skenderbeu

Kelmendi: 80% e historisë tonë për Skënderbeun është gënjeshtër

Gëzim Kelmendi, deputet i pavarur i Kosovës ka thënë se historia që e mësojnë shqiptarët për Skënderbeun në tekstet shkollore është rreth 70 deri në 80 për qind gënjeshtër.

Periskopi.com Lajme

Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosovës duke folur për Perandorinë Osmane dhe se a ishin ata pushtues, apo jo në ardhjen e tyre në tokat ballkanike, pohoi se mënyrën se si mësohet historia në Kosovë e Shqipëri është shumë e shtrembëruar.

“Historia e shqiptarëve 70 deri në 80 për qind është e bazuar në gënjeshtra”, ka pohuar Kelmendi.

skenderbeu

Sot bëhen 549 vjet që nga vdekja e Skënderbeut

Sot mbushen plot 549 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot- Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

Periskopi.com Lajme

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.

Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot- Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm.

Mbeti ne histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Kristianizmit. Arriti të ndalonte për 25 vite me radhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Evropës Kristiane.

Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, një gjysmëperëndie që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.

Sot në Shqipëri kujtimi i tij është mjaft i gjallë, dhe kështu në nder të tij, që nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye ne emër nderi për djemtë. Dhe kështu njerëzit emërojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që këta fëmijë t’i ngjajnë këtij Heroi. Për këtë në Shqipëri është një nder të quhet dikush Kastriot, por edhe një përgjegjësi e madhe që të mund ta nderojë dikush këtë emër në çdo moment.

 

hasi1

Besnik Hasi nga gjigandi europian në atë shqiptar

Pas shumë rezultateve zhgënjyese, shkarkimi i Andrea Agostinelit nga Skënderbeu duket thjeshtë çështje kohe. Këto janë më të rejat e fundit që vijnë nga kampi bardhekuq.

Periskopi.com Sporti

Ndërkohë mësohet se drejtuesit e kampionëve kanë filluar punën për të gjetur trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e kampionëve për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas asaj që raporton SuperSport, emri më i përfolur është ai i Ilir Dajës. Ish-trajneri i Tiranës ka qenë edhe më parë i lidhur me Skëndërbeun, por asnjëherë nuk e mori drejtimin e kampionëve.

Por jo vetëm emri i Dajës qarkullon në Korçë. Orët e fundit përmendet edhe një emër tjetër i mjaft i njohur, dhe është pikërisht Besnik Hasi.

Ish trajneri i Anderlehtit dhe Legias së Varshavës aktualisht është pa skuadër, por megjithatë duket e vështirë që ai të marrë drejtimin e Skënderbeut.

Megjithatë emri i tij qarkullon në ambjentin sportiv në Korçë, aty ku ndoshta Agostineli po kalon orët e fundit si trajner i kampionëve

partizani-skenderbeu-hoxha-vs-shkembi

Skënderbeu apo Partizani do ta fitojë derbin e javës?

Skënderbeu dhe Partizani do të takohen për të zhvilluar derbin e javës së fundit për pjesën e parë të sezonit në Kategorinë Superiore.

Periskopi.com Sporti

Kjo njëherësh është edhe krye ndeshja e sezonit, për shkak të rivalitet tejet të madh ndërmjet tifozëve të dy skuadrave.

Partizani është në pozitën e dytë me 32 pikë nga 17 ndeshje të zhvilluara, po aq edhe Skënderbeu që rënditet në pozitën e tretë për shkak të golëdallimit më të dobët se Partizani.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ dhe pritet të ketë shumë tifozë të mbledhur për ta parë derbin më të madh të viteve të fundit në Shqipëri. /Periskopi/

 

skenderber

UEFA shpërblen klubin shqiptar me 3 milionë euro

UEFA ka publikuar listën e shpërndarjes së fitimeve nga klubet evropiane në sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve dhe ajo që bie në sy në këtë dokument është emri i Skënderbeut, skuadër e cila mbërriti deri në play-off të turneut në sezonin 2015-2016.

Periskopi.com Sporti

Klubi korçar, ndonëse u eliminua nga Dinamo e Zagrebit, arriti të kalonte në fazën në grupe të Europa Ligës, sipas rregullores, ndërsa mori një shpërblim të majmë prej 3 milionë eurosh nga ndërkombëtarët për këtë arritje.

Nga dokumenti i publikuar nga UEFA, bie në sy se në fund të edicionit 2015-2016, skuadra e cila ka fituar më shumë nga premiot e saj dhe të drejtat televizive të pjesëmarrjes në turne është Manchester City, që ka përfituar 83,8 milionë euro nga aktiviteti.

Klubi anglez ndiqet nga Real Madrid me 80 milionë euro dhe Juventus me 76,2 milionë euro.