Vendimi për shpronësim për të cilin u intervistua Shukri Buja

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi sot se ka ngritur, aktakuzë ndaj 10 personave ndër të njëri edhe ish-kryetar komune në Kosovë, tetë zyrtarëve të kësaj komune dhe një ndërtuesi.

Periskopi.com Lajme

Sipas aktakuzës të akuzuarit kanë nxjerrë vendime të kundërligjshme me qëllim të përftimit të tyre, në atë mënyrë që kanë nxjerr vendime fillimisht për të eksproprijuar dhe më pas tjetërsuar prona shoqërore dhe komunale.

Sipas aktakuzës,   të akuzuarit kishin si qëllim  eksploatimin e xehes së nikelit. Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh të tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë.

KALLXO.com ka siguruar një vendim  të tillë nga avokati i Bujës, Bahtir Troshupa të datës 20 maj 2008, i nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Lipjanit, i titulluar, “Për shpalljen e interesit të përgjithshëm për eksproprijim të patundshmërisë në ZK Medevc dhe Magurë”.

Ky vendim i cili është nënshkruar nga kryetari i atëhershëm i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, parasheh që patundshmëritë në sipërfaqe prej 76.30.37 ha, do të eksproprijohen me kompensim nga ana e ndërmarrjes Neëco Ferronikeli Complex L.L.C”.

Në vendimin e përbërë nga 7 nene thuhet se ai do të hy në fuqi vetëm pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Troshupa ka thënë se nuk e ka pranuar ndonjë aktakuzë apo njoftim ende dhe nuk mund ta komentojë, sidoqoftë ka thënë se Buja lidhur me këtë vendim është intervistuar nga hetuesit me autorizim të prokurorit më datë 7 tetor 2016.

KALLXO.com ka provuar që lidhur me ketë aktakuzë të marrë detaje edhe nga Prokuroria e Shtetit por ka qenë e pamundur.

Aktakuzë ndaj Shukri Bujës

(E plotësuar)Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj ish- kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja.

Periskopi.com Lajme

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Prokurorisë.4 ditë më parë Shefi i AKI-së ishte me aktakuzë deri javën e kaluar Buja ndërkaq, nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.—

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër dhjetë të pandehurve për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar , dhënia e ryshfetit, marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit dhe punimet ndërtimore të kundërligjshme.Të akuzuarit janë: SH.B., N.Z., H.G,. M.S,. F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K.,.Në mesin e të akuzuarve është një (1) ish kryetar komune dhe tetë zyrtarë tjerë të asaj komune si dhe një ndërtues.“Për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët dhe me këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarave: komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, ne atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehes së nikelit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.Të njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë.Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Deputeti i PDK-së përgënjeshtron Hashim Thaçin, tregon kush e ndali trenin

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, e ndaloi trenin që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja.

Periskopi.com Lajme

Veprimet e institucioneve të Kosovës bënë që të ndikojnë në vendimit e kryeministrit serb, ka vlerësuar Buja.

“Trenin nuk e ndali as Amerika por e ndali Vuciqi”, ka thënë Buja në “Rubikon” të KTV’së.

“Po ta kishte ndal Kosova, do ta ndalte në kufi. Vendosja e njësiteve speciale që gabimisht po quhen ROSU pasi nuk është më ashtu, njësitet speciale janë vendosur në kufi. Veprimet e institucioneve tona, kanë sjellë një vendim të tillë të Vuciqit”, ka deklaruar Buja.

Buja thotë se Isa Mustafa nuk shpëton me kalimin e buxhetit

Moskalimi i Demarkacionit është skenar i Isa Mustafës për të shpëtuar prej punëve tjera më të mëdha e për të cilat ai s’ka kaçik për t’i kryer.

Periskopi.com Lajme

Shukri Buja, deputet i PDK’së, ka thënë se kalimi i buxhetit është fitorja e parë e Isa Mustafës ndaj PDK’s.

