Të hënën priten ndryshime të rëndësishme në Qeverinë e Shqipërisë

Pas dorëheqjes – ende jo zyrtare – të ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri, të cilën e raportuan mediat atje, të hënën priten ndryshime të mëdha në Qeverinë e Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Sipas asaj që shkruan portali i televizionit Top Channel, ndryshimet në Qeverinë e Edi Ramës, nuk kanë të bëjnë me ofrimin e një kompromis për kërkesat e opozitës, simpatizantët e së cilës ende po vazhdojnë të qëndrojnë në çadra, njofton Klani

Burime të Top Channel pranë kryeministrit Edi Rama kanë thënë se “të hënën në Qeveri do të ketë ndryshime të rëndësishme, por këto ndryshime nuk çojnë në një qeveri teknike dhe se kabineti mbetet politik”.

Ndërkohë që protesta e opozitës vazhdon, e bashkë me të edhe kërkesa e Lulzim Bashës për krijimin e një qeverie teknike, si kusht që partitë opozitare të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas të njëjtave burime, në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve me udhëheqësit e fushatës në çdo qark, Edi Rama ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me nivelin e mobilizimit të tyre dhe se kjo mund të çojë në lirimin nga detyra të ministrave që janë njëkohësisht drejtues politikë në qarqe, për t’u fokusuar me kohë të plotë në angazhimin elektoral.

Përse dha dorëheqje Saimir Tahiri dhe kush do ta zëvendësojë atë?

Ndërkohë që Saimir Tahiri pritet të dalë në një konferencë për shtyp që të zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, mediat në Shqipëri kanë analizuar dhe spekuluar mbi arsyet e dorëheqjes së Tahirit, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Disa nga mediat shkruajnë se arsye mund të jetë presioni që ka bërë partneri i koalicionit tek Edi Rama, kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

Pasi, siç shkruan Lapsi.al, shpesh herë Meta dhe zyrtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë lënë të kuptohet se i kanë kërkuar Ramës largimin e ministrit të Brendshëm.

Po ashtu, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kishte deklaruar se Ramës ia kishin kërkuar edhe partnerë ndërkombëtarë largimin e Tahirit.

Arsye tjetër e kësaj dorëheqje, që mbase mund të jetë edhe shkarkim është përpjekje e kryeministrit Rama për të “kënaqur” opozitën, e cila ka kërkuar vazhdimisht shkarkimin e tij, duke e akuzuar se është një ministër i lidhur me krimin dhe bandat e drogës.

Sidoqoftë Tahiri pritet të dalë në një konferencë për mediat, ku do të japë arsyet e dorëheqjes së tij të papritur, tre muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Pas dorëheqjes – ende jo zyrtare – kanë gufuar edhe emra që do të mund ta zëvendësonin Tahirin.Më i përfoluri është ai i zëvendëskryeministrit, Niko Peleshi.

Incident me Federica Mogherinin në Tiranë, ndërhyn garda (Video)

Në momenti që diplomatja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini po largohej nga Universiteti Politeknik, disa të rinj të FRPD iu afruan me pankarta në duar, ku shkruhej “We want free and fair elections” (duam zgjedhje të lira dhe të ndershme).

Periskopi.com Lajme

Për t’iu shmangur një përgjigje, Mogherini nxitoi të futej në makinën e eskortës që e shoqëronte, ndërsa punonjësit e Gardës ndërhynë për të larguar të rinjtë.

Federica Mogherini po zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë si pjesë e turit ballkanik. Ajo zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në ambientet e Universitetit të Tiranës.

Mogherini s’përfshin Bashën në agjendën e takimeve në Shqipëri

Vizita e Federica Mogherinit në Tiranë të premten nuk do të ndjekë rutinën e një agjende normale politike. Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian do të takojë presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, por jo të parin e opozitës, Lulzim Basha.

Periskopi.com Lajme

Burime zyrtare thanë për Top Channel se kreu i opozitës, deri tani nuk është përfshirë në agjendën e zonjës Mogherini, e cila e viziton Tiranën në mes të një situate anormale politike, kur opozita ka bojkotuar Parlamentin dhe ka kushtëzuar qëndrimin e saj për zgjedhjet dhe për Reformën në Drejtësi me krijimin e një qeverie teknike.

Deri tani, askush nuk ka dhënë asnjë arsye, përse përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian e ka përjashtuar zotin Basha nga agjenda e saj politike në Tiranë. Ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thanë për TCh se, një veprim i tillë nuk është i zakontë.

Gjatë 4 viteve të fundit, Tirana është vizituar dy herë nga një ministre e Jashtme e Bashkimit Europian dhe, si Catherine Ashton në vitin 2013, edhe Federica Mogherini në 2016-n janë takuar me kryetarin e opozitës, përkatësisht Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Burime diplomatike e shpjeguan përjashtimin e Bashës nga takimi me Mogherinin duke iu referuar gjuhës së dhunshme verbale që kreu i opozitës përdori pak ditë më parë. Një problem që e preku në deklaratën e vet edhe zëdhënësi i Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Megjithatë, për të dhënë mesazhin se nuk është përjashtuese ndaj opozitës, Federica Mogherini ka parashikuar në agjendën e vet një takim me drejtuesit e Parlamentit. Top Channel siguroi formatin e këtij takimi, ku opozita është e përfshirë në nivelin e nënkryetarit të Kuvendit, kryetarit të grupit parlamentar dhe kryetares së Komisionit të Integrimit.

Deri tani, nga Partia Demokratike nuk ka një përgjigje nëse do të pranojë të takohet me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë, në kushtet kur kryetari i opozitës është i përjashtuar.

UFO-t në Shqipëri, ja çfarë sekreti fsheh shteti shqiptar

Studimet dhe shkrimet ufollogjike qenë të përhapura mjaft në botën jashtë vendit tonë të izoluar. Në Shqipëri kishin depërtuar disa lloje filmash të rrallë, por dhe në këtë izolim,shteti mbante në vëmëndje UFO-logjine.

Periskopi.com Lajme

Studimet dhe dosjët e hapura për këtë fenomen në Shqipëri , ruheshin nën siglen “ Top secret ”. Sigurimi i Shtetit, kishte caktuar personel  të specilizuar për hetimet e fenomeneve të ndryshme  të dyshuara ufollogjike. Pas shumë  viteve, rreth këtij problemi na sjell dëshmi të ralla Ben Shehu, me librin e tijë “ Ata nuk duhet ta dinë”. Është një roman  hibrid ku ngjarjet  reale  të kërkimeve të fenomenit të UFO-ve në Shqipëri ndërthuren me aksionin e përbashket fillimisht të policive sekrete ruse dhe shqiptare, respektivisht KGB dhe Sigurimi i Shtetit. Dhe më pas kur mes tyre ndodh edhe përplasja e fshehjes së sekreteve mes këtyre shërbimeve  deri tek UFO-t . Autori i librit është bazuar në dokumente të rëna në dorë rastësisht nga një bllok shënimesh tip ditari, të gjetur në kasafortën e babait te tijë në shtepi, pas vdekjes, i cili kishte bërë pjesë në nomeklaturën e  oficerëve madhorë të  Sigurimit të Shtetit. Materialet e gjendura janë dorëzuar.

