Alban Veliu

As burrat nuk i ndalën lotët në varrimin e të riut nga Skenderaj që vdiq në xhami (Video)

Një 24 vjeçar ndërroi jetë një ditë më parë, teksa po kryente rituale fetare në një xhami në kryeqytet.

Periskopi.com Lajme

Alban Veliu kishte ndërruar jetë qysh në fillim të faljes së namazit të Akshamit.

Ata që u takuan atë natë më të rrëfejnë se ai ishte duke u ngutur kur hyri në xhami.

Imami i xhamisë te “4 Llullat”, Husamedin Abazi thotë se kjo metodë e të ndërruarit jetë edhe pse e dhimbshme është nga më të dëshirueshmet për besimtarët.

E pamje është hapur në Polac të Skenderajt, për të riun që ishte student në master në Fakultetin Ekonomik.

Na varrimin e tij lotët nuk u ndalën, edhe burrat u dorëzuan para fjalëve për të./ Klan

Toka

Në Skenderaj më së shumti mbillet gruri dhe jonxha, në Podujevë misri

Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë (RB) 2014 kanë treguar se pjesëmarrja e tokës së punueshme-arave, në gjithsej sipërfaqen e shfrytëzuar të tokës bujqësore është 43.6% (180 381 ha). Sipërfaqja mesatare e tokës së punueshme - arave për ekonomi bujqësore është 1.6 ha.

Periskopi.com Lajme

Drithërat zënë pjesën më të madhe të tokës së punueshme – arave, ku gjithsej janë 97 026 ekonomi bujqësore, me sipërfaqe të përgjithshme të kultivuar me drithëra 131 949. 39 ha. Madhësia mesatare e sipërfaqes me drithëra për ekonomi bujqësore është rreth 1.36 ha. Mbi 81.8% e ekonomive bujqësore, ose 79 396 sosh, kanë nën 2 ha sipërfaqe për ekonomi bujqësore të kultivuara me drithëra.

Kultura, që zë pjesën më të madhe të tokës së punueshme-arave është gruri (50.3%), i pasuar nga misri (19.4%).

Prodhuesit më të mëdhenj të grurit në nivel global në vitin 2013, sipas statistikave të FAOSTAT-it (2013) ishin: Kina, 115 milionë/t; India, 80 milionë/t; ShBA, 60 milionë/t; Rusia, 41 milionë/t; dhe Kanada, 23 milionë/t. Ndërsa, nga vendet e BE-së, sipas Eurostat-it (2013), prodhuesit më të mëdhenj ishin: Franca, me rreth 37 milionë/t; Gjermania, me rreth 25 milionë/t; dhe Bullgaria, me 5.4 milionë/t. Kurse, nga vendet e ish-Jugosllavisë, prinë Serbia me 563 403 ha, e pasuar nga Kroacia me 204 506 ha, të mbjellur me grurë.

Sipas Regjistrimit të Bujqësisë në Republikën e Kosovës, (RB) 2014, sipërfaqet e kultivuara me grurë, ishin 90 727.78 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që kanë kultivuar grurë ishte 74 532 ekonomi bujqësore, ose rreth 1.22 ha për ekonomi bujqësore.

Komuna me pjesëmarrjen më të lartë në kultivimin e grurit për nga sipërfaqja e kultivuar me grurë është Skenderaj, me sipërfaqe 6 936.96 ha, ndërsa komuna e Podujevës ka numrin më të madh të ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e grurit.

Prodhuesit më të mëdhenj të misrit, sipas FAOSTAT (2013) janë: ShBA me mbi 350 milionë/t;

Kina me mbi 217 milionë/t; Brazili me rreth 80 milionë/t; dhe Argjentina me mbi 32 milionë/t. Ndërsa, në vendet e BE-së (Eurostat, 2013) prodhuesit më të mëdhenj janë: Franca me mbi 15 milionë/t; Spanja dhe Rumania me mbi 11 milionë/t; dhe Hungaria me rreth 7 milionë/t.

Sipërfaqet me misër, në nivel vendi sipas RB 2014 ishin 35 038.22 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e misrit është 64 979. Mesatarja e sipërfaqes së kultivuar me misër për ekonomi bujqësore është 0.54 ha. Vetëm 15% e sipërfaqes së kultivuar me misër i përket klasës me mbi 5 ha, kurse 66% e sipërfaqes së kultivuar me misër i përket klasës nën 2 ha.

Sa i përket komunave, Podujeva ka numrin më të madh të ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e misrit, me gjithsej 5 237, ndërsa komuna e Lipjanit ka sipërfaqen më të madhe të kultivuar me misër, 2 222.40 ha.

Sa u përket bishtajoreve kokërr, kultura më e kultivuar është fasulja. Sipërfaqet e përgjithshme me fasule kokërr janë 3 958.55 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që kultivojnë fasule kokërr është 34 925.

