Si erdhi deri te kontrata e PTK-së me Z-Mobile dhe kush e kërkoi këtë

Një shkelje e kontratës, me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit, mes PTK-së dhe Z-Mobiles, i ka kushtuar PTK-së rrjedhimisht Qeverisë së Kosovës 30 milionë euro.

Periskopi.com Lajme

Deri te kjo kontratë, sipas ish-drejtorit ekzekutiv të PTK-së në periudhën 2008-2011, Shyqri Haxha, kishte ardhur me kërkesë të PTK-së.

“PTK-ja më 2006 e ka bërë kërkesën për një operator tjetër, për Z-Mobile. Më 2008 kam ardhur të jetojë në Kosovë vetëm për të udhëhequr PTK-në. Është aprovuar kërkesa nga ART-ja tash ARKEP-in. Është aprovuar edhe nga Bordi i PTK-së, kontrata është shkruar nga ekspertët ligjorë të PTK-së. Rezoluta e Bordit të PTK-së thotë se kontrata e obligon menaxhmetin të implementojë kontratën. Kjo kontratë edhe pa u nënshkruar ka qenë e implementuar, ka thënë një avokat që ka mbrojtur PTK-në”, ka thënë Haxha në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai më tej ka thënë se Z-Mobile ka shfrytëzuar hapësirën e pashfrytëzuar duke paguar për këtë.

“PTK në atë kontratë i ka dhënë Z-Mobiles i ka dhënë hapësirën e pashfrytëzuar. Shpenzimet që PTK i bën për Z-Mobile, ato i paguan Z-Mobile, edhe njerëzit që kanë punuar për Z-Mobile brenda postës janë paguar nga ata”, shtoi Haxha, teksa thotë se sipas kërkesës së tij, Blerim Devolli kishte lëshuar pe dhe kishte hequr 5% nga fitimi i Z-Mobiles për t’ia kaluar fitimet PTK-së.

Haxha arsyetohet: Vendimi i Arbitrazhit është manipulim i PTK-së

Shyqri Haxha, ish-shef i PTK-së, e i hetuar për nënshkrimin e marrëveshjes për shkeljen e kontratës me operatorin Z-Mobile, ka folur direkt në “Interaktiv” të KTV-së, pas humbjes së rastit nga Qeveria kundrejt operatorit Z-Mobile.

Periskopi.com Lajme

Haxha ka thënë se kur ka shkuar në PTK ka pasur dy vite prej kur është bërë ajo kontratë dhe nuk e ka sjellë ai kontratën aty, mirëpo vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit i është dukur shqetësues dhe i papritur.

Gjithë këtë ai e ka quajtur manipulimi menaxhmetit të PTK-së.

“Vendimi i Arbitrazhit nuk ka të bëjë me kontratë, është keqkuptim dhe manipulim i menaxhmetit të PTK-së. Ka të bëjë me vendimin e ARKEP-it që janë jashtë kontratës”, ka thënë Haxha, teksa ka shtuar se çka kishte obliguar ARKEP-i PTK-në të përmbushte jashtë kontratës.

“Kontrata parasheh 200mijë numra, asnjë më shumë. Pasi kam dalë unë dhe pas një 5-6 drejtorëve aty, disa ushtrues detyre, brenda kësaj kohe, ARKEP-i e ka obliguar PTK-në që t’i lëshojë 100 numra jashtë kontratës dhe 3G e 4G nuk ka të bëjë me kontratë. Rregullatori mund ta detyrojë operatorin ta zbatojë një vendim, ata e kanë detyruar PTK që t’i japë edhe 100 mijë numra jashtë kontratës”, përfundoi Haxha.

Shyqyri Haxha shpallet i pafajshëm

Ish kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, është liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Periskopi.com Uncategorized

Ai u shpall i pafajshëm sot nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancën e fundit, prokurorja Fikrije Fejzullahu kishte kërkuar dënimin e haxhës ndërsa avokati i tij dhe vetë Shyqyri Haxha kanë kërkuar pafajësinë.

Haxha akuzohej se brenda periudhës 2009- 2011 ka keqpërdorur pozitën ngase ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme pagesën e qirasë dhe ngarkesave tjera në vlerë prej 2.000 eurosh për çdo muaj, e cila shumë arrin në gjithsej 53.000 euro.

Prokuroria pretendonte se 28 mijë euro nga kjo shumë Haxha i kishte tërhequr në para të gatshme, ndërsa pjesën tjetër prej 25 mijë eurove me anë të xhirollogarisë bankare./ Kallxo