Turqit e LIMAK-ut masakrojnë shqiponjat dhe skifterët në Kosovë

Një gjueti barbare mbi shqiponjat dhe skifterët në Aeroportin e Prishtinës, ka zhdukur pothuajse këto dy lloje shpezësh, të cilët mbanin balancën e zinxhirit ushqimorë.

Periskopi.com Lajme

Tani lloje të ndryshme të zogjve janë shtuar së tepërmi, duke rrezikuar seriozisht fluturimet e aeroplanëve, raporton ndryshe

Krahasuar me një periudhë më herët, kemi dyfishim të sulmeve mbi motorë të aeroplanëve, ndërsa rasti i fundit nuk ka më shumë se 10 ditë që ka ndodhur.

Pronarët turq të Aeroportit të Prishtinës, përmes një gjuetie barbare mbi shqiponjat dhe skifterët që jetonin në këtë zonë, kanë zhdukur pothuajse plotësisht këtë lloj dy lloje shpendësh, veprim që ka çuar në prishjen e zinxhirit ushqimor në këtë zonë, pasi lloje të tjera të shpezëve që ishin ushqim natyror i shqiponjave dhe skifterëve, janë shumuar pakontrollueshëm. Shumimi i tyre i shpejtë në mungesë të shqiponjave dhe skifterëve, ka sjellë një situatë të pazakontë, pasi lloje të ndryshme të zogjve, tani janë duke sulmuar motorët e aeroplanëve, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e fluturimeve.

Të dhënat statistikore të vetë aeroportit flasin për 24 sulme të zogjve në aeroplanë, vetëm deri në muajin tetor të këtij viti, ndërsa gjatë vitit 2015 ishin raportuar vetëm 11 sulme. Shqiponjat dhe skifterët e vrarë nga gjuetarët e kompanisë turke që menaxhojnë Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, sipas njoftimeve, shiteshin për një shumë prej 30 eurove, një element shtesë ky që ka stimuluar gjuetinë barbare mbi këta shpend.

Gjithashtu, objekt i gjuajtjeve të gjuetarëve të aeroportit janë bufat, gjeraqinat dhe lloje të tjera që gjenden në territorin e Lagunës së Hencit, e cila është e mbrojtur me Ligjet e Kosovës, në territorin e së cilës gjendet edhe Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës. Njohësit e ekosistemit, vlerësojnë se nga gjuajtja  pa asnjë kriter e këtyre shpezëve grabitqar është ndryshuar e ekosistemi dhe është prishur funksionimi i zinxhirit ushqimorë, pasi në njërën anë zhdukja e shpendëve grabitqar dhe në anë tjetër shtimi i zogjve të tjerë ka krijuar disbalacën shkatërruese dhe të rrezikshme për sigurinë e udhëtarëve që fluturojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Vetëm një muaj më parë, në fillim të muajit tetor, një aeroplan është detyruar që të aterojë në pistën e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, pak minuta pasi është nisur nga aty. Zogu është futur brenda motorit të aeroplanit të sapo nisur, duke djegur njërin nga motorët e avionit. Eksperti i ekosistemit, Nexhmedin Ramdani nga Shoqata për Mbrojtjen e Shpezëve Shtegtarë dhe të Rrallë (FICH), ka thënë në Ligatinën e Hencit ka bufa-Buzzards , skiftera, gjeraqina e shumë zogjë të tjerë të cilët janë të ndaluar me ligj që të vriten. Madje sipas tij ligji është shumë I ashpër për gjuajtjen e tyre të paligjshme.

“Të gjithë zogjet predator janë të ndaluar të gjuhen, përveç thëllënzave, hhkurtave, thellenzave. Madje i kemi edhe dënimet për disa lloje p.sh për hhqiponjën e malit gjuba është 10 mijë euro, mbretin e shkurtës 6 mijë euro etj”, ka thënë Ramadani. Unidon Krasniqi zyrtar për media në Aeroportin e Prishtinës tha se në kuadër të LKIA Departamenti AOMD, funksionon edhe Njësia për Menaxhimin e Botës Shtazore, e cila është përgjegjëse për frikësimin dhe largimin e shpendëve/kafshëve nga hapësirat e pistës si dhe taksi rrugëve, duke përfshirë hapësirat përreth. Sipas tij, kjo bëhet me qëllim që të ofrohen kushte sa më të sigurta për aterimin dhe shkuarjen e aeroplanëve. Ai ka përjashtuar çdo mundësi që gjuetarët e aeroportit të gjuajnë shpendët grabitqar.

