3 ushqimet e ndaluara në SHBA e që shqiptarët i konsumojnë

Periskopi.com Uncategorized
  1. Kumbulla e verdhë

Fruti i kumbullës me ngjyrë të verdhë të errët, njihet si një frut i ëmbël dhe plot shije që përdoret kryesisht për pordhimin e kompostos në Shqipëri dhe në SHBA si përbërës i tortave të ndryshme. Ky frut gjendet gjerësisht në Francë, shtet i cili zë rreth 70% të prodhimit botërorë të këtij fruti të shëndetshëm.

Kjo lloj kumbulle ka qenë e lejur të konsumohej në SHBA deri në vitin 1996, por për shkak se rritet në një zonë tepër të kufizuar dhe është promovuar si një produkt i cilësisë së lartë dhe i mbrojtur si produkt i origjinës, është thuajse e pamundur që kjo lloj kumbulle të gjendet për t’u konsumuar në SHBA, veçse rasteve të importit.

Në Shqipëri kjo kumbull rritet dendur, kryesisht në zonat kodrinore pranë Ultësirës Perëndimore dhe praktikisht është lehtësisht e konsumueshme.

  1. Çokollatat “surprizë” me “vezë”

Këto lloj çokollatash janë shumë të njohura e të shitura në Shqipëri dhe botë, përveç SHBA-ve. “Kinder surpriza” ka qenë gjithmonë ilegale në SHBA. Një ligj i vitit 1938 e cilëson ilegale shitjen e ëmbëlsirave që përmbajnë objekte jo ushqyese, kështu që kjo lloj çokollate nuk lejohet në tregun amerikan.

Ndërsa në Shqipëri kjo lloj çokollate është popullore dhe mund të blihet e të konsumohet lirshëm.

  1. Qumështi i pa pasterizuar

 

Qumështi i pa pasterizuar është ai lloj qumështi që nxirret direkt nga thithkat e lopës, i cili është i pa zier me mjetet përkatëse në mënyrë që të eliminohen mikrobet. Ekspertët sugjerojnë që ky lloj qumështi përmban baktere të rrezikshme, kryesisht për fëmijët për shkak se sistemi i tyre imunitarë është më i dobët. Autoritetet ushqimore të SHBAv-e e kanë ndaluar shitjen e tij, ndërsa në Shqipëri mund të gjendet e të konsumohet, kryesisht në zonat rurale.

Gjithsesi në SHBA ekzistojnë një sërë lëvizjesh që synojnë futjen e këtij qumështi në treg, duke e shoqëruar me paralajmërimet dhe etiketat përkatëse.

Reklamë
Reklamë

Plani i Ali Ahmetit dhe Ziadin Selën kundër Zaevit

Periskopi.com Lajme

Zgjedhjet për pushtetin lokal në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor. Sikur asnjëherë më parë partia e kryeministrit Zoran Zaev ka filluar përgatitjet për të garuar edhe në zonat shqiptare.

E nxitur dhe joshur nga numri i madh i votave në zgjedhjet parlamentare, Zaev do të garoj me kandidatë shqiptarë në zonat e banuara me shqiptarë.

Ky skenarë do ta rrezikoj me të madhe Strugën dhe Kërçovën shqiptare. Në anën tjetër partitë shqiptare janë duke përgatitur planin për ta parandaluar këtë skenarë.

INA mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe LR-PDSH-ja e Ziadin Selës ka gjasa të garojnë së bashku në komunën e Strugës dhe në Kërçovë. Nuk përjashtohet mundësia që kësaj marrëveshje ti bashkohet edhe subjekte tjera shqiptare.

Reklamë
Reklamë

Dy fëmijë amerikanë rezultojnë të humbur prej dy ditësh në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Ka qenë e ëma e tyre e cila ka bërë denoncimin në polici, se fëmijët e saj janë larguar nga banesa pasditen e së martës për të mos u kthyer më.

Dy vëllezërit, 14 dhe 17 vjeç, janë të veshur me xhinse, njëri me bluzë jeshile dhe tjetri me blu dhe nuk dinë të flasin shqip.

Ndërkohë, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të telefonojnë në numrin e emergjencës 112 nëse i shikojnë në rrugë, ose kanë informacion për vendndodhjen e tyre.

Sipas disa qytetarëve, vëllezërit janë parë për herë të fundit në zonën e Laprakës. Policia po vijon punën për gjetjen e tyre.

