Kosovarja rrëfen për sulmin në Londër

Shqiptarja nga Kosova, Vlora Pireva që jeton në Londër ka rrëfyer se si e ka përjetuar sulmin e sotëm në Parlamentin e Britanisë, sulm ky që po cilësohet si terrorist.

Periskopi.com Lajme

“Unë sapo përfundova punën. Për momentin, është qetë. Më herët ishte panikë, kishte gjithandej helikopterë, makina të Policisë si dhe motoçikleta që në fakt edhe na e pamundësonte punën”.

Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se pavarësisht këtij incidenti, tashmë situata është qetësuar në Londër por që kontrollet e detajuara të Policisë po vazhdojnë.

Qytetarja Pireva ka thënë se pavarësisht krejt kësaj ngjarje, ajo nuk është shqetësuar shumë.

“Njerëzit janë të rezervuar për të përdorur transportin publik por njerëzit megjithatë po vazhdojnë ta përdorin atë, nuk është mbyllur. Nuk jam shqetësuar shumë, jemi mësuar me këto ngjarje. Aktualisht kam pak frikë ta përdorë trenin nëntokësor, andaj po mendohem çfarë të bëj”, ka thënë ajo.

Zvicerania zbulon rrënjët e saj kosovare

“Meqë ndodhi të jetoja në Zvicër, në fshatin e bukur Reichenburg, mendoj se kam qenë shumë më me fat se sa po të jetoja në Kosovë”, ka thënë pa ekuivoke Karina alias Laura

Periskopi.com Lajme

Karin Dubler, e lindur dhe e rritur në Zvicër, nuk kishte menduar ndonjëherë se ajo në të vërtetë ishte e lindur nga dy prindër shqiptarë dhe se pastaj një çift zviceran e kishte adoptuar. Këtë çift ajo e kishte njohur si nënë dhe baba deri në ditën kur i ka mbushur 18 vjeç, shkruan albinfo.ch duke iu referuar emisionit të televizionit zviceran SRF1.

Atë ditë ajo e kupton se emri i saj i parë ishte Laura Rushiti dhe se prindërit e saj biologjikë e kanë dorëzuar te prindërit adoptues, Erika dhe Eroch Dubler, menjëherë pas lindjes.

“Për shkak të pamjes unë mendoja se mund të isha nga Portugalia ose nga Spanja”, thotë Karin Dubler sot 23 vjeçare, në emisionin “Meine frende Heimat-Kosovo” që u emetua sonte në SRF1.

Pesë vjet pasi ka kuptuar prejardhje e saj, Laura së bashku me babanë e saj adoptues, Erichun ka ndërmarrë një nismë të guximshme, e cila do t`ia ndryshojë fare jetën: të shkojë në Kosovë dhe të takojë prindërit biologjikë. “Meqë ndodhi të jetoja në Zvicër, në fshatin e bukur Reichenburg, mendoj se kam qenë shumë më me fat se sa po të jetoja në Kosovë”, ka thënë pa ekuivoke Karina alias Laura, përcjell albinfo.ch. Këtë e thotë ajo ndërsa është duke ecur me makinë nëpër Kosovë me babanë e sa adoptues.

Ajo kishte synimin që të njihte rrënjët e saj për të plotësuar një boshllëk dhe që të fitojë ndjenjën e përkatësisë, ka thënë ajo për emisionin, duke arsyetuar vendimin për të ndërmarrë këtë udhëtim.

Por, para se të takojë prindërit ajo dëshiron që fillimisht të njohë vendin dhe njerëzit e Kosovës. Për këtë arsye së bashku me babanë, Erichun ajo ndërmerr një udhëtim nëpër pika të ndryshme të Kosovës. Në këtë mënyrë ajo sikur dëshiron të familjarizohet me Kosovën para se të njohë prindërit, që pastaj takimi kaq i rëndësishëm t`i vijë më i lehtë.

Autorët e emisonit i përcjellin dy mysaforët nga Zvicra në pika pitoreske të Kosovës, në Prizren dhe në një fshat të Dukagjinit. Këtu ata provojnë specialitetin tradicional të Kosovës, flijën dhe befasohen se atë duhet ta konsumojnë pa thikë dhe piru. Karina mandej provon të veshë edhe kostumet kombëtare të trevës së Rugovës.

