autostrada ibrahim rugova

Rruga e Kombit, qytetarët do paguajnë 5 euro pas dy muajsh

Qytetarët që qarkullojnë në Rrugën e Kombit pas 60 ditëve do t’u duhet të paguajnë 5 euro për përdorimin e rrugës.

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Prokurimit Publik ka zhbllokuar kontratën koncesionare duke i kërkuar ofertuesit të përzgjedhur konsorciumit Catalyst të ekzekutojë marrëveshjen. Për 13 vitet e para shteti do ti japë koncesionarit 65 mln euro.

Rruga e Kombit brenda 60 ditëve do të bëhet me pagesë 5 euro për qarkullimin e makinave të vogla. Koncesioni për këtë aks të rëndësishëm rrugor është zhbllokuar nga Agjencia e Prokurimit Publik e cila në buletinin e radhës i kërkon koncesionarit të zgjedhur konsorciumit Catalyst Viba Das General Constractin, pjesë e këtij grupi janë Salillari shpk,  BEE Tech”, Viplap Ateve dhe Kastrati sha, që të ekzekutojë marrëveshjen e bërë brenda 60 ditëve.

Grupi koncesionar brenda 7 ditëve duhet të dorëzojë në Ministrin e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur. Nëse Catalyst  refuzon koncesionin brenda 30 ditëve duke filluar nga 30 Nëntori duhet të paguajë tarifën 20.000 euro.

Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë në 13 vitet e para të koncesionarit të paktën 65 milionë euro. Për shkak se Rruga e Kombit nuk përcakton kriteret, qeveria shqiptare ka marrë përsipër të kompensojë kompaninë fituese për 13 vitet në vijim dhe gjatë kësaj periudhe, buxheti do të alokojë një shumë prej 4-5 milionë eurove në vit ndaj kompanisë fituese. Me 29 gusht Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të skualifikojë konsorciumin Vendeta dhe të parakualifikojë Catalyst si dhe ta përcaktojë atë si ofertuesin e preferuar. Oferta në fuqi, ajo e Catalyst, kërkon kompensim nga buxheti 64.9 milionë euro.

Sipas ekspertëve, standardi maksimal ndërkombëtar për mirëmbajtjen e 100 kilometrave kërkon një tarifë 2.5 euro. Rruga e Kombit, në të gjithë gjatësinë e saj, është 116 kilometër, ndërsa vetëm 60 kilometrat e aksit  Rrëshen-Kalimash konsiderohen të përfunduara./ Opinion

Desada Metaj

Zonjës Merkel nuk i nevojitet përkthimi

Zonjës Merkel nuk i nevojiten kaq shumë përkthyes, sa i ofroi këto orët e fundit Shqipëria e vogël. Fjalitë e thëna prej saj në një konferencë për shtyp të transmetuar live nga shumica e mediave, janë po aq të qarta sa dhe përpjekjet e disave për të gjetur mes rreshtave gjera që nuk ekzistojnë.

Desada Metaj Opinione

Që nuk jemi gati të jemi pjesë integrale e Bashkimit Europian këtë e dimë të gjithë shumë qartë dhe nuk besoj se nevojitet një deklaratë, qoftë dhe e gruas së fortë të Berlinit. Edhe që nuk bëhet fjale vetëm për 5, 7 apo 20 kushte qofshin.

Sepse, për ne që jetojmë në këtë vend, është qesharake të presësh të ta thotë një zonjë nga maja Berlinit që këtu ka korrupsion, ka probleme të mëdha me sistemin e drejtësisë, që duhet patur kujdes me zgjedhjet etj etj. Dhe po më qesharake bëhet situata kur palët që mbajnë përgjegjësi për këtë situatë, debatojnë për mënyeën si u përkthye apo se si u pozicionua Merkel kur lexoi deklaratën për Shqipërinë.

Kjo, sepse. edhe pas më shumë se 20 vitesh në një sistem që pretendon të jetë i hapur dhe demokratik politikanët tanë sillen si në diktaturë. Gënjejnë dhe gjejnë armiq imagjinarë për dështimet e tyre, mbajnë fjalime historike dhe tallen me paraardhësit, ndonëse ngjashmëritë i kanë të frikshme.

Sepse e kanë të vështirë, në mos të pamundur të besojnë që Shqipëria në gjendjen që është sot, realisht nuk e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe për këtë nuk ka nevojë të na bindë as një deputet gjerman, as një zyrtar i BE-ë, madje as vetë e fuqishmja Merkel.

Ne që jetojmë çdo ditë në këtë vend, e dimë shumë mirë që drejtësia, reformat, vettingu, janë slogane për të na bërë të kuptojmë që jemi kapur nga korrupsioni. Për çdo shqiptar që ka mundur të shohë njëherë të vetme një spital apo një shkollë në perëndim, është e qartë që spitali dhe shkolla e vendit të tij janë vite dritë larg këtij standardi. Ndaj është energji e harxhuar kot kjo e përpjekjes për të na përkthyer politikanët e huaj për bëmat që ne i kemi bërë vetes.

Të gjithë e dimë që jemi ende larg, të gjithë e kuptojmë që standardet e kërkuara dhe që ka një vend anëtar i BE-së nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si ne kemi bërë shtet këto 25 vitet e fundit. Ndaj, kush përpiqet të na sqarojë se kushtet janë, por të huajt nuk i shohin, ose nuk sheh apo dëgjon, ose është kaq larg realitetit sa i duhet ta dëgjojë në gjermanisht një fjali që në shqip ndoshta i vret veshët: standarde të paplotësuara!

20161130155552105646

Greqia kërcënon me veto: S’ka negociata për Shqipërinë

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kalojë përmes një sërë reformash të rëndësishme të cilat vendi ynë duhet të zbatojë si kushte afatgjata të cilat u shpreh edhe në progres raportin e Komisionit Europian dhe në rekomandimin e kushtëzuar që ky i fundit dha për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Periskopi.com Lajme

 

Vetëm pak ditë pasi Parlamenti Europian u kërkoi vendeve anëtare të unionit pezullimin e përkohshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë, Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian merr në shqyrtim draft-rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein. Ai i ka kërkuar Komitetit të Jashtëm të PEsë, që t’i japë Shqipërisë dritën jeshile për hapjen e negociatave. Fleckenstein tha se Shqipërisë mund t’i kërkohen të përmbushë zbatimin e reformës në drejtësi por ndërkohë negociatat me këtë vend duhet të hapen.

“Kam një sugjerim, nuk mund të presim deri në implementimin e reformës në drejtësi, por le të hapen më parë negociatat për Shqipërinë duke i vendosur si kusht zbatimin e plotë të reformave. Mendoj se nuk duhet të krijojmë asnjë konfuzion”, ka thënë Fleckenstein. Por deklaratat e tij kanë shkaktuar rritim tek deptuetët grekë të cilët paralajmëruan se do të vendosin veton për Shqipërinë nëse nuk përmbush kriteret e kërkuara.

“Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat dhe duket sikur BE po bën të njëjtat gabime me Sipërinë ashtu si ka bërë me Turqinë. Greqia do të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse nuk ka përmirësime”, tha eurodeputeti grek i Agimit të Artë, Georgios Epitideios.

Ndërsa deputetja Eleni Theocharous, tha një ndër kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë është respektimi i të drejtave të minoritetit grek, duke përmendur rastin e vendimit për prishjen e disa shtëpive në Himarë për të cilat ata thanë se është shkelje e hapur e të drejtës së pronës. “19 familjeve te minoritetit grek iu janë lënë vetëm 5 dite për të lënë banesat e tyre në kuadër të një reforme territoriale. Shqipëria duhet ti respektojë të drejtat e minoritetit dhe ato të pronës”, u shpreh ajo. Ndër të tjera, ata e ngritën si shqetësim që në Shqipëri qarkullon ideja e “Shqipërisë së madhe”, duke thënë se po rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Pro, Fleckenstain ka replikuar duke i tërhequr vërejtje deputetëve grekë si problematikë kur flitet për anëtarësimet në union. Mësohet drafti lë hapësirë për ndryshime të tjera ndërsa eurodeputetët kanë afat deri më 10 janar të vitit 2017 për të paraqitur amendamentet e tyre nëse kanë.