Pas botimit të librit në kontaktin me të afërmit familirë të autorit Ben Shehu,pasi autori ndodhet prej vitesh në emigracion,  kërkova mos më mundësonin ndonjë material më konkret për guret e themelit jetësor që kanë qënë si të thuash brumi i gatuar për shkrimin e romanit të parë në këtë zhanërr letrar. Pas disa javësh më sollen  foto me email  të dy fleteve  dokumentare të mbetur nga blloku i vjetër i shënimeve  enigmatike të oficerit. Fletë me një shkrim të imët. Mezi të lexueshme nga vjetërsija e letrës. Nga kjo për shume arësye e pashë si më komode tu referohem faqeve të librit. Madje në një kapitull të fillimit, kur në kufi me shtetin jugosllav në zonën e Kukësit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, autori paraqet një detaj bisede me oficerin vëndas dhe Kolonelin Sovietik të KGB-së në Shqipëri, i cili i spiegon oficerit protagonist të romanit se në B. S është ngritur një grup shkencëtarësh dhe arkeologësh që varen direkt nga  KGB-ja e cila përgjigjej për të financuar kërkimet.

Madje oficeri shqiptar mëson nga koloneli se KGB kishte një interesim të madh për arkeologjnë misterioze dhe se një nga personat  më me famë  i kesaj arkeologjje ishte një amerikan, Zacharia Sitchin. Një mbrojtës i teorisë së astronautëve të antikitetit. Teori që presupozon që qytetërimet antike kanë patur kontakte me qyteterimet jashtëtokësore. Madje Koloneli i ben me dije oficerit te ri shqiptar se shërbimet ruse kanë informacion se në një raport te FBI- së vitit 1947, është konfirmuar se në Shqipëri ka pasur vizita alienësh. Koloneli rus me emrin Vlaimir i thekson kolegut shqiptar se bëhej fjalë për në malin e Hekurave

Autori  Ben Shehu, në romanin ” Ata nuk duhet ta dinë” trajton shumë aspekte të ardhjes së UFO-ve dhe zbritjes së alienëve në disa zona të Shqipërisë si në Skrapar, Kukës, Kavajë, Mirditë dhe Vlorë.   Eshtë e habitshme mënyra e bashkërendimit të ngjarjeve me alienë dhe me veprimet e oficerëve të Ministrisë së Brendshme në vitet 1959-1960, gjëra që koordinojnë me njoftimin e fragmentit për Cërrikun kur flitet për mashtrimin që iu bë banorëve të atij qyteti të vogël. Në këtë arst të dyshimtë atyre u është thënë  se objekti fluturues nuk ishte ashtu siç mendonin ata por një “aeroplan i tipit të ri i hedhur në ajër nga Shqipëria”.

 

Ylli Baro : Ngjarja misterioze e rënies së avionit në Tomor është e vërtetë

Ylli Bare, detar , me profesion kapiten anije ka shkruar rreth 5 libra me tregime të ndryshme. Është me origjinë nga Skrapari. Ka një përvoje të gjatë në det, pasi ka lundruar në të gjitha detrat e botës. Tashmë këtë periudhë ai po derdh në fletë përvojën e tijë jetesore.  Ai thotë, pasi ka lexuar romanin,  se një nga episode e romanit të Benit ku flitet për aksidentin e avionit MIG në Skrapar ka ndodhur vërtetë:  “ Për atë periudhë kanë folur shpesh prinderit e mi që banonin në Skrapar dhe që  e kanë përjetuar rastin pasi pas rënjes se avionit luftarak dhe humbjes së jetës nga piloti kanë vdekur edhe personat që kanë qënë në afërsi nga sëmundje të paspiegueshme. Ndersa avioni  as kishte qënë me difekt,  dhe nuk ishte goditur me predhë”. Baro thotë se qe përhapur si lajm i turbullt se avionic ishte goditur nga arme sekrete të Natos  nga Greqija.  Për këtë Baro ka dhënë edhe një intervistë televizive kur u botua romani. Po çfarë shkruan Ben Shehu për këtë episod? Në shkrim vërehet se oficerët e shërbimeve inteligjente për avionin e rënë në malin e Tomorrit kanë konstatuar se nuk ka pasur asnje shkelje të kufirit ajror të Republikes atë ditë. Po njerëzit kanë parë një objekt të dyshimtë. Dhe ata që kanë qënë në afërsi kanë humbur jetën me simptomat e të sëmureve në Hiroshima. Në momentet e asgjësimit të avionit është konstatuar se piloti i rënë viktimë ka komunikuar me kullën e kontrollit të aeroportit ushtarak të  Kuçovës .Ai ka qënë i paqartë se çtip objekti po shihte dhe që po e shqetësonte. Pasi kishte marre urdhër të hapte zjarr, pas pak sekondash ay kishte humbur komunikimin përfundimisht.  Kur u bënë analizat e shkaqeve te renjes se avionit rezultoi se “ Kabina ishte prerë terthorazi  si me thikë. Prerja e pastër kishte vijuar me tubat, fijet elektrike, një pjesë sedilje dhe kishte vijuar si prerje në krahun e avionit te depozita e karburantit”.

Ufologjia, përparësi e letërsisë së re dokumentare në Durrës

Para disa viteve në Durrës kishte parë driten e botimit  libri “Zgjidhja e një misteri” e kapiten Përparim Zaimit. Me Ben Shehun tashme ky numer shkon në dy libra mbi këtë fenomen misterioz, përherë në hulumtim. Nisur nga referimet e bëra për romanin triller “Ata nuk duhet ta dinë” po hedhim një vështrim të shkurtër  në formë  bararbitjeje mes këtij romani dhe librit “Zgjidhja e një misteri” e kapiten Përparim Zaimit. Lidhur me këtë , po i  referohemi  Inxh. Fatmir Mingulit, studjues dhe kritik i njohur arti në Durrës i cili më njohu me faqen e ditarit. Ai thekson se  trajtimit të fenomenit UFO-ve  iu shtua dhe një roman i durrsakut Ben Shehu, roman që qarkullon nëpër librari që nga viti i kaluar. Kështu që ky roman “shoqëron” librin e kapiten Përparim Zaimit me titull” Zgjidhja e një misteri”, libër i botuar në vitin 2011. Krahasuar menjeri tjetrin janë dy libra , që sipas Mingulit, në mënyrë të pavarur plotësojnë shumë njeri tjetrin. Pa dyshim që këta dy libra ndryshojnë shumë njeri nga tjetri jo vetëm si gjini. Libri ” Zgjidhja e një misteri” është një libër studimor, me baza shkencore, ndërsa romani “Ata nuk duhet ta dinë” është një triller por i mbushur plot me fakte që rrjedhin nga informacione apo dokumentacione të pasura.  Dihen tashmë debatet dhe hamendësimet që ekzistojnë për fenomenin UFO në mbarë botën, prandaj librat e dy durrsakëve përveç rastësisë në anën teorike, duke botuar jo vetëm në gjini të ndryshme por edhe në kohë të ndryshme, rreth pesë vjet diferencë, patjetër që kanë anë të përbashkëta. Këto të përbashkëta janë faktet e njohura në botë për konstatimin e UFO- eve por edhe të fakteve që kanë ndodhur në  Shqipëri. Në gazetën “Bulevard” të datës 8 dhjetor 2015 gjejmë një artikull me titull” 7 misteret më të çuditshme që ndodhën në Shqipëri” ku po japim dy fragmente që pohojnë dukjen e disqeve fluturuese në Shqipëri.

