Skender Hyseni tregon përse nuk guxuan ta dërgonin demarkacionin në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, që është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së ka folur për demarkacionin.

Ai ka thënë se ai duhet dërguar në Arbitrazh.

Madje tha se duhet ta harrojnë edhe Kadri Veseli edhe të gjithë të tjerët që do të mund të bëjnë ndryshime të kufijve me Malin e ZI, kur dihet sipas tij, se Mali i Zi është pjesë e NATO’s.

Kështu ka thënë ai në një intervistë në Klan Kosova. Por, e pranoi se nuk do të mund të ri-negociohet më kufiri me NATO’n.

Hyseni tha se Lista Serbe nuk donte ta votonte demarkacionin andaj nuk e kanë dërguar në Kuvend.

Sipas tij, do të ishte dështim i Kosovës para ndërkombëtarëve nëse nuk do votohej në Kuvend.

“Pa votat e tyre nuk do të kalonte. Mali i Zi në NATO, do të isha i pa sinqertë nëse e them se kufiri me ta mund të ri-negociohet. Vendimet e Arbitrazhit janë vendime që nuk mund të ankimohen, qysh do që është çështja duhet ta pranojmë”, tha ai./ Periskopi

Skënder Hyseni e dinte se çka do të ndodhte në Kumanovë, thotë Zekaj

Ismajl Zekaj, babai i luftëtarit Val Zekajt, në Rubikon të KTV-së është shprehur i sigurt se ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka pasur njohuri para betejës dhe e dinte se çka do të ndodhte tutje.

Periskopi.com Lajme

Zekaj shpjegoi se si u përcollën luftëtarët deri në një Kumanovë.

“E di Skënder Hyseni që policia e Gjilanit i ka përcjell njerëzit, kjo është pas Gushincës. I kanë çuar në një qorrsokak, ata janë luftëtarë mirëpo mua nëse më kishin dërgu atje, kisha thënë jo, nuk mund të luftojmë në një vend ku nuk mund të tërhiqem”, ka thënë Zekaj.

Policia e Kosovës dhe Policia e Maqedonisë, thotë Zekaj kanë bashkëpunuar për t’i dërguar luftëtarët atje.

Zekaj bëri të ditur se qëllimi i luftëtarëve ishte implementimi i marrëveshjes së Ohrit për të vazhduar me idenë e Shqipërisë Etnike.

“Nëse bëhet një organizim edhe sot, unë plak jam, por nëse bëhet organizim për Shqipërinë e madhe, unë shkoj”, ka thënë Zekaj.

Zekaj është i bindur se ata janë tradhtuar.

“Sot e kësaj dite jam i bindur se janë tradhtuar dhe janë tradhtuar nga udhëheqësia e Maqedonisë”, ka thënë ai.

Zekaj shpjegoi se nuk është i vetmi të cilin nuk po e lejojnë të marrë pjesë në seancat gjyqësore.

“Po bëj pak probleme”, thotë Zekaj i pyetur se pse nuk po e lënë të futet brenda.

Përveç tij, Zekaj thotë se nuk është lejuar as ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysaj.

Ndonëse e vlerëson përpjekjen e tij për të marrë pjesë në seancë, Zekaj shpjegoi se si ambasadori u largua menjëherë, çka sipas tij, nuk është sjellje e duhur e korrekte për një ambasador.

Hyseni: Për të vetmen gjë që më ka ardhur keq është komunikata e Vetëvendosjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, theksoi se ky institucion i cili ka vënë rregullat e institucioneve për rend dhe ligj, në të njëjtën kohë, edhe pse Kuvendi i ka dhënë ingerencë me ligje të aprovuara secilit institucion për rend dhe ligj, është e drejtë po ashtu e këtij institucioni nëse do të debatojë ose hamendësojë në atë që vet e ka përcaktuar për institucionet e pavarura për rend dhe ligj.

Periskopi.com Lajme

“Ky debat si ky ka mundur të bëhet edhe në tetor, sa më përket mua, këso lloj debatesh munden me u mbajt për çdo ditë. U fol për shumë dikastere, normalisht se nuk mund të foli për të gjitha. Unë e kam të shenjt që mos të jap urdhra politik, qoftë edhe në polici për qëllime politike. Po theksoj, se kemi një polici të shkëlqyeshme, të cilën duhet ta ndihmojmë drejt përsosjes dhe perfeksionimit. Pikërisht për shkak të mos përzierës time në polici të hetuesisë, nuk e kam bërë as një lëvizje të vetme për arrestimet. E vetmja gjë që kam ndier keq ardhja ka qenë komunikata e LVV-së”, tha Hyseni.

Kërkohet dorëheqja e Dhurata Hoxhës në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit

Profesori dhe sociologu Ardian Gola thotë se Astrit Deharit iu shkelën shumë të drejta, madje edhe e drejta për të vdekur si njeri.

Periskopi.com Lajme

Ai duke kërkuar drejtësi për Astritin kërkon dorëheqjen e Dhurata Hoxhës, shkarkimin e tërë zyrtarëve që kanë përgjegjësi institucionale për rastin ën fjalë, fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve, raporton periskopi

Këto tria thotë se janë parakusht që do të jepnin sinjalin fillestar nga shteti që tashmë ka marr seriozisht rastin e Deharit.

Gola ka edhe kërkesë tjetër, por krejt këto, sipas tij me qëllim që të rikthehej dinjiteti post mortum Astritit dhe të bëhet rehabilitimi shpirtëror i familjes së tij.

Gola kërkon drejtësi për Astritin dhe uron që të bëhet ashtu.

