Spital / Ilustrim

Mbi 1 mijë institucioneve private shëndetësore të licencuara për një vit në Kosovë

Sipas rezultateve të dala nga një publikim i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik në Kosovë, në vitin 2015, ishte 14 033, prej tyre: mjekë specialistë janë 4 071, ose 21% e stafit; infermierë/e janë 8 520, ose 62%; dhe 1 442, ose 16% e stafit janë staf jomjekësor.

Periskopi.com Lajme

Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje ishte 2 469. Numri më i madh i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje ishin melanoma dhe neoplazmat malinje të tjera të lëkurës me 464 raste, ose 18.8%, pasuar nga neoplazma malinje e gjirit me 439 raste, ose 16.1%, raporton Periskopi

Në Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) gjatë vitit 2015, ishin 877 266 ditë shërimi në nivel të Kosovës me 160 793 pacientë të shtrirë. Bazuar në raportet e pranuara, të cilat janë të paraqitura, rezulton që janë kryer 39 522 operime në nivel të ShSKUK-së.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i vizitave në Qendrat e Mjekësisë Familjare ishte 9 542 233 vizita  shërbime (parametra).

Gjatë vitit 2015, nga të gjitha shërbimet mjekësore në ShSKUK, 39 522 janë operime, kurse gjatësia mesatare e shërimit në ShSKUK është 5.4 ditë për pacientë të shtrirë.

Në QKUK është 6.6 ditë shërimi mesatar për pacient, ndërsa në spitalet e përgjithshme është 4.45 ditë shërimi për pacient. Shfrytëzimi i kapaciteteve është 60.03%.

QKUK-ja ka shfrytëzueshmërinë e kapaciteteve me 65.74%, ndërsa spitalet e përgjithshme kanë shfrytëzueshmërinë me 53.35%.

Në të gjitha spitalet publike të Kosovës janë kryer 22 804 lindje, ku 6 218 lindje janë kryer me operim, ndërsa 16 586 lindje janë kryer në mënyrë normale. Numri i fëmijëve të lindur është 23 025.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 062, prej tyre: 25 spitale dhe 1 037 institucione të tjera shëndetësore, si ambulanca, poliklinika etj. Numri më madh i ambulancave të licencuara sipas llojit është 447, ose 28.5% e institucioneve të licencuara janë ambulanca stomatologjike./ Periskopi