Informacioni i parë.”Cërrik, dy orë nën vëzhgimin e një disku në 1993″

Banorë të qytetit të Cërrikut panë për reth dy orë një objekt fluturues të rallë, të cilën e identifikuan si UFO. Për dy orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetésonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 22.00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmendën një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëhere debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria.”

Informacioni i dytë: Disku fluturues në Roskovec

Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë disku fluturues, të gjithë filluan të bëheshin kurreshtarë. Jo më larg se 10 km larg Fierit, drejt rrugës nacionale për në Berat, diku në mes të dy qyteteve shtrihet qyteti i Roskovecit. Qyteza, që në etimologjinë shqipe, sipas kuptimit të vjetër të emrit të saj, ndahet në rosë, kovë dhe ec. UFO-t kishin vizituar qytezën e vogël të tyre. Vetëm një çast ka mbritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi rreth e qark u zhyt në errësirë dhe ciklon.

” Qielli u errësua, pemët janë lëkundur doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë. Ishte në ngjyrë të bardhë në gri”, – përmendnin dëshmitarët në atë kohë. Ka dëshmitarë, ka njerëz që betohen se është e vërtetë , ka kureshtarë që shkojnë në vendin e ngjarjes. Tashmë atje nuk shikohet asgjë. Qyteza ka tërhequr mjaft vizitorë nga Tirana, Fieri, Berat, madje dhe të huaj nga Hollanda. Por deri tani asnjë shkencëtar nuk ka shkuar që të vërtetojë nëse është e vërtetë apo jo ngjarja e rrallë”.

Duke lexuar këto fragmente, pa tjetër që dy autorët durrsakë marrin vlera të veçanta në lëmin e fenomenologjisë së UFO-ve. Kapiten Zaimi e trajtoi në rrugë shkencore dhe me shumë dokumentacione të ndryshme, kryesisht me ngjarjet në malin e Tomorrit, duke e shoqëruar librin me referime nga literatura e huaj dhe me kompozime hartash. Një pjesë e këtyre hartave sjellin krahasime të gjeometrive yjore në hapësirë dhe të gjeometrive tokësore. Për aq më tepër libri “Zgjidhja e një misteri” sjell edhe referime nga librat e shenjtë si Bibla dhe Kurani.

Minguli thekson se “ Të dy autorët durrsakë janë dy kontribues potencialë në shkencën e ufologjisë, janë dy pika referimi edhe për studjues të tjerë që shfaqin interes për objektet fluturuese të paidentifikuara”.

Enigmat UFO-ze  që pjellin enigma

Enigmat në këto lloje rastesh gjithsesi janë ose mbeten  të hapura. Enigma e ditarit të oficerit të shërbimeve, enigma e ngjarjeve të ndodhura. Sa më shumë të thellohesh për të bërë zbardhjen e tyre, zhytesh në enigma të tjera më të thella. Më misterioze.  Me sa duket për këtë, shkrimtari i ri  Ben Shehu, siç dhe e vlerëson Minguli, që ka ditur të ndërthurë fantazinë letrare me ngjarje krejtësisht reale në Shqipëri,   pregatitet për të te dalë me një volum të ri. Dhe në këtë rast nuk dihet se çfarë enigmash  të vjetra do të zgjidhe nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, apo do të krijojë enigma të reja edhe më të mëdha, më të komplikuara, më UFO-ze…Mbase kanë mbetur faqe të pazbardhura të ditarit enigmatik. Që sidoqoftë do të krijojne enigma të reja. Dhe nuk duhet harruar një fakt real. Përveç ditarit enigmatik, autori mund të ketë degjuar shumë e më shumë sekrete të rëndomta, kur ishte  fëmijë,  në mjediset e banesës së vet nga bisedat që bënin kolegët e të atit,  mbasi është rritur në një mjedis familiar ku babai i tijë ishte funksionar madhor  i Sigurimit të Shtetit dhe kishte lidhje familiare me Fushenë e periudhës socialiste Kadri Hazbiun…

Dokumenti i parë  për UFO- t në Shqipëri është  ditari i Heroit te popullit Mihal Grameno. Në librin e tij Kryengritja Shqiptare, kujtime  rreth çetës së Çerçiz Topullit, Grameno shkruan: “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk”.

Raporti i datës 18 Korrik 1947 i Agjencisë Federale të Hetimeve (FBI)  thekson: “Disqe fluturuese janë parë  në Mexico City, Neë Orleans, Halifax, Neëfoundland, Paris, Milan, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri”.

Presidenti i Shqipërisë vizitë në Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të vizitojë Bujanocin më 7 mars, ka bërë me dije kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, ndërsa ka theksuar se në janar i ka dërguar ftesë zyrtare për vizitë.

Periskopi.com Lajme

Data 7 mars për vizitën është caktuar qëllimisht pasi që përkon me hapjen e shkollën së parë në gjuhën shqipe gjatë kohës së Perandorisë Osmane, transmeton Koha.net.

Kjo datë, sipas Kamberit gjatë një bisede për “Politika”, për shqiptarët ka rëndësi kulturore dhe historike.

“Kohës së fundit, pavarësisht tensioneve, të themi incidenteve mes Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë mund të karakterizohen si marrëdhënie që shkojnë në drejtim të mirë”, ka thënë Kamberi.

Ai ka shtuar se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Nish dhe themelimi i Dhomës së Tregtisë për zhvillimin e lidhjeve të biznesit mes dy vendeve, janë vetëm disa prej shembujve të praktikës së mirë, ndërsa edhe kjo vizitë duhet të shihet në këtë aspekt.

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë e gjuhës shqipe. Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga Diamanti Terpo. Kjo ndërtesë është sot muze kombëtar i arsimit. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Ai e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.

Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve, nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare.

Veç të tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar dhe me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për liri dhe pavarësi.

Basha përforcon thirrjen: Zgjedhje me këtë qeveri, me këtë kryeministër, nuk ka për të pasur!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përforcuar sërish sot thirrjen se zgjedhje me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër nuk ka për të pasur. Nga çadra e protestës, në ditën e tetë të tubimit përpara kryeministrisë, Basha theksoi kjo protestë "nuk është lojë":

Periskopi.com Lajme

“Misioni ynë nis me zgjedhje të lira dhe të ndershme, po nuk përfundon aty,  – tha kryedemokrati, – por vetëm aty kur të kemi varrosur republikën e vjetër dhe të kemi ngritur republikën e re.