Përshtypjet janë shumë të mira, gjithkah i shoqëron mikpritja shembullore shqiptare, pamje të bukura të Prizrenit dhe të natyrës kosovare në përgjithësi ilustrojnë këtë udhëtim të rinjohjes.

Po ashtu edhe takimi me moshataret e saj në Prishtinë i lë përshtpje të thella Karinës. Ato e përshkruajnë gjendjen në Kosovë ashtu siç është, me tone të zymta por te mysafirja nga Zvicra lënë përshtypje me forcën dhe mendjen e hapur të tyre, siç shprehet. “Nuk kisha pritur diçka të tillë”, thotë ajo.

Karina kishte takuar tashmë njëherë nënën biologjike por jo edhe babanë. Kështu ajo ka shumë emocione dhe dilema para se ta realizojë këtë takim. Babai në fund e pret por nuk pranon që takimi me të bijën të filmohet.

“Unë mund të identifikohem më shumë me kosovarët në Kosovë se sa me ata që jetojnë në Zvicër. Ata janë krejtësisht ndryshe”, e thotë Karina pa u hamendur, tek përshkruan  përshtypjet pozitive që ia lënë gjithandej shqiptarët në Kosovë.

Pjesë nga emisioni mund të shihni në këtë link:

http://www.srf.ch/sendungen/meinefremdeheimat/meine-fremde-heimat-kosovo-kurz-und-buendig

 

Zvicerania zbulon rrënjët e saj kosovare

Rrëfimi i zviceranes që mori vesh se është shqiptare

Nesër, e premte televizioni publik zviceran emeton emisionin "Meine fremde Heimat» – Kosovo (Atdheu im i huaj-Kosova) që bën fjalë për një përjetim të llojit të veçantë të vajzës 23 vjeçare zvicerane.

Periskopi.com Lajme

Karin Dubler, vetëm kur i ka mbushur 18 vjet ka kuptuar se ajo në fakt kur ka lindur është quajtur Laura Rushiti dhe se prindërit e saj biologjikë janë nga Kosova dhe e kanë dhënë për adoptim pak ditë pas lindjes, transmeton albinfo.ch informacionin e srf.ch.

Çifti zviceran Erich dhe Erika Dubler e ka adoptuar vajzën në Reichenberg të Kantonit Schwyz ndërsa prejardhjen e saj të vërtetë ia ka zbuluar vetëm kur ajo ka mbushur moshën madhore.

Tash ajo shkon për herë të parë në vendin e saj të prejardhjes për t`u njohur me kulturën, vendin dhe njerëzit e atjeshëm. Në këtë aventurë Karina shoqërohet nga babai i saj adoptues, Erich-u. As ai nuk ka qenë ende asnjëherë në Kosovë, në shtetin më të ri të Evropës. Ata udhëtojnë me tren, autobus, me kuaj dhe me taksi nga kryeqyteti Prishtina deri në Alpet Shqiptare, nga Prizreni në Mitrovicë, në qytetin e lindjes të prindërve biologjikë të Karinës. Atje ajo përjeton një takim që do t`ia ndryshojë përgjithmonë jetën…

Emisionin mund ta shohim nesër, e premte në SRF1, me fillim nga ora 21.00

 

Rrëfimi i zviceranes që mori vesh se është shqiptare

ILUSTRIM

20-vjeçarja shqiptare lë në rrugë 3 vajzat: Nuk i dua, kam gjetur të dashur

Tre vajza të mitura, përkatësisht 4-vjeçe, 18-muajshe dhe 5-muajshe janë gjetur të braktisura në rrugë, në Patra të Greqisë.

Periskopi.com Lajme

Rreth një javë më parë, ato kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët kanë lajmëruar policinë; më pas janë çuar në spitalin e qytetit, ku po trajtohen nga psikologët.

