asadddd_2817

Assad para dorëheqjes

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka bërë të ditur se qeveria e tij është e gatshme të negociojë “gjithçka” në bisedimet e propozuara të paqes në Kazakistan, aty ku ende nuk dihet me saktësi se kush do ta përfaqësojë opozitën, ndërsa as data nuk është përcaktuar.

Periskopi.com Lajme

 

Assad tha gjithashtu se armëpushimi i ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia, aleati më i madh i tij, ishte duke u shkelur dhe se ushtria do të shtinte në dorë të gjithë territorin e Sirisë, përfshi zonën e kontrolluar prej rebelëve pranë Damaskut, ku është bombarduar dhe nxjerrë jashtë shërbimit një ujësjellës.

Ai i bëri këto komente për mediet franceze, të cilat janë publikuar gjithashtu edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, “SANA”.

Rusia njoftoi muajin e kaluar se kishte rënë dakord me Assadin, Iranin dhe Turqinë, se kryeqyteti Astana i Kazakistanit duhej të ishte vendi i organizimit të bisedimeve të reja për paqen, pasi rebelët pësuan humbjen më të madhe gjatë luftës civile, duke u zmbrapsur nga Aleppoja lindore.

Rusia dhe Turqia, një sponsorizuese e fuqishme e opozitës anti-Assad, kanë ndërmjetësuar paqen edhe si një hap drejt rinovimit të diplomacisë, pavarësisht se të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shumë shkelje.

Assad tha se delegacioni qeveritar ishte i gatshëm të shkonte në Astana “kur të përcaktohet data e konferencës”.

“Jemi gati të ulemi në negociata mbi gjithçka”, tha ai. I pyetur nëse kjo “gjithçka” përfshinte edhe pozicionin e tij si president, Assad u përgjigj: Po, por pozicioni im është i lidhur me Kushtetutën.

“Nëse ata duan të diskutojnë këtë pikë, atëherë duhet të diskutojnë edhe Kushtetutën”, tha ai. Sipas tij, çdo Kushtetutë e re duhet hedhur në referendum dhe se duhet lënë në duart e popullit sirian që të zgjedhë presidentin.

Assad, gjithsesi shtoi edhe pyetjen se “kush do të jetë në Astana nga opozita”. “Nuk e dimë ende, a do të jetë realisht një opozitë siriane atje?”.

 

Duke hedhur poshtë grupet, që sipas tij mbështeten nga Arabia Saudite, Franca dhe Britania, Assad tha se diskutimet e “çështjeve siriane” duhet të zhvillohen mes grupeve siriane. Në fakt, grupi kryesor i opozitës, Komiteti i Lartë për Negociata, është i mbështetur nga Rijadi. Grupet rebele që operojnë nën emrin “Ushtria e Lirë Siriane” njoftoi më herët gjatë këtij muaji se kishin ngrirë bisedimet në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në Astana për shkak të shkeljeve të armëpushimit./ Top Channel

obama

Obama: Përshëndetet përpjekja turko-ruse për Sirinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka mirëpritur përpjekjen e Turqisë me Rusinë, për ripërtritjen e armëpushimit në Siri dhe bisedimeve për paqe, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Periskopi.com Lajme

Shtëpia e Bardhë tha mbrëmë se Obama i ka shprehur ngushëllime Erdoganit për sulmin e “tmerrshëm” terrorist në Stamboll, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik, dhe për sulmin e 17 dhjetorit kundër policisë turke në Kajseri, për të cilin është fajësuar një grup jashtëligjor kurd.

Të dy liderët e kanë theksuar progresin në fushatën e tyre kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe janë pajtuar se “Turqia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuara me qëllim që ta mposhtin terrorizmin”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Kjo bisedë telefonike u bë pas akuzave aktuale të Erdoganit dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, se Shtetet e Bashkuara i kanë armatosur “terroristët” në Siri, që ishte referencë e qartë për ndihmën amerikane dhënë milicive kurde në Siri, që luftojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

epa-putin-jrl-161222_12x5_1600

Arrihet marrëveshja për armëpushim në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë të ditur se nën e garancinë e Turqisë dhe Rusisë, në Siri është arritur marrëveshja për armëpushim.

Periskopi.com Lajme

Putin përmes një deklarate ka njoftuar se Turqia dhe Rusia do të jenë vendet garantuese të armëpushimit në Siri që do të fillojë sonte në mesnatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti rus po ashtu ka theksuar se pas armëpushimit do të pasojnë bisedimet për paqe që do të zhvillohen në Kazakistan, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të regjimit, opozitarëve në Siri dhe palëve siriane.

Ndërkaq, Putin nuk ka dhënë datë në lidhje me bisedimet që do të mbahen në Kazakistan.

