Rusia sërish tregon dhëmbët lidhje me sulmin në Siri

Periskopi.com Lajme

Moska zyrtare të mërkurën ka karakterizuar projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sulmin në Siri si “të papranueshëm”, transmeton AFP.

“Në formatin aktual ky projekt për ne është i papranueshëm. Ne, natyrisht, se nuk do të votojmë për të”, ka thënë zëvendës ministri i Jashtëm rus, Genadi Gatilov.

Reklamë
Reklamë

Erdogan flet për sulmin amerikan në Siri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përshëndetur sulmin e forcave amerikane mbi forcat siriane, por tha se kjo nuk është e mjaftueshme dhe bëri thirrje për masa shtesë.

“Përshëndes këtë masë pozitive dhe konkrete. Mendoj, megjithatë se kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse dëshironi rezultate të rëndësishme, koha është që të ndërmerren masa për mbrojtjen e popullit të shtypur sirian”, tha Erdogan në një fjalim në jug të Turqisë.

SHBA në mëngjes me urdhër të presidentit Donald Trump kryen sulme ajrore në Siri, si përgjigje ndaj sulmeve me gaz helmues për të cilin dyshohet se është kryer nga forcat e regjimit Bashar al Asad.

“Dëshiroj të jem i qartë. Derisa fëmijët të vriten në botë, askush nuk mund të ndihet i sigurt dhe në paqe”, tha Erdogan, duke shtuar se është e domosdoshme që të vendosen zona të sigurisë në të cilat nuk do të ketë terror.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka bërë të ditur se analizat e para të bëra në Turqi tregojnë se viktimat e sulmit të forcave të Asadit ishin të ekspozuara ndaj sarinës, i cili është gaz i fortë neuro-toksik.

Reklamë
Reklamë

Këshilli i Sigurisë së OKB kritikojnë Rusinë rreth sulmeve kimike në Siri

Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë rreth sulmeve kimike të kryera në Sirinë Veriore.

Periskopi.com Lajme

Sugjerimet e Moskës se civilët ishin helmuar nga rebelët në atë terren, janë konsideruar si të pavërteta nga shumica.

Sekretari i Çështjeve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, ekspert i armeve tha se të gjitha provat vënë në pah, se ky ka qenë një sulm nga ana e qeverisë siriane, e cila është aleate e Rusisë.

Në ndërkohë në Bruksel shtatëdhjetë shtete donatore janë duke diskutuar përpjekjet për të dërguar ndihma në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Koordinatori i Ndihmës Emergjente i OKB-së, Stephen O’Brien, tha se detajet rreth këtyre ndihmave do bëhen të ditura më vonë gjatë ditës.

Sipas Monitoruesit Sirian për të Drejtat e Njeriut në Britani, 20 fëmijë dhe 52 të rritur janë vrarë përgjatë incidentit kimik të martën në Siri.

Gjatë hapjes së takimi të Këshillit të Sigurimit, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Çështje të Çarmatimit Kim Ëon-Soo ka thënë se, nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi më i madh me armë kimike në Siri që nga sulmi në Ghouta në gusht të vitit 2013, kur qindra njerëz qenë vrarë në rrethinat e kontrolluara nga rebelët e Damaskut.

Reklamë
Reklamë

A e keni ditur se Steve Jobs ishe fëmija i një emigranti Sirian !?

Babai biologjik i Jobs ishte Sirian, dhe kishte emigruar në SHBA në vitin 1950.

Periskopi.com Lajme

Bota ende vazhdon të mbetet në shok nga fotografia e fëmijës Sirian i cili ishte fundosur në det përderisa së bashku me familjen e tij ishin larguar nga Siria e cila është shëndrruar e tëra në një ferr të vërtetë si shkak i luftës që është duke ndodhur atje.

Dhe në gjithë atë që u tha dhe u shpërnda në internet, një imazh i publikuar nga një ekspert i teknologjisë dhe biznesmen i cili jeton në Zvicër, imazhi është një fotografi e Steve Jobs dhe e titulluar ‘Fëmija i një emigranti Sirian’.

“Pasi pashë imazhet e vogëlushit Aylan, isha i shokuar dhe nuk munda të qëndroj pa bërë asnjë veprim” tha ai për mediat të cilat intervistuan atë.

