Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm në Austri

Të premten, autoritetet austriake lajmëruan arrestimin e një 18-vjeçari me origjinë shqiptare dhe thanë se kishin shmangur një sulm terrorist në Vjenë.

Periskopi.com Lajme

Por një ditë më pas, ndërsa situata është qartësuar disi, duket se mungojnë faktet bindëse kundër të arrestuarit.

Shtypi austriak shkruan se i dyshuari, me nënshtetësi austriake dhe origjinë shqiptare, i identifikuar si Lorenc K., u mor në pyetje gjatë gjithë natës nga hetuesit, të cilët nuk kanë folur në detaje për atë që kanë zbuluar.

Mësohet se babai i të dyshuarit jeton gjithashtu në Austri, por duket se nuk kishte dijeni për planet e mundshme të të birit. Megjithatë, theksohet se është ende e paqartë sa i rrezikshëm, apo i padëmshëm është 18-vjeçari.

Disa avokatë të famshëm në Austri janë të gatshëm të marrin përsipër mbrojtjen e tij dhe kjo konsiderohet si një shenjë se provat dërrmuese kundër tij mungojnë, të paktën deri tani.

Në orët e para pas arrestimit të tij, policia austriake tha se veproi bazuar në informacionet e një shërbimi të huaj inteligjent dhe pasi përgjoi të dyshuarin për disa ditë vendosi ta arrestonte.

Por pas kontrollit të një apartamenti ku ai kishte qëndruar nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes apo armë e ndonjë lloji tjetër. Hetuesit thanë se kanë gjetur disa telefona celularë të cilët po kontrollohen.

Publikohet identiteti i shqiptarit që planifikoi sulm në Vjenë

Mediat austriake kanë publikuar një foto të shqiptarit të arrestuar dje në Vjenë, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist në metro.

Periskopi.com Lajme

Ai është Lorenc. K. me baba shqiptar dhe dyshohet se ishte radikalizuar së fundmi, pasi në banesën e tij janë gjetur materiale që e lidhin atë me ISIS-in.

Shqiptari kishte përgatitur gjithçka. Ai do të sulmonte me bomba stacionin qëndror të metrosë, shkruan “Panorama”.

Sulmi ishte planifikuar të ndodhte me 24 janar, ku kishte edhe një ngjarje patinazhi dhe planifikohej që metrotë të mbusheshin plot.

Ai është vetëm 18-vjeçar dhe shumicën e kohës jetonte në Gjermani. Shqiptari është marrë në pyetje nga Policia dhe më pas është lënë në burg.

Gjithashtu, janë marrë edhe telefonat e tij celularë dhe llogaritë në rrjetet sociale për të parë nëse vërtet ka pasur lidhje me ISIS-in, apo ka qenë thjesht një adhurues i të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Operacion antiterror, kapet mitrovicasi luftëtar i ISIS-it

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim për terrorizëm.

Periskopi.com Lajme

Sipas policisë, i arrestuari është Enos Begolli nga Mitrovica e Kosovës.

Ai kërkohej nga autoritetet kosovare pasi është i dënuar me 4 vite burg në mungesë. Begolli është dënuar pasi ka qenë luftëtar i ISIS në Siri.

Pas kryerjes së procedurave ligjore, ky shtetas i’u dorëzua strukturave të policisë së Kosovës nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Kukës ./ Monitor

Ziadin Sela

Kryetari i Strugës paralajmëron dorëheqje

Këtë vendim ai e ka marrë pasi ka fituar besimin e qytetarëve shqiptarë në këtë shtet për t’i përfaqësuar në nivelin qendror

Periskopi.com Lajme

Njeriu që i priu Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni, Ziadin Sela, ka premtuar dorëheqje nga posti i kryetarit të Strugës. Këtë vendim ai e ka marrë pasi ka fituar besimin e qytetarëve shqiptarë në këtë shtet për t’i përfaqësuar në nivelin qendror.

Sela, në një deklaratë dhënë për mediet lokale në Shkup, ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që të kandidoje në pranverë për kryetar komune.

“Askush nuk duhet që të jetë në funksione publike ashtu si kryetari i komunës më shumë se dy mandate, dhe kjo për mua është mandati i parë. A do të jam kandidat…Ne kemi një parti politike e cila do të vendos për këtë. Nëse vlerësojmë se duhet që përsëri të jam kryetar komune, kjo gjë do të bëhet”, deklaroi Sela, i cili kishte fituar bindshëm në zgjedhjet lokale, duke i mundur të gjitha partitë maqedonase.

Sela paralajmëron dorëheqje nga kryetari i Strugës

 

Plumba në kokë dhe në gjoks, vritet një emigrant shqiptar në Athinë

Një emigrant shqiptar është vrarë në Athinë, në vendin e quajtur “Luca” në periferi të kryeqytetit grek.

Periskopi.com Lajme

Viktima është identifikuar si Kosta Pojani nga Berati, 57 vjeç. Sipas raportimeve në mediat greke ai është qëlluar me një karabinë në gjoks dhe në kokë teksa po shkonte për në punë gjatë orëve të paradites.