Kurrë më nuk do të kemi kompromis në kurriz të qytetarëve. Ju e dini që kjo ka ndodhur shpesh në këto 26 vite dhe partitë e mëdha i kanë mbyllur kauzat e mëdha me pazare të vogla. Unë jam këtu për t’ju thënë se kjo nuk do të ndodhë më!

Le të kujtojmë në mëngjesin e tetë të përballjes sonë se ne nuk do të tërhiqemi, por Rama largohu dhe hapi rrugë një qeverie për zgjedhje të lira!

Ne nuk kthehemi në parlamentin e krimit. Atje ku janë ulur kriminelët e kanë vendin vetëm ata. Këtu është parlamenti i vërtetë me deputetët e qytetarët.

Nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje – pazar në këtë vend. PD dhe opozita është e vendosur për t’i shkuar deri në fund vendimit qytetar.

Zgjedhje – pazar me këtë qeveri nuk ka për të pasur. Pikë! Kush nuk e ka dëgjuar, ta dëgjojë e t’i vërë gishtin kokës! Zgjedhje me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër nuk ka për të pasur më!

Ju kam thënë se kjo është luftë pa kthim dhe ju kam pyetur nëse jeni gati të luftojmë së bashku kundër një pakice të korruptuar kokë e këmbë, një grusht derrash e oligarkësh që vjedh e grabit ditë për ditë miliardat e pasurive dhe taksave të shqiptarëve më konçensione.  Mos u shtrini përtokë, mos ktheni faqen tjetër, por goditi me grusht!”

2 tonë kanabis nga Shqipëria, ndjekje në det mes trafikantëve dhe policisë greke e italiane

Një sasi e madhe droge me origjinë nga Shqipëria është kapur nga autoritetet greke dhe italiane. Ngarkesa e lëndës narkotike po transportohej me skaf kur u zbulua nga rojet kufitare greke dhe ato italiane.

Periskopi.com Lajme

Për disa orë është zhvilluar ndjekje në det mes trafikantëve dhe policisë greke e italiane. Sikurse bëjnë me dije mediat greke, 3 personat që ndodheshin në skaf hodhën në det pakot me kanabis sativa për të lehtësuar peshë në mënyrë që të mund t’i shpëtonin kapjes nga autoritetet, Syri.net.

Një helikopter po patrullonte nga ajri ndjekjen në det, që më pas vazhdoi në ujërat territoriale shqiptare. Skafistët u drejtuan drejt bregdetit shkëmbor shqiptar ku dhe mundën t’i shpëtonin rojeve bregdetare italiane dhe greke.

Autoritetet greke dhe ato italiane mblodhën 122 pako të mbushura me kanabis sativa që ishin hedhur në det. Nga peshimi rezultoi se bëhet fjalë për një ngarkesë prej 2 ton drogë. Sa i përket autorëve, ata mundën të arratiseshin dhe janë fshehur në Shqipëri.

Identiteti i tyre është i panjohur. Droga do të transportohej në Itali, por pasi u zbuluan nga Guarda di Finanza, manovruan për t’u shmangur dhe iu afruan bregdetit grek./SYRI.net/

Federata Hebraike në Florida nderon Shqipërinë për këtë akt të madh human

Tiranë, 26 janar – Federata Hebraike në Sarasota-Manatee, Florida ka vendosur ta përkujtojë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit duke nderuar Shqipërinë për këtë akt të madh human.

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber do të jetë e ftuara kryesore në një veprimtari kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, që mbahet në Sarasota, Florida, nga Federata Hebraike në Sarasota-Manatee.

Pjesëmarrësit që do të mblidhen në Beatrice Friedman Theater, do të mund të ndjekin filmin “Rescue in Albania” (Shpëtimi në Shqipëri), një dokumentar kushtuar shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas rrëfimeve të atyre që mbijetuan.

Përveç fjalës kryesore nga Ambasadorja Faber, do të ketë edhe argëtim me valle tradicionale shqiptare nga grupi i vallëzimit “Shqiponjat” në Tampa, që sponsorizohet nga Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare në Tampa, Florida.

Siç dihet Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku gjatë pushtimit fashist e nazist nuk u dorëzua asnjë hebre dhe ku numri i hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore ishte më i madh se ai përpara saj.

Veprimtaria do të zhvillohet më datë 29 janar ora 15:00 në Beatrice Friedman Theater.

8 të vdekur deri tani nga i ftohti në Shqipëri

Ka shkuar në tetë numri i personave të vdekur për shkak të motit të ftohtë që ka prekur Shqipërinë ditën e fundit.

Periskopi.com Lajme

Mes viktimave është dhe një fëmijë 12 vjeçar i cili u mbyt në liqenin e Kasharit që kishte ngrirë pjesërisht. Djali së bashku me motrën e tij po loznin në akull kur është çarë duke i shkaktuar mbytjen e fëmijës.

Motra e tij 15 vjeçe arriti të shpëtonte pasi u ndihmua nga disa efektivë policie që ndodheshin rastësisht aty.

Edhe në Fier një bari humbi jetën pasi u mbyt kur akulli që kishte mbuluar sipërfaqen e ujit është çarë, shkruan Ora News.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40 vjeçari Renato Shuka, i njohur edhe si Anastas Shuka, me emrin e pagëzimit.

Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se viktima, nuk kishte ndezuar ngrohje në banesë, dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen nga hipotermia si pasojë e temperaturave të ulëta.

Skandaloze në Kavajë: Djali bën seks me motrën 13 vjeçe dhe dhunon edhe prindërit

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Kavajë, e cila është zbuluar mbrëmjen e djeshme kur policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar. Burime nga policia thanë se një ditë më parë kanë vënë në pranga Agim Dakën, 20 vjeç nga fshati Koçaj.

Periskopi.com Lajme

Burimet policore thanë për SYRI.net se Dakaj është vënë në pranga sepse në banesën e tyre, ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me motrën e mitur me iniciale S. A. D., 12 vjeçe.

Por përveç kësaj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike edhe ndaj prindërve A. Daka dhe R. Daka.

Në momentin e arrestimit të riut i janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë model 56. /SYRI.net

Serbia notë proteste Shqipërisë për përdhosjen e flamurit

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka përcjellë një protestë verbale të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, Xhelal Fejzës, për shkeljen e flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë.

Periskopi.com Lajme

Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që ta kapin kryesin e veprës, që është identifikuar, dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare si dhe të njoftohet për masën e ndërmarrë.

Fejza ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka thënë se reagimi i Serbisë do t’i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, raporton REL.

Një shqiptar ka shkelur flamurin e Serbisë përpara ndërtesës së ambasadës së Francës në Tiranë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt

Ngjarja ndodhi të enjten ndërkohë që në njoftim nuk u saktësua nëse policia kishte intervenuar.

Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

auto_201701061802084431483723517

kufiri Kosove-Shqiperi

Kosova dhe Shqipëria përshpejtojnë procedurat e transitit në kufi

Rritja e tregtisë me Shqipërinë dhe shfrytëzimi i porteve detare nga bizneset e Kosovës ka ngritur nevojën në marrjen e masave shtesë për përshpejtimin e procedurave të transitit në kufi me Shqipërinë dhe anasjelltas. Lidhur me ketë, Dogana e Kosovës me Doganat shqiptare kanë filluar një projekt të përbashkët i cili është plotësisht funksional.

Periskopi.com Lajme

Ky sistem ju mundëson bizneseve që të hapin një transit në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës dhe të mbyllin transitin në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri) duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare.

Para krijimit të korridorit të përbashkët procedurat e transitit merrnin shumë kohë për t’u përfunduar kurse aktualisht koha për përfundimin e procedurave kufitare është reduktuar shumë dhe merr më pak se 10 minuta. Kjo paraqet një përshpejtim të theksuar të procedurës së kalimit të kufirit dhe uljes së kostos për bizneset e përfshira në këto transaksione, përfshirë dhe kompanitë transportuese.

Investimet e përbashkëta në programe kanë bërë që më datë 19.12.2016, procedura e transitit të përbashkët të automatizohet në tërësi dhe ka filluar ndërlidhja automatike e sistemeve elektronike ndërmjet dy vendeve.

Përveç fushës së transitit, bashkëpunimi me Doganën e Shqipërisë edhe në fushat tjera është i rregullt dhe në vazhdimësi këmbehen informacione dhe trajtohen çështje me interes për të dyja administratat./ Periskopi

Shqipëri të madhe, Serbi të madhe dhe Kroaci të madhe për paqe në Ballkan

Lugina e Preshevës,Maqedonia Perëndimore dhe pjesa më e madhe e Kosovës duhet të bashkohen me Shqipërinë, Republika Srpska dhe veriu i Kosovës me Serbinë, ndërsa Entiteti kroat në B e H me Kroacinë, transmeton Koha.net një pjesë të shkrimit nga revista Foreign Affairs.

Periskopi.com Lajme

Revista e njohur amerikane Foreign Affairs ka publikuar analizën e situatës politike në hapësirën e ish – vendeve të Jugosllavisë e autor i analizës është Timothy Less.

Ai në shkrim ka përmendur krijimin e kufijve të rinj dhe formimin e Shqipërisë së madhe, Serbisë së madhe dhe Kroacisë së madhe.

Është koha, ka thënë Less, raporton tvn1, për një qasje të re e radikale në mënyrë që të mbahet paqja dhe qetësia në rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, në periudhën e parë, Washingtoni duhet të pranojë kërkesën e shqiptarëve për federalizim me Maqedoninë dhe kërkesën e Kroacisë për vendosjen e entitetit të tretë në B e H, thotë autori.

Në periudhën afatgjate, SHBA-ja duhet të mundësojë që këto territore të ardhshme të realizojnë marrëdhënie të afërta politike dhe lidhje ekonomike me fqinjët e tyre, dhënien e dyshtetësisë dhe krijimin e institucioneve të përbashkëta, ndërsa të qëndrojnë në përbërje të shteteve ku janë edhe tash.

Dhe në periudhën e fundit, duhet mundësuar secesionin e këtyre territoreve nga shtetet ekzistuese dhe lidhjen e tyre me vendet me vendet amë, fillimisht ndoshta si rajone autonome.

“Lugina e Preshevës,Maqedonia Perëndimore dhe pjesa më e madhe e Kosovës të bashkohet me Shqipërinë, Republika Srpska dhe veriu i Kosovës me Serbinë, ndërsa Entiteti kroat në B e H me Kroacinë”, thotë Less.

Në ndërkohë Mali i Zi, ci cili do të mund të mbetej pa enklavën shqiptare do të mund të bashkohej me Serbinë e zgjeruar.

Këto propozime mund të shokojnë ata që flasin për multietnicitete, pasi muletniceteti është i bukur, por i parealizueshëm, ka thënë autori , ndërsa ka shtuar se SHBA-ja përfundimisht duhet ta mbarojë punën që e ka filluar në Ballkan.

Ai ka theksuar se serbët e kroatë po e duan ndryshimin e marrëveshjes së Daytonit, liderët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë federalizim në baza etnike.

Në Kosovë minoriteti serb po do krijimin e rrjeteve të enklavave vetëvendosëse me pavarësi më të madhe nga qeveria qendrore, shqiptarët në Luginë kërkojnë më shumë autonomi, në Mal të Zi shqiptarët kërkojnë entitet e në Kosovë e Shqipëri nacionalistët luftojnë për shtete unik.

Less ka qenë shef i konsullatës britanike në Banjllukë , ka theksuar se Bosnja e Hercegovina është shteti më i dobët në rajon.

Dëshmia rrëqethëse e 18-vjeçares shqiptare/ U përdhunova nga djali i tezes dhe kam një fëmijë

Në fshatin Gjonomadh vjen rasti i një raporti seksual me kushërirën, ku më pas ka ardhur në jetë edhe një fëmijë.

Periskopi.com Lajme

 

Kasandra Senimllari denoncon në “STOP” faktin e rëndë, se është përdhunuar nga djali i tezes, Lisandër Lato. Vajza e vogël tre muajshe ndodhet në Shtëpinë e Fëmijës në qyetin e Korçës.

Vetë Kasandra tregon momentet kur është përdhunuar nga kushëriri i saj, që vetë ajo e konsideronte si vëlla. Ajo i ka kërkuar ta ndihmojë, pasi një djalë e ngacmonte në Facebook, por më pas ai ka zgjedhur ta përdhunojë atë.

Këtë histori nuk e vuan sot vetëm Kasandra, por edhe familja e saj dhe në të ardhmen edhe vetë vogëlushja, e cila merr kujdes në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë.

Sa vjeç jeni?

18 vjeçe.

Është shumë e vështirë që të pyetet për këtë çfarë ty të ka ndodhur, por a mund të na tregosh?

Jam e abuzuar nga kushëriri im, emri i tij është Lisandër.

Çfarë e ke?

Djali i tezes, e kisha si vëlla. Ai ka abuzuar me mua, më ka përdhunuar dhe më ka lënë shtatzënë. Nga ai përdhunim kam lindur një vajzë.

Sa vjeçe është vajza?

Dy muajshe dhe tani bën tre. Vajzën nuk e kam me vetë e kam në Shtëpinë e Fëmijës. Personi që ka abuzuar me mua gjendet akoma i lirë. Ka qenë Dhjetor, e kam marrë kushëririn në telefon dhe i kam thënë që mund të më ndihmosh, sepse më bezdis një djalë në Facebook. Ai më ka thënë që do vij, por pak më vonë, se kam njerëz tani. Ka ardhur në darkë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që hape derën.

Sa ishte ora?

Nuk e di orën sa ishte.

Po familjarët ku ishin?