“Laguna e Hencit gjendet në anën lindore të aeroportit në vijë ajrore me distancë rreth 300 metra nga pista e aeroportit. Vizita e fundit nga Njësia për Menaxhimin e Botës Shtazore në Lagunën e Hencit është bërë në muajin Gusht 2016 dhe sipas asaj që është vërejtur nuk ka pasur fare ndërhyrje në ekosistem”, tha ai. Krasniqi ka pranuar faktin se aeroplanët kanë pasur përplasje me zogjtë, ndonëse ka thënë se gjuetia nuk ka ndikuar në shtimin e tyre. “Sa i përket goditjeve të zogjve në aeroplanë, kjo është diçka me të cilën ne ballafaqohemi çdo vit. Gjatë këtij viti kemi pasur rreth 15 goditje të konfirmuara të shpendëve dhe në 70% të rasteve llojet e shpendëve të goditura kanë qenë sokola dhe lloje të tjera”, tha Krasniqi, duke shtuar se Njësia për Menaxhimin e Botës Shtazore e cila përbëhet nga 5 persona, nuk posedon armë zjarri por vetëm pajisje për lansimin e mjeteve piroteknike fishkëllyese dhe shpërthyese për trembjen dhe largimin e shpendëve nga hapësirat e pistës dhe taksi rrugëve që shfrytëzohen nga fluturaket.

“Meqenëse kjo njësi nuk posedon armë zjarri (gjuetie), si e tillë nuk është përgjegjëse për gjuajtjen eventuale të shqiponjave dhe skifterëve në Lagunën e Hencit”, shprehet Krasniqi. Por burimet tona flasin se departamenti i këtij aeroporti ka pasur armë gjuetie, por për vrasjen e shqiponjave dhe skifterëve, janë përdorur edhe gjuetarë privat, të cilët janë kontraktuar për të vrarë shpendët fatkeq. Aeroport të ndryshme nëpër botë, trajnojnë shqiponja dhe skifterët, për ti trembur llojet e tjera të zogjve, në mënyrë që mos t’iu ofrohen aeroplanëve, pasi përbëjnë rrezik absolut për sigurinë e fluturimeve.

Në anën tjetër Fadil Maxhuni nga Divizioni për Komunikim Publik në MMPH thotë se IKMN gjatë vitit 2015, pasi ka marrë një informatë për vrasjen e shpendëve grabitqare siç janë skifterët dhe shqiponjat minj-ngrënëse, ka shkuar në aeroport.

“Kemi vizituar menaxhmentin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe nga afër kemi vëzhguar punën e stafit të ANP që merret me menaxhimin e faunës në brendi dhe përreth territorit të Aeroportit me ç’ rast jemi njoftuar se stafi i ANP-së, nuk ka bërë asnjëherë eliminimin apo vrasjen e shpendëve, përveç disa rasteve sporadike dhe shumë të rralla, kur është paraqitur nevojë e domosdoshme për këtë”. Sipas tyre, do të vazhdohet të bashkëpunohet për së afërmi me stafin e IKMN-së/MMPH nëse do të ketë raste që do të paraqisnin rrezik për aeroplanët e që domosdo do të duhej reaguar nga stafi i ANP për eliminimin eventual të një numri të tyre, sikurse është paralajmëruar edhe në studimin për vënien nën mbrojtje të kësaj zone, në rast të paraqitjes së rrezikut për aeroplanët. “Do të mund të parashihej eliminimi e një numri të tyre pas marrjes së mendimit paraprak nga IKMN”, thotë Maxhuni. Ai tha se në mungesë të stafit IKMN e ka të pamundur monitorimin e rregullt të gjendjes së shpendëve në këtë zonë edhe pse dyshohet se nga mungesa e mbikëqyrjes profesionale ka mundësi që edhe gjendja e këtij ekosistemi të ketë pësuar ndryshime, kur dihet afërsia e saj me Aeroportin e Prishtinës.