 

Disa nga pikat e rezolutës

  1. Parlamenti Europian (PE) mirëpret progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat e lidhura me BEnë, sidomos miratimin e ndryshimeve kushtetuese duke hapur rrugën për një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin gjyqësor. Jo vetëm miratimi i qëndrueshëm, por edhe zbatimi i plotë dhe në kohë i reformave si dhe angazhimin e politikës janë thelbësore për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE.
  2. PE-ja mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt në raport me progresin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, me qëllim për të ruajtur vrullin e reformave; pret që Shqipëria të konsolidojë progresin e arritur dhe të ruaj ritmin e progresit në zbatimin e të gjitha prioriteteve kyçe.
  3. PE-ja përsërit se një dialog konstruktiv, bashkëpunimi i qëndrueshëm politik dhe gatishmëria për kompromis është vendimtare për suksesin e reformave dhe për të gjithë procesin e aderimit në BE.
  4. PE përgëzon miratimin konsensual të amendamenteve kushtetuese për reformën në drejtësi, si dhe miratimin e ligjeve për organizimin e gjyqësorit; bën thirrje për miratimin e shpejtë dhe zbatimin e të gjitha ligjeve përkatëse shoqëruese dhe akteve nënligjore, veçanërisht ligjin për verifikimin (Vetting-un) e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë;
  5. PE vë në dukje se zbatimi i ligjit të verifikimit është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe se kjo e fundit ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias mbi kushtetutshmërinë e tij; rithekson se një reformë gjithëpërfshirëse e gjyqësorit është një kërkesë e rëndësishme e qytetarëve shqiptarë për të rivendosur besimin tek përfaqësuesit politikë.
  6. PE-ja i bën thirrje Komisionit Adhoc parlamentar për Reformën Zgjedhore që të përfundojë rishikimin e Kodit Zgjedhor duke adresuar të gjitha rekomandimet e mëparshme të OSBE/ ODIHR-it; i bën thirrje autoriteteve kompetente për të siguruar zbatimin (e Kodit Zgjedhor) në kohë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të qershorit 2017;
  7. PE thekson se të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare; i bën thirrje partive politike të Shqipërisë për të respektuar ligjin për përjashtimin nga postet publike të personave që kanë kryer vepra penale.

 

  1. PE bën thirrje për përparim të mëtejshëm në forcimin dhe zbatimin e Ligjit për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Procedurën Administrative, për të mbrojtur pavarësinë e organeve rregullatore, për të përmirësuar procedurat e rekrutimit të bazuar në meritën dhe performancën (në administratën publike).
  2. PE-ja mirëpret miratimin e pjesë kryesore të legjislacionit anti-korrupsion, megjithatë institucionet kyçe anti-korrupsion vijojnë të mbeten subjekt i ndërhyrjeve politike; thekson nevojën për një kuadër ligjor më të përshtatshëm për konfliktin e interesit dhe bashkëpunimi ndër-institucional sidomos mes policisë dhe prokurorisë…me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të ketë një mbikëqyrje efektive të financimit të partive politike.
  3. … Përshëndet operacionet e fundit kundër plantacioneve të drogës; kërkon çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar dhe rritjen e dënimeve përfundimtare;
  4. PE-ja nënvizon nevojë për të rritur parandalimin e trafikut të qenieve njerëzore, veçanërisht me fëmijët e pashoqëruar.
  5. PE-ja i bën thirrje autoriteteve që të përmirësojnë klimën e përfshirjes dhe tolerancës për të gjitha minoritetet në vend.
  6. PE-ja vëren se është e domosdoshme parandalimi i radikalizmit islamik, duke përfshirë mosangazhimin dhe integrimin e luftëtarëve të kthyer.
  7. PE-ja është e shqetësuar për ndikimet politike në media dhe përhapjen e vetë-censurës në mesin e gazetarëve; vë në dukje zbatimin e ngadalshëm të ligjit për mediat audio-vizive dhe vonesa në plotësimin e vendeve vakante në AMA; bën thirrje për të rritur transparencën e reklamave qeveritare në media dhe për të siguruar pavarësinë e autoritetit rregullator dhe transmetuesit publik.
  8. …PE-ja vë në dukje ende mangë- si në sundimin e ligjit për ekonominë informale dhe të mjedisit rregullator, duke penguar investimet; u kërkon autoriteteve të marrin masa për përmirësuar zbatimin e kontratave, të mbledhin më mirë taksat dhe të vazhdohet zbatimi i reformës në drejtësi për të përmirësuar mjedisin e biznesit.
  9. PE-ja bën thirrje për përfundimin e procesit të regjistrimit, kthimit dhe kompensimit të pronës, dhe për të zbatuar në mënyrë efektive strategjinë 2012-2020 për të drejtat e pronësisë;
  10. PE-ja tërheq vëmendjen se numri i aplikimeve për azil të paraqitura nga shqiptarët në shtetet anëtare të BE-së është rritur përsëri; i kërkon qeverisë të intensifikojë rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimit të këtij fenomeni.
  11. Udhëzon kryetarin e saj për t’ia përcjellë këtë rezolutë Këshillit, Komisionit, Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Data e votimit

Opinioni i Komisionit i jep Këshillit një bazë të fortë për ndërtimin e diskutimit nga krerët e shteteve dhe qeveritë, për të arritur në një vendim politik. Vetëm pasi Këshilli të votojë unanimisht për nisjen e negociatave të anëtarësimit, diskutimet mund te hapen formalisht duke e marrë si të mirëqenë se shteti kandidat ka përmbushur kushtet themelore. Në kuadër të opinionit të Komisionit Europian, Këshilli mund edhe të vendosë kushtet e tij, të cilat shteti duhet t’i përmbushë përpara çeljes së negociatave. Samiti kur pritet të vendoset për Shqipërinë do të mbahet më 15 – 16 dhjetor. Marrja e një vendimi pozitiv për çeljen e negociatave duket i vështirë në kushtet kur Komisioni Europian ka dhënë një rekomandim me kusht disa shtete anëtare janë shprehur kundër ose me rezerva.

Edi Rama dhe Angela Merkel

Përse e hoqi Edi Rama mesazhin e Merkel për zgjedhjet

Kancelarja Angela Merkel ishte shumë e qartë dje në Berlin në konferencën e shkurtër për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Periskopi.com Lajme

Veç formaliteteve për përmbushjen e standardeve në rrugën e integrimit ajo përmendi në mënyrë të veçantë zgjedhjet e vitit 2017.

“Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë Shqipëria dhe bashkëpunimin me OSBE” u shpreh ajo duke folur për çështjen e hapjes së negociatave. Përmendja e zgjedhjeve ishte mesazh i drejtpërdrejtë se në dhjetor s’ka negociata dhe se Vetting-u është vetëm njëri nga kushtet.

Por Edi Rama ka nisur prej dje, menjëherë pas konferencës, një fushatë për t’u treguar shqiptarëve versionin e tij të mesazhit të kancelares Merlek. Në fillim me mediat pranë qeverisë, më pas me një intervistë në Deutsche Welle të cilën u përpoq ta manipulojë duke i shmangur përgjigjet për pyetjet direkte e më pas edhe nëpërmjet konferencash për shtyp në Tiranë dhe së fundi në faqen e tij në Facebook.

Kryeministri ka postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale mesazhet e kancelares, Merkel, por ka hequr pjesën ku ajo foli për zgjedhjet e vitit 2017.

Kjo është përmbajtja e postimit të kryeministrit.

 

 

Me t’u kthyer në Tiranë kryeministri nisi një fushatë sulmi ndaj opozitës, duke e fajësuar atë si bllokuese të negociatave me ligin e Vetting –ut. Ai e ka gjetur kundështinë e opozitës ndaj miratimit në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus të ligjit të Vetting-ut  si alibi për dështimin e çeljes së negociatave. Në këtë mënyrë, ai po përpiqet t’u fshehë shqiptarëve të gjitha kushtet e tjera që i kërkon Berlini, Parisi apo Brukseli, që kanë të bëjnë jo vetëm me zgjedhjet, por edhe me krimin e organizuar në rritje, kanabizimin e Shqipërisë dhe korrupsionin galopant të parhapur në çdo degë të qeverisjes. /Lapsi.al

 

hadergjonaj

Talenti shqiptar: Preferoj të luaj për Zvicrën para Shqipërisë dhe Kosovës

Florent Hadërgjonaj është në dyshim se për kë kombëtare do të luajë në të ardhme, por është shprehur se për momentin po mendon për Zvicrën.

Periskopi.com Sporti

“Teorikisht ende mund të zgjedh se për cilën Kombëtare mund të luajë: Zvicrën, Kosovën ose Shqipërinë. Të luajë për Zvicrën do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën time. Momentalisht preferoj Zvicrën”, tha ai.

Ai ka fituar vendin e titullarit tek ekipi gjerman. Ku në ndeshjen e fundit, asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Ingolstadt në barazimin 1-1 përballë Wolfsburg. Menaxheri i Hadërgjonaj është Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdanit.

