Arsenali ‘shkatërron’ Southamptonin, kalon tutje në Kupën FA (Video)

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Southamptoni, me dy gola të shënuara nga Danny Welbeck dhe het-trikun e Theo Walcott.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Arsene Wenger është treguar shumë e fortë përball Southamptoni, përkundër shumë ndryshimeve në formacionin titullar.

Wenger duke ndjekur ndeshjen nga tribunat, pas dënimit me katër ndeshja nga FA

Arsenali e siguroi fitoren qysh në pjesën e parë të ndeshjes, pasi shënoi tre gola duke përfunduar dilemën e fituesit, ndërsa në të dytën shtoi edhe dy tjerë.

Goli i parë erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes me anë të Danny Welbeck, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë, teksa sulmuesi anglez shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes në minutën e 22-të.

Pamje nga parabola e Welbeckut

Topçinjtë shënuan edhe njëherë në pjesën e parë me anë të Theo Walcott, i cili trefishoi epërsinë në minutën e 35-të pas asistimit të Welbeck, dhe me rezultat 3-0 skuadrat shkuan në pushim.

Walcott duke festuar së bashku me Welbekun

Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shënoj edhe një gol me anë të Walcottit, i cili u tregua i saktë në minutën e 69-t pas asistimit të Alexis Sanchez.

Walcott shihet shumë i lumtur pas super-formës që po kalon

Deri në fund të takimit, Arsenali pati edhe disa raste tjera për gol, por arriti të gjej vetëm edhe një me anë të Walcotti, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 85-t dhe ndeshja përfundoi me fitoren e tyre me rezultat 5-0, duke siguruar kështu kalimin tutje në 1\8-tën e finales të Kupës FA. /Telegrafi/

Reklamë
Reklamë

Tottenham përmbys rezultatin (Video)

Tottenham ka arritur të kalojë në epërsi për herë të parë ndaj Southampton.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi anglez Harry Kane që shënoi për rezultatin  1 me 2, ky ishte edhe goli i tret më kokë i shënuar sonte. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Tottenham barazon rezultatin ndaj Southampton (Video)

Tottenham Spurs ka barazuar rezultatin ndaj Southampton në 1 me 1.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi mesfushori anglez Dele Ali në miuntën e 18’. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Southampton në epërsi ndaj Tottenham (Video)

Southampton ka arritur të shënojë golin e parë qysh në minutat e parë të takimit.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi në minutën e 2’ përmes mbrojtësit Van Dijk i cili shënoi me kokë. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Wenger: Southampton e meritoi fitoren

Arsene Wenger është deklaruar pas ndeshjes me Southampton në kuadër të kupës së Anglisë, ndeshje të cilen Arsenal e humbi me rezultat 0-2.

Periskopi.com Sporti

Trajneri francez nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, sidmos ata të repartit të mesfushës, ku e ka përfshirë edhe Granit Xhaka-n, i cili takimin e startoi nga banka rezervë.

Arsenali e përjetoi humbjen e parë pas 19 ndeshjeve pa humbje.

“Ndjej keqardhje për humbjen e ndeshjes”, ka thënë Wenger.

“Mendoj se kemi luajtur mirë në pjesën e dytë, por kur shikoj lojtarët që kanë luajtur sonte, disa prej tyre nuk u paraqiten mirë. Në takim kemi pasur mesfushor të tillë si Coquelin, Ramsey, Elneny, pastaj edhe Xhakën”, shtoi francezi.

“Mendoj se nuk iu qasëm me seriozitet të madh që nga minuta e parë e ndeshjes”, tha ndër të tjerash Wenger. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Shorti i gjysmëfinales në EFL, i vështirë për Liverpool

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet në EFL Cup.

Periskopi.com Sporti

Manchester Unitedi pas fitores 4-1 ndaj West Hamit do të luajë në gjysmëfinale kundër Hull Cityt.

Kurse Liverpoolit do të luajë ndaj Southamptonit, ndeshja e parë do të jetë në stadiumin St Mary.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me nëntë janar, kurse ato të kthimit me 23.

Reklamë
Reklamë

Arsenali humbet ndaj Southamptonit, pas 19 ndeshjeve pa humbje (Video)

Arsenali është mposhtur nga Southamptoni në kuadër të EFL Cup me rezultat 0:2.

Periskopi.com Sporti

Golat u shënuan nga Jordy Clasie në minuten e 13 dhe Ryan Bertrand në minutën e 38-të.

