Sigal Prishtina ka filluar ‘pastrimin e skuadrës’

Klubi kryeqytetas si duket ka larguar qendrën amerikane, Rheet.

Periskopi.com Sporti

Me ardhjen e Urim Zenelajt si duket Sigal Prishtina nuk llogaritë më në qendrën amerikanem MJ.Rheet dhe u pajtua të lejojë largimin e tij.

Mj.Rheet ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Sigalit në pjesën e parë të kampionatit të Kosovës, dhe në Ballkan League.

Rheet ishte njëri nga basketbollistët më të dashur për tifozët, njihej për ngulitje atraktive.

Sigal Prishtina pëson humbje e radhës në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina është mposhtur nga Teodo e Tivarit, duke u renditur në pozitën e fundit në tabelën e Ligës Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Skuadra kampione u mposht me rezultat bindës 88-68.

Me këtë humbje skuadra kosovare ka vetëm shtatë pikë në grupin B.

Basketbollisti më i dalluar për Sigal Prishtinën ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë të realizuara, i ndihmuar nga Rhett me 17 piktë të realizuara. /Periskopi/

Zyrtare: Sigal Prishtina transferon basketbollistin amerikan (Foto)

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar blerjen më të re.

Periskopi.com Sporti

 

Grant Johnson është basketbollisti më i ri i skuadrës prishtinase. Këtë e ka konfirmuar faqja zyrtare e Super Ligës së Kosovës në Basketboll në rrjetin social Facebook. /Periskopi/

15541625_1556468764379546_6623102334141112557_n

ZYRTARE:

Grant Johnson eshtë basketbollisti më i ri i KB Prishtina.

Grant Johnson eshtë Amerikan i gjatë 196 cm dhe luan në pozitat 2-3 në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës Nevezis Kedainai në Lituani ku luajti me këto statistika:8,5 pikë,2,8 kërcime dhe 1,1 asistime për ndeshje.

 

Sarin: Sigal Prishtinës i duhen përforcime

Në deklaratën e tij pas humbjes ndaj Kumanovës në kuadër të BIBL, trajneri i Prishtinës, Jeronimo Sarin, ka thënë se ekipit të tij i duhen lojtarë.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Sigal Prishtinës, është shprehur se nëse dëshirojmë sukses në të ardhmen në Ligën Ballkanike, atëherë duhet të përforcohemi me lojtarë të ri.

“Ka qenë vështirë të luhet kjo ndeshje. Kumanova e meritoi fitoren. Ne dolëm me 6 lojtarë në këtë takim dhe kur tre nga ta nuk janë në nivelin e tyre, atëherë është e pamundur të fitohet,” ka thënë Sarin shkruan faqja zyrtare e BIBL.

“Uroj Kumanovën për fitore ndërsa ne duhet të kërkojmë lojtarë shtesë në treg. Me vetëm dy të huaj, katër lojtarë vendor dhe 4 të rinj, është e pamundur të luhet mirë. Ka qenë ndeshje e vështirë për ne ajo me Teodon javën që shkoi. Ndërsa për ndeshjen e radhës varet çfarë ekipi do të kemi. Nëse do të marrin disa lojtarë të ri, do të jetë mirë, nëse do të mbesim me këta, do të jetë vërtetë vështirë,” ka shtuar më tej Sarin, transmeton borozani.

Sigal Prishtina ka bilanc aktual prej 2 fitoreve e 3 humbjeve në Grupin A të BIBL. Duelin e radhës bardhekaltërit e zhvillojnë si mysafir ndaj Teodos.

 

Kumanova e fortë për Sigal Prishtinën

Sigal Prishtina ka pësuar humbje kundër Kumanovës si mysafire me rezultat 86:65

Periskopi.com Sporti

Prishtina vetëm në pjesën e parë ishte e barabartë, pasi në pjesë e dytë u dorëzua plotësisht.

Çereku i parë u mbyll me rezultat me rezultat 22:15, ndërsa në çerekun  dytë Prishtina ishe më e mirë ku fitoi 14:20, përcjell Telegrafi.com

Ky ishte çereku i vetëm i fituar nga Prishtina.

Në çerekun e tretë maqedonasit e bën dallimin, ku fituan 30:15.

Rezultati pas katër çerekësh ishte 86:65.

Më të mirët në parket për Prishtinën ishin Rhett me 21 pikë, Hinds me 15 e Hajrizi me 14 pikë.

Te Kumanova shkëlqeu Kostoski me 29 pikë.

Prishtina tani ka dy fitore dhe tri humbje duke mbajtur pozitën e fundit në grup.