Syria's President Bashar al-Assad speaks during an interview with a German newspaper in Damascus, in this handout photograph distributed by Syria's national news agency SANA, June 17, 2013 . Europe will "pay the price" if it delivers arms to rebel forces in Syria, Assad said. REUTERS/SANA/Handout via Reuters (SYRIA - Tags: POLITICS CONFLICT) ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. THIS PICTURE IS DISTRIBUTED EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS - RTX10R1Z

Flet Assadi: Perëndimi kërkon armëpushim në Aleppo për të shpëtuar terroristët

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se vendet perëndimore kërkojnë armëpushim në qytetin sirian të Aleppo, në mënyrë që të “shpëtojnë terroristët.”

Periskopi.com Lajme

Assad në një intervistë për televizionin rus RT tha se qëllimi i armëpushimit është  të ndalojnë  përparimin e forcave të tij në Aleppo, si dhe për të ruajtur “terroristët”, transmeton lajmi.net.

Disa mijëra civilë dhe kryengritësit ende mbetet në Aleppo.

Ushtria siriane ka vazhduar bombardimet sot, fortesa e fundit e rebel në Aleppo, pas një pushimi disa orësh gjatë së cilit u evakuuan civilët nga qyteti.

siri

Në Irak dhe Siri deri tash janë vrarë 50.000 luftëtarë të ISIS-it

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë njoftuar se koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, deri më tani ka vrarë së paku 50.000 ushtarë të ISIS-it në Irak dhe në Siri, transmeton KP njoftimet.

Sulmet kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë filluar në gusht të vitit 2014, me ato ajrore ndaj bazave të terroristëve.

Mbi tre milionë fëmijë sirianë të moshës deri 5-vjeçare jetojnë në luftë

Mbi tre milionë fëmijë sirianë të moshës nën pesë vjeç jetojnë në konflikte ose nuk mund të jetojnë në kushte normale, theksohet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Periskopi.com Lajme

Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA) ka bërë një raport për nevojat humanitare në Siri për vitin 2017. Në raport thuhet se 2.9 milionë fëmijë sirianë të moshës deri në pesë vjeç jetojnë nën rrethana lufte, raporton AA

Raporti paralajmëron se lufta po shkatërron gjeneratat e reja në Siri dhe se shëndeti psikologjik i fëmijëve është në nivel shumë shqetësues. Në vendin ku shtatë milionë fëmijë jetojnë në varfëri, 1.75 milionë fëmijë nuk do të mund të vazhdojnë shkollimin, ndërsa 1.4 milionë ndoshta do të detyrohen të ndërpresin shkollimin meqë çdo e treta shkollë në vend është e shkatërruar.

Nga 13.5 milionë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë humanitare, 5.8 milionë janë fëmijë. Një milion persona në Siri janë nën bllokadë, ndërsa 3.9 milionë jetojnë në rajonet ku vështirë arrihet. Në raportin theksohet se 6.3 milionë sirianë janë të shpërngulur të brendshëm.

Po ashtu, theksohet se nga fillimi i luftës në Siri, 50 për qind e banorëve janë detyruar të braktisin vendqëndrimin.

Vetëm në Turqi qëndrojnë 2.8 milionë sirianë. “Çdo muaj për shkak të konfliktit përmes formave të ndryshme të psikozës kalojnë 30 mijë persona”, theksohet në raportin e OCHA. Nga viti 2011 kur filloi lufta, në Siri kanë humbur jetën 770 punonjës shëndetësie dhe 147 punonjës humanitarë.

“Njerëzit që ne i shpëtojmë sot, vriten të nesërmen”

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Ammar Essalmo, në lidhje me situatën e qindra mijëra civilëve që ndodhen nën objektivin e sulmeve intensive të regjimit të Bashar al Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri tha se “Civilët dhe të plagosurit largohen nga një lagje në tjetrën. Njerëzit që ne shpëtojmë ditën e sotme, të nesërmen ato vriten”.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Ammar Essalmo, në një audio regjistrim të dërguar nëpërmjet internetit gazetarit të AA-së i ka shpjeguar se në cilën situatë ndodhen civilët.

Duke theksuar se në Halep po përjetohet një fatkeqësi njerëzore të pa imagjinueshme, Essalmo ka theksuar: “Mijëra predha raketash dhe të topave kanë patur në objektiv ndërtesat, spitalet, qendrat e mbrojtjes civile, etj. Civilët dhe të plagosurit largohen nga një lagje në tjetrën. Njerëzit që ne shpëtojmë ditën e sotme, të nesërmen ato vriten. Në sulmet e fundit u shembën 2 qendra të mbrojtjes civile, u dëmtuan të gjitha mjetet e punës. Rusia dhe regjimi zhvillojnë mënyra të reja në vrasjen e njerëzve. Ato privojnë njerëzit nga shërbimet më themelore si ujë dhe energji elektrike. Ky nuk është vetëm faji i regjimit, Iranit dhe Rusisë. Ky është një faj i komunitetit ndërkombëtar. Këtu njerëzit jetojnë në mesin e zgjedhjes për zhvendosjen, urinë ose vdekjen.”

Pas bisedës Putin – Trump, Rusia fillon sulmin masiv në Siri (Video)

Rusia ka nisur valën e parë të sulmeve në Siri, në pjesët që kontrollohen nga rebelët në Aleppo.