Reklamë
Reklamë

Ish-këshilltari i Hillary Clintonit këshillon shqiptarët: Mos harroni, Serbia mbetet armiku juaj

Periskopi.com Lajme

Analisti i shquar amerikan David L Philips, drejtor në Columbia University dhe kolumnist në HuffingtonPost e New York Times mbajti ligjëratë dhe diskutim për shumë cështje poltike duke përfshirë: Raportet e Kosovës me Serbinë, Marrëdhëniet e Kosovës me BE, Ndikimi rus në Ballkan, Radikalizmi fetar në Kosovë, Çështja e minoriteteve në Kosovë.

David Philips ka qenë edhe këshilltar i Sekretares Hillary Clinton.

Në Kolegjin Universum, duke folur rreth raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ai tha se Serbia po punon haptas dhe në mënyrë sistematike kundër interesave të Kosovës. Në rrafshin ndërkombëtar po mundohet të ndikoj te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur që mos ta ndryshojnë qëndrimin e tyre refuzues. Ky qëndrim armiqësor shihet edhe kur bëhet fjalë për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Rasti më i njohur është bllokimi i antarësimit së Kosovës në UNESCO.

Në rrafshin e brendshëm ka themeluar struktura private në veri të lumit Ibër. Unë e quaj këtë okupim të territorit. Këto struktura duhet të zhbëhen dhe nuk mund të kenë vend në Kosovën e pavarur dhe sovrane Analisti Philips rikujtoi se në janar, Beogradi dërgoi në Mitrovicë një tren të dhuruar nga Rusia me mbishkrime nacionaliste duke thënë që Kosova është Serbi. Poashtu duhet të rikujtojmë murin në Mitrovicë i cili u ndërtua nga serbët lokal dhe aty u vendosën foto të Vladimir Putinit. Ky mur më pastaj u rrënua fizikisht por muret psikologjike mbeten ende në këmbë.

Serbia është epiqendra e politikës anti-amerikane ruse që ka si synim destabilizimin se shteteve pro-perëndimore të cilat kanë aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fund David Philips nënvizoi se dialogu deri më tani ka shënuar hapa shumë të vogël dhe duhet të bëhet një rishkim i zabtimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Dialogu është gjithmonë i mirë por nuk mund të jetë një proces pa fund. Dialogu me Serbinë duhet të ketë si synim të qartë njohjen e ndërsjelltë dhe kjo duhet të ketë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Dënohet me dy vite burg shqiptari që hoqi flamurin maqedonas dhe vendosi atë shqiptar

Periskopi.com Lajme

Luan Kadriu (21) nga fshati Sllupçan i Lipkovës është dënuar me dënim me kusht prej 2 vjet për shkak se e ka hequr flamurin e Maqedonisë nga shtiza në qendrën e qytetit dhe e ka vendosur atë të Shqipërisë.

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës është gjykuar për dy vepra penale, sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së punës nga sigurimi publik dhe nxitje etnike, urrejtje fetare dhe racore, përçarje dhe intolerancë.

Këshilli Penal për të dy veprat penale i ka shqiptuar dënim të vetëm prej 2 viteve, pas dënimit me urdhër të prerë në periudhën prej 4 viteve të mos bëjë asnjë vepër tjetër penale. Kadriu para Gjykatës i ka pranuar të dy veprat penale për të cilat është i akuzuar.

Gjykimi i L.S. akoma nuk ka mbaruar, por ai nuk e ka pranuar veprën dhe ka thënë se rastësisht ka ndodhur në vendngjarje. Incidentin e kanë dënuartë gjithë maqedonasit dhe shqiptarët, të cilët kanë kërkuar që ata të cilët e kanë kryer veprën të dënohen që të mos përsëritet praktika dikush të mundohet t[i prish marrëdhëniet ndëretnike në qytet.

Reklamë
Reklamë

Gruevski paralajmëron: Rreziku i “Deklaratës së Tiranës” nuk ka kaluar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot deklaroi se rreziku i të ashtuquajturës “Deklaratës së Tiranës” nuk ka kaluar dhe se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të siç tha, deklaratave të partive shqiptare të cilat nuk tërhiqen nga Deklarata derisa ajo të zbatohet.