Kështu Southampton mund të ndeshet me Manchester United, Liverpool apo Hull City në gjysmë finale të EFL Cup.

Reklamë
Reklamë

Arsenal e mbyllë pjesën e parë në disavantazh prej dy golash (Video)

Golin për musafirët e realizoj Ryan Bertrand pas asistimit të Sofiane Boufal.

Periskopi.com Sporti

Kujtomë që ndeshja po zhvillohet për kupën EFL Cup.

Reklamë
Reklamë

Southampton tronditë Arsenalin (Video)

Arsenali është duke u mposhtur 0-1 nga Southampton në kuadër të kupës së Anglisë.

Periskopi.com Sporti

Jordan Clasie ishte ai që shënoi golin për saints. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare: Arsenal-Southampton

Southamptoni është mysafirë i Arsenalit në kuadër të ELF Cup.

Periskopi.com Sporti

Në këtë takim nuk luajnë dyshja shqiptar Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët u pushuan nga Arsene Wenger.

 Arsenali: Martinez; Jenkinson, Holding, Gabriel, Gibbs; Coquelin, Elneny; Reine-Adelaide, Ramsey, Iwobi; Perez.

Southamptoni: Forster; Martina, Yoshida, Van Dijk, Bertrand; Davis, Reed, Clasie; Boufal, McQueen, Long.

Reklamë
Reklamë

Liverpool barazon me Southamptonin, por mbetet lider i Ligës Premier (Video)

Southampton dhe Liverpool kanë ndarë pikët në takimin e javës së 12-të Ligës Premier.

Periskopi.com Sporti

Djelmoshat e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, kanë luajtur një ndeshje të madhe në udhëtim te Southampton, por pa arritur të marrin ma shumë se një barazim 0-0 nga fusha St. Mary’s Stadium.

Në pjesën e parë të takimit ishin mysafirët e Liverpoolit, të cilët rrezikuan më shumë dhe mban topin në shumicën e kohës, por rastet më të mira të krijuara nga Sadio Mane (28’) dhe Georginio Wijnaldum (45+) nuk përfunduan në portë dhe kështu skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për ‘Redsat’, duke rrezikuar shumë seriozisht portën e portierit Fraser Forster, i cili ishte shumë në formë duke bërë pritje bravuroze.

Së pari ishte Philippe Coutinho(49’) që kishte një rast ideal, por në fund nuk qëlloi mirë topin, ndërsa nëntë minua më vonë as Joel Matip nuk qëlloi cakun.

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët rrezikuan edhe disa herë, por pa arritur të gjejnë golin e fitore dhe kështu ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

 

Pas kësaj ndeshje, Liverpooli e sheh vetën në vend të parë me 27 pikë, po aq sa Manchester Cityn, ndërsa Southampton në vend të 10-të me 14 pikë, teksa në takimet e ardhshme do të ndeshen me Sunderlandin, respektivisht Evertonin. /Telegrafi

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare: Southampton-Liverpool

Liverpool luan si mysafir i Southampton, në sfidën e javës së 12-të në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

southampton

Formacioni i Liverpoolit: Karius, Clyne, Matip, Lovren, Milner, Henderson, Can, Wijnaldum, Coutinho, Mane, Firmino  /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Inter trajnerin e ndërron por zakonin nuk e harron, mposhtet nga Southampton (Video)

Inter vazhdon me ritmin e njëjtë edhe pse shkarkuan trajnerin Frank De Boer.

Periskopi.com Sporti

Inter në këtë ndeshje ishte i udhëhequr nga trajneri i përkohëshëm Stefano Vecchit, i cili debutoi me humbje ndaj Southampton në kuadër të Europa League.

“Neruazzurët” edhe pse shënuan të parët nuk arritën të mbyllin ndeshjen në favor të tyre, pasi që skuadra angleze e përmbysi rezultatin në 2-1. Për italianët shënoi si zakonisht kapiteni Icardi në minutën e 33’ të ndeshjes.

Southampton nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë me anë të Van Dijk (64’) ndërsa golin e fitores i’a dhuroi lojtari i Interit, Yuto Nagatomo i cili pas një harkimit në zonë nga anglezët e dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij në minutën e (69’).

