Ky do të jetë kryeministri i ardhshëm sipas sondazhit të fundit

Periskopi.com Lajme

Kompania Beta Poll në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare ka bërë një sondazh disa ditore në tërë territorin e Kosovës.

Ky anketim është kryer në 15 komuna ku janë intervistuar 3004 qytetarë të moshave të ndryshme, shkruan arbresh.info.

Mosha: 18-25 Nr i te anketuarve  898 ( 29.91%)

Mosha 26-40  Nr i te anketuarve 1176 (39.13%)

Mosha 41-60  Nr i te anketuarve 748  (24.90 %)

Mosha mbi 60 Nr i te anketuarve 182   (6.06 %)

Gjithsej 3004 te Anketuar

Gjinia: 61.70% Mashkull dhe 38.30 % Femër

Anketimi ka përfshirë pyetjen “Cili nga kryeministrat e propozuar nga Partitë politike besoni se ka kapacitet të bëjë ndryshime pozitive në fushën politike dhe ekonomike?

Sipas rezultateve nga ky sondazh del se:

Albin Kurti nga Vetëvendosje ka marrë 38%,

Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR ka marrë 29%,

Ramush Haradinaj nga PDK-AAK-Nisma 24%,

Asnjëri prej tyre është 9%./Arbresh.info

Reklamë
Reklamë

Sondazhi i fundit tregon se kë mbështesin qytetarët për kryeministër (Grafikone)

Periskopi.com Lajme

Qendra për Hulumtime “Alternativa”, observator i matjeve të opinionit publik, ka realizuar një sondazh me qytetarë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017. Është ky sondazhi i dytë për partitë politike në Kosovë, i zhvilluar me përgjigje në dy pyetje të vetme, nga të anketuarit:

Cilit subjekt garues politik në Kosovë do t’ia besonit votën, koalicionit PDK-AAK-NISMA, atij LDK-AKR-Alternativa apo Lëvizjes Vetëvendosje!?

Cili nga kandidatët për kryeministër është më bindës se do të mund t’i ndryshonte gjërat pozitivisht, Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo Avdullah Hoti?

Përgjigjet kanë rezultuar me dallim të madh në favor të koalicionit PDK-AAK-NISMA, duke shënuar 46.8% për të, kundrejt LDK-AKR–Alternativa me 27.1% dhe Lëvizjes Vetëvendosje! me 21.5%.

Sondazhi është realizuar me të anketuar të profileve dhe grupmoshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur sipas metodës përmes bisedës së shkurtër dhe plotësimit të pyetësorit me dy pyetjet e parashtruara.

Forma e përgjigjeve ka qenë dihotome, ku i pyeturi në sondazh ka pasur dy opsione që të përgjigjet.

Pjesëmarrja e grupmoshave të respodentëve është zhvilluar në (5) pesë kategori, duke filluar prej 18-25 vjeç, 26-35, 36-45, 46-55, 56-65 vjeç.

Rezultatet kanë treguar për një rritje substanciale të koalicionit PDK- AAK -NISMA me rezultat zgjedhor prej 46.8%.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, koalicioni i PDK-së kishte arritur rezultat prej 30.38%, LDK e vetme kishte arritur 25% , ndërsa VV kishte 13.59 % dhe AAK kishte fituar 9.54 %.Cilit subjekt garues politik në Kosovë do t’ia besonit votën, koalicionit PDK-AAK-NISMA, atij LDK- AKR-Alternativa apo Lëvizjes Vetëvendosje!?

Përgjigjet kanë rezultuar kështu: për koalicionin PDK-AAK-NISMA, duke shënuar 46.8%, kundrejt LDK-AKR-Alternativa 27.1 % dhe Lëvizja Vetëvendosje 21.5%.PDK–AAK-NISMA 46.8%; LDK-AKR 27.1%; VV-21.5%; Të tjera 6.0%Cili nga kandidatët për kryeministër është më bindës dhe do të mund t’i ndryshonte gjërat pozitivisht, Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo Avdullah Hoti?Rezultatet në pyetjen drejtuar qytetarëve kanë rezultuar me 57% për Ramush Haradinajn, i nominuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA. 30% i kanë besuar Albin Kurtit nga Vetëvendosje, ndërsa, vetëm 13% besojnë që i nominuari i LDK-së, Avdullah Hoti do të mund t’i ndryshonte gjërat pozitivisht.

Rezultatet e sondazhit janë realizuar me pesëmijë (5000) respondentë të anketuar nëpër (8) tetë qendrat më të mëdha në Kosovë.

Ky sondazh është realizuar nga data 21 maj 2017 deri më 29 maj 2017, në qytetet: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë (rajoni i Drenicës), Podujevë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren, qendra këto kryesore të Republikës së Kosovës.

