Japonia e vlerëson Kosovën të sigurt për të udhëtuar, përjashtohen tri komunat në veri

Periskopi.com Lajme

Japonia e vlerëson Kosovën të sigurt për të udhëtuar, përjashton tri komunat në veri

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë ka përmirësuar vlerësimin për Kosovën.

Ajo e ka futur atë si vend të sigurt për të udhëtuar, duke e listuar atë në përditësimin e fundit të “Informacion mbi sigurinë e udhëtimit jashtë shtetit”.

Ambasada e Kosovës në Japoni ka ngritur shpesh këtë temë duke paraqitur dëshmi dhe argumente për zhvillimet pozitive të Kosovës në aspektin e sigurisë.

Kjo ambasadë thotë se ky përmirësim i vlerësimit të sigurisë mund të ndikojë në rritjen e numrin e turistëve dhe investitorëve, raporton Periskopi

Në udhërrëfyesin për siguri të udhëtimit jashtë shtetit këshillohet kujdes në rast të udhëtimit në tre komunat veriore. / Periskopi

http://www.anzen.mofa.go.jp/info/pcinfectionspothazardinfo_180.html#ad-image-0

 

 

 

 

Verifikimin e sigurisë nuk do ta bëjë më AKI-ja

Verifikimi i sigurisë do t’i hiqet nga dora Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Tashmë Qeveria ka iniciuar ndryshimet e nevojshme ligjore me qëllim që Departamentin e verifikimit ta shkëpusë nga AKI-ja, për t’ia bashkuar qoftë Zyrës së Kryeministrit, ose për ta bërë Agjenci të Pavarur në kuadër të Kuvendit.

Periskopi.com Lajme

Burime të gazetës brenda kabinetit qeveritar kanë theksuar të hënën se puna për ndryshime ligjore ka nisur tashmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë është në procedurë plotësim-ndryshimi dhe pjesa thelbësore që do të preket është ajo që ka të bëjë me verifikimin e sigurisë. Në shqyrtim janë disa opsione. Insistohet që Departamenti i verifikimit të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë ky burim. “Meqë Departamenti kryen një punë të ndjeshme, ka kërkesa edhe nga ndërkombëtarët e edhe nga shoqëria civile që atij t’i jepet statusi i agjencisë së pavarur, që do të jetë nën Kuvend”