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Southamptoni është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Interi në vendin e fundit me 3 pikë, kurse lider në grupin K është Sparta Prague me 9 pikë. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Southampton përmbys rezultatin falë autogolit të Nagatomos (Video)

Southamptoni ka kaluar në epërsi ndaj Interit në kuadër të Europa Leagues.

Periskopi.com Sporti

Pas golit të Van Dijk, anglezët e kanë shënuar edhe një, kësaj radhe përmes lojtarit të Interit, Nagatomo i cili realizoi autogol. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Inter kalon në epërsi përmes Icardit (Video)

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Southamptonit në Europa League.

Periskopi.com Sporti

Ishte Icardi i cili në minutën e 33-të kaloi në epërsi skuadrën e tij pas një tollovie në zonën e anglezëve. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare: Southampton-Chelsea

Southampton do të përballet me skuadrën londineze, Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Chelsea do të kërkojë të vazhdojë formën e mirë në ligë pas fitores bindëse në derbin e javës së kaluar ndaj Manchester United. Takimi fillon nga ora 17:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Southampton: Forster, Martina, Fonte (c), Van Dijk, Bertrand, Romeu, Clasie, Davis, Tadic, Redmond, Austin.

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Kante, Matic, Alonso; Pedro, Diego Costa, Hazard. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Manchester City në krizë, barazon me Southampton në shtëpi

Manchester City ka dështuar të shënojë fitore në shtëpi ndaj Southampton, duke barazuar 1-1.

Periskopi.com Sporti

Për ‘Qytetarët’ kjo është ndeshja e tretë rresht pa fitore në Ligën Premier, as sot nuk arritën më shumë se një barazim në shtëpi me Southamtponin.

Të parët shënuan mysafirët në minutën e 27’, me anë të Nathan Redmond edhe pse skuadra e drejtuar nga Pep Guaridola dominonte me raste dhe posedim të topit.

Reagimi i Manchester City ishte i shpejtë në pjesë të dytë duke barazuar rezultatin përmes zëvendësuesit  nigeraian, Kelechi Iheannacho në minutën e 55’.

Vlen të theksohet se skuadrës se Manchester City iu anulua një gol në pjesë të parë, pasi që John Stones ishte në pozitë jashtë loje. Ky është barazimi i dytë rresht i Manchester City. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare: Manchester City-Southampton

Manchester City, do të kërkojë fitoren pas dy ndeshjeve rresht pa fitore.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Pep Guardiolës, do mundohen të shkëputen nga ndjekësit në tabelë duke e mposhtur kundërshtarin e sotëm, Southampton. Takimi fillon nga ora 14:30.

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City:

city

Southampton :

sotto

Reklamë
Reklamë

Inter mposht Southampton

Pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Evropës, Inter ka arritur të shënoi fitoren e parë.

Periskopi.com Sporti

Skuadra milaneze ka mposhtur me rezultat minimal 1-0, ekipin e papërshtatshëm anglez Southampton.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfundoi 45 minutëshi i parë mes Interit dhe Southamptonit.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit u futën në lojë më të motivuar dhe kërkonin me ngulm shënimin e golit.

Kapiteni Mauro Icardi kishte një rast të mirë shënimi, por edhe pse ndodhej në pozitë të mirë goditi mbi portë.

Ishte minuta e 67-të e takimit, kur Davide Santon harkoi bukur në zonë dhe mesfushori ofensivë Antonio Candreva shënoi një gol të bukur për epërsinë e Interit.

10 minuta pas golit të shënuar, mesfushori kroat Marcelo Brozovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën në pozitë të vështirë.

Edhe pas fitores së shënuar, Inter zë pozitën e fundit në Grupin K me tri pikë të grumbulluara, ndërsa edhe ndeshjen e radhës do të ndeshet me Southamptonin në Angli. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare: Inter-Southampton

Inter do të tentoi fitoren pas dy humbjeve në Ligën e Evropës.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e trajnerit holandez Frank De Boer, do të ketë një takim të vështirë përballë Southamptonit.

Një humbje eventuale e Interit do të rrezikonte seriozisht kalimin e grupit.

Inter: Handanovic, Nagatomo, Miranda, Murillo, Santon, Medel, Brozovic, Gnoukouri, Eder, Icardi, Candreva.

Southampton: Forster, Youshida, Long, Rodriguez, Tadic, Romeu, Martina, War-Prowse, Van Dijk, Hojbjerg, MC Queen./Periskopi.comingaga

Reklamë
Reklamë