Edhe Sigal Prishtina fiton në Ligën Ballkanike

Prishtina ka zhvilluar ndeshjen e katërt në Ligën Ballkanike përballë Teodos së Tivarit.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina e nisi ndeshjen më mirë. Pjesa e parë u mbyll 29-25. Kjo ishte epërsia e Prishtinës që qëndroi edhe gjatë dy çerekëve të ardhshëm, përcjell Telegrafi.com

Çereku i dytë u mbyll me rezultat 25-25, ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat  53-50.

Kur u prit që Prishtina të tregohet më e mirë, në pjesën e dytë ndodhi e kundërta.

Teodo pas 30 mintuash kaloi në epërsi 73-72.

Malazezët kanë treguar lojë të mirë edhe në çerekun e katërt, ku e dërguan epërsinë e tyre në 10 pikë.

Por Prishtina me Edmond Azemin dhe Jabarie Hinds e dërguan ndeshjen në vazhdime 88:88.

Në vazhdime Prishtina ishte më e mirë, ndërsa Hinds tregoi aftësitë e tij me disa pikë radhazi.

Te Prishtina shkëlqyen Hinds me 23 pikë dhe Rhett me 19 pikë.

Te malazezët u dalluan Vucurovic me 26 pikë dhe Marojevic me 20 pikë.

Prishtina tani ka dy fitore dhe dy humbje në Ligën Ballkanike.

Kjo është ora kur zhvillohet derbi i madh Sigal Prishtina-Peja

Sonte zhvillohet derbi i madh i basketbollit kosovar ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, fillon në ora 19:00.

Vendësve iu duhet fitorja patjetër, pasi që Peja momentalisht është në vendin e parë.

Si do ta kompenzojë Prishtina dështimin në garat europiane?

Pas eliminimit në FIBA Europe Cup, si Sigal Prishtina ashtu edhe Peja do të fokusohen në garat tjera të këtij edicioni, në Superligën e Kosovës në basketboll, në garat për Kupë të Kosovës dhe në Ligën Ballkanike, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Sporti

Te të dy skuadrat janë të bindur se mund t’i fitojnë trofetë e tri garave që do t’i zhvillojnë deri në pranverë të vitit tjetër.
Pasi dështuan të kalojnë në raundin e dytë të FIBA Europe Cup, për Prishtinën e Pejën prioritet janë trofetë.

Sigal Prishtina për vitin e dytë rresht u eliminua në fazën e parë të grupeve në FIBA Europe Cup, që këtë edicion është niveli i katërt i garave evropiane. Peja këtë edicion u paraqit për herë të parë në gara evropiane.

Bardhekaltrit të mërkurën mbrëma me fitoren në Prishtinë kundër Eniseyt (87:80) i dhanë fund aventurës në Evropë. Në të vërtetë kjo ishte fitorja e parë për Sigal Prishtinën në FIBA Europe Cup pas pesë humbjeve rresht. Një ditë më herët eliminimin e konfirmoi skuadra e Pejës që pësoi humbje në shtëpi nga Gaziantepi (66:76). Edhe Peja aventurën e saj në këtë garë e mbylli me një fitore, atë kundër AEK Larnacas (87:82), dhe me pesë humbje.

Dy skuadrat më të mëdha në vend përfunduan në pozitat e fundit në grupe me nga shtatë pikë të mbledhura. Duket se pjesëmarrja dhe eliminimi nga FIBA Europe Cup ka motivuar të dyja skuadrat që të vazhdojnë rrugëtimin për trofe në garat tjera.

Rusët kthehen nga Prishtina kokëulur

Sigal Prishtina ka mposhtur me rezultat 87-80 skuadrën ruse Enisey Krasnoyarsk në kuadër të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina e nisi takimin me Hajrizin, Lawrence, Rhett, Trajkovskin dhe Hinds, kurse startin e kishte pozitiv.

Megjithatë deri në fund të çerekut të parë mysafirët u rikthyen për të krijuar avantazh prej tetë pikësh.

Lojë më të mirë Prishtina zhvilloi në çerekun e dytë, ku për katër pikë e zvogëloi këtë epërsi falë edhe fajëve të ashpra të trajnerit, i cili motivoi lojtarët duke u thënë se ata ishin afër të mposhtin rusët në Rusi dhe këtë patjetër duhet ta bënin para tifozve, shkruan Telegrafi.