“Prej kur Zaevi dorëzoi garancionet dhe kur nënshkroi dokumentin se nuk do ta pranojë Deklaratën e Tiranës, unë e mora me rezervë, duke ditur karakterin e tij dhe praktikën se shumë herë i ndryshon qëndrimet. Kështu që duhet të ndiqet me vëmendje, veçanërisht pas deklaratave të qarta të partnerëve të tij siç është, Ziadin Sela dhe të tjerë nga BDI-ja”, u përgjigj Gruevski në pyetjet e gazetarëve, pas hetimeve të aktiviteteve për realizimin e disa projekteve në Demir Kapi, përcjellë Telegrafi Maqedoni

Sipas Gruevskit, reagimi i qytetarëve përmes protestave për disa ditë me radhë ka qenë i drejtë, pasi kanë parashikuar se po përgatitet diçka jo e mirë për vendin.

Reklamë
Reklamë

Operacion i madh në 2 shtete, arrestohen shqiptarët e organizatës ndërkombëtare të drogës

Periskopi.com Lajme

Dy operacione të koordinuara janë është zhvilluar këtë të martë në Belgjikë dhe Holandë, si pjesë e një hetimi për një trafik të madh ndërkombëtar të drogës.

Shtatëmbëdhjetë të dyshuar janë arrestuar, mes të cilëve holandezë, serbe, malazezë, boshnjake dhe shqiptarë, raportojnë mediat belge, pa bërë të ditur identitetin e tyre.

Gjatë aksioneve janë sekuestruar 3 kg kokainë, 26 kg MDMA (ekstazi), 1 kg kanabis, një pistoletë dhe 200.000 euro. Gjithashtu është zbuluar një plantacion kanabisi.

Sipas prokurorisë belge në Antwerp, çështja përfshin disa organizata kriminale, të lidhura së bashku.

Hetimet e drejtuara nga prokuroria e Antwerp, në bashkëpunim me homologët holandezë, kanë nisur që nga vjeshta e vitit 2014 dhe synojnë arrestimin e anëtarëve të bandave që dyshohet se janë aktive në trafikun e drogës në shkallë të gjerë nga Amerika e Jugut në Belgjikë dhe Holandë.

Droga kalonte nëpër portet e Antwerp (Belgjikë) dhe Rotterdam (Holandë).

 

Në operacion, morrin pjesë 85 agjentë belgë dhe 300 agjentë holandezë.

Reklamë
Reklamë

Shqiptarët me tetë ministri në Qeverinë e Zoran Zaevit

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar takimi i parë mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit të cilët po diskutojnë për formulimin e qeverisë. Takimi zgjati me orë të tëra sot në selinë  e SDSM-së, shkruajnë mediet atje, përcjellë arbresh.

Sipas të dhënave të fundit, të dy partitë kanë rënë në pajtim për temat më të rëndësishme për formimin  e qeverisë dhe rreth ndarjes së ministrive. Por, pas mbledhjes asnjëri nga liderët nuk ka dhënë ende deklaratë të hapur për mediat në Maqedoni.

Në lojë janë disa emra si Radmilla Sheqerinska, Dragan Tevdovcki, Oliver Spasovski, Mila Carovska ,Lupqo Nikollovski dhe Edmond Ademi që pothuajse janë vendosur që të jenë ministra për kabinetin e ardhshëm të Qeverisë së Maqedonisë së drejtuar nga Zoran Zaev.

Partia politike e shqiptarëve do të marrë tetë ministri, dy prej të cilave pa resor. Për pozitën zëvendës kryeministër përmendet emri i Izet Mexhitit ,ndërsa Teuta Arifi ka mundësi që të jetë shefi i ri i diplomacisë shtetërore.

 

Reklamë
Reklamë

70% të zviceranëve nuk duan të kenë kolegë pune një shqiptar

Periskopi.com Lajme

“Me cilin nga kombet nuk do të dëshiroje të punoje në një zyrë!”

Kjo pyetje u është drejtuar 1700 banorëve të Zvicrës dhe rezultati ka qenë mjaft dekurajues: paragjykimet janë shumë të shprehura ndaj të huajve ndërsa veçanërisht shumë ndaj të huajve nga shtetet myslimane, shkruan 20minuten.ch.