Sondazhi është realizuar pas kohës kur partitë politike arritën koalicionet e tyre parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017.

Toleranca e gabimeve numerike të ndikimit në rezultatin përfundimtar të këtij sondazhi, supozohet të ketë devijim prej 1.8% deri 2.4%, si përllogaritje statistikore.

Qendra për Hulumtime “Alternativa”, me seli në Prishtinë, është kompani joqeveritare e themeluar enkas për hulumtim dhe e specializuar në matjen e opinionit publik, që ndërlidhet me votuesit potencialë të subjekteve politike në Kosovë.

Reklamë
Reklamë

Mësoni kush është Arian Janova që publikoi një sondazh për zgjedhjet e 11 qershorit

Periskopi.com Lajme

Një sondazh i bërë nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale, që drejtor është Arian Janova, e nxjerr fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit koalicionin PDK-AAK-NISMA me 40.82 për qind të votave, kurse koalicionin LDK-AKR-Alternativa e radhit në vendin e dytë me 30.22 për qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Por, Drejtori i IHAS-P, Arian Janova i akuzuar për ushtrim të ndikimit në rastin e disa studentëve që akuzohen për ryshfet dhe ushtrim ndikimi me regjistrime e nota në UP.

Mësoni në linkun më poshtë për të dhe pse akuzohet ai

 

 

SMS që Flasin për Provime e Para në Gjykimin e Studentëve

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Sondazhi i fundit për Prishtinën, Ahmeti i pari, Lirak Çelaj e mund Ismet Beqirin

Periskopi.com Lajme

Një anketë online që zgjati një orë ka sjellur rezultate befasuese për PDK-në.

“Kë do ta votonit për kryetar të Komunës së Prishtinës” ishte pyetja e anketës së Periskopit ku mund të votohej me anë të butonave, dhe kandidatë ishin kryetari aktual Shpend Ahmeti, Lirak Çelaj nga PDK dhe Ismet Beqiri nga LDK.

nga rreth 4 mijë votues, 3 mijë e 200 deklaruan se zgjedhin Shpend Ahmetin, 324 për Çelajn dhe 178 për Beqirin.

Aty komentuan edhe mbi një mijë persona.

Ahmeti që aktualisht është kryetar komune, vërehet qartë sa larg la kundër -kandidatët e tij, e befasi ishte ngritja e Çelajt duke lënë pas ish-kryetarin e Prishtinës, Ismet Beqirin.

Shpend Ahmeti 3200 vota

Lirak Çelaj 324 vota

Ismet Beqiri 178 vota

/ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Sondazh çfarë presin kosovarët nga integrimi evropian

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka finalizuar sondazhin mbi perceptimin e opinionit publik në Kosovë, rreth procesit të integrimit Evropian, liberalizimit të vizave dhe çështje tjera të ndërlidhura të aktualitetit politik në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ky sondazh ka gjetur se koncepti i integrimit Evropian është i njohur për shumicën e të anketuarve, përkatësisht për 84.6% prej tyre. Sondazhi ka gjetur se ka një dallim në të kuptuarit e konceptit të integrimit Evropian. 33.5% e të anketuarve e kuptojnë integrimin Evropian si: një bashkim, organizatë që përfaqëson demokracitë më të zhvilluara perëndimore; 29.6% e tyre e kuptojnë integrimin Evropian si: një proces ekonomik që shmang konfliktet midis vendeve që janë anëtare të Unionit dhe promovon paqe si dhe marrëdhënie të mira mes vendeve fqinje; dhe 25.9% e tyre e kuptojnë integrimin Evropian si: një integrim i shoqërisë kosovare në një bashkim që përbëhet nga vlera krejtësisht të ndryshme nga vlerat tona tradicionale.

Për më tepër, ky sondazh gjen se shumica e të anketuarve perceptojnë se Kosova do të përfitojë nga procesi i integrimit Evropian. Ata shprehin përfitimet e mëposhtme: zhvillim ekonomik; lëvizje të lirë; tregti më të lehtë; punësim në BE; shkëmbim në arsim, zhvillim të të rinjve dhe zhvillim kulturor. Më pak se gjysma e mostrës, përkatësisht, 47.1% e të gjithë të anketuarve perceptojnë se Kosova mund të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes procesit të integrimit Evropian. 27% e të anketuarve kanë deklaruar se Kosova nuk mund të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes procesit të integrimit Evropian. Dhe 20.1% e të anketuarve nuk e dijnë nëse Kosova mund të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes procesit të integrimit Evropian. Nëse i zbërthejmë mbi baza gjinore të dhënat paraprake, mund të thuhet se ky studim identifikon se rreth 45% e të anketuarve meshkuj dhe rreth 35% e të anketuarve femra perceptojnë se Kosova mund të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes procesit të integrimit Evropian. Përveç kësaj, numri i moderuar i të anketuarve nga 6 rajonet e Kosovës janë shprehur që integrimi Evropian mund të shihet si një metodë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe vendit fqinj Serbisë. Në të kundërtën, në rajonin e Mitrovicës, numri i madh i të anketuarve shqiptar etnik percepton se procesi i integrimit Evropian nuk do të çojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në të gjitha rajonet e Kosovës, të anketuarit janë shprehur se procesi i integrimit Evropian është duke u zhvilluar me një ritëm të ngadaltë. Gjithashtu, anëtarësimi i Kosovës në BE është perceptuar si një mjet për të zgjidhur çështjet ekonomike të Kosovës (67.5%), dhe më pak për sfidat e saj politike (45.6%).