Herë Rhett e herë Hajrizi, publiku prej rreth dy mijë personazh kryesisht tifozë të flakt të grupit “Plisat” bënë që atmosfera të nxehej në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë pikërisht Prishtina zhvilloi lojë edhe më të mirë, kurse epërsia vendimtare erdhi në çerekun e fundit, i cili u fitua bindshëm dhe që bëri që Prishtina të jetë në avantazh në fund të takimit për shtatë pikë dhe ta fitojë ndeshjen me rezultat 87-80.

Më i miri ishte reprezentuesi britanik Andrew Lawrence me 24 pikë dhe katër asistime, pasuar nga Rhett me 15 pikë dhe tetë kërcime, Hajrizi me 13 pikë dhe Hinds me 14 pikë. 10 pikë shtoi Fisnik Rugova.

Prishtina duhet t’i fitojë ndeshjet e mbetura për të shpresuar në një kualifikim mrekullues tutje në FIBA Europe Cup.

Sigal Prishtina kërkon fitoren e parë në “FIBA Europe Cup’

Sigal Prishtina sonte luan kundër skuadrës ruse, Bc Enisey Krasnoyarsk.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja zhvillohet në kuadër të ‘FIBA Europe Cup’.

Takimi fillon nga ora 18:30, ndërsa vlen të ceket se Prishtina nuk ka gjasa për të kaluar tutje në këtë garë, pasi që kalimi i grupit është i pamundur. /Periskopi.com

Drilon Hajrizi falënderon tifozërin ‘Plisat’

Drilon Hajrizi ka folur pas ndeshjes ndaj Demir Insaat, ku është shprehur se ekipi kundërshtar ishin shumë të fortë.

Periskopi.com Sporti

Ish basketbollisti i Trepçës dhe Pejës, ka pasur probleme në fillim të sezonit me tifozërin ‘Plisa’ pasi që ata nuk e kanë lejuar të veshë fanelën e klubit përkundër transferimit të tij nga drejtuesit e klubit ‘bardhë e kaltër’.

Ai ka falënderuar tifozët për përkrahjen ndaj tij dhe Sigal Prishtinës në ndeshjen ndaj Demir Insaat.

“Bëm disa gabime në fund të ndeshjes, u ngutëm në disa aksione dhe gjëra të tilla nuk fal një skuadër si Demir Insaat. Ata kanë një skuadër shumë të fuqishme. Buxheti i klubeve në FIBA Europe Cup është larg nga i yni, por përkundër këtij fakti ndeshjet e fundit i kemi humbur për gabime të vogla”, deklaroi Hajrizi për “Supersport”, përcjellë ‘Periskopi.com’.

“Falënderoj tifozët për përkrahjen. Sot u angazhova shumë për t’ua shpaguar besimin. Në të ardhmen do të angazhohem edhe më shumë dhe do të tregoj edhe më shumë cilësi”, shtoi ai. /Periskopi.com

 

Sigal Prishtina, e pashpresë për fitore në Europe Cup

Sigal Prishtina ka regjistruar humbjen e radhës në FIBA Europe Cup duke pësuar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga Demir Insaat me rezultat 71-80.

Periskopi.com Sporti

Çereku i parë ishte shumë i mirë për skuadrën vendase kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit dhe përfundoi me rezultat (24:20), përcjell Telegrafi.com

Në dhjetëminutëshin e dytë u pa një rënie fizike e ekipit kryeqytetas dhe mysafirët ia dolën të rikuperonin ca pikë duke e mbyllur me një pikë avantazh (40-41).

Me të filluar çereku i tretë, Prishtina bëri një rikthim fantastik dhe krijoi epërsi të konsiderueshme, mirëpo pas disa luhatjeve në lojën e bardhekaltërve, vizitorët e mbyllën këtë fraksion me pesë pikë epërsi (57:62).

Përkundër përpjekjeve që t’i ndryshonin gjërat në çerekun e fundit, vendasit nuk ia dolën dhe humbën me nëntë pikë diferencë.

Kjo ishte humbja e katërt e Sigal Prishtinës në Grupin H, ndërkohë që për Demir Insaat ishte fitorja e tretë. /Periskopi.com

LIVESTREAM: Prishtina – Demir Insaat

Ka nisur ndeshja e basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Demir Insaatit në xhiron e katërt të Grupit H në FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

Ndeshjen mund ta shikoni në videon e mëposhtme:

Peja dhe Prishtina luajnë sot kundër këtyre skuadrave në FIBA Europe Cup

Dy ekipet më të mëdha të basketbollit në Kosovë, Prishtina dhe Peja sonte vazhdojnë me ndeshjet e radhës në "FIBA Europe Cup".