Sipas komunave, Podujeva ka sipërfaqen (375.26 ha) më të madhe me fasule kokërr, krahasuar me komunat e tjera, në nivel vendi. Gjithashtu, kjo komunë ka edhe numrin më të madh të ekonomive bujqësore (3 951), që kultivojnë fasulen kokërr.

Sa u përket frytrrënjorëve, patatja është kultura kryesore frytrrënjoreve, që kultivohet në Kosovë. Sipas RB 2014, sipërfaqet e përgjithshme në nivel vendi me këtë kulturë janë 3 694.53 ha, të kultivuar nga 18 732 ekonomi bujqësore. Komuna, që ka sipërfaqen më të madhe të kultivuar me patate është komuna e Vushtrrisë, me sipërfaqe 1 327.84 ha.

Sa u përket bimëve foragjere, jonxha, tërfili, përzierja e barit, misri i gjelbër dhe kungulli foragjer janë kulturat më të kultivuara, si për nga sipërfaqja, ashtu edhe për nga numri i ekonomive bujqësore, që i kultivojnë këto kultura. Sipas Regjistrimit të Bujqësisë 2014, në Kosovë jonxha kultivohet në sipërfaqe prej rreth 15 010.77 ha, nga gjithsej 23 687 ekonomi bujqësore.

Komuna që dallohet për nga numri më i madh i ekonomive bujqësore dhe sipërfaqes me kultivim të jonxhës është Skenderaj me 2 419 ekonomi bujqësore dhe sipërfaqe 1 734.75 ha.

Sipas RB-së 2014, 34 827 ekonomi bujqësore merren me kultivimin e perimeve, në një sipërfaqe të përgjithshme prej 6 689.15 ha. Me perime është e mbjellë 3.7% e tokës së punueshme – arave (6 689 ha). Në mesin e perimeve, më shumë se 38% e tokës së mbjellë është me speca, kurse janë 30 533 ekonomi familjare, që e kultivojnë këtë kulturë në sipërfaqe të përgjithshme prej 2 553.01 ha.

Sipas komunave, dominimin si për nga numri i ekonomive bujqësore, që kanë kultivuar speca    (2 779 sosh), ashtu edhe për nga sipërfaqja kultivuese me këtë kulturë, 1 160.48 ha e ka komuna e Rahovecit./ Periskopi

 

 

 

 

 

14074481_1233063236744922_721468257_o-1-650x358

Vdes fëmija 2 vjeçar në një aksident komunikacioni në Skenderaj

Një fëmijë 2 vjeçar, i gjinisë mashkull ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 24 nëntorit, në fshatin Polac komuna e Skenderajt.

Periskopi.com Lajme

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonalet të Mitrovicës, në aksidentin e ndodhur afër orës 19:00, lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona të cilët  pas ndihmës  së parë të marrë në QKMF Skenderaj, janë dërguar për në QKU.

“Ndërsa në orën 22:00 të datës 24 nëntor 2016, nga QKU- Prishtinë, jemi njoftuar se një nga të aksidentuarit  fëmija  i gjinisë (m) i moshës dy vjeçar, kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit B. K. 32 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor./ lajmi.net

famil

Katër familje rrezikohen nga shembja e ndërtesës 70-vjeçare

Katër familje kanë kërkuar ndihmën e Komunës së Skenderajt për shkak të rrezikut nga shembja e ndërtesës ku banojnë. Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”, që është pronar i ndërtesës dhe lokacionit dhe Komuna e Skenderajt ende nuk janë marrë vesh për këmbim të pronës, e zvarritja mund të jetë fatale për banorët, raporton gazeta Fjala.

Periskopi.com Lajme

Rasti i Prizrenit mund të ndodhë në Skenderaj, pasi që një ndërtesë e vjetër mbi 70 vjeçare në qendër të qytetit, në të cilën jetojnë katër familje, mund të shembet dhe t’i zërë banorët.

Kjo ndërtesë qëmoti është konstatuar se nuk është për banim, por familjet e vendosura aty, duke mos pasur nga të shkojnë, kanë mbetur të jetojnë me gjithë frikën e përhershme se mund të pësojnë tragjikisht, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Fehmi Fazliu, një prej kryefamiljarëve të katër familjeve që jetojnë në këtë ndërtesë, thotë se aktualisht vetëm ai dhe familja e tij ndodhen aty, sepse një ndërtues që ka ngritur një objekt të lartë banimi në afërsi, sipas tij, i ka larguar familjet nga aty dhe u ka siguruar strehim, nga frika se gjatë ndërtimit të objektit të tij, ndërtesa mund të shembej.

Sami Lushtaku

Në përgjimet e EULEX-it, Lushtaku kur duhej të ishte në burg lajmërohej nga Skenderaj

Në kohën kur duhej të ishte nën mbikëqyrjen e oficerëve korrektues të Dubravës, Sami Lushtaku u dërgonte mesazhe njerëzve me përmbajtje se ishte në Skenderaj.

Periskopi.com Lajme

Në gushtin e vitit 2015, ekipe policësh të EULEX-it e kishin vënë nën përgjim Lushtakun dhe ekipet e gardianëve të cilët e përcillnin.

