Ja çfarë basti vë Jakup Krasniqi për shtëpinë e tij! (VIDEO)

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, i ftuar në emisionin “Politikë” ka thënë se nuk ka bërë keqpërdorime. Sipas Krasniqit, të gjithë pasurinë mund ta jap, vetëm nëse vërtetohet që ka pasur keqpërdorime.

Periskopi.com Lajme

“Për mua sdo të thotë asgjë një shtëpi. Kurdo le të formohet një komision dhe ta vlerëson shtëpinë time aktuale. Shtëpia ime ka katër kate gjysmën e asaj shume le të ma dhënë mua dhe pjesën tjetër i lë katër katet për familjet skamnore. Por edhe ata që kanë keqpërdorë të bëjnë të njëjtën gjë. Le të heqin dorë nga bizneset e tyre dhe t’ia kthejnë qytetarëve”, tha Krasniqi në Politikë.

Reklamë
Reklamë

Vidhet shtëpia e Aleksandër Lumezit

Një vjedhje ka ndodhur në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, në një shtëpi private. Për këtë rast në polici është ankuar një femër me inicialet B.L.

Periskopi.com Uncategorized

Por, Klan Kosova nga burime të saj merr vesh se kjo shtëpi është e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Prishtinës. Ky incident ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit dhe nga Policia është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Në një njoftim për media thuhet se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit/ave të dyshuar si dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Reklamë
Reklamë