Periskopi.com Sporti

Derisa Prishtina e pret në shtëpi ekipin turk, Demir Insaat me fillim nga ora 18:30, Peja gjithashtu do të jetë nikoqire e ekipit rumun Cluj, në përballjen që do të zhvillohet nga ora 19:30 në palestrën “Karagaçi”, shkruan Sportali.net.

Prishtina ishte mposhtur me rezultat të thellë 100:58 si mysafir i Demir Insaat në Stamboll, në takimin që u zhvillua në kuadër të Grupit H.

Gjasat që prishtinasit të vazhdojnë tutje në fazën e radhës në “FIBA Europ Cup” janë minimale, pasi kryeqytetasit nuk kanë shënuar asnjë fitore deri tani.

Derisa Peja i ka punët pak më mirë pasi ka një bilanc prej 2 humbjeve dhe 1 fitoreje, dhe takimi i parë kundër Cluj, kishte përfunduar me fitoren e kësaj të fundit me rezultat 85:76. 

Shima nga Tirana kujton Sigal Prishtinën

Prej sot Gerti Shima është basketbollist i SK Tirana. Në një postim të tij në facebook ai e ka falënderuar ish-skuadrën e tij, Sigal Prishtina.

Periskopi.com Sporti

Ja postimi i plotë i Shimës në facebook:
“Mirënjohje për ekipin e KB Prishtinës ! Faleminderit për bashkëpunimin dhe shkëputjen miqësisht për të dhënë kontributin tim, në shtëpinë time SK Tirona ! Isha i priviligjuar duke qenë pjesë e ekipit më të mire që shkruajti histori në Kosovë, KB Prishtina! Sukseset qofshin me ju në vazhdimësi…” – shkruajti Shima. /Periskopi.com

Sot zhvillohet derbi i madh në basketbollin kosovar

Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon këtë fundjave me ndeshjet e javës së pestë.

Periskopi.com Sporti

Kjo xhiro sjell përballjen e rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Prishtinës, sfidë kjo që do të luhet të dielën në “Minatori” të Mitrovicës prej orës 18:00.

Ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë janë përshkruar më rivalitet të madh e përcjellur me atmosferë fantastike.

Ndryshon orari i derbit Trepça – Sigal Prishtina

Ndeshja më interesante e xhiros së VI-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të dielën në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 18:00, ku Trepça është nikoqire e Sigal Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Fillimisht kjo ndeshje ishte caktuar të zhvillohej të hënën por është ndryshuar.

E shtunë

Golden Eagle Ylli – Kerasan Prishtina 14:00

Peja – Vllaznimi 17:00

E diel

Trepça – Sigal Prishtina 18:00

Rahoveci – Bashkimi 18:00

Mposhtet Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

Prishtinasit kanë humbur kundër skuadrës ruse të Enisey të Krasnoyarskit me rezultat 102:101 pas vazhdimeve prej pesë minutave.

Megjithëse pjesa e parë kaloi në dominim të bardhekaltërve tanë, vendasit triumfuan në sekondat e fundit.

Sigal Prishtina në epërsi ndaj ekipit rus, shikoje ndeshjen LIVE

Prishtina ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dhjetë pikësh ndaj ekipit BC Enisey.

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Kosovës pjesën e parë e mbylli me rezultat 50 me 40.

Lawrence ishte më i miri te Prishtina me 14 pikë të realizuara. Ai u ndihmua edhe nga Hinds me 7 pikë.

 

Prishtina dhe Peja sonte me sfida të vështira

Sigal Prishtina e Peja ndodhen para sfidave të vështira të radhës. Të dy skuadrat kosovare, të mërkurën, do të jenë mysafire në xhiron e tretë të FIBA Europe Cup dhe të dyja kanë përballë ekipe që llogariten favorite të mëdha, por edhe ato kanë shpresat e tyre.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina është mysafire e ekipit nga Rusia, Enisey, që është lider i Grupit H me dy fitore në po aq ndeshje, ndërkohë Peja do të përballet me skuadrën turke Gaziantep në kuadër të Grupit G, shkruan sot Koha Ditore.

Sigal Prishtina është e fundit në grup pas humbjeve nga Demir Insaati dhe Rilski Sportist, kurse Peja ka një fitore e një humbje, sikurse edhe kundërshtari i saj i radhës. Në grupin e Pejës prin Cluji rumun, që mposhti atë në sekondat e fundit javë më parë.

Prishtina luan ndeshjen në orën 13:10, kurse Peja në orën 17:00.
Trajneri i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sharin, ka pranuar se ekipin e tij e pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë.