Serbia falënderon Spanjën që s’e njeh Kosovën

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar sot se Serbia e falënderon Spanjën që nuk e ka njohur i pavarësinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Siç njoftojnë medie të Beogradit Daçiq ka thënë kështu në një solemnitet me rastin e shënimi të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Serbi – Spanjë ku ka marrë pjesë ambasadori spanjoll Miguel Fuertes Suares.

i diplomacisë serbe e pretendenti për kryeministër ka shtuar se Beogradi përkrah integritetin territorial të Spanjës dhe refuzon çdo kontakt me separatistë të këtij, ndërsa ka theksuar se përpeqit për “zgjidhje afatgjatë e të drejtë përmes dialogut për Kosovën”.

Princesha e Spanjës shpallet e pafajshme

Princesha e Spanjës Cristina, motra 51-vjeçare e Mbretit Felipe dhe e gjashta në radhë për fronin, u shpall e pafajshme në gjyqin për mashtrim tatimor.

Periskopi.com Lajme

 

Megjithatë, burri i saj, Inaki Urdangarin, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj burgim nga gjykata në Majorka.

Urdangarin është akuzuar për shfrytëzimin e lidhjeve të tij mbretërore për të gjeneruar të ardhura biznesore.

Rasti ka nisur qysh në vitin 2010 dhe në të kanë qenë të përfshirë edhe 16 të pandehur të tjerë, në mesin e tyre ish-ministri qeveritar, Jaume Matas, i cili është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim.

Ish-partneri biznesor i Urdangarinit, Diego Torres, është dënuar me tetë vjet e gjashtë muaj, ndërsa nëntë të pandehur të tjerë janë liruar.

Princesha Cristina, e cila tani jeton në Zvicër, ka qenë anëtarja e parë e familjes mbretërore të Spanjës që është gjykuar, që nga rivendosja e monarkisë më 1975. /Insajderi.com

ISIS kërcënon me sulme resortet turistike të Spanjës

Fanatikët e Shtetit Islamik, kanë kërcënuar në mënyrë direkte resortet më të mëdha të turistëve në Spanjë, atje ku pritet të shkojnë për vizitë miliona britanikë gjatë këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Kërcënimet janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale duke u shoqëruar me frikën se grupi terrorist po punëson edhe përkthyes dhe xhihadistë të jashtëm në këtë shtet.

Këto kërcënime vijnë vetëm disa javë pasi policia në pjesën veriore të vendit në San Sebastian, ka arrestuar trajnerin maroken të boksit nën dyshimin se ka rekrutuar njerëz për ISIS-in.

Kërcënimet direkte kundrejt Spanjës janë përmendur edhe në një raport zyrtar të qeverisë shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Kjo po cilësohet si përsëritje e masakrës së Tunizisë në qershor të vitit 2015-të, ku xhihadisti Seifeddine Rezgui vrau 38 njerëz në resorin Port El Kantaoui.

Spanja se ka ndërmend ta njohë Kosovën

Ambasadori i Spanjës në Beograd Miguel Fuertes ka deklaruar sot pas takimit me Drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq se Madridi zyrtar nuk e ka njohur Kosovën dhe se do të mbajë këtë pozicion edhe në të ardhmen.

Periskopi.com Lajme

 

Nga ana e tij, Gjuriq ka thënë se Spanja kështu mbështet parimet e të drejtës ndërkombëtare.

Ambasadori spanjoll në Serbi poashtu ka thënë se të dyja vendet kanë raporte të jashtëzakonshme dhe se në çdo kohë kur Serbia ka nevojë për ndonjë mik mund të llogarisë në Spanjën  dhe anasjelltas, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Trajneri i Italisë harron ndeshjen me Spanjën, më e rëndësishme ajo ndaj Shqipërisë

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka mbetur i kënaqur pas barazimit ndaj Gjermanisë. Të kaltërit zhvilluan një ndeshje të mirë përballë kampionëve të botës, edhe pse “panzerat” nuk hodhën në fushë formacionin më të mirë.

Periskopi.com Sporti

I pyetur në mikrofonët e “RAI Sport” rreth rivalëve të Spanjës për vendin e parë, Ventura preferoi të qëndrojë me këmbë në tokë, duke i marrë ndeshjet me radhë.

“Ndeshja me Spanjën është ende larg. Më e rëndësishme është përballja e radhës ndaj Shqipërisë. Jam i kënaqur me këtë pjesë të parë të aventurës në stolin e Italisë, nga e cila do të evitoja vetëm ato 15 minuta të ndeshjes me Maqedoninë.