Sipas burimeve të policisë, pasditen e së enjtes është arrestuar babai i tyre, 27 vjeçari nga Shqipëria, që punon në fermat bujqësore të fshatit Lehena, të prefekturës së Ilias në Peloponez. Një muaj më parë, atë e ka braktisur gruaja për një person tjetër, duke i lënë edhe të 4 fëmijët që kishin bashkë, 3 vajza dhe një djalë.

Për t’i rifituar zemrën, shqiptari në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i njohur publikisht, ka lënë djalin në shtëpinë e tij në fshat, ka marrë vajzat dhe i ka çuar te shtëpia e vjehrrës në qytetin e Patrës. Pasi është njoftuar nga e ëma, nëna e 3 vajzave ka shkuar në shtëpi për t’i lënë vajzat në rrugë dhe është larguar.

Me të dëgjuar lajmin në media, babai ka shkuar në polici, bashkë me avokatin e tij, ku edhe është arrestuar. Policia mësoi cila ishte nëna e tre vajzave dhe tentoi ta kontaktojë, ndërsa ajo thuhet t’i jetë përgjigjur: ‘Nuk i dua fëmijët, kam gjetur një dashuri tjetër, jepini për birësim!’. Sipas policisë, nëna e vajzave, edhe ajo shtetase shqiptare, është vetëm 20 vjeçe.

Burimi: Top Channel

Shqiptarja e ‘pa cipë’ e nudove 100%, njihuni me vajzën nga Elbasani që thyen tabutë (Foto)

Ajo ishte një vajzë me tipare të errëta mesdhetare që reflektonte pafajësi. U lind dhe u rrit në Elbasan deri në gjimnaz, por pas emigrimit në SHBA, nuk ka mbetur më thuajse asgjë nga Alma Saraçi. Edhe mbiemrin e ka ndryshuar, tashmë ajo është Alma S. Grey, një aktore dhe skenariste që po bën karrierë në SHBA, dhe ia ka dalë mbanë që të tërheqë vëmendjen duke u aktivizuar në shumë role.

Periskopi.com Lajme

Ajo është shndërruar në një femër fatale, me flokë të kuqe të ndezura, me pircing, mbushur me tatuazhe, që josh e provokon kudo me nudizëm apo lesbizëm, përfshirë edhe në vendet apo objektet e shenjta. I pëlqen të vetëquhet “e pacipë” dhe referuar fotografi që ka realizuar për një album “Naked in America” (lakuriq nëpër Amerikë), e meriton epitetin.

Ky projekt artistik, që ka të bëjë me sensibilizimin e gruas për seksualitetin, e ka çuar 31-vjeçaren në vende të ndryshme publike në SHBA, ku ka pozuar nudo vërtet si “e pacipë”, duke fshehur vetëm disi pjesët intime me ndonjë libër, zorrë karburanti, gjethe pemësh etj., e deri te kryqi.

Ajo pozon nudo gjithandej, në një pikë karburanti, në një bar, në parukeri, në librari, në një stacion autobusi, me shumë gjasa duke shkelur ligjet e San Francisco-s ku jeton, “por me pak magji, përgatitje, fat dhe miq të shkëlqyer që të ndihmojnë” mund t’ia dalësh.

Lidhur me këto fotografi, apo shumë të tjera të ngjashme, Alma ka shkruar edhe editorial, ku spikasin “Seksi i shenjtë”, “Nudizmi”, “Çfarë do të thotë të jesh femër” etj. Ajo e përshkruan veten si shumë rebele dhe feministe, ndërsa nuk njeh asnjë lloj censure në art.

Në kemi folur me Almën, vajzën nga Elbasani që emigroi së bashku me familjen drejtë Shteteve të Bashkuara kur ishte 15 vjeç. Prindërve të saj i ra lotaria amerikane dhe Almës po ashtu, e cila duke jetuar në një vend të hapur ka mundësi të bëj ç’të dojë me veten dhe artin e saj.

Alma është e zhveshur në shkrime. Dhe është e zhveshur edhe në fotot që publikon në sajtin e krijuar enkas për këtë qëllim. “Deri tani nuk kam pasur probleme. Maturia dhe diskrecioni janë parimet që më drejtojnë. Sigurisht është një hap i rrezikshëm, por nuk ka art pa rrezik”- tregon Alma.