Dy nga tre të anketuarit në raportin më të ri të racizmit,  nuk e marrin dot me mend që të punojnë bashkë me një arab, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kur është fjala për shqiptarët, paragjykimi rezulton edhe më i rëndë: 70 për qind të tyre nuk duan ta ndajnë zyrën me një shqiptar!

Afrikanët dhe turqit po ashtu nuk ndahen shumë më mirë, ndaj tyre kanë paragjykime më shumë se gjysma e të pyeturve. Por kur vjen fjala për ngjyrën e lëkurës, përqindja e paragjykuesve është çuditërisht e ulët, gjithsej 14%.

Nacionaliteti dhe religjioni kanë më shumë peshë në sytë e zviceranëve mesatarë, së paku këtyre që janë anketuar.

Nga ana tjetër, gjë që është e kuptueshme, më së paku paragjykime për bashkëpunëtorët në zyrat e tyre  zviceranët kanë ndaj italianëve, austriakëve dhe gjermanëve.

Por, në krahasim me vitet e mëparshme është rritur rezistenca në raport me bashkëpunëtorët e huaj. Paradoksalisht, vetëm te shqiptarët, rusët dhe arabët, paragjykimet kanë shënuar një rënie në krahasim me raportin e kaluar./Insajderi.com

Reklamë
Reklamë

Njihuni me heroin që mbrojti politikanët shqiptarë nga huliganët maqedonas (Video)

Periskopi.com Uncategorized

Fotografi të tjera vazhdojnë të dalin brenda Parlamentit të Maqedonisë atje ku protestues kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit që është i pari shqiptar në këtë pozitë Talat Xhaferi.

Ky është njëri nga Truproja më i përfolur i cili mbrojti të gjithë deputetët që të mos sulmohen deri sa edhe nxori revolen dhe largoi protestuesit.

Deri më tani në Qendrën Spitalore të Shkupit kanë kërkuar ndihmë mbi 100 persona, shumica e tyre deputetë dhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit.

Nga dhuna e protestuesve mesë shumti ka pësuar deputeti shqiptar, Ziadin Sela, i cili është dukë u trajtuar Qendrën Spitalore të Shkupit dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Udhëheqësit politik shqiptarë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve për gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje.

Po ashtu ambasadat e shteteve perëndimore në Shkup e kanë përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Situata ka dal jashtë kontrollit, pas zgjedhjes së kryetarit të Maqedonisë dhe protestuesit të udhëhequr nga lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” kanë pushtuar Kuvendin.

 

Reklamë
Reklamë

Për një vit, 111 vajza shqiptare janë martuar me maqedonas

Periskopi.com Lajme

Martesat e përziera ndërmjet çifteve nga nacionalitete dhe religjione të ndryshme janë aktuale edhe në Maqedoni.

Nga një hulumtim të kryer në vitin 2015 është vërtetuar se shumë më tepër vajza shqiptare janë martuar për maqedonas se sa vajza maqedonase për shqiptarë.

Konkretisht sipas këtyre të dhënave 111 shqiptare janë martuar për maqedonas, kurse vetëm 17 vajza maqedone janë martuar me shqiptarë.

Por ky numër aq i madh ka të bëjë më së shumti me martesat e vajzave nga Shqipëria për djem të nacionalitetit maqedonas, informon portali “tetova1”.

Emisioni “Në anën e njëjt” prezanton rastin shqiptares Zana nga Shkupi dhe Gogo Jovçevskit poashtu nga Shkupi që kan 20 vite martesë. Gjithashtu në kuadër të këtij emisioni prezantohen rastet e martesave të vajzave nga Shqipëria dhe maqedonasve nga Maqedonia.

Në emisionin “Në anën e njëjt-Na ista strana” për çështjen e martesave të përziera janë pyetur edhe përfaqësues të 3 religjioneve. /tetova1

Reklamë
Reklamë

Ambasadori Hysa thotë se s’ka kosovar të lënduar në Shkup, asnjë fjalë për shqiptarët e lënduar

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, ka thënë në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën se në situatën e eskaluar në Maqedoni, asnjë shtetas i Kosovës nuk është i lënduar.

“Sipas informatave tona deri me tani nuk ka asnjë kosovarë të lënduar. Dhuna ka ndodh në parlament”, ka deklaruar Hysa.

