Shpërthen kamioni me naftë në Mozambik, 70 të vrarë

Më shumë se 70 persona janë vrarë pas shpërthimit të kamionit me naftë në Mozambik, thonë zyrtarët e qeverisë.

Periskopi.com Lajme

Sipas raporteve thuhet se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë se 70 ndërsa 110 persona tjerë kanë pësuar djegie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Tete, pranë kufirit me Malauin, transmeton Klan Kosova.

Përmes një deklarate të saj, qeveria e vendit afrikan njoftoi se njerëzit e dëmtuar ishin përpjekur të nxirrnin karburant nga një kamion i përmbysur, kur prej nxehtësisë së madhe mjeti shpërtheu, duke i lënë dhjetëra prej tyre të vdekur në vend e të tjerët të lënduar.