“Nuk mund as t’a shikoja aq mirë atë imazh të Aylanit, sepse kam dy fëmijë të vegjël, dhe vetëm mendoja se edhe ata mund të ishin në vendin e tij, është e tmerrshme”, përfundoi ai./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Imazhe nga Aleppo që po tronditin botën (Foto)

 ‘USA TODAY’ ka publikuar një përmbledhje të fotove të cilat janë shkrepur në momente të ndryshme dhe për njerëz të ndryshëm, duke përcjell fare qartë momentet e vështira që është duke përjetuar Aleppo.

Periskopi.com Galeria

 

Fëmijë të plagosur, të vetmuar dhe që shfrytëzohen nga rebelët për punë të rënda. Njerëz që jetojnë nën rrënoja dhe që e kanë humbur shpresën. Këto foto sjellin panoramën e plotë të gjendjes trishtuese në lagjet e Aleppos.

Reklamë
Reklamë

Palestina shkollon studentë në Serbi, Beogradi e falënderon për qëndrimin ndaj Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, në fundjavë, ka biseduar me zyrtarë të Palestinës dhe i ka falënderuar ata për mirëkuptimin që kanë për pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës.

Periskopi.com Lajme

 

Daçiq, njoftojnë medie të Beogradit, ka biseduar me shefin e diplomacisë palestineze Riad Al-Malikin për marrëdhëniet bilaterale, transmeton Koha.net.

“Ai ka mirëkuptim për problemet që kemi”, ka thënë Daçiq.

Ministri i jashtëm serb ka përkujtuar kohën e Titos kur në ish-Jugosllavi shkolloheshin mijëra studentë palestinezë.

“Shumë nga ata studentë tash gjenden në Palestinë dhe ata janë thesari ynë. Planifikojmë të vazhdojmë procesin e dhënies së bursave për studime në Serbi. Aktualisht Serbia i ka ndarë 16 bursa për studentët palestinezë për mësime në vendin tonë”, ka thënë Daçiq.

Reklamë
Reklamë

Regjimi sirian rrethon Aleppon, humb në Palmira

Ushtria siriane të shtunën ka forcuar më tej unazën rreth rebelëve në Aleppo, por pësoi disfatë në qytetin e lashtë Palmira, ku kontrollin e pothuajse gjithë qytetit edhe një herë e mori Shteti Islamik.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftëtarët e Shtetit Islamik kanë hyrë sërish në qytetin e lashtë sirian Palmira, ku ata ishin të detyruar të largohen nga aty tetë muaj më parë.

“Pas progresit të shpejtë, tani kontrolloi i shumicës së Palmiras, është nën xhihadistët e Shtetit Islamik, përveç pjesës jugore”, tha Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatorit, raporton AFP.

Aktivisti i Rrjetit Koordinues për Palmira, Osama al-Khatib ka thënë se ushtarët e Qeverisë ikën nga Palmira. “Ushtria iku si një institucion i shpërbërë”, tha ai, raporton AP.

Khatib shtoi se një numër i vogël i ushtarëve dhe anëtarëve të milicisë ka mbetur në qytet, së bashku me 120 familje që nuk ishin në gjendje të largohen nga Palmira.

Shteti Islamik ka shkatërruar shumë monumente gjatë pushtimit 10-mujor të Palmiraa, njërën nga trashëgimit më të lashta që është në listën e UNESCO-s, transmeton KosovaPress.

Xhihadistët në maj të vitit të kaluar kapën disa qytete në krahinën e Homsit, duke përfshirë Palmiran.

Reklamë
Reklamë

E dyshuara se rekrutoi gra për në Siri, tash organizon kurse për fëmijë në Prishtinë

E dyshuara për rekrutimin e grave kosovare në Siri, Ikballe Berisha-Huduti ka filluar një projekt tjetër në Prishtinë. Ajo kundërshton ashpër ekstremizmin dhe thotë se nuk duhet vritet askush në emër të Allahut.

Teuta GASHI Lajme

Në një intervistë për Periksopi.com ajo tregon se ka filluar të mbajë orë rehabilituese psikologjike për gratë në Kosovë, dhe tregon financuesit që i ka, thotë se janë britanikë.

E diplomuar në Letërsi Shqipe dhe Letërsi Krahasimtare e master në Psikologji, ajo flet për kombin kosovar, për mësuesen e Malishevës që u largua nga puna për shkak të mbulesës, e edhe për kosovarët që iu bashkuan ISIS-it. Këta të fundit, ajo thotë se kanë bërë mëkat.