Situata në Maqedoni ka eskaluar pasi Talat Xhaferri u zgjodh kryetar i Parlamentit të Maqedonisë dhe një turmë protestuesish të dhunshëm, përkrahës të Nikola Gruevskit, kanë mësyrë parlamentin, ku kanë sulmuar fizikisht deputetët, mes tyre edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Reklamë
Reklamë

Eskalon situata në Maqedoni pas zgjedhjes se Xhaferit kryetar Kuvendi

Periskopi.com Lajme

Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit, qytetarët e mbledhur jashtë Kuvendit janë futur me dhunë në ndërtesën Kuvendit.

Në këtë moment po mbahet konferencë nga kreu i LSDM i cili arsyeton zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar.

Protestuesit maqedonas kanë hyrë në parlament, pasi deputetët e LSDM-së dhe deputetët shqiptar, votuan pro Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit.

Policia e cila ka qenë e angazhuar për mbajten nën kontroll para Parlamentit, ka lejuar që me lehtësi protestuesit të futen brenda ambienteve në Parlament.

Reklamë
Reklamë

Çfarë po ndodh në Tiranë, ftohet inteligjenca ruse si frikë nga sulmet terroriste (Video)

Periskopi.com Lajme

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtuar zyrtarisht shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar. Burime diplomatike bënë të ditur për Vizion Plus, se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh, se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamike nga Kosova dhe Maqedonia.

Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike. Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë ne gjendje te veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë. Për pasoje, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që te evitoje sa më shumë pjesëmarrjen ne aktivitete masive.

Në kohën kur ambasadori rus në Ankara u qëllua për vdekje nga një ekstremist islamik e kur Shën Petërburgu u godit së fundmi nga aktet terroriste, sipas ambasadorit, kanë rritur shqetësimin për sigurinë e ambasadave ruse, përfshirë dhe atë në Shqipëri.

Burimet diplomatike theksuan se ambasada ruse nuk ka ofruar asnjë fakt konkret per grupin qe pretendon se po kërcënon ambasadorin Karpushin. Por ajo ka kërkuar shtim të personelit, për të sjellë nga Moska në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës, që do të mund të përballonin kërcënime të tilla.

Vizion plus pyeti ambasadën ruse por ajo nuk ka bërë komente. Personi që merret me shtypin, sipas ambasadës, nuk ndodhet në punë prej disa ditësh, ndërsa nuk dha përgjigje as pohuese dhe as mohuese mbi këtë çështje. Kërkesa e ambasadës për të sjellë njerëz te inteligjences ruse nga moska, vjen në kohën kur Shqipëria po bëhet gati të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

 

Reklamë
Reklamë

Shqiptarët si në ” Fast & Furious”, ndiqen dhe vriten si mafiozë

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Sukth, ku dy persona humbën jetën në një atentat mafioz. Viktimat Ervin Dalipaj (ish-shef i krimit ekonomik në Tiranë) dhe Juxhin Dauti udhëtonin me një makinë top Audi, kur prapa tyre u shfaq një automjet ngjyrë e zezë.

Skema është parë nga banorë të zonës. Ata i kanë thënë grupit hetimor se dy makinat udhëtonin me shpejtësi të lartë në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës. Makinat udhëtonin paralel, ndërsa autorët qëllonin me breshëri në drejtim të makinës ku ndodheshin dy makinat.

Automjeti i tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, sidomos nga ana e shoferit. Për shkak të të shtënave me armë, makina tip Audi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge.

Skema e këtij atentati i ngjason atyre të filmave hollivudianë. Dëshmitarët shpjeguan gjithashtu se makina e autorëve u largua në drejtim të Shijakut.

 

Reklamë
Reklamë

Lutfi Haziri lëshohet në deklarata: Shqiptarët e turqit janë vëllezër të një gjaku

Periskopi.com Lajme

Dita e Turqve, 23 prilli është shënuar sot në Gjilan, me një program kulturor dhe artistik, i cili filloi me intonimin e himneve të Kosovës dhe Turqisë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar komunitetin turk në Gjilan për festën e tyre, duke i falënderuar për angazhimin dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar, zhvilluar dhe për të qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të jetës së Gjilanit që nga viti 1600 e deri më sot.

