Havolli tregon përse Kosova është kundër tregut unik në Ballkan

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka treguar arsyet se përse Kosova është kundër tregut unik në Ballkan.

Periskopi.com Lajme

Havolli ka thënë se Kosova tashmë e ka të rregulluar tregun e jashtëm me marrëveshjet siç janë CEFTA dhe MSA-ja. Çkado tjetër përtej këtyre sipas Havollit, është e panevojshme dhe jo e dobishme për Kosovën.

Havolli ka folur për idenë e tregut unik të Ballkanit që është diskutuar në samitin e Sarajevës.

“Në fakt kur ka ardhur si propozim prej këshillit të përbashkët rajonal. Dikush e ka dhënë si ide aty. Ne kemi pasur vërejtjet tona në këtë propozim sepse ka ndodhur në një afat shumë të shkurt. Ka pasur një deklaratë të përbashkët për këtë çështje, por e kemi reduktuar deklaratën e përbashkët”, ka thënë Havolli.

“Kryeministri e ka thënë se Kosova është për tregti të mallrave dhe se nuk ka asnjë barrierë për këtë. Në fakt kemi kërkuar sqarime [tregun unik] por nuk kanë ardhur. Jemi kundër pasi diplomat e Kosovës nuk pranohen në vendin e rajonit si mungesë e lirisë të lëvizjes në disa prej këtyre vendeve, jemi të pabarabartë në këtë treg, prandaj është një refuzim pa asnjë mëdyshje”, ka shtuar ai.

“Është rivizatim i një harte të vjetër që nuk i përfshin disa vende të BE-së”, ka thënë veç të tjerash Havolli.

Reklamë
Reklamë

Havolli e mohon se do jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Sokol Havolli, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, ka mohuar se do të kandidojë për kryetar të komunës së Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Ai këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook, në një diskutim që ka pasur me njërin nga ndjekësit e tij në këtë rrjet social, shkruan Indeksonline.

“Nuk ka kurrfarë kandidature. Veç se duhet të gjithë ta dijnë se çka është duke ndodhur në Prishtinë”, ka shkruar Havolli. Deklarimi i Havollit se nuk do të kandidonte për Prishtinën, erdhi pas paralajmërimit të Fatmir Ademajt, anëtar i Kryesisë së LDK-së në Malishevë.

Ky i fundit i kishte shkruar Havollit se “me ardhjen tënde kryetar Prishtina do frumoj fryma e Ligjit”. Kujtojmë se i tërë diskutimi erdhi pas reagimit të Havollit për udhëheqjen e komunës së Prishtinës, për shkak të punësimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në komunë.

16216048-1166192943496014-1292713004-n

Reklamë
Reklamë

Anëtari i LDK-së paralajmëron Sokol Havollin kandidat për kryetar të Prishtinës

Sokol Havolli, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar ndaj lajmit të publikuar se Lëvizja Vetëvendosje ka punësuar aktivistët e saj në Komunën e Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Duke ironizuar me këtë gjë dhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ai ka thënë se dikush nga Ambasadat duhet të nënshkruajnë një projekt për rekrutimin e stafit nga komuna, përcjellë Indeksonline.

“Ka ardhur koha që ndonjëra nga Ambasadat në Kosovë të nënshkruaj një projekt për rekrutimin e stafit në Komunën e Prishtinës. Edhe pse aty ka punë edhe për organet e rendit dhe drejtësisë, sepse dallaveri më i vogël është punësimi i militantëve”, ka shkruar ai.

Por, shkrimit të Havollit i është përgjigjur njëri nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së në Malishevë.

Famir Ademaj i ka komentuar Havollit, se kur ai të vijë në krye të Prishtinës, atëherë do të frymojë fryma e Ligjit, duke paralajmëruar kështu kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit.

Reklamë
Reklamë

Këshilltari i kryeministrit thotë se Kosova përfiton miliona euro nga kodi telefonik

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka thënë se kodi telefonik do t’i sjell Kosovës shumë përfitime.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, çdo vit Kosova do të ketë dhjetëra miliona euro përfitime nga kodi telefonik, transmeton lajmi.net

“Kemi diçka prej kodeve telefonike! Përveç se +383 është element i rëndësishëm i sovranitetit, Kosova do të ketë dhjetëra miliona euro përfitime çdo vit nga kodi telefonik! Urime”, ka shkruar Havolli në Facebook.

Reklamë
Reklamë

Këshilltari i kryeministrit tallet me elektoratin, tregon kur do i punësojnë 120 mijë persona

Këshilltari për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Sokol Havolli, tenton t'i del krahë shefit të tij.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë në Rrokum TV ai ka folur për premtimin e elektoral të Mustafës se do të hapin 120 mijë vende pune.

“Në vitin 2015 janë rigjeneruar 20 mijë vende pune, e veri në vitin 2018 ka me u përmbush premtimi elektoral i z.Mustafës”, ka thënë ai.

Havolli madje ka folur edhe kandidaturën e tij të mundshme për kryetar të Prishtinës.

Tha se nëse strukturat e partisë vendosin për kandidaturën e tij, ai do e analizon këtë çështje.

Reklamë
Reklamë