Po flinin. Kam qenë nga dhoma tjetër, dera ishte e blinduar dhe nuk dëgjohet. Kur kam hapur derën jemi ulur në divan dhe i kam dhënë telefonin. Ai telefonin njëherë e hapte njëherë e mbyllte. I kam thënë që mere dhe thuaji që të më lerë rehat. Jo prit më thoshte mua. Filloi të më afrohej, njëherë më prekte nga flokët, njëherë nga këmbët, pastaj e imagjinoni vetë se çfarë më ka ndodhur. Më ka mbyllyr gojën që të mos flisja. Pasi ndodhi kjo, u mata të shkoja nga dhoma e mamit që t’i tregoja për atë që më ndodhi, por sërish kthehesha se kisha frikë. Kisha frikë që nuk do të më besonin për atë që do t’i tregoja.

Po pse e ka mbajtur kaq të fshehtë dhe nuk ia ke treguar familjes?

Ai më kërcënonte, më mbante thikën në fyt. Një vëlla kam tani e kam në shkollë. Më thoshte që nëqoftëse do të tregosh do t’i pres duart, këmbët, fytin do të vras fare.”

stop3-2

Mamaja e Kasandrës tregon, se foshnjen e ardhur në jetë nuk di sesi ta thërrasë, si vajzën e vajzës apo mbesën e nipit?

Ju kur e morët vesh që vajza juaj ishte shtatzënë me nipin tuaj?

Unë e mora vesh në datën 24 Korrik. I tha vajza, ti më ke lënë shtatzënë dhe pres një fëmijë nga ty. Unë mbeta e shtangur në vënd. Ime motër thoshte, Kasandra të keqen tezja thuaj që nuk është e vërtetë.

Po fëmija ku është tani?

Në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë. Kam vajtur e kam parë. Nuk më vjen mirë, por edhe unë jam në disa kushte që nuk kam si të bëj, keq për atë më vjen (vajzën), por edhe për të (foshnjen). Burrin se shoh dot, atë po ashtu… Jam shumë e prekur. Si t’i them unë të keqen nëna, kujt t’i them? Çupës së nipit? Deri dje unë i thoja atij të keqen tezja, tani t’i them çupës së nipit të keqen nëna? Nuk e bëj dot…”

Ndërkohë familjarët kanë kërkuar që të bëhen analizat e ADN -së, për të nxjerrë të vërtetën në dritë, por duket se do të vonojë ende. Prej 3 muajsh, foshnjes i është marrë analiza e ADN-së, por nuk rezulton kjo, edhe për babain e pretenduar.

Çfarë iu është thënë në prokurori dhe polici?

Kemi shkuar disa herë në prokurori dhe i kam kërkuar të drejtën time. Prokurorja më ka thënë që pritet ADN – ja, që të dali e drejta.

Po pse po vonon?

Nuk e di! Njëherë më thanë që ADN – ja mund të vonojë edhe dy muaj apo tre, ose gjashtë muaj. I kam shkuar çdo javë për të pyetur për ADN – në. Herën e fundit ka shkuar babai im më vajzën dhe ata i kanë thënë që nuk ka lëng. Ky lëng vjen nga Italia i kanë thënë, por vonohet. Nuk e di nëse është e vërtetë apo gënjejnë e dinë ato.

Kasandra ka tentuar dy herë të vetëvritet gjatë shtatzënisë, duke pirë medikamente të ndryshme. Ajo është paraqitur pranë Spitalit të Korçës, në Urgjencë. Por çfarë është regjistruar në këtë spital? Në fakt nuk është regjistruar asgjë.

Ndërsa kushëriri Lisandër Lato është i lirë, pavarësisht marrëdhënies incestuale me të mitur. “STOP” arriti të gjejë Lisandrin dhe ky i fundit u detyrua të pranojë raportin intim me kushërirën e mitur, por sipas tij, gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës.

Si ndodhi?

Kam kryer marrëdhënie, por jo me dhunë.

Me vajzën e tezes?

Po ashtu erdhën rrethanat.

Pra ti pranon që fëmija është i yti?

Nuk e di, nuk jam i sigurt për këtë.

Prisni ADN – në?Po.

Ju e pranoni që keni kryer marrëdhënie me të?

Po e kam pranuar që kur erdhi këtu në shtëpi me të atin. Ajo më 25 Korrik më tha mua që jam shtatzënë, se nuk dija gjë. Po të më kishte thënë që në muajin e parë mund të kisha bërë diçka, por tani çfarë ti bëj unë.

Po nëse dalin rezultatet e ADN -së që ti je babai, çfarë do të bësh?

Çfarë do bëj, unë s’kam çfarë të bëj. Jam pa punë.

Ti je edhe i martuar?

Po.

Keni pasur probleme?

Po kemi pasur se babai i saj ka kërkuar ta ndajë me mua, por çfarë faji ka ajo nga ajo që ndodhi?/ tvklan.al

Ismail Kadare: Rreziqet që i kanosen Shqipërisë në këtë mijëvjeçar

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare trajton mitin e katastrofës te “Kombi Shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë”. Sipas tij, në kushtet sidomos kur kombi shqiptar vazhdon të jetë i prerë më dysh, vizioni rilindës mbetet vizioni bazë për botën shqiptare.

Periskopi.com Lajme

Popujt, ashtu si qeniet njerëzore, kanë dëshirë të kujtojnë fatkeqësitë e kaluara. Me kalimin e viteve, shpesh qëllon që këto fatkeqësi të skajuara në ndërgjegjen e tyre, ndryshojnë trajtë, rrallëherë zbehen ose harrohen, së shumti zmadhohen ose nxihen më fort. Në ndryshim me qenien njerëzore, që e ka jetën të shkurtër, jetëgjatësia e kombeve krijon kushte për tjetërsimin e fatkeqësive, të cilat disa herë shndërrohen në mite të vërteta. Në këto mite mbështetet shpesh kujtesa historike, prej tyre ushqehen letërsia dhe artet ose krijohen psikoza fataliste që ngjyrojnë për një kohë të gjatë atë që quhet shpirtësi e një populli. Ndërkaq, kaq raste që prej këtyre miteve ushqehen propagandat shoviniste e doktrinat hakmarrëse kundër popujve të tjerë. Një nga mitet tipike që gjendet në historinë e shumë popujve është ai i katastrofës së dikurshme. Është një thyerje ose një humbje e dhembshme ose disa gjëma të njëpasnjëshme, kujtimi i të cilave nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, shërben për fisnikërimin e një populli, kur selitet në një kah të mbarë. Për fat të keq, koha ka treguar se mund të shërbejë edhe për të kundërtën: për ta egërsuar një popull kundër të tjerëve.

Fatkeqësitë e kaluara të popullit shqiptar, pushtimi osman në shekullin XV, copëtimi i Shqipërisë në fillim të shekullit XX dhe izolimi i saj nga bota, për faj të diktaturës komuniste në gjysmën e dytë të këtij shekulli, nuk krijuan të shqiptarët as doktrina shfarosëse, as urrejtje kundër të tjerëve dhe kjo është një cilësi e admirueshme e tij. Nderimi dhe mbrojtja e tjetrit, e atij që është i ardhur, i huaj, mik ose bujtës, një mendësi që vjen qysh nga kohërat antike, ka qenë një nga gurët themelore të qytetërimit shqiptar.