Mediat serbe dhe maqedonase: Në Tiranë, në dyer të vogla, formohet ‘Shqipëria e Madhe’

Mediat serbe dhe maqedonase i kanë kushtuar rëndësi të veçantë formimit të Unionit të Komunave Shqiptare në rajon.

Periskopi.com Lajme

“Në Tiranë në dyer të vogla formohet ‘Shqipëria e Madhe’”, ky është titulli i mediave serbe pas konstituimit të këtij Unioni, transmeton lajmi.net.

Unionin e komunave për kryeqytetit shqiptar e përbëjnë Prishtinë, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

“Lidhja e këtyre komunave ka për qëllim vendosjen e mekanizimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e urbanizimit, mjedisit, kulturës, investimeve dhe inovacioneve”.

Këtë marrëveshje e kanë nënshkruar kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, Shpend Ahmeti i Prishtinës, Teuta Arifi e Tetovës, Nazif Cungu i Ulqinit dhe Shqiprim Arifi i Preshevës.

“The Times” uron Shqipërinë për pavarësinë: Një vend për t’u dashur

Revista prestigjioze “The Times” i Kuwait në një artikull special dedikuar Shqipërisë me rastin e festave kombëtare, e cilëson Shqipërinë një vend për t’u dashur e eksploruar më shumë.

Periskopi.com Lajme

Në shkrimin e publikuar sot, Shqipëria cilësohet si një vend i vogël mesdhetar me natyrë të virgjër, ku misteret kulturore kombinohen për të krijuar një ndjenjë të veçantë të vendit.

Më tej, shkrimi vë në dukje se  shqiptarët janë mikpritës, ndaj edhe vizitorët janë të mirëpritur si mysafirë, si pjesë e traditave dhe kulturës Shqiptare, ku çdo udhëtar ndjehet si në shtëpi, ndaj dhe meriton të duhet ende më shumë si vend.

Në shkrim flitet edhe për kryeqytetin, duke e përshkruar si qytet dinamik, me bare, kafene, taverna por edhe mjaft vende historike për tu vizituar.

“Zemra dhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, me klubet e saj, baret, kafetë dhe tavernat është e vlefshme për ta eksploruar si ditën  ashtu edhe natën. Dikush mund të fillojë duke vizituar muzeumet apo pika kyçe të tilla si Sheshi Skënderbej, Xhaminë  Et’hem Beut dhe 35 m të lartë  Kullën e Sahatit (watch Tower), e ndërtuar në vitin 1822 .Varri monumental i Kapllan Pashës dhe Ura e Tabakëve janë vende të tjera  interesante për t’u vizituar. Si kryeqytet, Tirana ka muzetë , teatrot, galeritë që përfaqësojnë artet kombëtare”, thuhet në shkrim.

Përshkrime të tjera jepen  rreth Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet, rreth  qytetit të Beratit, kalëse së Krujës, Gjirokatrës , Parkut Kombëtar të Valbonës, Malet  etj.

Një pjesë e shkrimit i dedikohet edhe kuzhinës shqiptare, ku thuhet se kjo e  fundit është e ndikuar nga gatimet greke, italiane dhe turke.

Përmenden gjellët e gatuara me mish e perime si dhe sallatë e freskët me të cilën shoqërohet vakti. Specialitete detit janë gjithashtu të zakonshme në qytetet bregdetare, cilësohet në shkrim.

Edi Rama dhe Angela Merkel

Rama i premtoi diçka Angela Merkelit, e fillon me fjalën : E dashur

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një konferencë për media në Berlin pas takimit që pati me kancelaren Angela Merkel, i ka premtuar kësaj të fundit se nuk do ta zhgënjej për besimin që ka ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Rama ka deklaruar se përmbushja e agjendës së integrimeve, është në interes kombëtar dhe për qytetarët të cilët meritojnë të jetojnë në prosperitet, transmeton lajmi.net

Ai ka shtuar se Shqipëria do të përkrah fuqishëm vënien e prioriteteve nga BE-ja.

“E dashur Merkel, ju shpreh bindjen time se jo vetëm Shqipëria dhe rajoni kanë nevoj për BE-në por e njëjta gjë vlen edhe për Bashkimin Evropian. Ju siguroj se nuk do të zhgënjejmë besimin tuaj ndaj nesh. Do të punojmë për të realizuar ëndrra tona për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, ka deklaruar Rama.

mbledhja_169430-780x439

Kosova biznes më të madh me Serbinë se sa me Shqipërinë

Dy shtetet më të varfra në Evropë, të prapambetura, të pa shkollë, të pa shnetë e të pa drejtë. Kështu e përshkruan Kosovën dhe Shqipërinë, Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit “Riinvest”.

Periskopi.com Lajme

 

104 vite pas shpalljes së pavarësisë, statistikat tregojnë se shqiptarët më së paku bashkëpunojnë mes vete në fushën e ekonomisë. Në Kosovë e Shqipëri, më shumë hyjnë mallra nga Serbia, (mbi 500 milionë euro në vit), edhe pse për tu lidhur bashkë shtete shqiptare u investuan miliarda euro në autostrada.

Ndërkaq, numri i bizneseve të regjistruara në të dyja anët del të jetë modest.

Sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, 78 është numri i bizneseve të regjistruara në këtë ministri me pronarë nga Shqipëria, nga mbi 100 mijë sa janë gjithsejtë.

Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri janë regjistruar 169 mijë biznese, ku 380 prej tyre janë nga Kosova, shkruan Gazeta Fjala.

Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani vlera e importit për vitin 2016 në Kosovë ka arritur në 2.86 miliardë euro, nga kjo shumë mbi 99 milionë euro janë produkte që janë importuar nga Shqipëria.

Në anën tjetër, vlera e eksportit deri në fund të muajit tetor ka qenë rreth 300 milionë euro, nga kjo shumë në Shqipëri janë eksportuar produkte me vlerë vetëm 15 milionë euro.

Kurse, sa i përket vlerës së investimeve të huaja, gjatë vitit të kaluar Shqipëria në Kosovë ka investuar mbi 34 milionë euro.

Mungesa e shkëmbimeve më të mëdha tregtare dhe investimeve të ndërsjella nuk vlerësohet shqetësuese për politikanët, shkruan Gazeta Fjala.

Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria bazuar në deklaratat e dhëna nuk e konsiderojnë njëra-tjetrën si konkurente, por si partnere të cilat bashkëpunojnë për të mirën reciproke me qëllim gërshetimi ekonomik.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi, ka thënë se janë duke punuar me institucionet e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që prodhimet e Kosovës dhe Shqipërisë të regjistrohen si marka, si mundësi më e lehtë për eksport.

“Prandaj, po punojmë bashkërisht, për ta bërë këtë gjë, regjistrimin si marka. Dhe, e dyta që të marrim në konsideratë që edhe konsumatori ka nevojë të mbrohet në momentin që konsumon një produkt të këtij lloji. Prandaj, edhe për këtë po punohet që marrëveshjet tona të rregullohen dhe të jenë të barabarta në fushën e prodhimit të produkteve që janë për eksport”, ka thënë Ekonomi.

Deri më tani janë nënshkruar një numër i madh marrëveshjesh, por që në praktikë statistikat nuk vërehet se kanë ndryshuar shumë për të mirë, shkruan Gazeta Fjala.

Naim Gashi, profesor i ekonomisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e aktuale e Shqipërisë, ndonëse kishte një fillim pozitiv të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investiv, megjithatë me kalimin e viteve, u dëshmua se edhe kjo qeveri vazhdon avazin e qeverive të kaluara, që Kosovën e përdorin si kartë, sa herë që kanë kriza të brendshme politike.

“Shqipëria ende nuk njeh certifikatat e origjinës së mallrave të lëshuara nga autoritetet kosovare, me çka vështirëson eksportin e prodhimeve tona dhe shkakton kolona dhe pritje të panevojshme në kufirin në Vërmicë”, ka thënë Gashi.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami marrëdhëniet me Shqipërinë i vlerëson shumë të mira. Sipas saj të dyja vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur tregtare, për dallim nga vitet e kaluara kur produktet “Made in kosova” bllokoheshin në kufi.

“U dakorduan rreth krijimit të një marrëveshje në mes të dy vendeve për shkëmbimin e forcës punëtore sidomos gjatë sezonës turistike në Shqipëri. Po ashtu, diskutuam rreth mundësisë së shkëmbimit të eksperiencës në fushën e përpunimit të produkteve me qëllim të ngritjes së cilësisë së produkteve vendore të të dyja vendeve”, ka thënë ajo pas takimit me ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi.

