policia-aaaaaa_1470057290-3623094

Konfirmon Policia: Dy të lënduar nga shpërthimi në Pejë

Para pak minutave në qytetin e Pejës ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi në një dyqan në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Periskopi.com Lajme

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Bëhet fjalë për një shpërthim që është shkaktuar si pasojë e një bombole gazi që përdorej për ngrohje në një dyqan”.

“Lëndime ka pësuar një kalimtare rasti, dhe një mashkull që ndodhej në lokalin pranë”, ka thënë Ibraj.

Ai ka shtuar se të dy të lënduarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ibraj ka shtuar se ekipet relevante të policisë bashkë më zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

peja-3

Shpërthim në Pejë, një i lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Pejë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, saktësisht te ‘Rrokaqielli’, pjesë kjo e njohur për pejanët.

Policia në Pejë ka konfirmuar për Telegrafin se nga shpërthimi në Pejë një person është lënduar. /Telegrafi/