Ai ka thënë në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum se nëse ka për të kaluar Demarkacioni gjithçka ka për t’u kthyer në agjendat integruese për vendin.

“Qeverisja e Isa Mustafës deri tash shihet se është dështim për vendin”, ka thënë Buja, duke shtuar se ka shume arsye se pse ky koalicion ka dështuar tashmë.

Deputeti i PDK’së, ka thënë se PDK nuk ka vendim zyrtar se buxheti duhet të kalojë në Kuvend, por ka thënë se kjo parti është pajtuar që ky vendim duhet të kalojë për debat në mënyrë procedurale.

Sipas tij, dështim i madh i kësaj Qeverie është Demarkacioni, Ushtria, liberalizimi e shumë çështje të tjera.

“Me Kushtetutë partia e parë ka të drejte të thirre në interpelancë Kryeministrin dhe me qitë në votëbesim në mënyrë që vendi edhe në ketë formë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Buja, duke shtuar se diku kah Marsi ai ka  për të insistuar për të bërë thirrje për votëbesimin e Qeverisë.

Buja ka shtuar se PDK tashmë po paguan faturat e kësaj qeverisje të keqe e cila po bën akuza të pabaza ndaj partnerit të koalicionit.

“Me LDK nuk kanë vija të drejta nuk kanë parime të njëjta dhe ka ardh në një moment që janë detyruar me u lidh me ta për të zhbllokuar disa procese për të ardhmen e vendit”, ka shtuar Buja i cili është kategorik për ta prishur koalicionin me LDK’në dhe Isa Mustafën.

Çdo ditë dikush po e paralajmëron LDK-në, kësaj radhe Shukri Buja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, është shprehur i pakënaqur me funksionimin e deritanishëm të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Periskopi.com Lajme

Ai ka vlerësuar se ky koalicion nuk ka perspektivë të gjatë, pasi thotë se LDK-ja nuk është partnere korrekte politike.

Në intervistën dhënë për “Epoka e Re”, Buja ka theksuar se PDK-ja nuk duhet ta paguajë faturën e dështimeve të kryeministrit Isa Mustafa.

“Nuk shoh perspektivë të gjatë për këtë koalicion. LDK’ja nuk është partnere korrekte politike, pasi po pret vetëm momentin e vet: dobësimin e PDK-së”, ka thënë Buja.

Deputeti Buja ka folur edhe për buxhetin e vitit 2017, për të cilin ka thënë se është buxhet manipulues, tipik komunist. Sipas tij, preken edhe paratë e pensionistëve dhe punëtorëve nga privatizimi për rritje ekonomike.

Sipas deputetit Buja, PDK-ja nuk duhet të lejojë që, pas një viti, si pasojë e këtyre mashtrimeve, të kolapsojë Kosova me borxhe dhe të mos ketë mundësi t’i paguajë pagat për mësuesit, mjekët dhe punëtorët.

Ai ka paralajmëruar se nuk do ta votojë këtë version të buxhetit.

Shukri Bujës i ngritët tensioni sa herë e sheh Isa Mustafën, ia përmend 200 mijë punësimet

Që nga muaji prill i këtij viti është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Bëhet fjalë për deputetin e PDK-së Shukri Buja, i cili në prill të këtij viti u bë pjesë e institucionit ligjvënës pas dorëheqjes së Azem Sylës.

Periskopi.com Lajme

Buja, si një prej deputetëve që nuk e ka problem të thotë haptas atë çfarë mendon, tregon antipatinë që ka ndaj kryeministrit aktual, Isa Mustafa.

Thotë se prezenca e kreut të LDK-së i ngre tensione, vetëm për arsye të kaluarës së tij, jo për diç tjetër.

Buja, pranon se koalicioni PDK-LDK është në teh të shpatës, derisa paralajmëron se së shpejti mund të ketë zgjedhje të parakohshme në vend.