Është bashkëthemeluese e Institutit Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri”, e thotë ferexheja nuk është obligim fetar.

Berisha-Huduti thotë se ekstremizmi te myslimanët e Kosovës vjen për shkak padrejtësive që i shohin, dhe për shkak të injorancës.

Së fundmi ajo ka shpërndarë disa fletushka të cilat njofton se ofrojnë kurse për fëmijë dhe të rritur për mësim të besimit islam, për leximin e bukur të Kuranit dhe studimin e tij, si dhe që mbajnë takime fetare javore për biseda të lira jetësore dhe psikologjike.

Për Periskopi. com ajo thotë këto kurse i ofrojnë pa pagesë dhe se janë të regjistruar si OJQ.

Periskopi: I kemi parë disa fletushka nëpër hyrje të banesave, çka janë ato, çfarë kurse, a janë me pagesë?

Berisha-Huduti: Ne ende nuk kemi filluar punën zyrtarisht, për shkak të financave, presim të fillojmë në janar. Kemi donacione nga biznesmen nga Londra, të cilët edhe e kanë blerë këtë objekt, për Institutin. Aktivitetet tona ende nuk kanë filluar, por unë si psikologe në departamentin e grave dhe fëmijëve këtu, kanë shprehur dëshirën disa persona që të mësojnë shkronjat e gjuhës arabe. Ka shumë studentë të orientalistikës, e të cilët duan ta përforcojnë atë që e bëjnë në fakultet. Ka edhe besimtarë, që kanë shprehur dëshirën të mësojnë shkronjat e gjuhës arabe.

Për momentin e kemi parë që nuk ka interesim. Po punojmë vetëm me orë rehabilitimi, që e kemi çdo të enjte, orë rehabilitimi shpirtëror, aty këndojnë gratë së bashku, këngë të ndryshme, lutje të ndryshme, tema të ndryshme, ka edhe psikologe. Është freskim shpirtëror për gratë. Ne si OJQ nuk e kemi problem sekularizmin, kemi qëllim të ngrisim vlerat ndërfetare, tradicionale dhe morale. Në Institut kemi edhe të krishterë që janë të interesuar të bashkëpunojnë. Edhe këto kurse janë kurse që nuk paguhen, janë falas, por prej janarit do të kemi kurse që do të paguhen, një shumë simbolike vetëm sa për të mbuluar shpenzimet e profesorëve, një nga ato kurse janë ‘Self Development” që e mbanë një angleze, në gjuhën e saj. Ne e kemi edhe  “British Corner”, ua kemi hatrin donatorëve, ka kushtuar ky objekt.

Periskopi: Po thoni që kurset tjera janë pa pagesë krejtësisht?

Berisha-Huduti: Pothuajse po. Ose paguhen me një shumë të vogël.

Periskopi: Po thoni që ka edhe njerëz të feve të ndryshme këtu, çfarë bëjnë ata?

Berisha-Huduti: Agnostikë kemi shumë. Qëllimi ynë është të kemi liri dhe respekt për diversitetin.

Periskopi: Çfarë bëjnë ata këtu?

Berisha-Huduti: Me agnostikët ne e kemi formuar grupin dhe dëshirojmë të bëjmë 10 sesione, vetëm biseda pse, qysh, tek!

Periskopi: Çfarë temash?

Berisha-Huduti: Tema rreth mosbesimit, pse është agnostik, pse është ateist, kështu pra, tema kryesisht sociale, ka edhe filozofike.

Periskopi: Keni ndonjë qëllim që dikush nga ta të kthehet në ndonjë fe tjetër?

Berisha-Huduti: Mundemi edhe prej fesë sonë (myslimane) me qenë agnostik, nëse ne nuk i kemi profesorët që munden t’i bindin atëherë secili është i lirë të shpreh mendimi e tij, pse jo. Edhe mua nëse më bind dikush që besimi im nuk është në rregull, është e drejtë e imja ta ndryshoj.

Periskopi: A e keni këtë qëllim, që ata të orientohen kah feja islame?

Berisha-Huduti: Qëllimi im ynë është vetëdijesimi për liri dhe respekt për diversitetin. Të gjithë ta kenë atë lirinë dhe respektin. Këtu në Kosovë është një sëmundje patologjike e paragjykimit. Në momentin kur e sheh me mbulesë ka një lloj fobie.  

