Shkatërrohet banda shqiptaro-boshnjake, 8 milionë euro drogë të sekuestruara (FOTO)

Methamphetamine, kokainë dhe marijuanë me vlerë 8 milionë euro është sekuestruar dhe 19 persona janë vënë në pranga, në kuadër të një hetimi të përbashkët mes autoriteteve gjermane, ato të Republikës Çeke dhe austriake.

Periskopi.com Uncategorized

Të tre shtete kanë bashkëpunuar për nëntë muaj për të shkatërruar një bandë boshnjako-shqiptare, që merrej me prodhimin e drogës së llojit methamphetamine, si dhe të llojeve të tjera, në laboratorë të jashtëligjshëm, raportojnë sot mediat autriake. Nga Çekia, droga kalohej në Austri e më pas në Gjermani.

Gjatë nëntë muajve, janë sekuestruar në tre vendet rreth 104,5 kg methamphetamine, 2.9 kg kokainë, 2.2 kg amphetamine dhe tre 3 kg marijuanë, që nëse do të shitej në rrugë do të kapte vlerën e rreth 8 milion euro.

Në Çeki, hetuesit kanë zbuluar edhe dy laboratorë droge, ku kanë sekuestruar 20 kg methamphetamine dhe 90 kg përzierës. Në Holandë, gjithashtu, është gjetur një tjetër laborator i së njëjtës bandë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, banda prodhonte 50 deri në 100 kg methamphetamine për çdo javë./ Syri

screenshot_11480263318 screenshot_131480263314 screenshot_121480263310 screenshot_111480263307 screenshot_101480263304 screenshot_91480263302 screenshot_81480263300 screenshot_71480263298 screenshot_61480263296 screenshot_51480263295

Pranga për shtatë azilantë shqiptarë në Gjermani, grabitën 47 shtëpi

Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Bon të Gjermanisë si pjesë e një bande grabitësish.

Periskopi.com Lajme

Ata jetonin në një kamp azilkërkuesish, por ata merreshin me punë të tjera teksa prisnin statusin e azilantit. Shqiptarët e moshave 21 deri në 45 vjeç janë përgjegjës për vjedhjen e 47 banesave në zonën e Mufendorfit në Gjermani, shkruan Lapsi.al.

Atyre iu është mohuar në mënyrë kategorike statusi i azilantit dhe pritet që të dëbohen për në Shqipëri.