zaza

Zaza drejt gjigandit italian?

Simone Zaza asesi të gjejë formën e tij në kampionatin anglez tek skuadra e West Ham United.

Periskopi.com Sporti

Italiani është i huazuar nga Juventus deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes së kartonit nga ‘çekanët’ nëse arrin të bind trajnerin kroat, Slaven Bilic.

Besohet se gjigandi, AC Milan, do të bëjë ofertë për të marrë shërbimet e tij në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas Calciomercato.

Milan me këtë transferimi do të mundohet të zëvendësojë kolumbianin, Bacca që si duket do të largohet drejt Paris Saint-Germain në janar. /Periskopi.com

zaza

Zaza rikthehet në Itali?

Sulmuesi i Juventusit i huazuar te West Ham, Simone Zaza mund të rikthehet në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Italiani është i huazuar te skuadra londineze deri në fund të sezonit, mirëpo rikthimi i tij në Itali mund të ndodhë që në afatin kalimtar të janarit.

Situatën e Zaza’s janë duke e vëzhguar Napoli dhe Valencia. /Periskopi.com

zaza

Zaza te West Ham

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza është pranë transferimit te West Ham United.

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i ‘çekanëve’, Slaven Bilic, i cili thotë se kalimi i italianit në Upton Park mund të realizohet sot.

“Rreth çështjes së Zaza, ajo duket se do të ndodhë sot”, ka thënë Bilic.

Lojtari nuk ka arritur të zë një vend në formacionin e ‘bardhezinjve’ dhe kjo po e shtyen atë drejt largimit. /Periskopi.com

zaza

Zaza drejt largimit nga Juventus

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza është duke konsideruar mundësinë e transferimit te West Ham.

E përditshmja britanike ‘The Sun’ zbulon se një gjë të tillë e ka thënë vetë babai i lojtarit në fjalë.

Zaza nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te bardhezinjtë dhe kjo mund ta shtyejë atë të ndryshojë skuadër në këtë afat kalimtar të transfereve. /Periskopi.com