Periskopi: Si financoheni kur gjithë këto shërbime i ofroni pa pagesë?

Berisha-Huduti: Kemi qenë shumë transparentë deri tash dhe jemi OJQ që ka filluar të ketë prestigjin e vet në këtë shoqëri. Ende nuk kemi filluar punën, prej një janar besojmë të fillojnë, dashtë Zoti, sepse ne nuk kemi financa dhe vetëm çka po mundemi vullnetarisht me punu. Të gjithë po angazhohen në mënyrë vullnetare, njerëzit kanë dhuruar libra, kemi ndërmend të bëjmë  digjitalizimin, që studentët të vijnë të përgatisin seminare, tema etj.

Pa donatorë nuk do të funksiononim.

Periskopi: Kush janë donatorët tuaj?

Berisha-Huduti: Donatorët për momentin janë Federata Botërore në Britaninë e Madhe “Registration Charity”, të cilët janë biznesmen të besimeve të ndryshme, ka të gjitha feve aty, por që e vlerësojnë kulturën. Ne jemi bazë themelore e krijimtarisë së Naim Frashërit, pra tri shtyllat që Frashëri u ka vëne theks: kombëtarja, tradicionalja dhe moralja. E tek moralja normal që hynë edhe feja.

Periskopi: Po e theksoni shumë temën e kombit, a e njihni kombin kosovar?

Berisha-Huduti: Patjetër që po, është pjesë e shqiptarëve. Unë dy flamujt i mbajë në tavolinën time. Kombi kosovar është një komb shqiptarë, bazën e kemi shqiptare, por për shkak politikave, për shkak gjendjes aktuale, kemi qenë në kurthe të serbëve. Së paku duhet ta shfrytëzojmë atë që kemi aktualisht, e pastaj, patjetër që vjen Bashkimi Kombëtar.

Periskopi: Në çfarë lloj Bashkimi Kombëtar?

Berisha-Huduti: Unë besoj në të, sepse mundemi me shku në Evropë, kemi nevojë për të dhe kemi kapacitet. Evropa po plaket, ne kemi rini të shëndosh edhe pse fatkeqësisht janë shërbëtorë të Evropës. Fillimisht besoj në Bashkimin Kombëtar mes Kosovë dhe Shqipërisë, pastaj trojet tjera do vijnë vetvetiu.

Periskopi: Një kolege e juaja me mbulesë, është larguar nga puna në Malishevë, si e komenton?

Berisha-Huduti: Secili ka të drejtën e bindjes së vet të brendshme, por duhet edhe të respektohen Ligjet e vendit ku jeton. Për ato Ligji dikush është munduar.

Periskopi: Atë e larguan nga puna, a është vepruar drejt?

Berisha-Huduti: Për mua nuk është vepruar drejt, nëse ajo si mësimdhënëse ka kapacitete dhe ka kaluar konkurset, është bërë e padrejtë ndaj saj kur e larguan ga puna. Por, meqë i kanë gjet punë tjetër mirë është bërë, këto mendoj se janë vetëm acarime lokale. Ne e dimë mirë që shqiptarëve përveç Ligjeve formojmë edhe rregullore autonome, që aq shumë ju japin forcë saqë bëhen Ligje në një shtet. Ne kemi probleme më të mëdha, ajo duhet të kërkoj të drejtën e saj.

Periskopi: A kanë probleme gratë me mbulesë në Kosovë?

Berisha-Huduti: Gratë me mbulesë në Kosovë kanë probleme, por nuk jemi vetëm ne. Më shumë probleme kanë gratë pa mbulesë, sepse gruaja tek ne nuk vlerësohet për qëndrimin e saj dhe kapacitetet, por për dukjen. Gratë me mbulesë duhet të punojnë. Ato vetë duhet të kërkojnë të drejtat, në suaza të normales. Nuk mundet kurrsesi një grua që mbanë ferexhe të inkuadrohet në shoqëri, ferexheja ajo nuk është obligim në islam.

Periskopi: A jeni kundër ekstremizmit?

