Vetëvendosje flet për emërimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina thotë se emërim i Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal nuk është dashur të ndodhte fare.

Ajo thotë se ky emërim dëshmon se nga ana e Isa Mustafës po rritet ndikimi i Serisë në Kosovë. Thotë se tani ai ndikim po shtrihet edhe në pushtetin lokal.

Për Periskopi.com, Pantina ka thënë se Todosijeviq është pjesë e Listës Serbe të dirigjuar nga Beogradi dhe aspak nuk përfaqëson qytetarët serb të Kosovës.

“Serbët duhet të jenë të përfaqësuar në institucionet e Kosovës, por kjo nuk po ndodh. Ata po injorohen e me këtë emërim tregohet se edhe më shumë që ata nuk do përfaqësohen si duhet. Ata që po marrin pozita në Qeverinë e Kosovës janë përfaqësues direkt të Serbisë në Kosovë”, thotë Pantina.

E quan veprim jolegjitim emërimin që i ka bërë Isa Mustafa duke ritheksuar edhe një herë se kjo Qeveri e ka humbur moti legjitimitetin.

“Duhet zgjedhje të reja.  Epërmes tyre serbët e Kosovës të zgjedhin përfaqësuesit e tyre e jo tu dërgohet dikush direkt nga Beogradi. Dihet që kanë ardh vota me thasë nga Serbia. Me këtë veprim Serbia po e forcon ndikimin e saj në Kosovë. Ky është një hap më shumë dhe po tentojnë të ngjallin projektin e Zajednicës të cilin e ka hedhur poshtë Kushtetuesja”, thotë Pantina. /Periskopi

Reklamë
Reklamë

Vetëvendosje ka një përgjigje për senatorin Amerikan, McCain!

Periskopi.com Lajme

As deklarata e Senatorit amerikan McCain, e as ajo e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel që Kosova sa më shpejt të ratifikoj demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk e ka zmbrapsur Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i respekton miqtë ndërkombëtar, mirëpo sipas saj, Kuvendi është që të përfaqësoj interesat e qytetarëve.

Dhe ka shtuar ajo, qytetarët e kanë thënë fjalën e saj në lidhje me demarkacionin, përmes 205 mijë nënshkrimeve.

“Ne i respektojmë miqtë tonë ndërkombëtar dhe çdo këshillë e tyre është e vlefshme. Sidoqoftë Kuvendi është për të përfaqësuar interesin e qytetarit të Kosovës, dhe sa i përket demarkacionit qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre përmes mbi 205 mijë nënshkrimeve. Ndërsa sa i perket ushtrisë qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet që Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj dhe me së miri do ishte që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha Patina.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme edhe zyrtari i lartë gjerman, edhe senatori amerikan kërkuan nga Kuvendi i Kosovës që të miratohet demarkacioni me Malin e Zi.

Reklamë
Reklamë

Kjo vajzë, sot është deputete shumë e zonja e Kuvendit të Kosovës

Nëse e shikoni mirë dhe më vëmendje ndoshta do mund të ia qëlloni se kush është ajo. Flokët edhe sot i ka po në të njëjtën gjatësi, poashtu edhe syze mbanë.

Periskopi.com Showbiz

Nëse ende nuk po mund ta zbuloni, është fjala për deputeten e Lëvizje Vetëvendosje, Shqipe Pantina, shkruan Magazina.al.

Pantina në kohën kur është realizuar fotoja duhet ti ketë pasur rreth 10-12 vjet. Ndërsa tani kur edhe kanë ikur shumë vite, deputetja është bërë mjaft e zonja dhe aktive në politikë.

16706885_10154256941007036_1259192356_n

pantina-310117

 

Reklamë
Reklamë

Pantina: Dyshojmë se nënshkrimet u tërhoqën nga presioni politik

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka thënë se deputetët kanë tërhequr nënshkrimet në momentin e fundit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

“Deputetët i tërhoqën nënshkrimet, pasi e dhanë njëherë pëlqimin për një seancë të jashtëzakonshme për Deharin. Por në momentin e fundit ata i tërhoqën. Aktualisht kemi 39 nënshkrime, dhe na duhen 40 për të iniciuar seancën”.

Pantina në Klan Kosova ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje dyshojnë që deputetët i kanë tërhequr nënshkrimet nga presioni politik.

“Njëri nga këta deputetë është parë të hyjë në zyrën e kryetarit të Kuvendit para se të fillojë mbledhja, dhe me të filluar takimi ka pasur deklarata se ai po e tërheqë nënshkrimin”.

Ajo ka thënë gjithashtu se krerët e institucioneve përgjegjëse, si Nexhmi Krasniqi dhe kryeprokurori i Prishtinës kanë dhënë deklarata kontradiktore.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha burgjeve ndërsa Ministria e Brendshme e mbikëqyrë Policinë e Kosovës.

“Janë 12 ditë dhe askush nuk dha përgjegjësi për një jetë të humbur”.

 

Reklamë
Reklamë

Gaxherri e Pantina e çojnë ‘luftë’ në emision

Deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina në Rubikon të KTV-së ka thënë se selitë e subjektit të saj politik janë bastisur e janë sulmuar edhe nga njësia speciale përderisa sipas saj nuk është vepruar njëjtë edhe kur një gjë e tillë ka qenë e nevojshme edhe për parti apo individë tjerë.

Periskopi.com Lajme

“Zyrat e Vetëvendosjes janë sulmuar madje edhe me njësi speciale, pas deklaratave që janë bërë publike dhe policia ka bërë deklarata bombastike duke shtrirë ato armë se gjoja i ka gjetur në zyra”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë, deputetja Izmaku i thotë se nuk mund të kontestojë diçka që e ka tronditur opinionin.

Mirëpo, deputetja Pantina këtë ngjarje e ndërlidh edhe me djalin e deputetes, Gaxherri i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar foto me armë.

Këtu është biri i zonjës Besa Gaxherri i cili publikisht del në fotografi me armë, sa herë është bastisur shtëpia e zonjës Gaxherri për një fotografi të cilën publikisht Ardian Gaxherri është anëtar i bordit të Aviacionit Civil që s’besoj që ajo punë i kërkon atij të mbaj armë”, ka thënë Pantina.

Në anën tjetër, Gaxherri e kundërshton deputetën Pantina duke i thënë se edhe e gjithë bota të mundohet ta dëmtoj LVV-në, nuk mund ta bëj më shumë se sa ky subjekt e dëmton veten.

“Krejt dynjaja mu mundu me ju dëmtu nuk mundet sa e dëmtoni ju vetën. Nuk ka argument më të fortë se ti, si deputete me ardh më fotografi të djalit tim, pa e dit se kush është ajo foto, çfarë është ajo foto. Ajo foto është në rrjetin social të tij, në emër e mbiemër të tij, momentin kur është bërë. Selitë e juaja janë të shndërruara në depo municioni dhe nuk ju kanë dal por keni marrë edhe depo”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri pëfundoi duke ju drejtuar Pantinës se LVV janë shumë të rrezikshëm për vendin.

“Ju jeni shumë të rrezikshëm për këtë vend”, përfundoi Gaxherri.

Reklamë
Reklamë