Shtëpia e Bardhë: Asnjë plan për mobilizimin e Gardës kundër emigrantëve

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer ka mohuar zërat se administrata Trump po shqyrton një propozim për të mobilizuar më shumë se 100 mijë trupa të Gardës Kombëtare për të ndaluar emigrantët e paligjshëm.

Periskopi.com Lajme

“Kjo është 100% e pavërtetë. Është false. Është diçka e papërgjegjshme për ta thënë këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Pretendimi për mobilizimin e Gardës Kombëtare u bë publik nga Associated Press përmes një dokumenti 11 faqesh. “Ky nuk është një dokument i Shtëpisë së Bardhë”, tha Spicer.

Ndërkohë, “DailyMail” duke iu referuar burimeve të veta shkruan se ideja për mobilizimin e Gardës është diskutuar, por nuk ka asnjë plan të formalizuar.

Trudeau arrin në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Periskopi.com Lajme

Trudeau po realizon një vizitë zyrtare tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump, me të cilin shpreson se do të bindë atë për të bashkëpunuar me Kanadanë për të krijuar masa kontinentale të sigurisë, njofton Klan Kosova.

Detaje të tjera publikohen së shpejti.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Kemi fakte për vjedhje masive votash

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller ka bërë të ditur të dielën se administrata e Presidentit Donald Trump ka siguruar fakte të pakundërshtueshëm për vjedhje votash, të cilat mbështesin edhe pretendimin e fituesit të zgjedhjeve se për humbjen e votës popullore.

Periskopi.com Lajme

“Shtëpia e Bardhë ka siguruar fakte të shumtë për manipulimin e votave, me njerëz të regjistruar në më tepër se një shtet”, deklaroi Miller në emisionin “This Week” në televizionin ABC, me drejtuesin e njohur George Stephanopoulos.

“Kanë votuar njerëz të vdekur dhe jo rezidentë. George, ky është fakt dhe nuk mund ta mohosh dot që është një numër i madh personash jo shtetas të këtij vendi që janë regjistruar si zgjedhës”.

Stephanopoulos iu kundërvu duke i thënë se nuk po i tregonte asnjë provë për manipulimin.

“Na keni dhënë zero fakte për të mbështetur pretendimin e presidentit se do ta kishte fituar edhe votën popullore nëse nuk do të kishin votuar edhe 3 deri në 5 milionë imigrantë ilegalë”, tha Stephanopoulos. /The Hill

Letra emocionuese e Barack Obamas në minutat e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë

Kur i kanë mbetur edhe vetëm pak orë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barack Obama gjeti kohën t’i drejtohej për herë të fundit popullit amerikan.

Periskopi.com Lajme

Në një letër dërguar sot në mëngjes (sipas orës së Uashingtonit) kontakteve në listën e emailit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i falënderoi të gjithë për përkrahjen e tyre dhe për gjithçka që ata i kanë mësuar në tetë vitet e fundit.

Letra është pa dyshim emocionuese, sidomos për ata që do ta ndjejnë shumë mungesën e tij e të Michelle, Sasha e Malia në Shtëpinë e Bardhë.

Më poshtë është teksti i plotë i letrës:

Të dashur amerikanë,

Është bërë traditë e vjetër për presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara  që t’i lërë një letër lamturmirëse në Zyrën Ovale amerikanit të zgjedhur për të zënë vendin e tij. Është një letër që synon të ndajë atë çka dimë, çka kemi mësuar dhe çka mund t’i ofrojmë sadopak pasuesit tonë  për ta ndihmuar të mbajë barrën e rëndë të përgjegjësisë që vjen bashkë me postin më të lartë në vendin tonë dhe me udhëheqjen e botës së lirë.

Por, para se t’i shkruaja letrën time presidentit të 45-të, doja të thosha një falënderim të fundit për nderin që pata duke shërbyer si i presidenti juaj i 44-t. Sepse gjithçka që kam mësuar gjatë kohës në detyrë e kam mësuar prej jush. Ju më bëtë një president më të mirë, ju më bëtë njeri më të mirë.

Gjatë këtyre tetë vjetëve, ju keni qenë burimi i mirësisë, qëndrueshmërisë dhe shpresës nga të cilat kam marrë forcë.  Kam parë fqinjë dhe komunitete që kujdeseshin për njëri-tjetrin gjatë krizës më të rëndë ekonomike që kemi parë në jetën tonë. Kam vajtuar me familjet në zi që kërkonin përgjigje dhe gjetën mirësi në një kishë në Charleston.

Kam marrë zemër nga shpresa e të diplomuarve të rinj dhe oficerëve më të rinj. Kam parë shkencëtarët tanë të ndihmonin një të paralizuar të rifitonte ndjesinë e të prekurit dhe luftëtarë të plagosur të konsideruar të vdekur të ecnin përsëri. Kam parë amerikanë, jeta e të cilëve është shpëtuar për shkak  se më në fund arritën të kishin kujdes mjekësor dhe familje jeta e të cilave ka ndryshuar për shkak se martesat e tyre njihen si të barabarta me tonën. Kam parë më të rinjtë e fëmijëve që na kujtonin, përmes veprimeve dhe mirësisë së tyre, detyrimin për t’u kujdesur për refugjatët, apo punën që duhet të bëjmë për paqen, mbi të gjitha kujdesin që duhet të kemi për njëri-tjetrin.