Ja shkrimi i tij i plotë:

 

Ne Kosove ka 1001 arsye per te protestuar. Por neser do te protestoj vetem e vetem per Astritin. Para se t’ishte aktivist politik, qytetar i ketij shteti dhe pjesetar i kesaj shoqnie, Astriti ishte njeri. Dhe si te tille iu mohua e drejta fundamentale per nje vdekje dinjitoze. Perpos padrejtesise qe iu be qe vdiq ne institucione, ku do te duhej te ishte i sigurt, si t’mos mjaftonte, padrejtesite i vazhduan edhe me pas. Ky shtet nuk e mori me seriozitetin e duhur vdekjen e dyshimte te Astritit ne institucionet e sigurise. Perkundrazi, duke dhene deklarata kontradiktore e interpretime gjysmake, duke tejzgjatur procedurat hetimore, duke iu dhene mediumeve private ekskluzivitetin e emetimit publik te materialeve, te cilat ishin me ndjeshmeri te larte prokuroriale etj. humbi ne teresi kredibilitetin institucional, edhe ashtu mjaft te gjymtuar, per te hetuar rastin. Me kete qasje, dhimbjen dhe tragjedine njerezore te Astritit ky shtet e shnderroi ne spektakel publik dhe mjegullnaje politike. Ende nuk eshte vone te arrihet #DrejtësiPërAstritin, dhe per kete, si qytetar i rendomte i ketij shteti, kerkoj:

1) doreheqjen e ministres se Drejtesise ,

2) shkarkimin e tere zyrtareve qe kane pergjegjesi institucionale per rastin ne fjale

3) fillimin e menjehershem te ndjekjes penale te pergjegjesve.

Keto trija jane vetem parakushte qe do t’jepnin sinjalin fillestar nga shteti qe tashme e ka marr seriozisht rastin e Astritit. Me pas, si kerkese e katerte,

4) ne proceduren hetimore, do te duhej te perfshiheshin edhe zyrtare nderkombetare qe do te ndihmonin ne rikthimin e kredibilitetit te procesit hetimor.

E tere kjo, te pakten per mua, do te mundesonte rikthimin e dinjitetit post mortum te Astritit dhe rehabilitimin shpirteror te familjes se tij. Por sigurisht se do te shmangte edhe mjegullimin e metutjeshem politik te vdekjes se tij, prej te cilit do t’perfitonin me se shumti politikanet, me se paku qytetaret, nderkohe qe cmimin emocional do ta paguanin familja e Astritit. Prandaj, venia ne vend e drejtesise per Astritin eshte kerkesa me njerezore dhe me legjitime e mundshme. Ashtu u befte!/ Periskopi

Hyseni në konferencën e INTERPOL-it kërkon anëtarësimin e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të INTERPOL-it, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, të 85-të të INTERPOL-it, e cila po i zhvillon punimet në Bali të Indonezisë, i është drejtuar sot kësaj asambleje me një fjalë rasti.

Periskopi.com Lajme

Pikë e veçantë në punimet e ditës së sotme ishin kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.

Këtë vit asambleja po diskuton vetëm për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese, ndërsa varësisht nga kriteret që do të vendosen votimi do të bëhet gjatë asamblesë së ardhshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në nëntor të vitit të ardhshëm në Peking.

“Në fjalën e tij para delegatëve të organit më të lartë të INTERPOL-it, ministri Hyseni paraqiti në detaje arsyetimin e kërkesës për anëtarësim, duke theksuar shkallën e lartë të përgatitjes profesionale të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera për rend e ligj”, thuhet në njoftim.

Ministri Hyseni ka bërë ftesë që kërkesa e Kosovës për anëtarësim të marrë trajtimin e merituar gjatë vendosjes së kritereve.

Ministri Hyseni theksoi se Policia e Kosovës është policia më e trajnuar dhe më profesionale në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftim theksohet se kjo hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet si shtet dhe në këtë nivel në AP të INTERPOL-it.

Foto historike: Skender Hyseni para se të braktiste artin për politikën

Skender Hyseni, tashmë ministër i Punëve të Brendshme dikur ka qenë muzicient.

Periskopi.com Lajme

Ai ka marrë pjesë në shoqëritë kulturore të Llapit duke shfaqur talentin e tij si ekzekutues në harmonikë./ Periskopi

Skender Hyseni

Skender Hyseni brengoset për deklarata, jo edhe për sigurinë në vend

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se nga informatat që janë marrë nga avokatët e Nehat Thaqit se i njëjti edhe më herët ka udhëtuar për Serbi.

Periskopi.com Lajme

Duke u nisur nga kjo Hyseni tha se është e paqartë se pse mu në këtë kohë ka ndodhur kjo .

“Jemi kujdes që me asnjë deklarim publik mos ta rrezikojmë e që shkon ndesh me deklarimet që mund t’i bëj atje zotit Thaqi”, tha Hyseni.

Komandant Leka ‘godet’ Skender Hysenin, kërkon lirimin e Thaqit

Deputeti i Kosovës, nga radhët e LDK-së, Nuredin Ibishi, i njohur si komandant 'Leka', ka kritikuar kolegët e tij të partisë sa i përket arrestimit të komandantit të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqi.

Periskopi.com Lajme

Të mërkurën ai ka thënë se arrestimi i Thaqit është goditje e rëndë për vendin dhe se kjo është vazhdimësi i një regjimi të tillë, sikurse ishte në të kaluarën.

“Autoritetet tona duhet të ndërmarrin masat e duhura për lirimin e Thaçit. Kjo tregon një sistem fragjil në sektorin e sigurisë”, tha ai, raporton Periskopi, duke përmendur me këtë rast edhe mungesën e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë çështje.