrjedhën politike të Kubës, por nuk e bëri.

Periskopi.com Lajme

E lindur në Gjermani, Marita lindi në një kamp nazist. Në vitin 1959 ajo udhëtoi drejt Kubës ku takoi Fidel Kastron, me të cilin ra në dashuri.

Ajo sot është 76 vjeçe dhe kohë e fundit ka publikuar një libër me kujtime me titull: “Unë, spiunia që dashuroi komandantin”. Lorenz rrëfen se ka qenë e dashura sekrete e Castros për tetë muaj, për t’u bërë më pas agjente sekrete e CIA-s. Gjermanja rrëfen se historia me Fidelin nisi kur një anije e babait të saj mbërriti në Havana në fillim të vitit 1959.

“Pashë një grup të rinjsh me uniforma ushtarake. Më ra në sy menjëherë më i madhi prej tyre. Mbante në dorë një puro. E pyeta sesi quhej, ‘Yo soy Cuba. Commandante Fidel Castro’”, tregon ajo, duke shtuar se vetëm pak minuta më vonë, me pretekstin se do t’i tregonte anijen, ata të dy u gjendën në kabinë dhe aty shkëmbyen puthjen e parë.

Pasi u kthye në New York, vajza mori një telefonatë nga Fidel Castro dhe menjëherë udhëtoi drejt Kubës, ku u vendos në hotelin “Hilton”. Në dy dhoma pranë njëra-tjetrës flinin Castro dhe Che Guevara. Marrëdhënia e tyre zgjati tetë muaj dhe gjatë kësaj kohe Lorenz zbuloi se Castro nuk ishte një burrë dhe aq pasionant në shtrat.

“Ishte më shumë i interesuar për përkëdhelje sesa për aktin seksual në vetvete, por në fund të fundit, të gjithë diktatorët kështu janë”, thotë gruaja, e cila ka edhe një fëmijë me diktatorin e Venezuelës, Marcos Perez Jimenez.

“Ishte narcist, shihej në pasqyrë dhe përkëdhelte mjekrën e vet. I mungonte besimi në vetvete, ose më mirë kishte nevojën ë përhershme të përkëdhelej si një fëmijë i vogël”, tregon ajo.

Për të dhe Castron nuk mund të kishte të ardhme, pasi ai i kishte thënë se “jam i martuar me Kubën”.

Lorenz ngul këmbë se ka mbetur shtatzënë me Castron, por pasi ka refuzuar ta abortojë fëmijën, atë ia kanë hequr gjatë një lindjeje të provokuar, ndërkohë që ishte nën efektin e drogës.

Gjermanja thotë se me kthimin e saj në Amerikë, CIA-ja e kontaktoi dhe i ngarkoi detyrën që të eliminonte Castron. Marita pranoi marrëveshjen nga CIA në të cilën ajo do t’i jepte atij kapsula të mbushura me helm. Ajo arriti deri aty sa të fuste pilulat në dhomën e tij të gjumit në kutinë e saj të kremit, por pilulat u shpërbënë në krem dhe ajo kishte dyshime për aftësinë e saj që t’ia jepte me forcë kremin e fytyrës, por gjithashtu dhe u tremb.

Sipas saj, Castro në një farë mënyre e zbuloi planin e saj dhe i ofroi pistoletën e tij qe ta vriste.

“Nuk e bëj dot Fidel”, i tha ajo. Fideli nxori armën nga këllëfi dhe e pyeti: “A nuk erdhe që të më vrasësh”?

“Mendova se ai do të më vriste, por ai me la armën në dorë dhe më pyeti: ‘Hë pra, a nuk erdhe që të më heqësh qafe”?

Marita tregon se, në atë çast, Fideli vuri një puro në gojë dhe mbylli sytë.

 

“Ai e dinte se unë nuk do e bëja dot. Dhe, unë nuk e vrisja dot. Unë ende e doja atë, dhe ai mua. Për këtë kishte të drejtë. Hoqa plumbat nga pistoleta dhe u lëshova në krahët e tij”, tregon Lorenz.

Por, historia e saj nuk merr fund këtu. Lorenz nga frika se CIA mund ta vriste nëse qëndronte ende me Castrom, u kthye në Miami ku u fsheh për shumë kohë, dhe ky ishte momenti kur ajo nuk e pa më me sy të dashurin e saj. Edhe pse ra në dashuri me një tjetër diktator, me venezulianin Marcos Pérez Jiménez, me të cilin u bekua me një vajzë, Lorenz thotë se dashuria për Castron nuk u venit kurrë.

“Që në momentin që pashë ishullin ku duhet të veproja si vrasëse, e kuptova që nuk e bëja dot këtë. Mund të kem reputacion si vrasëse, por unë nuk vras dot një mizë”, thotë Lorenz./ Koha.mk