A.C. Milan's president Silvio Berlusconi holds the FIFA Club World Cup on the pitch before his team competes against Napoli in an Italian serie A match at San Siro stadium in Milan, 13 January 2008. Berlusconi is also Italy's richest man and leader of the conservative opposition. AFP PHOTO / ALBERTO PIZZOLI (Photo credit should read ALBERTO PIZZOLI/AFP/Getty Images)

‘Milan është shitur’

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka thënë për Rai 3 se klubi milanez është shitur tashmë.

Periskopi.com Sporti

Silvio Berlusconi ka konfirmuar për vendimin e shitjes se Milanit ka përfunduar gjithqka dhe ka treguar se blerësit janë duke pasur ca probleme por do t’i kalojnë.

“Milani është shitur tashmë. Ka vështirësi për blerësin. Mbyllja e marrëveshjes është vendosur për 13 Dhjetor dhe nëse autorizimi nuk vie deri atëherë ne do t’iu japim kohë edhe një muaj apo një muaj e gjysmë”.

“Tifozët do të jenë të gëzuar sepse unë do largohem dhe Montolivo është i lënduar për disa muaj dhe sipas tyre ata janë të kënaqur me këtë”, theksoi Berlusconi me ironi.

76159315-1

Berlusconi: Montella nuk e ka vizionin e Milanit

Presidenti i Ac Milan, Silvio Berlusconi, është deklaruar pas derbit Della Madonnina, ku skuadra e tij ndau pikët me Interin.

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Milanit kishin përgaditur një koregrafi të jashtëzakonshme për presdentin e tyre që është në ikje, pasi ai ka shitur klubin te grupi kinez ‘Suning’.
Berulsconi e dëshiron një tjetër Milan sa i përket vendosjes taktike në fushë dhe se barazimi ishte i rezultat i drejtë.
“Derbi përfundoi me një rezultat të drejtë. Ishte shumë e keqe kjo pasi u arrit në minutën e fundit, sepse ne shpresuam që të jemi vetë në vendin e dytë në renditje. Ne qëndrojmë së bashku me Romën. Ne nuk luajtëm një lojë të keqe”, ka thënë Berlusconi për Sportmediaset.
“Përshëndeti [Montellan] për vendin e dytë, por ne kemi disa dallime në mendime mbi taktikat”.
“Jam i bindur se modeli i Milanit që na ka çuar neve të jemi ekipi më i suksesshëm në botë për 30 vjet është një me një mesfushor sulmues dhe dy sulmues”.
“Unë insistoj për Montellan se kjo është rruga për të ecur përpara, në vend të vendosjes në rolin me dy futbollistë krahu”, përfundoi presidenti i Milanit. /Periskopi.com/