Kam parë te ti, popull amerikan, në moralin tënd, vendosmëri, shpirt të dashur e mirësi. Dhe në aktet e përditshëm të qytetarisë kam parë tek shpaloset të ardhmen tonë. Të gjithë ne, pavarësisht partisë, duhet t’i futemi kësaj pune, punës së gëzueshme të qytetarisë. Jo vetëm kur ka zgjedhje, jo vetëm kur në lojë është interesi ynë i ngushtë, por gjatë gjithë jetës.

Do të jem aty me ju në çdo hap të rrugës.

Dhe kur hapi i progresit të duket i ngadaltë, kujtoni: Amerika nuk është projekti i një personi të vetëm. Fjala më e fuqishme në demokracinë tonë është “Ne”. “Ne, Populli”. “Ne do ta kapërcejmë”.

Ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, ja ku do punojë çifti Obama

Pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë, President Obama dhe familja e tij së shpejti do të zhvendosen. Por, ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë?

Periskopi.com Lajme

Shumica e presidentëve e lënë Washington sapo përfundojnë mandatin e tyre.

Vetëm pasi pasardhësi i tyre të inaugurohet, ata fluturojnë jashtë vendit për të filluar pjesën tjetër të jetës, përcjell Bota sot.

Por, të paktën edhe për 2 vitet e ardhshme, President Obama do të qëndrojë në Washington, derisa vajza e tij, Sasha, të përfundojë shkollën e mesme.

Obama ka bërë shaka në lidhje me tregun e punës, pas 20 janar 2017, duke thënë se duhet të shkojë në LinkedIn dhe të shohë se çfarë vjen’.

Në të vërtetë, ai ndoshta do ta ketë vështirë për një kohë që të ‘gdhendë’ mundësitë e tij.

Së pari, pas një pushimi, President Obama dhe Zonja e Parë Michelle, me siguri do të fillojnë punën e tyre në memoaret apo në libra, për të treguar për kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy Obama’t ka të ngjarë që të jenë të përfshirë në punë filantropike, mundësisht në bashkëpunim me Fondacionin Obama Barack dhe Qendrën presidenciale.

Dhe, kur ai filloi projektin My Brother’s Keeper, për të rinjtë me ngjyrë, Obama pati deklaruar se do të qëndrojë i përfshirë në këtë edhe pas presidencës. Por, kjo nuk do të jetë e gjitha çfarë ai do të bëjë.

“Unë do të bëj të gjitha punët që kam qenë duke bërë më parë, vetëm për të gjetur mënyra për të ndihmuar njerëzit”, tha Obama për nxënësit vitin e kaluar.

“Të ndihmojmë të rinjtë që të arsimohen dhe të gjejnë punë dhe të përpiqemi që të sjellim biznese në lagje, ku nuk ka biznese”.

Michelle Obama, e cila hoqi dorë nga karriera prej juristeje dhe nga kujdesi shëndetësor kur u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ka në plan që të jetë e përfshirë në çështje të shërbimit të fokusuar.

Në një editorial të kohëve të fundit, ajo u përqendrua në iniciativën e saj Let Girls Learn, që do të ndihmojë vajzat në gjithë botën që të qëndrojnë në shkollë.

“Pasi kam udhëtuar në botë dhe kam njohur vajza të reja si Zonjë e Parë…I mbaj shpresat dhe ambiciet e tyre kudo që shkoj dhe planifikoj që të vazhdoj punën time në emër të tyre…për pjesën tjetër të jetës sime”, ka shkruar ajo, përcjell Bota sot.

Siç thuhet në faqen e internetit të Fondacionit Barack Obama, “Tetë vjet është vetëm fillimi.

Dhëndri i Trump mund të jetë në “zemër” të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka deklaruar se fëmijët e tij do të merren me udhëheqjen e Organizatës Trump, por ka spekulime se Jared Kushner, dhëndri i tij mund të jetë krah tij në Shtëpinë Bardhë.

Periskopi.com Lajme

Një burim i afërt me presidentin i ka thënë  NBC news të mërkurën në mbrëmje, se ai është duke e konsideruar nëse do të shpërbejë në Shtëpinë e Bardhë si një këshilltar special, ose konsulent special, pas emërimit  të shefit e stafit të Trump Reince Priebus, dhe shefit strategjik, Steve Bannon.

Pasi Trump është në Shtëpinë e Bardhë, ka mundësi të marrë leje në mënyrë që Kushner ta emërojë për këshilltar, transmeton KosovaPres.    Për shembull, Trump mund të caktojë Kushner në krye të Bordit të Inteligjencës të mbikëqyrur nga Presidenti, post ky i cili  është i përbërë nga njerëz  jashtë qeverisë.