20161208121038657646

Ministri paralajmëron funksionalizimin e sigurimit shëndetësor nga janari

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë zhvilloi sot një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me të cilët bisedoi për aktualitetet në shëndetësinë kosovare, me theks në buxhetin për vitin 2017 dhe përgatitjet për fillimin e implementimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.

Periskopi.com Lajme

 

Në këtë takim, ministri Rrahmani dhe zyrtarët e tjerë të MSH-së i kanë njoftuar anëtarët ë këtij Komisioni të Kuvendit të Republikës së Kosovës me nevojat e MSh-së dhe sistemit shëndetësor për një përkrahje më të madhe financiare, me qëllim të përmbushjes së nevojave të shumta që ka sistemi, përfshirë këtu përmirësimin e furnizimit me barna, ngritjen e resurseve humane dhe mundësimin e realizimit të projekteve të ndryshme të cilat kanë rëndësi vitale për shëndetësinë në Kosovë.

Ministri Rrahmani ka kërkuar përkrahjen e Komisionit që buxheti për vitin 2017, i cili duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës, t’u përgjigjet sa më shumë që është e mundur nevojave të shëndetësisë.

Gjithashtu, ai i ka njoftuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale edhe për përgatitjet për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore që pritet të nisë në janar 2017, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për çka theksoi se janë duke u zhvilluar takime të rregullta edhe me dikasteret e tjera qeveritare që janë pjesë e kësaj skeme.

Ministri tha se MSh pret që pas fillimit të mbledhjes së kontributeve për sigurime shëndetësore, efektet e para të vërehen në tre drejtime: në furnizimin më të mirë me barna dhe material shpenzues të institucioneve publike shëndetësore; rimbursimin e disa barnave jashtë spitalore për të gjithë qytetarët e vendit që po punohet të fillojë nga prilli 2017 dhe pagesën për kapitacion bazuar në performancë për Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë shtruar pyetje të ndryshme me qëllim të sigurimit të informatave të nevojshme në mënyrë që ato të argumentohen në avokimin e tyre për buxhetin për shëndetësinë

Mjekesia

FMN skeptike nëse Kosova mund të nisë zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur skepticizëm nëse Kosova është e gatshme të fillojë zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin që të nisë mbledhjen e premiumeve nga një janari i vitit të ardhshëm, por nuk ka dhënë ende shumë detaje se si do të zhvillohet ky proces.

Ndërkohë, FMN-ja ka tërhequr vërejtjen se fondi i ndarë prej 17 milionësh nuk duhet përdorur për asgjë tjetër, pavarësisht se si ecën procesi, raporton KTV.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Republikës kanë ripërsëritur të jenë të gatshëm për mbledhjen e premiumeve sipas vendimit.

Megjithatë Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të finalizojë as sistemin e informimit shëndetësor, pa të cilin ishin deklaruar se do ta kenë të vështirë ta zbatojnë Ligjin për sigurime.