Shpërthim në një repart ushtarak në Durrës

Një shpërthim ndodhi në repartin ushtarak në Porto Romano të Durrësit gjatë pasdites së të mërkurës, ku mbeti i plagosur, një rreshter dhe një punonjës i Albcontrol, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Periskopi.com Lajme

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur gjatë procesit të pastrimit të territorit të repartit ushtarak.

Mësohet se pasi ata kanë korrur barin brenda territorit të repartit ushtarak, i kanë vënë zjarrin, ndërsa besohet se një kapsollë shpërtheu, transmeton tch.

Gjendja shëndetësore e dy të plagosurve raportohet të jetë e qëndrueshme, pasi kanë vetëm djegie të lehta.

Ministria e Mbrojtjes thotë se policia militare dhe ajo e shtetit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë verifikimet për të mësuar shkaqet e këtij shpërthimi.

 

 

 

Shpërthim dhe kaos në rrugët e Londrës (Foto&Video)

Një shpërthim gazi ka ndodhur në kryeqytetin britanik Londër, në zonën e quajtur Soho.

Periskopi.com Lajme

Rrugët ishin të mbushur me njerëz që po shijon të premten kur ka ndodhur shpërthimi. Njerëzit në ndërtesa dhe rrugët në zonë janë evakuuar, raportojnë mediat lokale.

Njerëzit, në panik, kan raportuar për ngjarjen në rrjetet sociale.

O Zot, sapo ndodhi një shpërthim gazi”, shkruan dikush në Twitter.

Në rrugët “Archer” dhe “Rupert” ka një prani të madhe të forcave të policisë dhe atyre zjarrfikëse.

 

 

Shpërthim i fuqishëm në pallatin e gjyqtarëve në Turqi, ka viktima

Një fëmijë është vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të madh me një makinë-bombë në një qytezë në Turqinë jugore, sipas burimeve zyrtare.

Periskopi.com Lajme

Shpërthimi kishte në shënjestër një ndërtesë banimi ku strehoheshin  gjyqtarë dhe prokurorë në Viransehir, në provincën Sanliurfa, e cila kufizohet Sirinë.

Guvernatori i provincës Gungor, Azim Tuna tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu se një fëmijë i moshës 3-vjeç është vrarë.

Vitin e kaluar, qytetet turke janë goditur nga disa sulme terroriste.

Shpërthim në Ferronikel, s’ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodh në trafo-stacionin e fabrikës së Ferronikelit.

Periskopi.com Lajme

Shpërthimi ka ndodh rreth orës 20:45, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar, raporton Klan Kosova

Lajmin për Klan Kosovën e kanë bërë të ditur punëtorët e kësaj fabrike që tashë gjenden në vendin e ngjarjes.

I gjithë objekti i kësaj fabrike tashmë gjendet në terr.

Klan Kosova, në ndërkohë do të ju njoftoj për informata më të reja nga atje.

Shpërthim i fuqishëm në metronë e Parisit

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në një stacion të metrosë së Parisit në Francë. Dhjetëra persona janë evakuuar nga policia e cila ka rrethuar vendngjarjen.

Periskopi.com Lajme

Sipas Daily Mail, shpërthimi është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por ka alarmuar policinë e kryeqytetit francez për shkak të gatishmërisë së lartë nga frika e sulmeve të mundshme terroriste.

Raportohet se 8 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në stacionin e metrosë.

Shpërthim afër parlamentit afgan, 21 të vrarë

Të paktën 21 persona janë vrarë nga një shpërthim i dyfishtë.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas zyrtarëve, besohet se cak i sulmit kanë qenë deputetet afganë, transmeton KosovaPress.

Ministria e Shëndetësisë afgane tha se të paktën 40 u plagosën në shpërthimet pranë zyrave të parlamentit afgan.

Shpërthimi në Meksikë, shkon në 31 numri i të vdekurve

Në një shpërthim që ndodhi në një dyqan fishekzjarresh në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, kanë humbur jetën të paktën 31 persona dhe janë plagosur mbi 70 të tjerë

Periskopi.com Lajme

Policia federale e Meksikës ka njoftuar se në shpërthimin e ndodhur në dyqanin e fishekzjarreve në rajonin San Pablito, në një distancë 32 kilometra nga qendra e qytetit kanë humbur jetën 31 persona si dhe janë plagosur më shumë se 70 të tjerë, raporton AA

Autoritetet kanë bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth ndërsa kanë shprehur shqetësime se mund të rritet numri i të vdekurve dhe të plagosurve.