“Nudizmi ka ekzistuar gjithmonë, por shoqëria patriarkale luftënxitëse e ka ndrydhur bashkë me seksualitetin dhe gratë. Kjo zgjedhje nuk më bën të vuaj dhe as ndihem e ndarë nga njerëzit. Sa më shumë jam vetvetja, aq më afër botës ndihem dhe aq më shumë e njoh atë. E lashë vuajtjen pas kur vendosa ta jetoj jetën sipas mënyrës sime dhe jo të të tjerëve”- shprehet 31-vjeçarja për Dita-n.

Dhe nëse ka disa komente negative, nën gjurmët e ecjes së saj në këtë rrugë, ajo nuk shqetësohet. “Artistët, në thelb, nuk mund të varen kurrë nga ajo që mendojnë të tjerët. Përndryshe nuk do bënin kurrë atë që bëjnë sepse do ktheheshin në skllevër të opinioneve. Për mua, opinioni i të tjerëve është thjesht opinion i të tjerëve. Nuk i marr personalisht ato që thuhen, as kur janë të mira, as të këqija. Në të vërtetë, shumë njerëz janë mbështetës, sepse shohin te unë dikë që bën dhe thotë atë që ata do donin të bënin dhe të thoshin, por nuk munden”.

E kishte kuptuar qysh herët që do vinte një ditë kur do jetonte sipas rregullave të veta dhe për këtë nuk mjaftonte që familja të fitonte lotarinë amerikane dhe ata të zhvendoseshin në SHBA. Edhe atje ka rregulla, edhe atje, në një periudhë, ajo kërkonte të përshtatej, të pranohej, derisa u bind që njeriu, përveçse të jetojë brenda një kulture, duhet të respektojë thelbin e tij dhe nëse do të ndihet i lirë, kudo ku jeton, duhet ta arrij vetë këtë.

“Jam mirënjohëse për atë kohën e fillimit sepse më ka lejuar t’i shoh gjërat nga një këndvështrim tjetër. Tani, kur përqafoj lirinë, e di që e kam fituar. Nuk e marr të mirëqenë. Tani përpiqem të jetoj në një mënyrë që më bën të ndihem e lirë dhe më jep fuqi si grua dhe si artiste.”

Për të edhe vendet janë përvoja. Të ndërtojnë. Dhe jo në të njëjtën mënyrë. I tillë është Los Angeles-i për Almën, por i tillë, sado i largët mund të jetë krahasimi, por pikërisht edhe për këtë, është edhe Elbasani. Apo Shqipëria e fillimviteve ’90, e vitit ’97. Alma ndjen mall për fëmijërinë me familjen, shumë kushërinj, shokë e shoqe, Ditën e Verës dhe ballokumet, për pushimet në plazhin e Durrësit dhe të Vlorës dhe nuk ka harruar as trazirat e dhunshme.

“Në 1997-ën kishte shumë njerëz që “thyenin ligjin”. Ajo më ka ndikuar shumë. Dhe në mënyrë pozitive. Sepse njerëzit po kërkonin të çliroheshin nga një sistem që ishte i korruptuar. Po, ata ishin të zemëruar, por të paktën po bënin diçka për këtë. Po ndërmerrnin një veprim. Ky aksion më ka ndikuar. Tani, kur shikoj një gjë që dua ta ndryshoj dhe ta përmirësoj, unë veproj. Veprimi bazohet në atë që kam të gatshme në atë moment. Nuk më pëlqen të pres sa të tjerët të më japin leje. Ia jap lejen vetes time.”

Udhëton shumë, për të pasur mundësi edhe për të ndjerë lirinë e plazheve nudiste të Evropës dhe shijen e mirë të ushqimeve shqiptare, ushqehet gjelbër dhe lyhet me të kuqe, bën yoga, shkruan, pikturon, realizon filma. Dhe gjithmonë ka diçka për të thënë, në të kundërt nuk do ishte ajo. Rrëfimi i sa për Dita-n vazhdon…

-Alma, për çfarë ke studiuar?

Unë jam gjithmonë duke studiuar. Po nëse më pyesni për Universitetin, kam studiuar për Filozofi, Frëngjisht dhe Teatër.