Berisha-Huduti: Ajo nuk ndodh vetëm te myslimanët, ndodh gjithkund nëpër botë, është nihilizëm, humbje e botëkuptimit. …Ekstremizmi, normal që jam 100% kundër, sepse asnjëra nfa fetë nuk e pranojnë ekstremizmin si element të tyre. Ekstremizmi tek të krishterët paraqitet për shkak të nihilizmit, sepse një i ri e humb botëkuptimin: i ka të gjitha, drogë, alkool, shije, filma e gjithë të tjerat dhe thotë te shoh tash çka bëhet tash – të vrasë dikë ose të vrasë veten, humb botëkuptimin, sepse janë kriminalizuar duke shikuar kinematografi moderne. Ndërkaq te myslimanët e Kosovës, ekstremizmi vjen për shkak të padrejtësive që i shohin, dhe për shkak të injorancës. Çdo padrejtësi mundet me u zgjedh me negociata, ne të gjithë mund të kuptojmë njëri-tjetrin.

Periskopi: A duhet të vrarë apo të bëhet sulm vetëvrasës në emër të Allahut?

Berisha-Huduti: Ajo është absurd i papërshkrueshëm, atë mund ta bëjnë vetëm kriminelët, nuk vritet në emër të Allahut. Neve historia islame na mëson se Imam Aliu kurrë nuk ka shku në fushëbetejë pa bërë me dhjetëra herë negociata. Në fund edhe nëse ka shkuar, ka bërë dyluftim, e jo vetëvrasje me ato mjete siq po ndodh tani nëpër botë.

Periskopi: A ka ekstremizëm në Kosovë?

Berisha-Huduti: Ka, por më shumë është i fryrë. Shoqëria jonë është shumë e shëndosh.

Periskopi: Çka me të rinjtë që i janë bashkuar ISIS-it?

Berisha-Huduti: Zoti ia faltë!

Periskopi: A është e drejtë kjo?

Berisha-Huduti: Zoti ia faltë!

Periskopi: A kanë bërë mirë?

Berisha-Huduti: Zoti ia faltë, çfarë mëkati kanë bërë.

Periskopi: Keni pasur OJQ tjetër në emrin tuaj?

Berisha-Huduti: Po, edhe ende punoj në organizatën NISA, aty e kam rolin tim më të madh, në Institutin “Naim Frashëri” jam vetëm një nga 15 themeluesit. Punoj në NISA, por për shkak se ne nuk kemi dashur të fusim nxitje dhe urrejtje fetare që nga viti 2012 ka stagnuar. Për shkak mendimeve tona që në realitet ne nuk kemi bërë ndryshe, por vetëm sipas statusit kemi vepruar, statusi thotë se mund të merremi me aktivitete fetare, e jemi marrë me kurse të Kuranit, më shumë kurse humanitare, por për shkak të hoxhallarëve ekstrem. Dis aprej atyre hoxhollarëve i kanë fshirë videot e tyre pastaj, pasi janë burgosur, kanë bërë padrejtësi ndaj meje, ne s’kemi dashtë për shkak atyre me ba probleme, prandaj e kemi stagnuar punën nga vitin 2012.

Periskopi: A keni pasur probleme me Ligjin?

Berisha-Huduti:  Jo, kemi dhënë intervistën, avokate e kam pasur Kosovare Kelmendin, ajo më ka thënë: nuk paskam për çfarë të të mbroj unë ty.

Periskopi: Cili ka qenë problemi?

Berisha-Huduti: Prokuroria ka shprehur dyshime, e kanë vërtetuar dyshimin, por edhe pse ata kanë shprehur vetëm  dyshime, ne kemi stagnuar punën.

Periskopi: Cili ka qenë dyshimi?

Berisha-Huduti: Dyshimi ka qenë rekrutim i femrave në Siri, shpëlarje parash dhe ekstremizëm, nuk kemi pasur të bëjmë asgjë me to.

Periskopi: A është mbyllur çështja?

Berisha-Huduti: Jo, por ne nuk po ngutemi, sepse kemi punë të tjera, ata le të përfundojnë punën e tyre. Nuk nuk kemi mundësi për avokat dhe të tjera gjëra sepse kushtojnë, e dimë se jemi të pastër dhe kemi punë tjera, kur t’i vie koha le te mbyllin organizatën nëse gjejnë diqka, hiq se kemi problem, vetëm duam të kemi arsyet e pastra.

Periskopi: Po thoni që ka stagnuar puna në atë OJQ apo?

Berisha-Huduti: Patjetër, ne e respektojmë Ligjin, përndryshe s’mund të jemi pjesë e kësaj shoqërie.

Reklamë
Reklamë