Pjesa e parë e sfidës me Spanjën na mësoi shumë, ndërsa përballjet e tjera edhe pse në pamje dukeshin normale, në të vërtetë nuk ishin të tilla.”

Italia dhe Shqipëria do të luajnë më 24 Mars. Pas 4 ndeshjeve të para në Grupin G kualifikues të Botërorit, të kaltërit ndajnë kreun me Spanjën, në kuotën e 10 pikëve.

Fitojnë Italia dhe Spanja

Italia dhe Spanja dhe shënuar fitore të thella në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Periskopi.com Sporti

Italianët në udhëtim kanë mposhtur Lihtenshtajnin 0:4, e me rezultat të njëjtë Spanja si vendas ka mundur Maqedoninë.

De Biasi tregon se çka i tha trajneri i Spanjës

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka rrëfyer një bisedë private që kishte me trajnerin e Spanjës, Julen Lopetegui.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së Kuqezinjve thotë se Lopetegui i kishte thënë se frikësohej nga Kombëtarja Shqiptare.

“Para ndeshjes me Spanjën trajneri i tyre, Lapetegui, më tha që ishte i frikësuar nga Shqipëria dhe se nuk e dinte saktësisht se si do të luante. Fakti që ai ishte i frikësuar është një gjë e mirë, që nuk i ka ndodhur më herët Shqipërisë”, deklaroi De Biasi. /Periskopi.com

Buffon s’merret me kritikët

Portieri i Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon thotë se nuk i interesojnë kritikat që vijnë ndaj tij.

Periskopi.com Sporti

Veterani u fajësua për golin e pësuar në ndeshjen ndaj Spanjës, e cila përfundoi 1:1.

Por, ai thotë se është vetëkritikë dhe se nuk ka nevojë për kritika të të tjerëve.

“Unë nuk do të mbrohem nga kritika të caktuara. Nëse unë kam arritur të ndërtoj këtë lloj karriere, kjo është për shkak se unë jam shumë vetëkritik”, deklaroi Buffon.

“Unë nuk kam nevojë të dëgjoj se si më gjykojnë të tjerët. Unë e njoh veten time. Kundër Spanjës, unë mund të kem bërë më shumë. Por, kundër Maqedonisë besoj se në disa raste jam treguar i madh”, përfundoi ai. /Periskopi.com

Iniesta: U ndjeva i nderuar nga shqiptarët

Mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta thotë se u ndje i nderuar mbrëmë kur u zëvendësua në ndeshjen ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë, pasi publiku shqiptar e duartrokiti atë.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se nuk e priste një reagim të tillë të publikut shqiptar.

“Kur isha duke dalë nga fusha, pashë publikun në këmbë që po më duartrokiste”, deklaroi Iniesta.

“U ndjeva shumë i nderuar nga shqiptarët, pasi që ata ishin duke e humbur ndeshjen. Nuk e prita një gjë të tillë”.

Shqipëria u mposht mbrëmë nga Spanja 0:2. /Periskopi.com

Mediat e huaja: Fitorja e Spanjës ndaj Shqipërisë, e djersitur

Sfida mes Shqipërisë dhe Spanjës, e fituar nga kjo e fundit 2-0, është pasqyruar gjerësisht në median spanjolle, që pranoi se “La Roja” hasi vështirësi në çarjen e mbrojtjes së kombëtares shqiptare.

Periskopi.com Sporti

E përditshmja “AS”, në faqen  e saj të parë shkruan: “Fitore pa shije. Spanja zgjidhi ndeshjen me golat e Diego Costës dhe Nolitos në një mbrëmje të mërzitshme dhe merr kryesimin e grupit së bashku me Italinë, që fitoi “in extremis” ndaj Maqedonisë”.

Ndërsa për “Marca”, ky sukses e afron më shumë Spanjën me Botërorin: “Një hap më shumë drejt Rusisë. Golat e Diego Costës dhe Nolitos i dhanë Spanjës një fitore të djersitur ndaj Shqipërisë. Spanja kryeson grupin me pikë të barabarta me Italinë, që fitoi me përmbysje ndaj Maqedonisë në minutën e 91”.

“El Mundo Deportivo” publikon artikullin: “Spanja fiton ndaj Shqipërisë dhe i afrohet Botërorit të Rusisë. Në Shqipëri, të besuarit e Lopetegit luajtën mirë, por nuk mundën të kalonin murin shqiptar deri në minutën e 55 me golin e Diego Kostës, që i hapi rrugën fitores së Spanjës, një fitore që i kushtoi shumë, pavarësisht rezultatit”.

Tek “Sport” lexohet: “Spanja i rrëmben kreun e grupit Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Lopetegi u desh të aplikonte ndryshime taktike për të çarë murin e vendosur nga vendasit. Në fund, muri shqiptar u shemb dhe si për çudi kjo ndodhi  falë një gabimi të lojtarit më të mirë të saj në fushë, portierit Berisha”.

Përballja mes kombëtares shqiptare dhe asaj spanjolle u pasqyrua edhe në median italiane. Portali “Sportmediaset” shkruan: “Eliminatoret “Rusi 2018”, Spanja thyen De Biasin, fiton 2-0  ndaj Shqipërisë. “La Roja” kryeson grupin G së bashku me Italinë.

Ndërsa “La Gazzetta dello Sport” publikon: “Eliminatoret e Botërorit, Shqipëri-Spanjë 0-2, shënuan Diego Kosta e Nolito. Skuadra e De Biasit rezistoi gjatë pjesës së parë, por një gabim i Berishës i hapi rrugën sulmuesit të Chelsea. Spanja në krye të grupit së bashku me Italinë”.

Ndërsa te “Corriere dello Sport” flitet për një fitore të lehtë të Spanjës ndaj Shqipërisë: “Shqipëri-Spanjë 0-2, fitore e e lehtë e Spanjës që merr kreun e grupit”.

E turpshme se si e la Spanja zhveshtoren në Loro Boriçi (Foto)

Shqipëria dhe Spanja zhvilluan mbrëmë ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2018.

Periskopi.com Sporti

Mysafirët triumfuan në këtë sfidë me rezultat 0:2, mirëpo dolën të turpëruar nga stadiumi i Shkodrës.

Ata lanë zhveshtoren ku qëndruan për disa orë në një gjendje shumë të keqe.pizza /Periskopi.com

De Biasi, i ke parë këto statistika të ndeshjes Shqipëri-Spanjë?

Statistikat e ndeshjes e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Spanjës janë vërtet një kambanë alarmi për kuqezinjtë tanë, për shkak se tregojnë se jemi ende shumë të vegjël.

Periskopi.com Sporti

Më poshtë do ju sjellim edhe të gjitha statistkat zyrtare të ndeshjes, teksa ne nuk kemi bërë asnjë gjuajtje në portë dhe asnjë goditje nga këndi gjatë gjithë ndeshjes, kurrë nuk kishte ndodhur kështu në historinë e kombëtares sonë, raporton Albeu.

Shqipëri- Spanjë
Zotërimi i Topit: 29%-71%
Pasimet: 255-940
Topa të rikuperuar: 24-38
Faulla të shkaktuar: 17-8
Gjuajtje në portë: 0-6
Gjuajtje jashtë: 1-4
Goditje nga këndi: 0-9

Operohet futbollisti i Kombëtares

Ermir Lenjani pësoi mbrëmë një dëmtim në ndeshjen ndaj Spanjës dhe për pasojë është dashur të operohet.

Periskopi.com Sporti

Anësori nga Kosova pësoi një goditje nga Thiago Alcantara në veshin e tij, i cili më pas iu qa dhe kishte gjakderdhje.

Ai falënderon mjekët e spitalit të Tiranës dhe të gjithë ata që u brengosën për gjendjen e tij.

“Faleminderit mjekëve të spitalit të Tiranës dhe të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë”, deklaroi Lenjani.

“Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu iu falënderoj për mesazhet e dërguara në adresën time”, shtoi ai. /Periskopi.com

Pique paralajmëron largimin nga Spanja

Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Gerard Pique paralajmëron largimin nga kjo Kombëtare.

Periskopi.com Sporti

29-vjeçari mbrëmë u bë çështje debati nëpër media të ndryshme europiane, pasi kishte hequr flamurin spanjoll që gjendej në mëngët e fanelës së tij, ku kjo ndodhi në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Por, mbrojtësi i Barcelonës thotë se nuk mund t’i durojë kritikat që i janë bërë në lidhje me këtë rast.