-Çfarë të shtyn të merresh me këtë art, që me shumë gjasa, paragjykohet?

Nudizmi gjithmonë ka qene pjesë e artit. Një vizitë në muze dhe shikoni që gjithë artistët kanë përdorur format e trupit të njeriut. Problemi është se ka shumë njerëz që seksualizojnë nudizmin, e krahasojnë me eroticizmin dhe pornografinë. Këto janë shumë të ndryshme nga nudizmi personal ose artistik. Frymëzimi është ekzaktësisht ky. Është gjithashtu feministe kjo iniciativë, unë jam femër e pavarur dhe me mendimet dhe forcën time, personale dhe artistike. Unë vendos kur dhe si e bëj foton. Unë e zgjedh fotografin, fotot janë prona ime.

-Si e ke nisur dhe a paguhet mirë nudizmi?

Nudizmi që shihni në foto janë pjesë e projektit tim artistik dhe të librit që kam kompletuar. Unë nuk e kam bërë këtë projekt për arsye financiare.

-Ku jenë vendet ku preferon të fotografohesh?

Natyra.

-Të shqetësojnë komentet negative?

Jo, as nuk i vë re.

-Alma, ti vërtetë bën atë që do? A ndihesh mirë për këtë?

Jeta nuk ka kuptim në qoftë se një njeri nuk ka mundësi të ndjek pasionet e veta. Jeta si skllav, skllav i opinioneve të tjerëve është jetë e trishtuar. Unë suportoj lirin e shprehjes dhe të eksperiencës së jetës si njeri i lirë dhe i pavarur.

-Si ndihet familja jote për këtë?

Familjarët e mi janë fansat më të zjarrtë që kam. Ato më njohin tamam si njeri. Shumë njerëz (shqiptar sidomos) shohin fotot nudo dhe krijojnë shumë paragjykime boshe. Familja ime më njeh për inteligjencën dhe talentin që kam, personalitetin tim. Ato janë të parët që shikojnë filmat që bëj, që më ndihmojnë gjatë xhirimeve, dhe që më inkurajojnë në zhvillimin tim si artiste.

-A vjen shpesh në Shqipëri, cila është lidhja jote me këtë vend? Me fëmijërinë?

Çdo 3, 4 vjet bëj vizitë në Shqipëri. Kam familje dhe shoqëri që takoj. Fëmijëria në Shqipëri më ka influencuar shumë, sidomos si artiste dhe në të ardhmen dua të shkruaj për ato eksperienca.

-Udhëton shumë? Ku? Çfarë të frymëzon?

Po udhëtoj shumë, sidomos në Europën Perëndimore, Azi, Indi, Jug te Amerikës. Frymëzohem nga diversiteti i kulturave, njerëzit, dhe shprehjet a ndryshme të njerëzve. Natyra, liria e mendjes, shprehja artistike.

-E thua që je shqiptare? Si janë reagimet?

Ndonjëherë njerëzit nuk e besojnë sepse unë jam ndryshe shume nga pjesa më e madhe e vajzave shqiptare, sidomos nga Shqipëria.

alma_nudo41484240162 alma_nudo31484240160 alma_nudo21484240158 alma_nudo1484240156

Shqiptarja e shkolluar në Turqi, sot ka një punë në Durrës që do t’ju lërë pa fjalë

Ajo është 31 vjeçe dhe ka përfunduar studimet për Financë-Publike në Ankara. Pas tre vitesh si e punësuar në kompani të ndryshme private ajo zgjedh të ndryshojë tërësisht drejtim duke kaluar nga profesioni i financieres në atë të themelueses dhe drejtueses së një ferme me 250 kokë dhi.

Periskopi.com Lajme

Rruga për të nuk ka qenë e thjeshtë. Nëse shumë bashkëmoshatare të sajat e kalojnë ditën mesa kafeneve apo duke diskutuar për mundësit e pakta të punës, Ejona, e shtynë ditën mes dhive, duke i ushqyer dhe mjel ato. Edhe pse kur ishte e vogël mund t’i kenë thirrur “dhi” me përkëdheli, ajo kurrë nuk e kishte menduar që një ditë dot kishte një fermë të veten më këtë kafshë.