Prefekti i Mexico City ka informuar se janë në vazhdim punimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën.

 

Ministri turk i Transportit: Shpërthimi në Stamboll ishte sulm terrorist (Video)

Ministri turk i Transportit, Ahmet Arsnal ka thënë se shpërthimi i sotëm në Stamboll ishte sulm terrorist, raporton Reuters.

Periskopi.com Lajme

Shpërthimi ndodhi në afërsi të stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena” ku mbetën të lënduar të paktën 20 persona.

“Dënoj sulmin terrorist në Beshiktash, dëshiroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në Twitter.

Dy shpërthime në afërsi të stadiumit të Besiktasit, 20 persona mbesin të lënduar (Video)

Dy shpërthime të mëdha kanë ndodhur në Stamboll në afërsi të stadiumit të Besikasit, raporton RT.

Periskopi.com Lajme

Si pasojë e këtyre shpërthimeve kanë mbetur të lënduar 20 persona ka konfirmuar ministri i brendshëm turk, raporton SkyNews, përcjell lajmi.net.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video të ndryshime ku shfaqet tymi në afërsi të stadiumit ‘Vodafone Arena’, në të cilin sot Besiktasi mposhti Bursasporin.

 

 

 

talsls shperhtime-tt-1-650x358

shperthim ne Prishtine

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Prishtinës, krejt pranë turmës ku po mbahej koncerti (Foto)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodh para pak çastesh në qendër të Prishtinës, në sheshin "Zahir Pajaziti".

Periskopi.com Lajme

Zhurma e shpërthimit është dëgjuar shumë larg, ndërsa kjo ka ndodhur shumë pranë kafeneve të vogla “Verë n’Dimër”, raporton Periskopi

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se çfarë ka qenë mjeti shpërthyes. Shpërthimi ka ndodhur krejt pak qaste pasi ka përfunduar koncerti i grupit “Troja” në shesh, ku ende kishte turma njerëzish përreth.

Nga shpërthimi është dëmtuar dyqani që ndodhet pranë, në murin e së cilit është hedhur mjeti.

Policia nuk japin detaje, por Periskopi merr vesh se ata tashmë kanë të dyshuarin. Kjo është arritur përmes kamerave të sigurisë, madje edhe e kanë përshkrimin e tij.

Nuk ka pasur të lënduar./ Periskopi

shperthim 15435751_1125139094272175_1222137391_n 14741563_1125134777605940_1523070501_n 15387521_1125127624273322_1905257251_o 15387413_1125120707607347_517203655_o 15387586_1125120570940694_610894031_o

Shpërthimi i fuqishëm në një rafineri në Itali, paralajmërohen qytetarët të mos dalin nga shtëpitë (Video)

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, rreth orës 16, në rafinerinë e gazit “Eni” në Sannazzaro de’ Burgondi, pranë Pavias, një nga rafineritë më të mëdha në vendin fqinjë.

Periskopi.com Lajme

Mediat lokale raportuan vetëm për një punëtor të plagosur lehtë, ndërsa dëmi material raportohet se është i madh. Në vendngjarje kanë ndërhyrë disa ekipe të zjarrfikësve.

Pas ngjarjes, autoritet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga banesat. Në një njoftim të shpërndarë edhe në Facebook, komuna Sannazzaro de’ Burgondi shkruan se “për momentin nuk rrezik për popullsinë lokale”.

“Qëndroni brenda shtëpive tuaja ose kërkoni strehim në zonën e mbyllur më të afërt. Kushtojini vëmendje mesazheve të transmetuara deri në normalizimin e situatës”, vijon njoftimi.

Zona e prekur është ajo në territorin Ferrera Erbognone, zona e largët më larg nga qendrat e banuara.

Alarmi i lëshuar nga autoritet është i tipit 2, që parashikon vetëm emergjencat e brendshme. “Në çdo rast, thotë Roberto Fuggini nga institucioni i Mbrojtjes Cilivie, si një masë paraprake kemi mbyllur rrugët e lidhura me rafinerinë dhe kanë lajmëruar njerëzit me SMS, lajmërime në sajtin e institucionit, në faqen në Facebook dhe me megafonë, duke u bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi. Kemi të bëjmë me një nga incidentet më të mëdha të ndodhura në këtë impiant”.