“Ardhja e vëllezërve tanë këtu e bashkqytetarëve dhe shumë personaliteteve tjera me rëndësi na bënë krenar për të ecur bashkërisht përpara. Natyrisht që viti 1920, fillimi i parlamentit Turk dhe shënimi i datës 23 prill, neve na nderon, sepse historia e Gjilani, që tash nuk është e lidhur me vitin 1800, por, që nga viti 1600, kur komuniteti shqiptarë e turk në Gjilan, kanë bërë ndërtimin e “Atik” xhamisë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka thënë se historia e qytetit të Gjilanit nuk ndahet ne shqiptarë e turq, sepse ata kanë qenë vëllezër të një gjakut, të pa ndarë në asnjë pjesë të jetës dhe bashkërisht kanë ndërtuar edhe qytetin e Gjilanit.

I pari i Gjilanit ka thënë poashtu se kontributi i tyre, për lirinë e Kosovës, të Gjilanit për zhvillimin ekonomik dhe të gjitha të mirat që ne sot i gëzojmë janë të përbashkëta, nuk ndahen dhe janë pjesë të përbashkëta të historisë së rrugëtimit tonë.

Nga ana e tij ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kilic, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yıldız kanë uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk dhe gjithë qytetarët e Gjilanit, për punën e bërë për trajtimin që bëhet dhe për zhvillimin e përbashkët që ndodh në kuadër të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Reklamë
Reklamë

Rikthehen protestat te Manastiri i Deçanit

Periskopi.com Lajme

Drejtues të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kanë marrë vendim që më 28 prill nga ora 11:00 deri në ora 12:00, të protestojnë në mënyrë paqësore në rrugën e Manastirit të Deçanit.

Sipas një njoftimi të historianëve të Deçanit, ky vendim është marrë pas mos reflektimit të Qeverise se Republikës se Kosovës dhe kryeministrit Isa Mustafa për kontestin pronësor në mes qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër, në lidhje me pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”./KosovaPress/

Reklamë
Reklamë

Kërcënimet me jetë ndaj politikanëve shqiptarë ndër vite, rastet më të bujshme

Periskopi.com Lajme

Lajmi se ekziston një skenar për ekzekutimin e kryetarit të opozitës u pranua pjesërisht edhe nga kryeministri Rama.Basha është i fundit, po as i pari dhe i vetmi politikan që është kërcënuar me jetë pas vitit ’90.

Që nga Berisha tek Rama e Tahiri, ja atentatet ose kërcënimet më të bujshme politike…

Organet e posaçme shtetërore kanë shtuar masat e sigurisë për kreun e PD-së, Lulzim Basha pas një informacioni të marrë në rrugë zyrtare e më tej të bërë publik nga gazetari Blendi Fevziu se ka një skenar për asgjësimin e tij.

Lajmin e pranoi dhe vetë kryeministri Edi Rama dje, por jo në përmasat që është përhapur mediatikisht.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo të ishte diçka realisht e vërtetë, sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve, padiskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike, është prioritet numër një, nëse kërcënohet. Por përtej çfarë pompohet në katundin mediatik ju siguroj se kryetari i PD është më i mbrojtur se asnjëherë dhe sigurisht që do të jetë tërësisht i mbrojtur deri në fund me gjithçka që shteti ka për detyrë”, tha Rama .

Më shumë se kushdo tjetër ky i fundit është i interesuar që kundërshtarit të tij politik të mos i ndodhë asgjë e keqe ndërkohë që dy palët ndodhen në një betejë politike për zgjedhjet e reja.

Vetëm 6 vite më parë në të njëjtin pozicion ishte vetë Edi Rama, i cili si kryetar i Partisë Socialiste në atë kohë në opozitë mori kërcënim me jetë dhe ndaj tij u shtuan masat e sigurisë.

Por ndryshe nga rasti i Bashës, ku ai nuk është kërcënuar, por është një informacion i siguruar nga SHISH, Rama mori mesazhe në telefonin e tij celular ku kërcënohej me disa ditë pas protestës së 21 Janarit, ku ishin vrarë 4 protestues të opozitës.

Atentatet ose kërcënimet më të bujshme politikeShqipëria në historinë e saj ka shënuar vrasje kryeministrash dhe ministrash, por pas vitit ’90 vetëm vrasja e Azem Hajdarit, funksionar dhe deputet i PD-së është atentati më i bujshëm ndaj një politikani.

Në 9 maj 1996 Presidenti Sali Berisha u kërcënua gjatë një takimi me homologun italian Luigi Scalfaro.

