nani-van persi

Van Persie: Mund të isha ende lojtar i kësaj skuadre

Sulmuesi i Fenerbahce, Robin Van Persie ka folur për të kaluarën e tij në futbollin anglez.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të mund të luante ende te Manchester United, në rast se Sir Alex Ferguson do të ishte ende trajneri i gjigandit nga Old Trafford.

Këtë holandezi e thotë para sfidës së sotme që skuadra e tij turke e zhvillon ndaj ish-skuadrës së tij në Europa Ligë.

“Kurrë nuk i dihet. Sot ndoshta ende do të isha lojtar i Manchester Unitedit. Kur nënshkrova kjo ishte ideja, se Sir Alex do të qëndronte për disa vjet, por në futboll gjërat ndryshojnë, ju nuk mund ta planifikoni rrugëtimin tuaj ose të trajnerit. Në këtë botë ju duhet të përballeni me ato që vijnë”, ka thënë Van Persie në konferencën për medie. /Periskopi.com

ronaldo11

Ronaldo-Barcelona, këtë nuk e kemi ditur

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson kishte qenë i interesuar që të lejonte largimin e Cristiano Ronaldos drejt Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Këtë e thotë analisti i futbollit, Guillem Balague, i cili sqaron se një gjë e tillë kishte ndodhur në verën e viti 2008.

“Sir Alex fluturoi për në Portugali për të refuzuar kërkesën e Real Madridit”, thotë Balague.

“Duke parë se nuk mund të bindte Cristiano Ronaldon të qëndronte te United, ai kontaktoi me Barcelonën për të shtyrë ata që ta transferonin atë. Por, Cristiano kishte vendosur që të kalonte te Real Madridi”, shtoi ai.

Ronaldo është pjesë e Real Madridit nga viti 2009. /Periskopi.com

ferguson

Ferguson e shihte rivalin e tij si pasardhës te United

Duket e pabesueshme, por ta paktën kështu shkruajnë mediat angleze. Sir Alex Ferguson e dëshironte Arsene Wenger në postin e trajnerit te Manchester United në vitin 2002, atëherë kur ai mendonte pensionimin.

Periskopi.com Sporti

Trajneri skocez, i cili qëndroi te United për më shumë se dy dekada e gjysmë, e donte francezin si pasardhës në postin e trajnerit te skuadra nga Old Trafford, shkruan Daily Mail.

Mirëpo, Wenger kishte refuzuar një mundësi të tillë.

Prandaj, pasi Ferguson e pa se trajneri i Arsenalit kishte refuzuar një ofertë të tillë, atëherë ai tërhoqi ofertën dhe vazhdoi të drejtojë gjigandin anglez deri në vitin 2013, kur edhe u pensionua si trajner. /Periskopi.com