Që ky nderim nuk është një shpikje poetësh e as një cilësi e elitës shqiptare, u rivërtetua gjatë Luftës së Dytë Botërorë. Dhjetëra-mijëra ushtarë italianë të mbetur në Shqipëri nën mëshirën e popullsisë së armatosur shqiptare, pas kapitullimit të Italisë, nuk u prekën aspak prej kësaj popullsie, përkundrazi u morën në mbrojtje prej saj. Nga ana tjetër, është një fakt i njohur tashmë se Shqipëria ishte një nga vendet e rralla në botë, në mos i vetmi, ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve.

 

Diktatura komuniste me politikën e saj veçuese u përpoq ta armiqësonte popullin shqiptar me të gjithë botën, kryesisht me Evropën Perëndimore, por nuk ia doli dot. Pas rënies së komunizmit, populli shqiptar dëshmoi ndaj të huajve evropianë dhe amerikanë po atë ndjenjë miqësore të dikurshme.

Kjo tolerancë e gjerë e këtij populli, e shoqëruar me tolerancën fetare, gjithashtu të vërtetuar gjatë shekujve, nuk u vu në dukje e nuk u çmua asnjëherë sa duhet. E ishte e nevojshme, për të mos thënë e detyrueshme, të çmohej, sepse kishim të bënim me një shembull të shkëlqyer ballkanik, në kohën që gadishulli i madh u përfshi tej e mbanë nga furtunat shoviniste, nga intoleranca e urrejtja etnike e nga krimet e rënda të ushqyera prej saj. Për t’u kthyer te miti i katastrofës, ky mit te shqiptarët, ndërsa nuk shkaktoi acarimin kundër të tjerëve, mori, për fat të keq, një zhvillim të papritur: revoltim kundër vetvetes.

Psikoza mohuese

Rilindësit duhen lexuar e rilexuar gjithmonë, sidomos në kohëra të vështira. Duke i shfletuar tani, shikojmë se, përveç shqetësimit të tyre themelor: çlirimit të Shqipërisë e pavarësisë së saj, ishte një ankth tjetër, i vazhdueshëm, i lidhur ngushtë me të parin: Rizgjimi i atdhedashurisë.

Këmbëngulja e tyre për këtë rizgjim, kambanat e tyre, thirrjet e zjarrta, shpeshherë të dëshpëruara “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar !”, dëshmojnë një të vërtetë tepër dëshpëruese: një pjesë e shqiptarëve ishte ftohur prej atdheut të tyre. Turqizmi i qindra-mijëra shqiptarëve, greqizmi i një pjese tjetër, ngatërrimi i përkatësisë shqiptare me atë fetare, dëshmonin se ndjenja patriotike te një pjesë e shqiptarëve ka qenë jo aq e fortë siç paraqitej. Një pjesë e tyre me lehtësi ishin gati ta këmbenin atdheun e tyre me një tjetër atdhe.

Injoranca e thellë ku u zhyt për shumë shekuj populli shqiptar, mungesa e shkollave, e universiteteve, e akademive, e institucioneve kulturore e, natyrisht, mungesa e strukturave shtetërore, e zbehu fort shqiptarizmin ose, në rastin më të mirë, e la atë në një nivel parak (primitiv), që me vështirësi e kapërcente folklorizmin. Në kushte të tilla, takimi me një kulturë të huaj ishte tronditëse për shqiptarët.

Ajo krijonte dy rrjedhime: ose i shtynte ata, që në shembullin e kësaj kulture të ringjallnin kulturën e vendit të vet, ose e kundërta, i largonte përfundimisht prej atdheut. Kështu, në agimin e çlirimit të Shqipërisë, i kemi pasur të dyja prirjet: atdhedashurinë e disave dhe anti-shqiptarizmin e, disa herë, kundër shqiptarizmin e të tjerëve. Rilindësit u përpoqën si titanët t’i bindin shqiptarët se nuk duhej të turpëroheshin nga vendi i tyre, se ata kishin një atdhe të bukur, se kishin një gjuhë madhështore, një nga 5-6 gjuhët themelore të botës, së ishin një racë e bukur trupërisht dhe tepër e aftë mendërisht, së kishin një histori të shkëlqyer, se gjëmat kombëtare nuk ishin arsye për t’u ftohur me atdheun, por përkundrazi, për t’u afruar më fort me të.

Aksioni i rilindësve për zgjimin e Shqipërisë ishte më i madhi e më i gjëri aksion kulturor e patriotik në krejt historinë shqiptare. Rrallëherë emërtimi i një lëvizjeje përkonte me qëllimin e saj, ashtu si në rastin e Rilindjes shqiptare. Në të vërtetë, ishte ajo që e rilindi Shqipërinë, ose për të qenë më të saktë, ishte ajo që e lindi Shqipërinë moderne.

Që kjo lëvizje e ky vrull të ishin të suksesshëm, rilindësit e himnizuan dhe e sublimuan historinë e shqiptarëve. Ata qëmtuan në të kryesisht kulmet e ndritura, duke mos u ndalur në njollat e saj. Po me këmbëngulje ata vunë në pah vlerat morale e fizike të shqiptarëve, kryesisht virtytet, pa dashur të ndalen në cenet e tyre, që nuk ishin më të pakta se virtytet. Kjo ishte rrjedhojë logjike e qëllimit të lëvizjes: rifitimin e besimit të humbur.

Një arsye tjetër që e përligjte plotësisht optikën e tyre pozitive ishte propaganda kundër shqiptare, që kishte nisur ndërkaq të kultivohej nga fqinjët e Shqipërisë: kryesisht nga rrethet shoviniste serbe e greke. Ishte një propagandë e egër dhe shtazarake që rrallëherë ishte parë në faqe të dheut. Përballë kësaj furtune të sëmurë, rilindësit shqiptarë mbajtën një qëndrim fisnik e të admirueshëm.

Në vend që të binin në nivelin e saj, duke u përdhosur edhe vetë nga balta e kundërshtarëve, ata zgjodhën përgjigjen e tërthortë: lartësimin e vlerave shqiptare.

Ky vizion optimist i rilindësve, i përfaqësuar në radhë të parë prej Naim Frashërit e më vonë prej Gjergj Fishtës, u bë objekt vërejtjesh e kritikash më pas e vazhdon ende sot, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Në ngjarjet e fundit tragjike të Shqipërisë ishte pikërisht ky vizion rilindës që u sulmua në mënyrën më barbare. Një grusht intelektualësh renegatë e një grusht politikanësh të papërgjegjshëm, të bashkuar me turmat e vulgut (llumit) shqiptar, u përpoqën dhe arritën t’ia vinin zjarrin Shqipërisë. Qëllimi i tyre ishte zhbërja e Shqipërisë, çka ata e treguan me shkatërrimet e vlerave kombëtare, të atyre që nuk ishin prekur as nga pushtuesi otoman e as nga ai nazist.