Ismail Qemali

Këto janë 50 sekretet e Ismail Qemalit

Më 16 tetor 1846, në Kaninë të Vlorës, në një familje fisnikësh, lind Ismail Qemali (rreth datës së lindjes së tij ekzistojnë kundërthënie).

Periskopi.com Lajme

Ai arsimohet në Janinë, në gjimnazin “Zosimea” vatër edukimi kulturor për shumë figura të Rilindjes Kombëtare. Pastaj, i ri në moshë, Ismail Qemali shkon në Stamboll me synimin për t’u bërë nëpunës qeveritar; fillon të punojë si përkthyes diplomatik në Ministrinë e Jashtme. Dhe këtu nis karriera e tij: pas disa vitesh, ai emërohet zëvendësministër i jashtëm i Perandorisë Osmane.

Në vitin 1877, kur mentori i tij, kryeministri reformator Mitat Pasha shkarkohet nga posti, Ismail Qemali jep dorëheqjen. Ai internohet në Anadoll. Më vonë Sulltani kujtohet për të, e thërret dhe e cakton guvernator të Bejrutit. Ismail bej Qemali shërbeu si guvernator e vali edhe në shumë rajone të tjera të perandorisë, si dhe në Ballkan. Ismail Qemali i përkiste krahut liberal të politikës osmane, ai vazhdimisht bënte thirrje për ide të reja e reforma, nëse perandoria dëshironte të mbijetonte. Megjithatë, idetë e tij për reforma në gjirin e perandorisë, shiheshin me sy të keq dhe në maj 1900, Ismail Qemali hypën në jahtin e ambasadorit britanik në Stambull dhe kërkon strehim politik. Ai ikën nga Turqia dhe për 8 vjet jeton në mërgim, duke u përpjekur nga jashtë për një perandori kushtetuese, dhe përparimin e çështjes kombëtare shqiptare në kuadër të perandorisë. Pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, Ismail Qemali zgjidhet përfaqësues i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman.

Në vitin 1909, ai bëhet kryetar parlamenti, por pas pak ditësh detyrohet të largohet nga Stambolli përgjithmonë. Pas kësaj, karriera e tij politike përqendrohet vetëm në çështjen atdhetare shqiptare: ai dallohet si frymëzues i kryengritjeve anti-osmane dhe organizues i kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912.

Më 28 Nëntor të po atij viti, Ismail Qemali mbledh kuvendin në Vlorë; shpall Shqipërinë e Pavarur; ngre zyrtarisht flamurin e kuq të Skënderbeut me shqiponjën e zezë dy-krenare dhe emërohet presidenti i parë i shtetit të parë shqiptar, kryeministër dhe ministër i Jashtëm, duke shkurajuar – me aq fuqi sa shteti i ri kishte – trupat e vendeve fqinje të cilat synonin të merrnin pjesë territoresh të banuar nga shqiptarët.

Në janar 1914, Ismail Qemali jep dorëheqjen a rrëzohet dhe shkon në mërgim në Paris.

Kryetari i parë i shtetit shqiptar vdes papritur në Itali në vitin 1919, (i helmuar!?). Dhe këtu këputen edhe “Kujtimet..” e tij të cilat mbyllen me largimin e princ Vidit nga Shqipëria në shtator 1914. “Kujtimet…” do të botoheshin një vit më vonë, më 1920, jo të plota.

Cili është arsimi i tij. Cilat ishin detyrat e tij më të larta në hierarkinë e Perandorisë Osmane. Si ngriti në Stamboll klubin për pavarësinë shqiptare dhe si u internua nga pushteti turk.

Përse sulltani e emëroi këshilltar të tij. Si u emërua Vali në Libi, por ai nuk shkoi Tripoli, por në Paris, nga ku nisi punën për pavarësinë e Shqipërisë. Historia e 28 Nëntorit, me kë shkoi në Vlorë dhe përse shkoi në Vlorë. Cilin flamur ngriti? Një histori plot lavdi dhe kontradikta të një jete, që, siç vetë Ismail Qemali e ka thënë në fjalimin e 28 Nëntorit, Zoti i donte që të ishte i pari shqiptar që ngriti flamurin. Tirana Observer boton 50 fakte nga jeta e njeriut të madh që themeloi shtetin shqiptar.

  1. Ismail Qemali, në fakt quhej Ismail bej Vlora. Emri i tij u ndryshua gjatë kohës së regjimit komunist mbi botëkuptime komuniste ndaj titullit “Bej”, por asnjëherë asnjë historian dhe personalitet nuk e ka shpjeguar këtë ndryshim.
  2. Ismail Qemali ishte një nga personazhet më të rëndësishme të familjes së njohur Vlora, një familje e pasur dhe me shumë tradita, dhe që ka nxjerrë shumë personazhe të rëndësishëm në jetën politike shqiptare.
  3. Ismail Qemali lindi më 16 tetor 1846 në Kaninë të Vlorës dhe vdiq më 24 janar të vitit 1919 në Peruxha të Italisë. Vetëm pas vitit 1990 është mësuar nga historiani turk me orgjinë shqiptare, Nexhip Alpan, që ditëlindja e Ismail Qemalit ishte në një ditë me atë të Enver Hoxhës. Në tekstet e historisë së Shqipërisë dhe tekstet mësimore datëlindja është shkruar më 24 janar 1844. Në fakt ajo është më 16 tetor 1844.
  4. Ismail Qemali jetoi 72 vjet, 3 muaj e 8 ditë ose gjithsej 2628 ditë. Ai kishte një shtat mesatar dhe me një trup me peshë po mesatare. Ismail Qemali mbante një veshje të kohës, me kostum të kohës, kravatë e kohës, flokë të thinjur të krehur me kujdes dhe me një mjekër të bardhë të krehur edhe atë. Ngjyra e kostumeve në përgjithësi ishte e zezë dhe në kokë mbante kapele.
  5. Ismail Qemali gjatë gjithë jetës së vet jetoi në këto shtete: Shqipëri, Greqi, Turqi, Itali, Bullgari, Siri dhe për pak kohë në Francë, Angli, Zvicër dhe Gjermani.
  6. Ismail Qemali u diplomua në gjimnazin Zosimea në Janinë dhe pas një karrierë të konsiderueshme në administratën turke. U arsimua në Paris për Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me këtë edukim ai ishte një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe.
  7. Ismail Qemali njihej dhe si një poliglot, një armë që atij i shërbente në të gjithë aktivitetin e tij politik për çështjen shqiptare. Ai njihte shkëlqyer gjuhën shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetër, latinishten, italishten dhe frëngjishten.
  8. Ismail Qemali cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Ai ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim.
  9. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë situatë, ai nuk e përdori këtë moment sublim për të përfituar dhe marrë vlerësime. Madje, në fjalimin e tij ditën e Shpalljes së Pavarësisë, ai është shprehur, se, siç e donte Zoti që të ishte i pari të ngrinte flamurin e pavarësisë, ashtu të bëhej edhe hero i parë i shtetit shqiptar.
  10. Ismail Qemali është kryeministri dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar. Ai qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914 për 12 muaj e 56 ditë.
  11. Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin e kuq me dy krena shqiponjash, një flamur që deri më sot na vjen në tre variante. I pari, se këtë e qëndisi një Marigo, një nuse e shtëpisë ku fjeti Ismaili natën e fundit, atë që e solli Spiridon Ilo nga SHBA varianti i tretë i Eqrem bej Vlorës, sipas të cilit ia dha ai flamurin që ia kishte falur Aleadro Kasstriota burri i një princeshe që pretendonte se ishte pasardhëse e Skënderbeut.
  12. Në vlerësimet e punës që i kanë bërë drejtuesit e administratës turke për Ismail Qemalin janë shënuar këto fjalë: Vali i denjë, diplomat, deputet, udhëheqës shteti, mendimtar dhe kryetari i parë i shtetit shqiptar.
  13. Ismail Qemali e nisi karrierën e vet politike si përkthyes në Ministrinë e Jashtme të Turqisë Osmane në vitin 1860. Detyra e dytë në administratë e Ismail Qemalit ishte në vitin 1868, drejtor i Sekretariatit në Zyrën Juridike në Sofje të Bullgarisë, që në atë kohë ishte pjesë e Turqisë Osmane.
  14. Ismail Qemali më pas mori detyrën e nënprefektit të rajonit të Rusçuk, një detyrë që e mbajti për pesë vjet. Në vitin 1873, ai jep dorëheqjen dhe largohet nga ajo detyrë.
  15. Ismail Qemali u emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Turqisë në vitin 1876, një detyrë që e ndihmoi shumë të njihte diplomacinë turke nga brenda, por edhe atë të huaj. Në këtë detyrë qëndroi për një vit.
  16. Në vitin 1877, ai pëson një dënim në karrierën e tij, pikërisht për aktivitetin e tij patriotik ndaj Shqipërisë. Me arsyetimin se kërkoi autonominë e Shqipërisë, ai internohet për shtatë vjet në Kytahja të Anadollit. Por presioni i një pjesë të administratës turke, por edhe të patriotëve shqiptarë, bëri që sulltan Avdylhamiti t’i hiqte internimin dhe ta emëronte madje Vali në Bollu të Turqisë.
  17. Ismail Qemali emërohet Vali në Siri, një detyrë shumë e lartë në atë kohë dhe për më tepër që bëhej fjalë për një krahinë që më vonë mori edhe ajo pavarësinë si shtet i pavarur. Këtë detyrë e mbajti deri në 28 qershor të vitit 1892.
  18. Për punë të mirë Ismail Qemali arriti të bëhej deri këshilltar personal i sulltan Avdylhamitit, në momentin kur Perandoria Osmane ishte në fund të saj. Një detyrë që e mbajti nga viti 1892 deri në vitin 1900. Kjo e ndihmoi atë ta njihte nga brenda perandorinë.
  19. Nga e gjithë detyra e tij si këshilltar i Sulltanit, mbahet mend se Ismail Qemali ishte ai që i propozoi atij ndërtimin e një hekurudhe që niste në Durrës dhe mbaronte në Stamboll. Një vepër që nuk u ndërtua as në atë kohë dhe vazhdon të mos jetë e ndërtuar edhe sot.
  20. Më 1 maj të vitit 1900, sulltan Avdylhamiti për punë dhe cilësi të mira e emëron Vali i Përgjithshëm i Libisë, një detyrë mjaft e lartë e asaj kohe. Por Ismail Qemali u nis për në Tripoli, por rrugës kthehet dhe shkon në Paris, Londër e gjetkë, për të punuar për çështjen shqiptare.
  21. Më 1908, me ndihmën e shqiptarëve të veriut të Maqedonisë, Ismail Qemali zgjidhet deputet i rrethit të Beratit, por në fakt ishte përfaqësues i gjithë Shqipërisë. Gjatë kohës që Ismail Qemali ishte deputet në Parlamentin e parë të Turqisë moderne, ai pati një peshë të konsiderueshme. Fjalimet e Ismail Qemalit në Kuvend kanë qenë nga më oratoriket dhe më me mendim, duke nxitur kundërshtarët ta sulmojnë pa të drejtë.
  22. Ismail Qemali ra në sy në vitin 1871, pikërisht në zemër të Turqisë osmane, se paraqiti tre kërkesa të njëpasnjëshme për hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri. Edhe pse punonte si pjesë e administratës osmane, mori pjesë në një mbledhje të rilindësve shqiptarë në Stamboll për të krijuar alfabetin shqip.
  23. Në vitin 1865 Ismail Qemali nisi të punonte për pavarësinë e Shqipërisë, duke krijuar për këtë çështje një klub në kryeqendrën e perandorisë, Stamboll, bashkë me Konstandin Kristoforidhin.
  24. Shërbimi i sigurisë së administratës turke zbuloi se gjatë kohës që Ismail Qemali punonte për Turqinë, kishte hartuar një dokument për projektin e një Shqipërie të pavarur. Ky ishte edhe një nga shkaqet më të mëdha të përndjekjes që u ndërmor ndaj atij.
  25. Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant eksplicit të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime.
  26. Dyshimi më i madh mendohet të jetë se ai është helmuar në ushqim nga qarqe greke dhe italiane antishqiptare, që e shikonin Ismail Qemalin si një personalitet me influencë të madhe për çështjen shqiptare.
  27. Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.
  28. Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë, vendin e lindjes dhe të paraardhësve të tij, dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932.
  29. Varrimi i dytë është bërë me urdhër posaçërisht të mbretit Ahmet Zogu, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë. Zogu dhe partia e asaj kohe i kanë bërë nderimet më të mëdha trupit të Ismail Qemalit, duke ia vendosur eshtrat në varrin që është edhe sot në Vlorë.

