Instituti i Arian Janovës del me sondazh për zgjedhjet e 11 qershorit

Periskopi.com Lajme

Një sondazh i bërë nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale, që drejtor ëhstë Arian Janova, e nxjerr fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit koalicionin PDK-AAK-NISMA me 40.82 për qind të votave, kurse koalicionin LDK-AKR-Alternativa e radhit në vendin e dytë me 30.22 për qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Sonadazhi i Instituti t për Hulumtime dhe Analiza Sociale – Prishtinë  është bërë në 7 qendrat kryesore të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë), kurse si mostër marë 3500 respodentë , sipas metodës së rastësisë, transmeton Telegrafi.

Në bazë të këtij sondazhi  për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-NISMA do të dilte fitues i zgjedhjeve me 40.82 %, koalicioni LDK-AKR-Alternativa e dyta 30.22 %  qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Sondazhi është dërguar në adresë të portalit nga nstituti t për Hulumtime dhe Analiza Sociale dhe aty figurojnë numrat e kontaktit dhe linku i me garfikonet e sondazhit të kryer.

 

Kadri Veseli sulmon kompanitë që bëjnë sondazhe

Kryetari i i PDK'së, Kadri Veseli ka komentuar sondazhet e fundit të bëra në Kosovë ku partia që ai udhëheq nuk po del aspak mirë.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë në Rrokum TV ai tha se PDK-ja ëhstë bindshëm më e mira, tha se u beson të gjitha sondazheve e në anën tjetër tha se o bëhen sondazhe nga kompanitë që nuk janë profesionale për këtë punë.

Kur u pyet nga gazetari se si e komenton sondazhin ku PDK-ja nuk është e para por Vetëvendosje, tha se e pranon edhe atë.

“Nuk jemi duke bërë gara kush është e para, vendos qytetari. Secili sondazh është pozitiv, a dini pse, për arsye se edhe ato momente kur bëhen sondazhe nga ato kompani që nuk janë profesionale, janë pozitive, sepse e kënaqin dikë kur e rrisin. Çdo Sondazhi i besoj”, tha ai duke qeshur./ Periskopi

Dërguti: Jemi gati të shkojmë në zgjedhje, jemi të dytët

Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se janë gati të shkojnë në zgjedhje.

Periskopi.com Lajme

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në këtë moment. Që nga zgjedhjet e fundit është parë se vendi është futur menjëherë në krizë”, ka thënë Dërguti, transmeton Koha.net.

Deputetja Dërguti ka thënë se të gjitha sondazhet tregojnë se janë të dytët dhe se kjo do të shihet në zgjedhje.

Ajo ka folur edhe për ftesën e Thaçit për takimin e nesërm.

“Kur kjo qeveri është delegjitimuar duhet të shkojnë në zgjedhje. Reforma e mirë bëhet në fillim të mandatit, e jo kur deputetët janë në krizë”, ka thënë Dërguti, duke shtuar se kjo iniciativë ka qenë e pavend.

Dëguti ka thënë se kanë vërejtjet dhe idetë e tyre, por nuk është momenti për t’i dhënë ato.