“Kam provuar gjithçka, nuk mund të duroj me këtë. Çështja e sotme e mëngëve është kashtë që thyen devenë. Ata kanë bërë që unë të humbas kënaqësinë për të ardhur këtu dhe pas Botërorit 2018 do të jem 31-vjeç, do të largohem”, deklaroi Pique. /Periskopi.com

Nuk do ta besoni se çka bëri Pique në ndeshjen ndaj Shqipërisë (Foto)

Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique ka bërë diçka të jashtëzakonshme në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Barcelonës ka shqyer pjesën ku gjendet flamuri i Spanjës në fanelën e tij të Kombëtares.

Mediat raportojnë se ai e ka bërë këtë për shkak të problemeve politike që ka Spanja me krahinën e saj prej të cilës vjen Pique, Kataloninë.

pique

pique2

De Gea tallet me Shqipërinë pas ndeshjes

Portieri i Spanjës, David de Gea ka folur për sfidën e sotme ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë u mposhtën nga Spanja me rezultat 0:2.

Portieri i Spanjës thotë se vendësit nuk kishin raste dhe për këtë arsye ai kishte të ftohtë në fushë gjatë ndeshjes.

“Luajtëm mirë. Shqipëria nuk ka pasur shumë raste, unë e kisha pak ftohtë gjahtë ndeshjes”, ka thënë De Gea. /Periskopi.com

Trajneri i Spanjës me fjalë të mëdha për Shqipërinë

Trajneri i Spanjës, Julen Lupetegui ka folur pas fitores prej 0:2 ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Spanja mposhti Shqipërinë në Shkodër në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

I pari i pankinës së ‘furisë së kuqe’ thotë se Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë dhe ishte e vështirë që të mposhtej.

“Shqipëria është një ekip shumë i mirë dhe ka arritur ta vendos Spanjën në vështirësi jo vetëm ekipin e tij por edhe Portugalinë dhe Francën. Shqipëria ka një skuadër të fortë dhe është shumë e vështirë për ta mposhtur”, tha Lopetegui pas ndeshjes. /Periskopi.com

Mavraj: Ky yll i Spanjës më kërkoi numrin e telefonit, por nuk ia dhashë

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka zbuluar disa detaje interesante të ndeshjes së sotme ndaj Spanjës.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë u mposhtën nga ‘furia e kuqe’ me rezultat 0:2 në Shkodër.

Ndërsa Mavraj kishte mosmarrëveshje me sulmuesin problematik, Diego Costa.

Madje, 30-vjeçari thotë se braziliani me pasaportë spanjolle i kërkoi atij numrin e telefonit, por që ai nuk ia dha atë.

“Më kërkoi numrin e telefonit, dhe nuk ja dhashë”, ka thënë duke qeshur Mavraj. “I thash edhe se ne në Shqipëri nuk i respektojmë brazilianët që luajnë për Spanjën”, ka thënë Mavraj duke qeshur. /Periskopi.com

Mavraj: Kjo nuk duhej të na ndodhte

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka folur pas humbjes nga Spanja me rezultat 0:2.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se Kuqezinjtë luajtën mirë deri në momentin kur pësuan golin e parë.

Tutje, ai shton se skuadra e tij humbi shpresat menjëherë pas pësimit të golit të parë, gjë e cila nuk duhet të ndodhë kurrsesi.

Luajtëm mirë deri te goli i parë, pasi e dinim se Spanja krijon raste, por pas golit të parë i humbëm shpresat dhe ajo nuk duhet të ndodhë, pasi kemi dëshmuar në të kaluarën se mund të kthehemi”, tha Mavraj. /Periskopi.com

De Biasi flet pas humbjes nga Spanja

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka folur pas humbjes nga Spanja 0:2.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se gabohemi rëndë nëse mendojmë se jemi në të njëjtin nivel me Spanjën.

Italiani me pasaportë shqiptare thotë se skuadra e tij nuk bëri shumë punë në sulm.

“Ishte një ndeshje deri diku e dhuruar. Në pjesën e parë nuk i lamë mundësi Spanjës për të na sulmuar. Bëmë një gabim nga një rivënie dhe në momentin që pëson gol nga Spanja, është e vështirë për të reaguar”, ka thënë fillimisht trajneri italian.

“Nëse mendojmë se jemi në të njëjtin nivel me Spanjën, gabojmë rëndë. Humbëm prej njërit nga ekipet më të forta në botë. Humbja ishte e shëmtuar. Në fazën sulmuese nuk bëmë shumë”, ka përfunduar De Biasi. /Periskopi.com