Ceremonia për rivarrosjen e eshtrave të Ismail Qemalit është cilësuar si një nga ceremonitë më të mëdha që ka organizuar Ahmet Zogu gjatë gjithë kohës që ai ka qenë në pushtet. Ai i ka bërë nderimet më të mëdha atij që u quajt babai i kombit.

  1. Ismail Qemali është nga ata personalitete politike dhe shtetërore që ka shkruar kujtimet e veta. Por kujtimet e tij nuk janë botuar asnjëherë të plota dhe kjo është çudia që e ka shoqëruar çdo gjë në jetën e tij.
  2. Akuza më e madhe që është hedhur ndaj Ismail Qemalit, është ajo se ai ideoi pas pavarësisë ndarjen e Shqipërisë në kantone një model si Zvicra. Por sipas njerëzve që e hodhën këtë akuzë, kjo do të bënte që fqinjët ta kishin më të lehtë ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë.
  3. Për herë të parë gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar diskutohet që të hiqet emri i Ismail Qemalit nga një institucion. Ky skandal ndodhi pikërisht kur rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska, propozoi që emri i Ismail Qemalit t’i hiqej Universitetit të Vlorës. Propozim ky që ngjalli një reagim mjaft të ashpër si nga politika, media, intelektualët dhe publiku.
  4. Pasardhësit më aktivë të Ismail Qemalit në ditët e sotme janë Darling Vlora, Nedim Vlora dhe Ariana Vlora. Ndërsa shumica e pasardhësve të tjerë kanë vdekur, kurse pjesa tjetër është në emigracion prej shumë vitesh.
  5. Qamil bej Vlora (1895-1950) ishte djali dhe fëmija i fundit i Ismail Qemalit. Qamili ishte i vetmi djalë i Ismail Qemali që nuk u largua nga Shqipëria. Edhe pse nuk u mor me politikë, më 1946, pasi nuk pranoi bashkëpunimin me regjimin komunist, u arrestua me pretekstin “armë mbajtje pa leje”, pasi iu gjet një revolver, më shumë antik sesa funksional. Në burg u bë me turbekuloz dhe vdiq në moshën 55-vjeçare.
  6. Ismail Vlora dhe Xhevdet Vlora ishin dy nipërit e Ismail Qemalit. Ata ishin poliglotë që punuan për bukën e gojës. Dy nipërit e Ismail Qemalit nuk pranuan të bashkëpunonin me regjimin komunist dhe në këtë mënyrë u detyruan të punonin nëpër fshatra të ndryshëm me punë krahu.
  7. Ismail Qemali u martua dy herë dhe në të dy rastet me shtetase greke. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, me të cilën nuk pati fëmijë, pasi vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën. Ndërsa për herë të dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek nga krahina e Edërnesë.
  8. Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë për arsye se ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Siç shkruan në kujtimet e veta Ismail Qemali, me këshillën e vjehrrit e rrëmbeu nusen e ardhshme, ndërsa martesa u njoh zyrtarisht në 1886-n, ai ishte 23 vjeç.
  9. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati 9 fëmijë, tre vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qamil Bej.
  10. Fjalimi i Ismail Qemalit në pasditen e 28 Nëntorit 1912, Vlorë, zgjati rreth pesë minuta. Fjalimi përmbante 450 fjalë dhe u ndërpre disa herë nga thirrjet e njerëzve që ishin mbledhur në sheshin e qytetit. Ndërprerja më e gjatë e fjalimit të Ismail Qemalit është në momentin që ai nxjerr flamurin dhe e valëvit atë në ajër dhe thotë “Rroftë Shqipëria e Lirë!”.
  11. Fjalimi i Ismail Qemalit në Shpalljen e Pavarësisë u lexua i gjithi në gjuhën shqipe. Në të përmendet Shpallja e Pavarësisë, lufta e Skënderbeut, vuajtjet e shqiptarëve dhe së fundi, një lutje drejtuar Zotit që të mbrojë shqiptarët dhe Shqipërinë e Lirë.
  12. Fjalia më e veçantë e fjalimit të Ismail Qemalit në Vlorë është: “Zotit të Madh,… të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valëvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë”.
  13. Vendimi i parë i Ismail Qemalit pas firmosjes së deklaratës së Pavarësisë dhe marrjes së detyrës si kryeministër, është dërgimi i lajmit në të gjitha qarqet e vendit dhe dërgimi i telegrameve në shtetet e mëdha për njohjen e pavarësisë.
  14. Ismail Qemali është djali i Mahmut bej Vlorës që disa herë u ndëshkua nga Porta e Lartë dhe i Hadije Hanëmit nga familja e njohur Alizoti e Gjirokastrës. Ismail Qemali kishte një motër dhe një vëlla më të vogël, Sulejmanin. Sulejmani vdiq gjatë internimit që iu bë familjes nga turqit në Selanik, rreth vitit 1871.
  15. Kopja e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë, e publikuar në vitin 2007, mendohet se i përket Lef Nosit, i cili në qeverinë e parë shqiptare ishte ministër i Postë-Telegrafës. Teksti shqip i Deklaratës së Pavarësisë përbëhet vetëm prej katër rreshtash dhe janë ato ku thuhet: “Shqipëria të jetë më vete, e lirë dhe e mosvarme”. Më pas vijojnë dy rreshta në turqishten e vjetër.
  16. Nga teksti dhe proklamata e Pavarësisë, nga regjimi komunist janë hequr mjaft emra nga firmëtarët e pavarësisë. Por në proklamatë janë hequr edhe disa pasazhe.
  17. Kabineti i qeverisë së Vlorës përbëhej nga 10 anëtarë. Kryeministër – Ismail Qemali, Zëvendëskryeministër – Nikoll Kaçorri, Ministër i Jashtëm – Myfit Libohova, i Luftës – Mehmet Pashë Dërralla, i Drejtësisë – Petro Poga, i Arsimit – Luigj Gurakuqi, i Financave – Abdi Toptani, i Bujqësisë – Pandeli Cale, i Post Telegrafit – Lef Nosi.
  18. Deri më sot nuk ekziston asnjë fotografi nga momenti i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912. Ende nuk dihen shkaqet sepse ajo foto mungon. Ndërkohë që fotografia që paraqet ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali nuk i përket datës 28 Nëntor 1912, por datës 1 dhjetor 1912.
  19. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nuk u njoh që më 28 Nëntor të vitit 1912 nga Evropa. Pavarësia e Shqipërisë nga shtetet evropiane u njoh vetëm në vitin 1913, gjithashtu, në këtë vit u njoh edhe Ismail Qemali si kryeministër i Shqipërisë.
  20. Ismail Qemali e shpalli Pavarësinë për të gjitha trevat shqiptare. Në këtë akt hyn Kosova, një pjesë e Maqedonisë, Çamëria dhe pjesa që u shkëput më vonë nga Mali i Zi.