Nga këto ngjarje Shqipëria, e ndoshta jo vetëm Shqipëria, por Evropa e tërë, nxori një mësim që asnjëherë nuk ka qenë kaq i qartë: në kushtet e demokracisë, turmat vulgare të fshehura prapa fjalës “popull” mund të kthehen në varrmihës të demokracisë, po aq sa tiranët, në mos më keq. Kjo është edhe arsyeja që grekët e vjetër, kur diskutonin për demokracinë, për të mirat e të këqijat e saj, ishin tepër gjakftohtë, pa paragjykime, rrjedhimisht pa entuziazëm. Nën trysninë e populizmit të majtë, bota e sotme, ashtu siç ka harruar mjaft mësime të historisë, e ka harruar, me sa duket, edhe këtë mençuri antike. Shqipëria, që e provoi në mish të saj ç’do të thotë kjo karikaturë e demokracisë shpresojmë të mos e harrojë.

Mësimi, pra, është i qartë: demokracia e pashoqëruar nga një strukturë ligjesh e një strukturë e fortë shtetërore që të sigurojë funksionimin e saj, mund të kthehet lehtë në të kundërtën e vet.

Për sa i përket kritikës ndaj vizionit të rilindësve shqiptarë, ajo, gjithashtu, duhet parë në rrethanat kur është bërë e në zhvillimin e dramës shqiptare. Ai këndvështrim inkurajues lindi në kushte të caktuara, për një qëllim të caktuar. Në kushte të mëvonshme, kur kombi shqiptar, ose së paku një pjesë ë tij që e kishte shtetin e vet të pavarur, ndeshej me probleme të tjera, me probleme të së drejtës, të demokracisë, të emancipimit shoqëror etj. Ai këndvështrim optimist nuk ishte i mjaftueshëm. Ndaj edhe bota shqiptare kërkoi dhe gjeti shtigje të reja të mendimit e të veprimit (“Kombi Shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë”, Onufri 2013, “Dielli” 2016).

 

Nëna shqiptare denoncon vajzën e zhdukur para 21 vitesh, arsyeja do ju shokojë

Denoncon pas 21 vjetësh zhdukjen e së bijës në Itali.

Periskopi.com Lajme

Bashkë me kohën e gjatë që nëna priti të denonconte vajzën e zhdukur pa gjurmë, befason arsyeja pse gruaja u kujtua një ditë të bukur se i duhej ndihma e policisë për vajzën e zhdukur.

Në fakt, jo për ta gjetur, por për efekt dokumentesh në përfitimin e ndihmës sociale.

E gjithë kjo ka ndodhur në Durrës dhe ka protagoniste shtetasen 56-vjeçare, O.K, raporton “Panorama”.

Gruaja O.K, 56-vjeç ka denoncuar në polici zhdukjen e së bijës F.K, sot 37-vjeç.

Gruaja para policisë ka thënë se vajza ishte zhdukur pa lënë gjurmë kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe dyshon se ka ikur në Itali.

Ajo tregon se e bëri denoncimin e detyruar se i duhen dokumentet që është e vetme dhe se nuk ka mundësi financiare, për të fituar më pas dhe ndihmën ekonomike.

Shpërthen skandali, shqiptarëve u shitet sallam nga lopët e ngordhura (Video)

Shpërthen skandali me prodhimin e sallamit. Mishi i lopëve të ngordhura nëpër fshatra nga dermatoza nodulare po përdoret për prodhimin e sallamit.

Periskopi.com Lajme

ABC News ka siguruar dëshminë e fermerë në zonën e Lushnjës të cilët tregojnë se si i kanë shitur lopët e ngordhura dhe ato të prekura nga sëmundja e gjedhit.

Prej 1 muaji ka shpërthyer sëmundja ngjitëse e dermatozës nudolare, që ka prekur gjedhet në gjithë vendin. Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se po shpërndan vaksina falas në çdo fshat, por realiteti flet ndryshe në Lushnje.

Grupi i xhirimit të ABC NEWS ishte pranë fermerëve të fshatit Radhëz. Ata shprehen shumë të shqetësuar, pasi lopët po u ngordhin çdo ditë. “Vetëm fjalë, premtime, asnjë vaksinë nuk na kanë sjellë”, shprehen ata.

Një grua thotë se e ka shitur lopën e ngordhur për 100 mijë lekë (të vjetra). “Erdhën 20 burra e ngritën lopën dhe e çuan në Tiranë”. Pyetjes së gazetarit nëse e kanë blerë për sallam?- ajo përgjigjet: me siguri që po…

Ndërkohë fermerë të tjerë të zonës së Lushnjës, thotë se po i heqin lopët me çmime shumë të lira, pasi e dinë se nuk do të shpëtojnë. Të gjitha këto kafshë të sëmura përfundojnë në tregje, raporton ABC NEWS.

“Ka një muaj që na thonë erdhi vaksina sot erdhi nesër. Unë bleva me lekët e mia (35 mijë lekë), por më kishin mashtruar, nuk ishte vaksinë por antibiotik”, thotë njëri prej fermerëve.

Ndërsa një tjetër banore e fshatit thotë: “Sa do të kushtonte ne do detyroheshim ta blinim këtë vaksinë…se me këto ushqehemi”.

 

 

Këto janë kushtet skandaloze në fabrikën e lëngjeve të frutave në Shqipëri (Foto)

Çdo ditë ne konsumojmë ushqime të cilët i blejmë në supermarket dhe çdo ditë ndeshemi me produkte të reja.

Periskopi.com Lajme

Për të gjitha ato çka konsumojmë, ne nuk kemi siguri në cilësinë e produktit.

Ajo çka mund të thuhet me siguri është fakti se të gjithë ne, nuk do i konsumonim shumë produkte në qoftë se do i shikonim se si prodhohen.

Fotot e vërtetojnë më së miri këtë gjë, gjithsesi përfundimet mund ti nxirrni vetë.

983693_601498356674813_5558147968140025630_n 1505528_601498250008157_9124198582597657605_n 1918860_601498403341475_7276972879916974996_n 12670702_601498430008139_343021429869076411_n-1 12670702_601498430008139_343021429869076411_n 942270_601498223341493_99179092123504078_n-1 11141378_601498323341483_5542689073102683646_n 11416188_601498383341477_3962840216981954646_n 942270_601498223341493_99179092123504078_n 10391868_601498206674828_3430348130254507368_n

Makina bie në humnerë, shpëtojnë mrekullisht 4 të rinj

Një aksident të rendë ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Priskë, Tiranë ku një mjet ka rënë në greminë.

Periskopi.com Lajme

Dyshohet se brenda mjetit gjendeshin katër persona, raporton albeu.com.

Me të marrë njoftimin, forca të policisë dhe zjarrfikësve janë nisur për në vendngjarje, pasi mësohet se terreni është tepër i vështirë.

Mësohet se katër të rinjtë që ndodheshin në makinë janë nxjerrë prej mjetit të shkatërruar dhe tani gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash dhe ka qenë një mrekulli që të rinjtë kanë shpëtuar me vetëm pak dëmtime.

Zona e Qafë Priskës ndodhet në Malin e Dajtit në një terren të thyer duke bërë të vështirë ndërhyrjen për operacionet e shpëtimit.