Laguna e Hencit – Radevës është shpallur Zonë e Veçantë e Mbrojtur e Zogjve me Vendim të Qeverisë me Nr.08/ 178 të datës 18.03.2014 dhe përfshin sipërfaqe prej 109 ha 52 ari 35 metra që shtrihet në Komunat Graçanicë, Lipjan dhe Fushë Kosovë. Kjo zonë ka vlera dhe karakteristika të veçanta natyrore si: ornitologjike (shpezëve), ihtologjike (peshqve), hidrologjike, botanike dhe peizazhore. Laguna është krijuar në vitet e ’60 me qëllim të kultivimit të llojit të peshkut Krap (Cyprinus carpio). Në këtë zonë janë të pranishme 78 lloje të zogjve, 50 lloje të bimëve vaskulare, disa lloje të peshqve si (Krapi, Ballgjeri, Karashi i artë dhe Notaku), disa lloje të zvarranikëve si: Breshka e ujit, Hardhuca, Gjarpëri i madh i ujit. Shpendët Habitatet natyrore të Ligatinës së Hencit me rrethinë ofrojnë vendstrehim për shumë lloje të shpendëve. Shumë prej tyre janë lloje të rralla dhe me status të pafavorshëm të ruajtjes, si tek ne, ashtu edhe në Evropë. Numri i llojeve të shpendëve që kemi konstatuar deri tashti është 78, por mendohet se ky numër duhet të jetë shume më i madh duke pas parasysh se asnjëherë deri tashti nuk është kryer ndonjë hulumtim sistematik dhe profesional në nivel të dëshiruar. Ruajtja e këtyre llojeve ka karakter ndërkombëtar dhe për këtë arsye Laguna e Hencit është propozuar të shpallet Zonë e Rëndësishme e Zogjve (IBA – Important Bird Area).

Meqë shpendët paraqesin indikator të rëndësishëm për ndotjen e mjedisit me rastin e shpalljes së Ligatinës së Hencit si zonë e mbrojtur do të krijohen kushte për ruajtjen dhe mbrojtjen e një diversiteti kaq të pasur të ornitofaunës. Sipas statusit migrues shpendët e kësaj zone bëjnë pjesë në: banuese ose të pranishme gjatë tërë vitit, shtegtare, kalimtare, endacake dhe dimëruese. Vlerë e veçantë e kësaj zone është prania e baseneve me peshq i cili i tërheq një numër të konsiderueshëm të shpendëve gjatë fazës së shumimit, migrimit dhe dimërimit. Deri këtë vit në basene kanë qenë të pranishme disa lloje të shpendëve, të cilët me vizitat e fundit nuk janë konstatuar. Ndër to është edhe lloji Cygnus olor prania e të cilit lloj nuk është vërejtur gjatë këtij viti.

Lista e llojeve të zogjve në Lagunen e Hencit

Nr. Emri latinisht Emri shqip Emri anglisht

  1. Acrocephalus arundinaceus- Bilbilthi fushor i kallamave- Great Reed warbler
  2. Acrocephalus schoenobaenus- Bilbilthi i zhukave -Sedge warbler
  3. Acrocephalus scirpaceus- Bilbilthi i kallamave- Eurasian Reed warbler
  4. Alauda arvensis-Lauresha- Skylark
  5. Anas clypeata -Sqepluga -Northern Shoveler
  6. Anas crecca -Rosa kërre- Eurasian Teal
  7. Anas platyrhynchos -Kuqla e qafë gjelbër -Mallard
  8. Anas querquedula –Marsatorja- Garganey

9 .Anser anser -Pata e egër -Greylag goose

10 .Anthus pratensis -Drenja e livadhit- Meadoë pipit

  1. Actitis hypoleucos -Qyrylyku i vogël- Common sandpiper

12 .Ardea cinerea- Çapka e përhime- Grey heron

13 .Ardea purpurea -Çapka e kuqërreme -Purple heron

14 .Ardeola ralloides -Çapka e verdhë- Squaco heron

  1. Athene noctua –Kukuvajk-a Little oël
  2. Aythya ferina- Kryekuqja e mjeme -Poshard
  3. Botaurus stellaris -Gakthi -Bittern