Një numër mesatar i të anketuarve janë të vetëdijshëm që Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Megjithatë, vetëm rreth 30% e të anketuarve të cilët janë të vetëdijshëm për nënshkrimin e MSA-së, kanë shprehur që Kosova mund të këtë përfitime nga MSA.

Gjithashtu, më shumë se 60% e të anketuarve perceptojnë saktë procesin e liberalizimit të vizave; dhe 78.9% e perceptojnë të saktë kohëzgjatjen e qëndrimit në vendet e zonës Schengen nëpërmjet procesit të liberalizimit të vizave.

Sondazhi është kryer gjatë muajit shtator 2016, në 7 rajonet kryesore të Kosovës,  me gjithsejt 1000 të anketuar. 53% të të anketuarve ishin meshkuj kurse 47% ishin femra.  Qëllimi i tij ishte: të identifikojë perceptimin e opinionit publik mbi procesin e integrimit Evropian, për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit (MSA); dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Rekomandimet

v  Qeveria e Kosovës duhet të informojë qytetarët në lidhje me integrimin Evropian, nëpërmjet komunikimeve tjera aktive që do të thotë: konferenca, debate aktive, fushata të vetëdijësimit, dhe nuk duhet të lejojë që lajmet, si një mjet pasiv i komunikimit, të jetë mjeti i vetëm i informacionit;

v  Qeveria e Kosovës duhet të marr në konsideratë perceptimin e qytetarëve etnik shqiptar të Mitrovicës, perceptimet e të cilëve ndryshojnë nga perceptimet e qytetarëve të rajoneve të tjera. Ky studim ka reflektuar perceptimet, dyshimet dhe pasiguritë që komuniteti shqiptar në rajonin e Mitrovicës i përjeton. Për këtë arsye, institucionet e Kosovës duhet të kenë një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe të hapur me qytetarët përkatës, për të kapërcyer gjendjen e tanishme të tyre;

v  Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një plan veprimi me kombinim të masave afat-shkurtëra dhe afat-gjate. Masa afat-shkurtëra janë: informimi publik dhe fushatat ndërgjegjësuese; dhe masat afat-gjata mund të jenë:  përmirësimi i kushteve të jetesës tek grupet e cenueshme të popullsisë dhe të njerëzve të papunë në mënyrë që ata plotësisht të kuptojnë procesin e liberalizimit të vizave;

v  Qeveria e Kosovës që nga fillimi i fushatës informuese të synuar (në veçanti në lidhje me përfitimet e MSA-së dhe çështjen e liberalizimit të vizave), duhet të përfshijë organizatat rinore dhe OJQ, si dhe partitë e pakicave dhe udhëheqësit e tyre; dhe

v  Në mënyrë të ngjashme, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje shtesë për të punuar më ngushtë me të dy etnitë në rajonin e Mitrovicës, që t’i bindin ata se integrimi Evropian është një mjet që do të stimulojë integrimin e qytetit të tyre.

Përfundime

Në përgjithësi, ky sondazh ka gjetur se opinioni publik në Kosovë është i vetëdijshëm për konceptin e integrimit Evropian. Megjithatë, ka dallime në të kuptuarit dhe interpretimin e këtij koncepti. Gjithashtu, sondazhi ka gjetur se të anketuarit perceptojnë se procesi i integrimit Evropian i Kosovës është i lidhur pozitivisht me zhvillimin ekonomik. Poashtu, anëtarësimi i Kosovës në BE është perceptuar të jetë më i lidhur me zhvillimin ekonomik sesa me tejkalimin e sfidave aktuale politike të Kosovës. Së fundmi, për qytetarët e Kosovës duhet të bëhet më shumë punë dhe është i nevojshëm sqarimi i mëtutjeshëm i konceptit të procesit të integrimit Evropian në përgjithësi, si dhe idesë të Bashkimit Evropian, në veçanti.

 

 

Reklamë
Reklamë