Misteret e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës, njeriun që themeloi të parin shtet shqiptar. Për Ismail Qemalin është shkruar shumë rreth momentit të ngritjes së flamurit në Vlorë, në vitin 1912, si dhe për Qeverinë e parë shqiptare që ai arriti të krijonte, por jo për momentet e fundit të jetës së tij. “Tirana Observer” riboton gjashtë misteret e Ismail Qemali. Në këtë speciale do tregohen të gjitha të fshehtat e pathëna rreth jetës së njeriut që themeloi shtetin e parë shqiptar, që nga vdekja e dyshimtë, propozimi po të dyshimtë të sulltanit për t’i dhënë postin e vezirit, e deri te fshehja e ditës së lindjes së tij gjatë regjimit komunist.

Si u mundua Ismail Qemali të shtonte delegatët në Konferencën e Paqes në Paris? Pse nuk u realizua ky plan?

Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me një mister të madh. Askush deri me sot nuk ka arritur të shpjegojë në mënyrë të detajuar për vdekjen e kryeministrit të parë të Shqipërisë. Në janar të vitit 1919, në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do të diskutonte edhe për fatet e vendit tonë. Për këtë arsye Ismail Qemali ishte shumë i shqetësuar për fatet e vendit. Gjithë sakrificat që ai kishte bërë për vendin e tij donte që të kurorëzoheshin me sukses. Ai hartoi strategji që të kishte mundësi të influenconte në vendimet e konferencës. Për të arritur këtë qëllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar, në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare, të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. Për një marrëveshje me qeverinë italiane u pa e nevojshme të shkojë në Romë. Prej andej Ismail Qemali kërkoi të bënte një marrëveshje me gjithë shqiptarët për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilohej programi përfundimtar. Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar. Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës. 19 janar 1919. Kryeministri italian, Orlando, për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali u nis drejt Italisë ku do takohej me autoritet italiane. Sa zbriti në Peruxhia të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë. Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apoplektike, gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur “Më hëngrën në besë”! Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t’i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë dhe ai s’do të merrte pjesë as vetë. Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27, kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parë i Shqipërisë, një nga misteret më të mëdha që ka shoqëruar historiografinë shqiptare!?

Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve që djali i Ismail Qemalit, Et’hemi, i ka bërë më vonë kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë Qemalit i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Nuk vonoi shumë, ai u ul në tavolinë dhe befasisht në trup i kaloi një valë rrëqethjeje. Ndërsa nisi të belbëzojë me vështirësi, filloi të dridhej dhe ndërkohë u konstatua se nuk mundte t’i lidhte dot fjalët. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri. Në këto momente gazetarëve të mbledhur për konferencën e shtypit në atë sallë iu komunikua fakti që Ismail Qemali, i cili pak çaste më parë kishte qenë para tyre, nuk jetonte më. Kjo padyshim që është një vdekje e provokuar. Arsyet pse u helmua Ismail Qemali ngelen mister.

Pse nuk ia publikuan asnjëherë datën e lindjes Ismail Qemalit gjatë periudhës së komunizmit?

Një mister tjetër që ka të bëjë me figurën e Ismail Qemalit është dhe data e lindjes së tij. Një nga studiuesit më të mirë që ka punuar në arkivat e Perandorisë Osmane ka zbuluar se dita e lindjes së kryeministrit të parë të shtetit shqiptar është më datën 16 tetor të vitit 1846. Nexhip P. Alpan e ka datuar lindjen e debatuar gjatë, më datën 16 tetor të vitit 1846. Datëlindja e këtij personalitetit është debatuar shpesh gjatë periudhës së komunizmit nga historianë shqiptarë dhe të huaj, mirëpo nuk binin dakord për këtë datë, pikërisht sepse qëllonte në të njëjtën datë kur e kishte ditëlindjen dhe diktatori Enver Hoxha. Kjo u mbajt e fshehtë pothuajse për 45 vjet, por që nga të dhënat e fundit nga historianë turq më në fund caktohet në mënyrë të saktë dhe datëlindja e Ismail Qemalit, i cili ishte nga shqiptarët që ka arritur ofiqet më të larta në Perandorinë Osmane, duke filluar nga një përkthyes i thjeshtë deri në zëvendësministër i Jashtëm, e më vonë deputet. Por që është dhe njeriu që krijoi shtetin e parë shqiptar të pavarur.

Cilat janë të fshehtat e Ismail Qemalit në vitin 1913? Pse e dorëzoi Qeverinë në duart e të huajve, a ishin ato që ndodhën më pas dëshirat e tij?

Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra anë mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar, duke kurorëzuar veprën e Rilindjes dhe, nga ana tjetër, hapi një epokë të re, një epokë luftërash e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e jashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët e të gjitha trevave shqiptare. Me shpalljen e pavarësisë, në krye të qeverisë u vendos pikërisht ai që kishte kontributin më të qenësishëm, Ismail Qemali. Ai në krye të qeverisë shqiptare ndenji fare pak duke, dhënë dorëheqjen në rrethana misterioze.

Shpesh është aluduar se ai bëri këtë veprim për të lejuar një përfaqësues të fuqive të mëdha që ta drejtonte vendin tonë, kjo për të vendosur edhe stabilitetin e munguar në tokat shqiptare, që jo vetëm po shqetësoheshin nga të tjerët, por edhe mes vetit kishin probleme të theksuara. Një palë kërkonte të mos shkëputeshim nga Perandoria Otomane, ndërkohë që fqinjët tanë grabitqarë ishin duke punuar të shkëpusnin sa më tepër nga trupi i truallit tonë. I gjendur në një pozicion të vështirë, pranoi propozimin e fuqive të mëdha, për ardhjen e Princ Vidit në krye të vendit. Mirëpo kjo lëvizje e Ismail Qemalit rezultoi jo efikase, pasi edhe pse Porta e Lartë u shemb, ishin fuqitë e mëdha ato që bënë pazar me fqinjët tanë për trojet shqiptare. Në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shqipëria u copëtua nga të gjithë anët, duke u bërë i vetmi vend në botë që kufizohej me trupin e vetë. Përpjekjet e plakut të mençur nuk reshtën që të realizohej aspirata e gjithë shqiptarëve për një Shqipëri të bashkuar.