Autori i krimit mësohet të jetë një shtetas qipriot, i cili u dorëzua në poli pak pas ngjarjes, por pa dhënë ende shpjegime për krimin.

Dyshohet se mes viktimës dhe autorit të ketë pasur mosmarrëveshje kohët e fundit.

Trupi i emigrantit shqiptar ndodhet ende në morgun e Athinës për të kryer ekspertizën.

Një ditë më parë një tjetër emigrant shqitar në Athinë u qëllua me çifte nga një person i paidentifikuar ende. Ai ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

 

Vritet një shqiptar me armë zjarri në Greqi

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është gjetur i vrarë në zonën e Atikës në Greqi.

Periskopi.com Lajme

Mediat greke raportojnë se vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme.

Pas një sherri verbal shqiptari është qëlluar dy herë, në kokë dhe stomak nga autori. Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna, por pa identifikuar autorin, shkruan gazeta Shekulli.

Uniformat blu po punojnë për kapjen e personit përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të krimit.

Euro

Shqiptari bëhet milioner me 10 euro (Foto)

Fati është treguar shumë dashamirës me një shqiptar, i cili ka fituar një shumë mjaft të mirë vetëm duke luajtur një shumë prej 10 eurosh.

Periskopi.com Sporti

Ai ka luajtur 5 ndeshje me pjesë duke arritur të “godasë” në shenjë. Koefiçienti i këtyre takimeve ka qenë 376.44 dhe me 10 euro, i riu fatlum ka fituar 3764 euro.

Një shumë e konsiderueshme në Shqipëri duke marrë parasysh faktin se ka luajtur vetëm 10 euro./Albeu

 

Shqiptari kërcënon live në Facebook dy belgë (Video)

Vëllai i tij i vogël plagosi me thikë dy persona nga 24 vjeç në Belgjikë. Për ngjarjen e ndodhur në Ninove, vëllai i madh i shqiptarit ka kërcënuar me vdekje përmes një videoje në Facebook, dy shtetasit belg.

Periskopi.com Lajme

“Vëllai im ndodhet në burg. Thuaji atyre që të kenë kujdes. Do t’u vras. Dhe nuk do ta bëj me thikë, por me tjetër armë”, kërcënon shqiptari me një holandishte të çalë.

Mediat belge raportojnë se në videon live që zgjat rreth 19 minuta, shqiptari duket se ndodhet nën efektin e alkoolit.

Një ditë para videos, shqiptar postoi një foto me flamurin shqiptar, me kapele dhe me dy pistoleta. “Njëra ka ikur, po tjetra është ende këtu”, shkruante ai.

Pas videos së gjatë shqiptari, publikon dhe një tjetër ku thotë se do të qëllojë me një pistoletë prej ari dhe ndaj policisë dhe në një fragment tregon dhe armën.

Policia belge po heton rastin dhe prokurori i çështjes thotë se kërcënimi është marrë seriozisht.

Vëllai i tij i vogël, 16 vjeç, u arrestua pak ditë më parë. Mbrëmjen e së shtunës së kaluar, ai plagosi dy persona.

John Alite

Gangsteri shqiptar flet për dallimin e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë

John Edward Alite i njohur si “Johnny Alletto” është gangsteri i famshëm shqiptar që ishte ngjitur në rangjet më të larta të mafias italiane Cosa Nostra.

Periskopi.com Lajme

Ai ishte dora e djathtë e John Gotti të ri dhe roja i tij personal, por kishte punuar edhe për John Gotti-in e vjetër, njeriu që besohet se eliminoi vet bosët e mafias për të udhëhequr më pas me pushtet të padiskutueshëm.

Alite, me prejardhje nga Gjirokastra për shumë vjet ishte pjesë e kësaj bote, derisa më pas u zu nga policia dhe përfundoi në një burg famëkeq në Brazil.

Ai kishte kuptuar se ish-bosët e tij po e shisnin te forcat e rendit, ndaj vendosi t’ua kthejë me të njëjtën monedhë.

Johni fal bashkëpunimit me organet gjyqësore sot është i lirë. Ai ka dhënë një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës – hera e parë për një televizion shqiptarë.

Në intervistën e tij ish-gangsteri ka folur edhe për atë se e ka dallime ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

“Kjo nuk më pëlqen aspak dhe ky dallim për mua është qesharak. Unë besoj se nëse ti je shqiptar, atëherë je shqiptar. Gjaku yt është shqiptar dhe nëse është të respektoj për atë”, ka thënë ai.

“Edhe njerëzve përpiqem t’ua them këtë kur flas me ta, qofshin këtu, apo atje. Unë kam shumë miq në Kosovë dhe në anën tjetër në Tiranë e Gjirokastër, për mua s’ka ndonjë dallim dhe shpresoj se as të tjerët nuk bëjnë këso dallimesh”, thotë Alite.

“Ne jemi një komb. Duhet të respektohemi e duhemi mes vete dhe të mos i bëjmë më keq njëri-tjetrit. Po them atë që u them edhe fëmijëve në fjalime; rrini larg telasheve”, thotë ai.