31-vjeçarja ka lindur në Tiranë, por fermën e saj e ka ngritur në Durrës ku edhe jeton për momentin. I duhet të jetë pranë punës. Refuzimet shpesh të bëjnë të provosh veten dhe aftësitë e tua, kjo i ka ndodhur edhe Ejonës, e cila sot është pronarja e 250 dhive…

“Pas studimeve në Turqi, u ktheve në Shqipëri në 2010, sigurisht nuk gjeta punë sapo u ktheva po kam filluar të punoj si ekonomiste e thjeshtë në disa firma private derisa arrita të bëhesha zëvendëse CEO në një firmë e cila merrej me shfrytëzimin e pasurive të nëntokësore në Shqipëri. Si fillim asgjë nuk e plotësonte ambicien time, por nuk refuzova të punoja fillimisht si ndihmës ekonomiste dhe të vazhdoja të fitoja eksperiencën e duhur gjate këtyre viteve. Çdo punë e kam bërë me pasion”-tregon Ejona për Dita-n.

Por edhe Zaimaj ka kaluar nëpër një situatë të ngjashme për shumëkënd që përfundon shkollën dhe përballet me tregun e punës.

“Gjetja e një pune ishte e vështirë dhe ka qenë me raste dhe demoralizuese. Kur u ktheva fillova të punoja përsëri me prindërit kjo gjë nuk më mundonte mua po më shumë mundonte ata. E kuptueshme.

Aplikoja pa fund dhe të dërgoja Cv dhe email-e në kompani apo shoqëri që kërkonin staf dhe nuk merrja asnjë përgjigje, qoftë dhe për arsyen e refuzimit nga punëkërkuesi, në momentet e dhënies së intervistës skualifikohesha pa ditur arsyen. Sapo ke dalë nga bankat e shkollës dhe një nga kriteret që kërkojnë është eskeperienca, madje merr edhe përgjigje të tilla si; je shumë e kualifikuar për këtë që po aplikon. Se sigurisht unë vija me një diplomë master shkencore në Financë-Publike dhe me një mesatare të konsiderueshme nga fakulteti. Gjithsesi durim, pasi asgjë nuk është e pa mundur.”

Ejona i beson asaj shprehjes që thotë se, jo çdo kush që të refuzon, të bën keq. Në rastin konkret kanë bërë shumë mirë. Madje e kanë shtyrë këtë vajzë të kërkojë më tepër nga vetja. Madje të ndërtoj diçka të sajën. Një punë, të cilën e menaxhon vetë.

“Pas 4 vjetësh punë, firma ku punoja filloj të tërhiqte investimet e saj nga Shqipëria dhe unë do ngelesha prape pa punë. Ishte momente ku duhet të bëja prapë një zgjidhje, ishte momenti ku kisha shumë kohë të lirë dhe nuk doja më të filloja aplikimet dhe të njëjtin rrugëtim që kisha bërë vite më parë. Shkaku ishte një lajmërim në gazetë mbi subvencionet që shteti shqiptar jepte në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Kështu që duke pasur dhe një mbështetje të konsiderueshme nga grandet e qeverisë, të Ministrisë së Bujqësisë pse jo mos merrja një sipërmarrje të tillë. Ishte koha e duhej”.

Ndoshta do ishte me e përshtatshme dhe e modës për një vajzë të re që të hapte një…linjë kozmetike, por jo, Ejona zgjodhi… dhinë Por ka nje arsye se përse e u pleks pas kësaj kafshe, në dukej të egër, por me plot të mira për njeriun.

“Sigurisht që e ka një shpjegim. Pasi bëra një studim fizibiliteti dhe studiova ligjet e BE-së për kriteret e ndërtimit të fermave blegtorale, vizitova dhe fermat në rajon u njoha me faktin që Shqipëria në rajon, për vetë klimën e saj, është konkurruese në blegtori me dhi. Ne kemi diku racat tona autoktone të dhive më tepër se në vendet fqinje. Gjithashtu dhe orientimi i tregut ishte kërkesa që kishin konsumatorët për nënproduktet e qumështit të dhisë. Kjo ishte arsyeja përse dhia”.