Një i ri me granatë në dorë kërcënoi se do t’a shpërthente por ai u ç’armatos dhe u arrestua.

4 qershor 1997. Gjatë një mitingu në fshatin Shkallnuer një person me emrin Ilir Çeta hodhi një granatë në podiumin ku po fliste presidenti Berisha, po ajo nuk shpërtheu.2

1 shtator 1997. Makina e Arta Dades, ministre e Kulturës në atë kohë, shpërtheu në Shkodër pasi iu vu poshtë një sasi tritoli.

12 janar 1998. Makina e ministrit të Brendshëm, Neritan Ceka, bllokohet në rrugë nga një makinë tjetër.12 shkurt 1998. Dikush telefoni në polici dhe tha se kishte vënë bombë në zyrën e kryeministrit Fatos Nano, por ky alarm rezultoi fals.

14 shtator 1998. Pas vrasjes së Azem Hajdarit, sulmohet me antitank dhe armë të tjera godina e Kryeministrisë që kishte si synim vrasjen e Fatos Nanos, i cili në fakt nuk ndodhej në zyrë.

15 shtator 1998. Sulmohet eskorta e ministrit të Brendshëm Perikli Teta. Autori mbeti i vdekur nga kundërpërgjigja e truprojave të ministrit.

13 prill 2001. Dikush goditi xhamat e shtëpisë së kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, dhe hodhi fishekë brenda në shtëpi. Rama vetë tha se ishin “karamelet e Berishës”

19 gusht 2011. Ilir Meta sapo kishte dhënë dorëheqjen si zv/kryeministër dhe ministër i Energjisë. Ai bëri publike dy sms kërcënuese që i kishin ardhur nga një nr jashtë vendit. Policia e mori në mbrojtje atë dhe familjen.

10 shkurt 2015. Hidhet në erë farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. /tesheshi

Reklamë
Reklamë

Kërcënon imami shqiptar: Kush guxon të prekë kishat e të krishterët, na ka përballë (Video)

Periskopi.com Lajme

Imami i njohur i Tiranës, Ahmed Kalaja ka deklaruar se muslimanët do jenë të parët që do mbronin të krishterët e kishat e tyre nëse ato do cenoheshin.

Duke marrë shkas nga apeli i ambasadës amerikane mbi kujdesin gjatë këtyre ditëve të Pashkëve apo mbi ca lajme për rrezik sulmesh rreth e rrotull ndaj objekteve të kultit të krishterë, imam Kalaja ka thënë se muslimanët do ishin rrethi i parë mbrojtës i tyre.

 

Ai, në fjalimin e tij të xhumasë, i është referuar për këtë qëndrim urdhërave kuranore dhe modelit profetik ku besimtari i një feje tjetër mbrohej e kurrë nuk sulmohej. “Jemi të gatshëm t’i mbrojmë dhe me trupat tanë”, ka thënë kleriku i njohur musliman. /tesheshi.com/

Reklamë
Reklamë

Këta janë shqiptarët që fabrikën e këpucëve e kthyen në laborator droge (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ditën e sotme policia e Shtetit zbuloi një laborator të sofistikuar droge në Skrapar ku përpunohej dhe mbillej hashash.

Pas zbulimit, policia bëri me dije se ka vënë në pranga dy pronarët e laboratorit Edlira Lame dhe Muhamed Kadiu.

Edlira Lame, në bashkëpunim me shoferin Muhamed Kadiu, arritën të ndërtojnë laboratorin e drogës më të përparuar ndonjëherë në Shqipëri.

Edlira Lame administronte një firmë private fasonerie ku prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki, ambientet e së cilës duket se i ka përdorur edhe për të përpunuar drogën.

Më herët në ambientet e fabrikës së administruar nga Edlira Lame prodhoheshin edhe bimë medicinale, ndërsa kohët e fundit ajo e kishte kthyer fabrikën në një biznes më fitimprurës siç është edhe përpunimi e prodhimi i kanabisit.

Shtetasit e mësipërm, siç bën me dije edhe policia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Ata janë arrestuar, ndërsa tre persona të tjerë, roli i të cilëve nuk dihet ende po ndiqen në gjendje të lirë. Mbi Edlirën dhe bashkëpunëtorin e saj rëndojnë tashmë tre vepra penale:

“Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”./Albeu.com/

Reklamë
Reklamë