Ramadani: S’mund të kemi Ushtri duke humbur mbështetjen e SHBA-së e NATO-s

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se Kosova duhet të ketë Ushtrinë e vet por poashtu edhe mbështetjen ndërkombëtare.

Periskopi.com Lajme

“FSK ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale dhe është e gatshme të fillojë. Ajo që vlen për të gjithë është se Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe mbështetjen ndërkombëtare”.

“Kosova nuk mund të ndërtojë Ushtri duke e humbur mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s. Pas ndryshimit të misionit të FSK-së, NATO  duhet të marrë vendim me konsensus për ta mbështetur ose jo ushtrinë”.

Ramadani që ishte i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se për formimin e Ushtrisë së Kosovës, të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta.

“Përpjekjet duhet të vazhdojnë pasi nuk është kryer misioni i ushtrisë. FSK-ja ende nuk e ka marrë misionin e ri dhe në këtë proces secili institucion duhet të argumentojë që Kosova nuk mund të ndryshojë Kushtetutën”.

“E vetmja mundësi për ta ndërtuar misionin ushtarak të FSK-së është që të gjitha institucionet t’i vazhdojnë përpjekjet”.

Bankat në Kosovë plaçkiten në mes të ditës

Nuk raportohet për të arrestuar. Gjithkund ka kamera, askush nuk flet për shumat e vjedhura./ Periskopi

Periskopi.com Video