Raportet e hetuesve të EULEX-it e përshkruajnë në detaje itinerarin e Sami Lushtakut gjatë kohës së tij në paraburgim dhe vizitave të tij jashtë Qendrës së Paraburgimit.

Siç shkruhet në një raport të tillë, të siguruar nga KALLXO.com, më 19 gusht 2015, Sami Lushtaku përmes telefonit komunikoi me M.B., duke thënë: “Shiko të premten (më 21 gusht 2015) përgatit pjatat shtëpiake për 7-8 persona, ashtu si i bën më së miri ti, bëje gati për me marr dhe unë do ta marr”, përshkruhet në transkriptet e mesazheve.

Kjo porosi e Lushtakut sipas prokurorit merr përgjigje pozitive nga M.B.

Në rrjedhën e këtij komunikimi, Policia e EULEX-it më 21 gusht të vitit të kaluar mbikëqyri Sami Lushtakun gjersa ai u nis nga Qendra e Paraburgimit në Dubravë me një makinë PEU me ngjyrë të bardhë, i shoqëruar nga tre oficerë të Shërbimit Korrektues.

Tre oficerët e Shërbimit Korrektues të caktuar për të përcjellë Sami Lushtakun në QKUK, ishin Ylber Blakaj, Gzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena.

Policët e EULEX-it e përshkruajnë se si makina me të cilën po transportohej Lushtaku mori një kthesë të papritur.

“Makina ishte duke iu afruar Fushë-Kosovës përmes autostradës Pejë-Prishtinë rreth orës 9:50, ndërsa rreth orës 10:02 bën një kthesë të papritur majtas në semaforin afër qendrës tregtare ETC, në vend se të vazhdonte drejt në QKUK”, përshkruan raporti.

“Makina vazhdoi më pas në atë rrugë deri rrethrrotullimi që dërgon në autostradën për Mitrovicë. Makina pastaj u kthye në rrugën “Ahmet Krasniqi”, që çon në lagjen Arbëria/Dragodan dhe vazhdoi rrugës teposhtë”, thuhet në raportin e EULEX-it.

Gjithnjë sipas raportit, makina vazhdoi duke bërë përsëri një kthesë të papritur në rrugën “Selim Berisha”, ku jeton M.L.

Ky është vendi i fundit ku përcjellësit nga EULEX panë Sami Lushtakun me oficerët e Shërbimit Korrektues atë ditë.

“Në orën 10:24 vetura PEU u pa sërish në kryqëzimin e rrugës “Zagrebi” me Unazën Qendrore në fund të lagjes Arbëria/Dragodan. Në këtë kohë në veturë ishin vetëm tre pjesëtarë të Shërbimit Korrektues ndërsa Sami Lushtaku nuk ishte më me ta”, thuhet në raport.

Në një një aktakuzë, e cila është dorëzuar në Gjykatë prokurori i EULEX-it përshkruan mënyrën se si kaluan kohën tre oficerët e Shërbimit Korrektues që ishte dashur të ishin me Sami Lushtakun.

“Policia e EULEX-it vazhdoi mbikëqyrjen e veturës me tre oficerët brenda deri në orën 17:52. Gjatë kësaj kohe oficerët e Shërbimit Korrektues u panë duke udhëtuar rreth Prishtinës, duke ngrënë drekë, duke bërë shoping, pastaj duke udhëtuar në Mitrovicë, pastaj atje bënë prapë shoping dhe në fund rreth orës 17:52 u panë në Skenderaj”, thuhet në raport.

Prokurori thotë se as makina asnjëherë nuk arriti në QKUK, e as Sami Lushtaku nuk u pa në makinë pas orës 10:12.

Prokurori Romulo Mateus më pas përshkruan një komunikim në të cilin përmendet vendndodhja e Sami Lushtakut.

“Mirë mirë, ne jemi në Skenderaj” dhe shtoi ‘kish me qenë mirë nëse unë nuk kam nevojë me ardhë atje, a mundesh me ba ti, vetëm takohu me të”, thuhet në një telefonatë në mes Lushtakut dhe personit me emrin Avni.

Prokuroria e Shtetit njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj 24 personave për arratisjet e Sami Lushtakut dhe pjesëtareve të grupit “Drenica”./Kallxo.com/

845x48613947_skenderaj_proteste-780x439

Nesër protestë në Skenderaj, kundërshtohet aktvendimi i Apelit për rastin Drenica

Periskopi.com Lajme

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Skenderaj dhe Këshilli i Punëtorëve të Administratës komunale të Skenderajt bëjnë thirrje për Protestë gjithëqytetare në Skenderaj.

Protesta, siç thuhet në një njoftim bëhet për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica.

“Protesta do të mbahet më datë 18 nëntor 2016 në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj nga ora 12:00. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkohen kësaj proteste, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj dhe me kërkesën për vendim të drejtë nga Gjykata Supreme. Skenderaj 17.11.2016”, thuhet në njoftimin e Shoqatave. /Telegrafi/