Kompania “Eni”, përmes një njoftimi zyrtar, deklaroi se shkaqet e shpërthimit mbeten për tu zbardhur.

 

 

 

Shpërthim i fuqishëm në një dyqan në Greqi (Foto)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dyqan në Greqi, në Sheshin Viktoria këtë të enjte në mëngjes.

Periskopi.com Lajme

Mediat greke duke cituar zjarrfikësit thonë se ka mbetur e vdekur një grua rreth 38 vjeç e cila u nxor e pajetë nga bodrumi i dyqanit.

Nga shpërthimi, shkaqet e të cilit mbeten ende të paqarta, kanë mbetur të plagosur 5 persona të tjerë, shkruan “Protothema”.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë Policia dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.

Sipas një dëshmitari okular i cili ka folur për “Protothema”, tha se “doli një tym i madh dhe pastaj bum, dëgjuam shpërthim”. /Panorama/

s111

s222

s333

s444

Shpërthim në Belgjikë, ka të lënduar (Foto)

Në parkingun e shtëpisë së operës në qytetin e Liezhit, në Belgjikë ka pasur një zjarr, dhe dy persona janë lënduar.

Periskopi.com Lajme

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin, policia e ka mbyllë rrugën për në parkingun e operës.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, transmeton lajmi.net.

Ky ishte incidenti i tretë gjatë ditës së sotme.  Fillimisht ishte në panairin e Hamburgut, ku do të mbahej  një takim i ministrave të jashtëm të OSBE-së, huliganët shkaktuan zjarrin , në Londër janë evakuuar dy stacione metro, edhe atje shkak ishte zjarri.

fgbgfb

Shpërthim para dyerve të burgut në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtyre burimeve, shpërthimi ka ndodhur në ora 1:00 pas mesnate para hyrjes kryesore të burgut që ndodhet në veri të Mitrovicës.

“Persona deri tani të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë, para dyerve kryesore të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar”, kanë thënë burimet.   Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij incidenti.

Katër fëmijë plagosen gjatë shpërthimit para një kishe në Idonezi

Katër fëmijë janë plagosur gjatë shpërthimit që ndodhi para një kishe në ishullin Borneo të Indonezisë.

Periskopi.com Lajme

Nëpunësi policor gjeneral Agus Riyanto deklaroi se shpërthimi ndodhi në një parking para kishës Oikumen në qytetin Samarinda.

Shpërthim në rafinerinë e naftës në Shqipëri, 1 i vdekur e 6 të plagosur (Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh të Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Sipas informacioneve të para, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një person, ndërsa raportohet edhe për gjashtë punëtorë të plagosur.

Katër prej punëtorëve, të cilët janë në gjendje më të rëndë, janë dërguar në Spitalin e Fierit.

Personi i cili ka humbur jetën është identifikuar nga policia si Sh. Muça, 40-vjeç.

Ekipet e emergjencave janë duke punuar që të evakuojnë të gjithë punëtorët nga uzina, ndërsa qendra e përpunimit të naftës është përfshirë nga një zjarr me përmasa të mëdha.

Shpërthimi në uzinë ka ndodhur për shkak të një pompe hidrogjeni.

Sipas informacioneve të para që vijnë nga vendngjarja, si pasojë e zjarrit në uzinë rrezikohet sektori i reaktorëve.

 

Një i vdekur dhe së paku 30 të lënduar në një shpërthim në Turqi

Shpërthimi ndodhi pranë stacionit të policisë në qytetin Diyarbakir në Turqinë Jug-lindore që është i banuar kryesisht me kurdë.

Periskopi.com Lajme

Një person tashmë është konfirmuar se ka vdekur dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur, ndërsa ekipet  mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes që nga mëngjesi, raporton Periskopi

I pari i Diyarbakir ka deklaruar se sulmi ka qenë makinë bombë që ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjes që i fajëson luftëtarët kurdë.

Al jazeera raporton nga vendi i ngjarjes se shënjestër e sulmit ishte një pjesë e caktuar e objektit të policisë në këtë vend.

Katër ndërtesa civile përreth janë dëmtuar shumë, shpërthimi është dëgjuar në shumë pjesë të qytetit dhe ka ndodhur vetëm disa orë pasi policia ndaloi 11 deputetë Partia Popullore Kurde./ Periskopi.com