Periskopi.com Lajme

Sipas disa raportimeve, deri tani kanë vdekur 4 deri 10 persona nga sulmi me ç’rast janë përdorur avionët dhe raketat me rreze të gjata, duke rritur shqetësimet për një kthim të sulmeve ditore vdekjeprurëse nga bombat në qytetin më të madh të Sirisë.

Sulmet ruse kanë filluar vetëm disa orë pas diskutimit të presidentit Vladimir Putin me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, për krizën në Siri nëpërmes telefonit, e që janë pajtuar se duhet të kombinohen në përpjekjet për të luftuar kundër asaj që Kremlini e quan armiku numër një: “terrorizmi dhe ekstremizmi ndërkombëtar”, transmeton koha.net.

Administrata e Obamas ka tentuar për muaj me radhë që të negociojë për një armëpushim në Aleppo, një qytet që është bërë një epiqendër e luftës në mesë të Presidentit Bashar Assad dhe rebelët që luftojnë për ta rrëzuar atë, e disa prej tyre marrin ndihma amerikane.

 

Dorëzohet një kamikaz i ISIS-it, braktisi makinën me eksploziv (Video)

Në internet po qarkullon një video e regjistruar në Siri, që tregon se si një pjesëtar i ISIS-it ikën nga makina nën zjarrin e kundërshtarit.

Periskopi.com Lajme

Sipas “Mail Online”, video është regjistruar nga rebelët e mbështetur nga Turqia, në provincën veriore të Aleppos.

Videoja tregon një njeri që vrapon, që ka shumë të gjasa që të jetë një sulmues potencial vetëvrasës, që nën zjarrin e armëve ikën nga makina e ngarkuar me eksploziv nga ISIS.

 

Sulmi më i përgjakshëm në Siri, 35 të vdekur në një shkollë

Rritet në 35 numri i të vdekurve si pasojë e bombardimit të djeshëm ndaj çarshisë dhe një shkolle në qytetin Maret en-Numan në Idlib në veriperëndim të Sirisë

Periskopi.com Lajme

Sipas informacioneve të siguruara nga zyrtarë të spitalit fushor, është rritur në 35 numri i personave që humbën jetën në sulmin e djeshëm ajror të regjimit sirian dhe aleatëve ndaj një shkolle dhe çarshisë në vendbanimin Has në veri të Idlibit.

Zyrtarët të cilët publikuan emrat e të vdekurve, thanë se 22 nga viktimat janë fëmijë, ndërsa gjashtë të tjerë mësimdhënës.

Ekipet e Mbrojtjes civile paraprakisht kishin njoftuar se avionët rusë kanë ndërmarrë 12 sulme në vendbanimin Has ndaj një shkolle dhe çarshisë.

Ndërkaq, sipas vlerësimeve të para ishte bërë e ditur se jetën e kanë humbur 18 persona ndërsa 21 të tjerë janë plagosur.

Fondi për Fëmijët i OKB-së (UNICEF) më vonë doli me deklaratë duke njoftuar se si pasojë e sulmit jetën e kanë humbur 22 fëmijë dhe gjashtë mësues dhe se ky ishte “sulmi më i përgjakshëm” ndaj një shkolle që nga fillimi i luftës në Siri e cila po zgjat më shumë se pesë vite.

Një fëmijë tjetër nga Siria po trondit botën, mbuluar me gjak kërkon të atin (+18)

Periskopi.com Video

Një tjetër fëmijë sirian, mbuluar në gjak dhe pluhur (Foto/Video, +16)

Një video tjetër e luftës në Siri, shfaq më së miri realitetin që po mbizotëron në këtë zone lufte, ku qytetarët po detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre nga sulmet ajrore që po ndodhin nga forcat e regjimit të presidentit Bash al-Assad.

Periskopi.com Lajme

Në pamjet e postuara në internet, shfaqet një vajzë e vogël siriane e cila përveç se është lënduar gjatë bombardimeve, qanë duke kërkuar babanë e saj, transmeton Telegrafi.

E mbuluar në gjak dhe pluhur dhe me disa prerje në fytyrë, vogëlushja e quajtur Aya vazhdimisht kërkon babanë e saj derisa mjekët i shërojnë plagët.

Në kohën kur mjekët i pastronin gjakun dhe plagët tjera në trup, vogëlushja nga qyteti Tabliseh, bërtet “babi” duke përlotur kështu gjithë stafin mjekësor që ishin të hutuar.

Sipas Talbiseh News, qyteti është goditur së fundmi nga sulmet ajrore, ku mbetën të vrarë dy civilë dhe shumë të tjerë të plagosur duke përfshirë fëmijët.

Sipas këtij agjencie të lajmeve, Aya më vonë është ribashkuar me babanë e saj, ndërsa vendlindja e saj Talbiseh që numëron 84 mijë banorë ka mbetur pothuajse i shkatërruar tërësisht.

auto_5-361476208523 auto_2-891476208519 auto_4-511476208521