Pse nuk shkoi në Stamboll kur Sulltani i propozoi për postin e vezirit, çfarë kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bënin?

Duke parë lëvizjet që po bënte anë e kënd Evropës Ismail Qemali, sulltani i kërkon atij të shkonte në kryeqytetin turk dhe të merrte postin e vezirit. Ky ishte një kurth që po i bënte sulltani patriotit shqiptar që, pasi të shkonte atje, ta ekzekutonte. Ismail Qemali duke nuhatur qëllimet e sulltanit e kundërshtoi kategorikisht një rikthim në kryeqytetin e Portës së Lartë, duke iu vënë me gjithë energjitë e tij çështjes shqiptare. Për episodin e kurthit që po ngrinte sulltani ndaj plakut vlonjat kanë shkruar një sërë historianësh, si turq ashtu dhe shqiptarë. Pasi këtij momenti Ismail Qemali realizoi aspiratën pesë shekullore të shqiptarëve atë të pavarësisë.

 

http://shqiperiaime.al/post-1159/

Turqia

Në Prizren krah flamurit shqiptar edhe ai turk, qytetarët të pakënaqur

Në Prizren flamuri i Shqipërisë dhe ai i Turqisë janë vendosur krah njëri tjetrit.

Periskopi.com Lajme

Vendosja e tyre nga Komuna e Prizrenit për nder të 28 nëntorit nuk po pëlqehet nga qytetarët pasi Shqipëria ishte e pushtuar pikërisht nga perandoria osmane.

Për qytetarët secili flamur duhet të valëvitet në vendin e vet.

Të pakënaqur me këtë veprim ka edhe prej atyre që erdhën nga Shqipëria në Kosovë për këtë 28 nëntor.

Përveç flamurit të shtetit turk, në Prizren janë vendosur edhe disa flamuj të shteteve mike të Kosovës.

Prandaj, edhe zëdhënësi i kësaj Komune, Ymer Berisha, i tha Klanit që Komisioni përgjegjës ka marrë vendim që të vendosen flamujt për nder të miqësisë ndaj shteteve.

Ai ka shtuar se edhe pse dikur ishin armiq, tani Turqia dhe Kosova kanë miqësi të mirë mes vete.

Blej Shqip

Blej Shqip në qendër të Prishtinës (Foto)

Të dielën në Prishtinë është hapur panairi "Blej Shqip".

Periskopi.com Lajme

Ky panairi i organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, tashmë është bërë tradicional.

Çdo gjë vendore, e punuar dhe prodhuar mund të gjendet aty.

Në panair po marrin pjesë rreth 120 prodhues dhe kompani shqiptare nga Republika e Kosovës, e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Panairi do të jetë i hapur tri ditë radhë.

Gjatë ditës drejtori Genc Bashota dhe Ambasadori Qemal Minxhozi vizituan panairin.

U tha se duhet lënë retorikën e fjalëve, e duhet të punohet që prodhimet shqiptare të mbizotërojnë në të gjitha trojet tona.

Iniciativa Blej Shqip u konkretizua nga ide në projekt në pranverën e vitit 2010.

E iniciuar në atë kohë nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) projekti ‘Blej Shqip’ synonte të nxiste konsumatorët shqiptarë të blejnë produkte dhe shërbime shqiptare. Për gati çdo vit “Blej shqip” organizoi në Tiranë e Prishtinë panaire e aktivitete që kishin për qëllimin lidhjen shkëmbimin dhe promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare./ Periskopi

Blej Shqip  15235476_1359936890686118_2362729833314316690_o

Qemal Minxhozi

Ambasadori Minxhozi thotë se Bashkimi Kombëtar po ndodh çdo ditë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi thotë se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë po ndodh çdo ditë, edhe pse jo ai territorial.

Teuta GASHI Lajme

Në një intervistë për Periskopi.com tregon për aktivitetet që kanë organizuar gjithandej Kosovës në 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

I përkushtuar pas bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve, Minxhozi thotë se rreth 200 milionë euro bashkëpunime janë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Për Periskopi.com si thotë se duhet punojnë të gjithë për shtetin dhe nuk duhet shikuar kufijtë.

“Bashkim i kombëtar bëhet çdo ditë, kjo nënkupton jo Bashkim territoresh, sepse fatkeqësisht nuk ka qenë dëshirë e jona e as vendim i askujt prej nesh që janë kufij, po ka qenë vendim i historisë. Në duhet të punojmë për bashkimin ekonomik, dhe kjo ka filluar qysh moti e po zhvillohet shumë mirë”, thotë Minxhozi për Periskopin

Ai ka përmendur autostradën mes Kosovës dhe Shqipërisë e cila lehtëson zhvillimin ekonomik, ka përmendur autostradën energjetike dhe bashkëpunimin e bizneseve të të dyja vendeve.

Ka bashkëpunim, rreth 200 milionë euro bashkëpunime. Ka unifikim të standardeve dhee rritje të turizmit”, thotë ai.

Minxhozi në intervistën për Periskopi.com tha se ata që duhet të punojnë janë njerëzit, para se të mendojmë se këtë duhet ta bëjnë shtetet.

“Shteti është i yni, kufijtë nuk duhet parë, duhet shikojmë hapësira për bashkëpunim më shumë. Nuk duhet të kemi kufi imagjinar, nuk na pengon askush në bashkëpunim ekonomik. Të tjerat, muzikën, kulturën e vlerat i kemi të ndërsjella”, thotë Minxhozi për Periskopin

Ambasadori që ka më shumë se dy vite e gjysmë në Kosovë, thotë se janë pak njerëz në Shqipëri që nuk e kanë vizituar Kosovën, e atyre u rekomandon ta bëjnë patjetër.

Sipas tij, përveç tjerash, Kosova ka njerëz që janë shumë mikpritës.

Aktivitetet që Ambasada e Shqipërisë ka planifikuar për 28 nëntorin-Ditën e Pavarësisë, kanë filluar që nga 21 nëntori në Mitrovicë, pastaj në Istog, në Gjilan, Hani e Elezit, Prizren të shtunën, të dielën në Skenderaj, e të hënën përmbyllen në Prishtinë, ku janë të ftuar i gjithë kori diplomatik dhe krerët e institucioneve. / Periskopi

Qemal Minxhozi

tifozat kuq e zi

Zyrtare: Ja sa bileta do të jenë për tifozët shqiptarë në ndeshjen Itali-Shqipëri

Shqipëria do të luajë transfertën ndaj Italisë në “Renzo Barbera” të Palermos në muajin kundër Italisë, stadium ky i cili u jep mundësinë të jenë një numër i madh tifozësh shqiptarë.

Periskopi.com Sporti

Sipas rregullores tifozëve shqiptarë u takojnë 5% e kapacitet të stadiumit. Duke bërë një llogari të thjeshtë, rreth 1800 bileta do të jenë për tifozët kuq e zi.
Sektori i miqve në stadiumin “Renzo Barbera” ka një kapacitet prej 2233 vendesh, dhe shpresohet që ky numër të jetë i plotë në dispozicion për tifozët shqiptarë.

GENOA, ITALY - NOVEMBER 18:  Stefano Okaka of Italy #9 during the International Friendly match between Italy and Albania at Luigi Ferraris on November 18, 2014 in Genoa, Italy.  (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Zyrtare: Ja ku do të luajë Kombëtarja Shqiptare ndeshjen me Italinë

Ndeshja e radhës e skuadrës tonë kombëtare kundër Italisë, do të luhet në Palermo.

Periskopi.com Sporti

Takimi Itali- Shqipëri, i programuar sipas shortit për tu luajtur më datë 24 mars 2017, do të luhet në stadiumin “RenzoBarbera”, shkruan Albeu.

Shqipëria dhe Italia, në nivel ekipesh kombëtare janë ballafaquar vetëm njëherë, në një miqësore të zhvilluar në Gjenovë në nëntor të vitit 2014.

Edi Rama

Rama ‘godet’ mes rreshtave deputetin gjerman që i dha një ‘shuplakë’ të fortë Shqipërisë

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar pas deklaratave të forta që dha sot nga Tirana deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Mergel (CDU) për hapat pas që sipas tij ka bërë Shqipëria dhe faktit që në këtë situatë nuk e meriton çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Periskopi.com Lajme

Gunther Krichbaum, njëherësh kryetar i komisionit për çështjet Europiane tha qartë se pa plotësuar 7 kushte, Bundestagu do t’i kërkonte qeverisë federale që të mos japë votë pro për çeljen e negociatave.