Në një intervistë dhënë për tesheshi.com deputeti i PDK-së tregon se si e sheh edhe koalicionin e ardhshëm qeverisës pas zgjedhjeve të reja, flet po ashtu edhe për shumë çështje të tjera, si për Gjykatën Speciale, rastin “Toka”, ku Azem Syla dyshohet si kreu i një grupi kriminal, si dhe nëse do kandidon apo jo për kryetar të Lipjanit.

“Kuvendi i Kosovës, siç mund ta shohin edhe qytetarët po funksionon me probleme, me gjuajtje fjalësh mes partive politike. Kuvendi më shumë funksionon përmes komisioneve parlamentare, pasi aty bëhet puna kryesore. Megjithatë për momentin po funksionon mirë, edhe pse ka probleme rreth Demarkacionit pasi po varet edhe liberalizimi i vizave. Më vonë do të ketë problem edhe më të madh me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por në kohën më të afërt Kuvendi do të përballet me buxhetin për vitin 2017-të”.

Buja ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, është shumë e qartë se koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk i ka votat për miratimin e kësaj marrëveshjeje.

Ai vlerëson se Demarkacioni duhet të zgjidhet me marrëveshje politike të gjithë spektrit politik shqiptarë.

“Në formën aktuale Demarkacioni nuk duhet fare të tentohet të rikthehet në Kuvend, sepse është e dëmshme nëse nuk ka një koncensus politik. Unë shpresoj se do të gjendet një zgjidhje. Ka mundësi të aprovohet në Parlament pjesa e cila nuk ka konteste, dhe të lihet e hapur çështja e kontesteve dhe të vazhdohen bisedat me Malin e Zi. Është edhe forma tjetër e formimit të një komisioni parlamentar me përfaqësimin e të gjitha partive politike, me ekspertë të cilët do ta shqyrtonin punën e komisionit shtetëror, të përmirësohen gabimet dhe të kthehen për Kuvend në miratim”.

Deputeti i PDK-së ka dhënë vlerësimin e tij edhe për kryeministrin Isa Mustafa, gjegjësisht rolin e tij si kryeministër.

“Vet prezenca e Isa Mustafës mua më ngrit tensione për shkak të kaluarës së tij. Dua të them diç konkrete për qeverinë aktuale: nëse është premtuar punësimi i mbi 200 mijë personave nga partitë në koalicion, sot ky premtim nuk është askund i realizuar. Po ashtu është premtuar se do të ketë zhvillim ekonomik, do të zhvillohet Brezovica, do të bëhet projekti i energjisë, formohet ushtria, dhe nëse këto nuk janë realizuar si mund të quhet ndryshe përveç dështim”, ka thënë ndër tjerash Buja.

Kërcënon PDK-ja: Zgjedhjet mund të mbahen në nëntor

Deklarata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për zgjedhjet është paralajmërim për kryeministrin Mustafa se në rast se nuk reflekton sidomos për sa i takon zhvillimin ekonomik, atëherë rrezikshmëria e votëbesimit të qeverisë është e arsyeshme, kështu është shprehur në Tribuna Channel, deputeti i PDK-së, Shukri Buja.

Periskopi.com Lajme

Ky i fundit thotë se në zgjedhje nuk është mirë të shkohet pa amendamentimin e ligjit zgjedhor, megjithatë sipas tij, nëse nuk ka një marrëveshje mes spektrit politik për këtë çështje, atëherë fundi i nëntorit mund ta gjejë vendin në zgjedhje.

Buja e quan të pakuptimtë vazhdimin e qeverisjes, nëse një koalicion qeveritar nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar një projektligj i cili është i ndërlidhur me liberalizimin e vizave.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për vullnetin e ndërkombëtarëve për sa i takon mbajtjes se zgjedhjeve si dhe për afatet tjera eventuale kur qytetarët do të mund t’i drejtohen kutive të votimit.