18 .Buteo buteo -Huta -Buzzard

19 .Carduelis carduelis -Gardalina -Goldfinch

20 .Chlidonias hybridus -Dallëndyshja e detit gushëbardhë- whiskered tern

21 .Chlidonias niger -Dallëndyshja e detit e zezë -Black tern

22 .Ciconia ciconia -Lejleku i bardhe- white stork

23 .Ciconia nigra -Lejleku i zi -Black stork

  1. Circus aeruginosus -Shqipja e kënetës -Marsh harrier

25 .Columba livia -Pëllumbi i shkëmbit -Rock dove

26 .Corvus corax -Korbi -Raven

27 .Corvus frugilegus -Korbi sqep bardhë- Rook

28 .Corvus monedula –Gala- Jackdaë

29 .Corvus corone –Sorra- Hooded crow

30 .Coturnix coturnix- Shkurta -Quail

  1. Crex crex -Mbreti i shkurtës- Corncrake

32.Cuculus canorus –Qyqja- Cuckoo

33.Cygnus olor -Mjellma me xhungë -Mute swan

  1. Delichon urbica -Dallëndyshja kërbisht bardhë- House martin

35.Dendrocopos minor -Qukapiku i vogël larosh- Lesser spoted woodpecker

  1. Egretta alba -Çafka e bardhë e madhe- Great ëhite egret

37 .Egretta garzetta- Çapka e bardhë e vogël -Little egret

38 .Emberiza schoeniclus -Cirrla e kallamishteve -Reed bunting

39 .Emberiza cirlus -Cirla gushë gjelbër- Cirl bunting

  1. Falco tinunculus -Skifteri kthetrazi- Kestrel
  2. Falco peregrinus -Krahëthati -Peregrine
  3. Fulica atra -Bajza -Coot
  4. Galerida cristata -Dervishi -Crested lark
  5. Gallinago gallinago -Shapka e ujit -Snipe
  6. Glareola pratincola -Dallëndyshe deti -Collared pratincole
  7. Himantopus himantopus- Kalorësi -Black-winged Stilt
  8. Hirundo rustica -Dallëndyshe bishtgërshërë- Swallow
  9. Ixobrychus minutes- Gakthi i vogël- Little bittern
  10. Jynx torquilla -Qafë dredhësi -Ëryneck
  11. Lanius exubitor -Larushi i madh i përhimët -Great grey shrike
  12. Larus ridibundus -Pulëbardha e rëndomtë -Black headed gull
  13. Luscinia megarhynchos- Bilbili i rëndomtë -Nightingale
  14. Lymnocryptes minimus- Shapka e vogël e ujit -Jack snipe
  15. Miliaria calandra -Cirla e zakonshme- Corn bunting
  16. Motacilla alba -Bishtatundësi i bardhë- Black wagtail
  17. Motacilla flava -Bishtatundësi i verdhë- Grey wagtail
  18. Oenanthe oenanthe -Bishtbardha e gurit -Northern wethear
  19. Parus caeruleus- Trishtili i kaltër- Blue tit
  20. Passer domesticus -Harabeli -European sparrow
  21. Passer montanus- Harabeli i fushës -Tree sparrow
  22. Perdix perdis -Thëllëza e fushës -Grey partridge
  23. Pernis apivorus -Huta grenza-ngrënëse- Honey buzzard
  24. Phalacrocorax carbo -Karabullaku i deti -Cormorant
  25. Pica pica -Laraska bisht gjatë- Magpie
  26. Podiceps cristatus -Kredharaku i madh-Great crested grebe
  27. Podiceps nigricollis -Kredharaku gushëzi- Black necked grebe
  28. Porzana parva -Porzana zogëz -Little crake
  29. Riparia riparia -Dallëndyshja e lumit- Sand Martin
  30. Rallus aquaticus- Gjeli i ujit -Ëater Rail
  31. Saxicola torquata -Çeku kryezi -Stonechat
  32. Streptopelia decaocto- Kumria- Collared dove
  33. Streptopelia turtur –Turtulli- Turtle dove
  34. Sturnus vulgaris -Cirloi i zi pikalosh- Starling
  35. Sylvia melanocephala -Bilbilthi kryezi gushëbardhë -Sardinian wrbler
  36. Tachybaptus ruficollis -Kredharaku i vogël -Little grebe
  37. Turdus merula- Mëllinja -Balckbird
  38. Tyto alba -Kukuvajka mjekroshe- Barn owl
  39. Vanellus vanellus –Gicvilja-Lapwing       / ndryshe.net