Përfitimet prej saj janë të shumta. Nuk mund të pretendosh që t’ia marrësh frytet që vitin e parë, por e ardhmja duket e begate.

“Përfitimet? Në aspektin ekonomik: qumështin, gjalpin, djathin, plehun, kecat të cilat sjellin një të ardhur të konsiderueshme, megjithëse si vitin e parë si çdo biznes dhe ky ka vështirësitë e tij. Në aspektin social unë kam të punësuar 4 persona të cilët vijnë nga një shtresë e varfër, por janë shumë punëtorë dhe kontribuoj direkt në rritjen e mirëqenies në këto familje. Unë tashmë kam mundësi të jap sugjerimet e mia për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori dhe të jem pjesë aktive në hartimet e legjislacioneve të ndryshme për formalizimin e këtij sektori. Përveç kësaj kënaqësia që merr në darkë pasi mbyll dritat e fundit në fermë është e pa krahasueshme”- rrëfen Ejona, pa mundur ta fsheh lumturin në sytë e saj.

Ferma ka një kapacitet të bollshëm prej 1800 kokë dhish, por momentalisht ajo ka 250, dhe pretendon që në fund të 2016 t’i çoj në 350. Ejona nuk e ka për turp të punojë në fermën e saj duke u kujdesur për dhitë.

“Merrem me mirëmbajtjen e tyre, me ushqimin e tyre. Kur ndonjë nga punëtorët ka probleme dhe nuk vjen në punë merrem dhe me mjeljen. Sigurisht me menaxhimin e fermës dhe punët administrative. Nuk është e lehtë, nuk do të demoralizohesh dhe duhet patjetër të ekonomizosh çdo gjë pasi janë gjë e gjallë që duhen të ushqehen njëlloj si ne. Tek unë alternohet puna në fermë me punën administrative”. Dhe në fund, një mesazh për bashkëmoshatarët e saj që nuk e kanë gjetur ende vetën në këtë vend i cili, sipas shumë syresh ofron pak mundësi për brezin e ri:

“Ne jetojmë në Shqipëri vend i cili të ofron shumë mundësi, mjafton të guxosh dhe të realizosh ato që ti dëshiron. Gjithmonë ka një derë hapur për ty.

Shqiptarja bëhet kryetare e Komunës në Suedi

Kur 20-25 vjet më parë, qindra familje shqiptare ikën nga Kosova në Suedi për ti shpëtuar represionit serb, ishin të paktë ata që besonin se fëmijët e tyre do të integroheshin aq shpejt në jetën e këtij vendi dhe pak e nga pak do të kapnin majat e përfaqësimit në sport, kulturë, universitete, media, administratë publike, politikë, parlament, biznes, etj.

Periskopi.com Lajme

Tashmë brezi i dytë i ish emigrantëve, është realisht gjenerata e re që përfaqëson denjësisht shqiptarët në Suedi, të rritur dhe edukuar në këtë vend.

Njëra prej tyre që ka shkëlqyer së fundi, është Dëshira Vrajolli Flankör, e cila është zgjedhur kryetare e bashkisë Värmdö, një nga njësitë administrative të qarkut të Stockholmit.

Dëshira, një nga fëmijët e familjes së Sadik Vrajollit, ka studiuar në ekonomi në Suedi, ndërsa prej shumë vitesh ajo ka drejtuar departamentin e ndërtimtarisë të administratës lokale si përfaqësuese e Partisë Moderatore.

Në një njoftim publik që ka bërë pas zgjedhjes së saj në këtë post të lartë, zonja Dëshira Vrajolli Flankör, shprehet:

“Miq, brenda dhe jashtë partisë! Me përulje të plotë dhe nga thellësia e zemrës, ju falënderoj për besimin në postin e kryetares të komunës së Vermdës. Sonte morëm konfirmimin se komuna e Vermdës ka një grup të politikanëve kurrizdrejt, të cilët besojnë në demokraci”.

Zgjedhja e saj në këtë forum të lartë vendimmarrës është pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët që punojnë e jetojnë në Suedi.