Por në mungesë të një deklarate zyrtare për këtë çështje, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje deputetit gjerman mes rreshtave në rubrikën Amacord, që shefi i mazhorancës publikon në Facebook.

Rama është kthyer pas në kohë, duke paraqitur një foto të Kishës dhe Kuvendit françeskan në Shkodër, dhe gjen ngjashmëri edhe me sot kur thotë se “të  huajt e shihnin Shqipërinë veçse një “Turqi të vogël”. Duke u lexuar mes reshtave, Rama duket se godet edhe opozitën, kur thotë se kjo shfaqje e Shqipërisë i ofrohej skeptikëve nga jashtë, për shkak të problemeve të brendshme në atë kohë, që kryeministri i gjen aktuale edhe sot.

“Në kohën kur është shkrepur kjo foto e kishës dhe kuvendit françeskan në Shkodër, shumë skeptikë nga jashtë e kishin krejt të zorshme të shihnin te Shqipëria tjetër gjë veçse një “Turqi të vogël”, shprehje gjeopolitike e kohës, por në fakt përkufizim i çdo prapambetje, prapanikllëku, dallkaukllëku, korrupsioni, vëllavrasje, zhvatje, tradhëtie dhe shitje për interesa krejt të vogla, domosdo antikombëtare. E keqja ishte atëhere, e ndoshta ende sot, se edhe pse potenciali ishte i madh që Shqipëria të bëhej me forcën e vullnetit dhe të një shumice të vendosur ndonëse të heshtur, kopshti i punuar dhe harmonik me gjeometrinë për tu pasur zili që paraqet kjo foto, xhakajdurët dhe karanxhollët e çdo sahani, rreken ta prishin si të babëzitur. Këtë “punë të madhe në interes të shqiptarëve” siç e quajnë me krekosje prej të marri, historiani romak Taciti e quante “ajo lloj paqe dhe ngazëllimi që nuk janë veç mynxyrë dhe vetmi”, shkruan Rama.

Më tej, kreu i qeverisë përmend ish-kancelarin gjerman Konrad Adenauer, i cili u citua edhe sot nga deputeti gjerman Krichbaum konferencën e tij para medias shqiptare sot në Tiranë e organizonte “Instituti Konrad Adenauer

“Me siguri me këta syresh e kish, europiani i madh dhe syçelët Konrad Adenauer tek thoshte se ishte e padrejtë që Zoti, duke kufizuar mençurinë e njerëzve, nuk kishte kufizuar në të njëjtën kohë edhe dritshkurtësinë e tyre.

E megjithatë, muret e këtij kuvendi, të rrënuara nga varrmihësit e këtij kombi e të ringritura prej shprestarëve në të ardhmen ende buçasin nga zëri i amëshuar i bujtësit të tyre të madh:

“Për inat të dreqit e (ca) shqyptarëve, Zoti ka me e mbajt Shqypnin në kambë, me nder e me lumni… Si janë pra shqyptarët e Shqypnia sot? Si janë? Si po i don anmiku…”, – përfundon shkrimin në Facebook kryeministri Edi Rama.

20161124223644220646

Greqia kërcënon sërish Shqipërinë me ndërhyrje ushtarake

Greqia kërcënon sërish Shqipërinë me ushtri, pavarësisht se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ia kujton Tiranës zyrtare, aleates së saj të NATO-s, se ka një ushtri më të fuqishme dhe të gatshme për të ndërhyrë në çdo moment.

Gjatë një aktiviteti të Forcave të Armatosura të Greqisë në Selanik , ministri i Mbrojtjes i këtij vendi, Panos Kammenos, është pyetur rreth komenteve të fundit të zyrtarëve shqiptarë dhe atyre turq. Në përgjigje të pyetjes, Kammenos ka thënë se “Forcat e Armatosura të Greqisë janë këtu, janë të fuqishme dhe nuk kanë frikë as shqiptarët, as turqit”.

Edi Rama dhe Angela Merkel

Gjermania ia vë 7 kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave për futje në BE

Koalicioni CDU-CSU në Parlamentin gjerman ka publikuar dokumentin me pritshmëritë që duhet të përmbushë Shqipëria për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Periskopi.com Lajme

Kriteret janë prezantuar nga deputeti i Bundestagut, Gunther Krichbaum, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të enjte në Tiranë, i cili “ka ngelur në klasë” Shqipërinë, transmeton top-channel.

Krichbaum ka deklaruar se, “për hapjen e negociatave duhet të plotësohen kushtet” dhe ka shprehur bindjen se, “kjo nuk mund të realizohet në vitin 2017”.

“Do kërkojmë të mos hapen negociatat, më parë duhen rezultate konkrete”, ka thënë Krichbaum, i cili ka saktësuar se, “në vitin 2018 mund të ketë një dritë jeshile”.

Deputeti gjerman ka theksuar se, “rezultatet e reformave dhe përpjekjeve të qeverisë duhet të jenë më të prekshme” dhe për këtë u ka bërë thirrje palëve politike shqiptare që “të bashkojnë forcat”.

Sipas dokumentit të prezantuar nga zyrtari gjerman, kriteret që duhen përmbushur janë këto:

Kriteri i parë ka të bëjë me reformën në administratën publike, e cila duhet të provohet në praktikë për të treguar se sa i qëndrueshëm është zbatimi i ligjeve të miratuara.

Kriteri i dytë ka të bëjë me reformën në drejtësi, e cila, sikurse thotë dokumenti, duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë me qëllim forcimin tërësor të nivelit të profesionalizmit dhe integritetit në fushën e drejtësisë.

Kriteri i tretë thotë se në luftën ndaj korrupsionit nëpërmjet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, e cila duhet të jetë e pavarur nga kontrolli dhe ndikimi i politikës, duhet të jenë shënuar arritje të konsiderueshme.

Kriteri i katërt për luftën kundër krimit të organizuar është që të rritet ndjeshëm numri i dënimeve me vendime të formës së prerë, të forcohen dukshëm përpjekjet për luftën ndaj krimit të drogës dhe të shënohen suksese të prekshme.

Kriteri i pestë ka të bëjë me atë që konsiderohet “prioriteti kyç” në fushën e të drejtave të njeriut, masave kundër diskriminimit dhe realizimit të së drejtës së pronës, për të cilin vlerësohet se Shqipëria duhet ende të përmbushë ato pika që përmend raporti i Komisionit Europian i datës 9 nëntor 2016.

Kriteri i gjashtë është që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në lidhje me reformën zgjedhore të zbatohen deri në zgjedhjet e qershorit 2017, të cilat duhet të përmbushin standardet europiane.

Kriteri i shtatë ka të bëjë me ligjin për Dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve qendrore e vendore, i cili, siç thotë dokumenti, duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme e të plotë.

 

gunther-krichbaum

Gjermania: Nuk hapim negociatat me Shqipërinë

Bashkimi Evropian nuk do të hapë në dhjetor negociatat me Shqipërinë.

Periskopi.com Lajme

Lapsi.al mësoi se Gjermania ka kërkuar zbatimin e 7 kushteve, përveç 5 prioriteteve. Këto kushte do të bëhen të ditura sot në një konferencë për shtyp në Tiranë nga kreu i Komisionit për Çështjet Evropiane ne Bundestag, Gunther Krichbaum.

Burime të Lapsi.al thanë Berlini ka arritur në konkluzionin se Shqipëria s’ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave.

5 prioriteteve do t’u shtohen lufta kundër drogës, lufta kundër krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit apo lufta kundër korrupsionit.

Ky qëndrim vjen 4 ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin, ku ai do të takohet me kancelaren Merkel. Burime të qeverisë thanë se nuk janë në dijeni të një qëndrimi të tillë të Gjermanisë.

qemal-stafa

Ja si duket vendi ku ishte stadiumi legjendar ‘Qemal Stafa’ (Video)

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ka qenë arena historike e futbollit shqiptar për më shumë se 75 vjet që nga dita kur u vu guri i parë për t’u ndërtuar.

Periskopi.com Sporti

Prej muaj ka përfunduar prishja totale e stadiumit “Qemal Stafa”, ndërsa aktualisht është duke u punuar me ritme të shpejta për ndërtimin aty të stadiumit të ri kombëtar.

 

Tashmë thuajse nuk ka mbetur asgjë nga stadiumi legjendar, i cili ka pritur shumë ndeshje të kombëtares sonë, si dhe nga kampionati shqiptar.

 

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ka qenë arena historike e futbollit shqiptar për më shumë se 75 vjet që nga dita kur u vu guri i parë për t’u ndërtuar.

 

Puna për ngritjen e kësaj vepre nisi disa muaj pas pushtimit nga Italia, transmeton “Top Channel”.