Ushtria ruse i afrohet kufirit të Maqedonisë

Një stërvitje ushtarake multinacionale e koduar me emrin sinjifikativ, “Vëllazëria sllave 2016”, do të mbahet nga data 3 deri më 9 nëntor në aeroportet dhe poligonet e Armatës së Serbisë (disa prej tyre afër Maqedonisë), bëjnë të ditur mediet serbe.

Periskopi.com Lajme

Sipas kumtesës së Ministrisë serbe të Mbrojtjes, që e transmetojnë mediet e Beogradit, në këtë stërvitje ushtarake do të marrin pjesë 212 pjesëtarë të Ushtrisë Ajrore-Desante të Forcave të Armatosura të Federatës së Rusisë, 56 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë dhe 450 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë.

Siç theksohet në kumtesë, qëllimi i stërvitjes është përparimi i aftësive operative për zgjidhjen e detyrave taktike dhe luftarake për zhvillimin e operacioneve antiterroriste në mjedisin multinacional.