Ata kanë shprehur vlerësimin e tyre për Dëshirën si dhe krenarinë që një shqiptare dhe për më tepër një grua, arrin një përfaqësim kaq të lartë në politikën e vendit skandinav.

Värmdö, është një qytet me një popullsi prej rreth 42 mijë banorë. Papunësia në këtë qytet është shumë e ulët ndërsa të ardhurat për frymë, të larta.

Në këtë zonë ka rreth 10 mije ishuj të vegjël. Në Suedi jetojnë afërsisht 70 mijë shqiptarë, shumica dërmuese e tyre nga Kosova.

Shqiptarja nga Klina rrëfen në Beograd dashurinë e saj për Serbinë, e quajnë heroinë (Video)

Profesoresha në Akademinë Ushtarake të Serbisë, në Katedrën e Strategjisë, Hatixhe Berisha, në një emision të një televizioni serb, rrëfen se sa shumë e do Serbinë.

Periskopi.com Lajme

Hatixhja, që është nga Klina, thotë në këtë emision se babanë e ka pasë përparimtar, për dallim nga shqiptarët tjerë që nuk i shkollonin vajzat. Ndërsa, shprehet pa turp se është edukuar në frymën e barazisë, sidomos me serbët, shkruan B92, transmeton Telegrafi.

Në këtë emision ajo dhe familja e saj shfaqen të “ndershëm, kozmopolitë e të edukuar” për ta mbrojtur tokën e tyre – Serbinë!

Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar.

Ajo madje thotë se kur kërcet lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Halliti, për t’ia marrë djemtë e sa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur.

Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtrinë ose në organet tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-së.

Në komemoracionin e tij u tha: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”.

E pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”!

Skandali i shqiptares në një talent show gjerman, ja pse e urren publiku

Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër është shprehur me shprehje raciste, pas të cilave ka fituar urrejtjen e jurisë dhe të publikut gjerman.

Periskopi.com Limonada

 

Në emisionet e talent shout në Gjermani “DSDS” dhe “Das Super Talent” të cilat organizohen nga titani gjerman Dieter Bohlen në bashkëpunim me RTL deri më tani kemi parë duke u shfaqur talente të shumtë shqiptarë të cilët ka ndodhur shpesh ta ngrenë publikun gjerman në këmbë. Por kohëve të fundit gjerat kanë ndryshuar.

Me apo pa dashje të dy këto emisione shfaqin disa kandidatë me prejardhje shqiptare që ulin imazhin e shqiptarëve në diasporë. Vitin e kaluar dy motrat Zeneli u grindën me jurinë e “DSDS” për kandidaten Besa Ademi po në “DSDS” sa u desh të ndërhynte sigurimi për ta larguar nga skena.

Ndërkohë të shtunën e kaluar në emisionin tjetër “Das Super Talent” një kandidate tjetër shqiptare u shfaq edhe më skandaloze.

Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër është shprehur me shprehje raciste, me çfarë ka fituar urrejtjen e jurisë dhe të publikut gjerman.

Gruaja 48 vjeçare e cila sipas mediave gjermane është e lindur në Shqipëri dhe jeton në Ludwigsburg,  në stand up-in e saj thotë se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si njerëz të drogës dhe prostitucionit, shkruan “albinfo.ch”.  “Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë shitës të drogës, por vetëm janë në shërbim të tyre”, e ka “relativizuar” ajo fyrjen.

Ndonëse juria nuk ia dha asnjë pikë, ajo uli imazhin e shqiptarëve kudo në Evropë.

Pas kësaj paraqitje skandaloze, shqiptarët në forume të ndryshme kanë kritikuar kandidaten shqiptare, por edhe televizionin gjerman RTL.

“Ajo thotë se shqiptarët njihen si shitës të drogës dhe shfrytëzues të prostitucionit… Qeveria shqiptare duhet të reagojë dhe ta padisë TV RTL për fyerje të një populli. Kjo në një vend normal ku redaktori bën punën si duhet nuk kishte për t’u emituar”, thotë një komentues në “Facebook”, emër i njohur për redaksinë.