Kush po i realizon videot e Kadri Veselit dhe sa kushtojnë ato?

Realizimi i një i videospoti nga produksionet vendore në Kosovë kushton minimum 3 mijë euro. Kryetari i PDK’së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së fundi, po i drejtohet opinionit përmes videove të tilla. Periskopi ka disa ditë që ka bërë përpjekje të mësoj së kush qëndron pas realizimit të tyre, financiarisht dhe teknikisht.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK’së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar një mënyrë të re komunikimi. Përmes videove të shkurtëra propagandistike.

Me fushatën e re dhe ridizjanimit të figurës së tij, Veseli ka për cak grupe të ndryshme të shoqërisë.

Por, askush nuk e di nga kjo ide, sa kushton, si po paguhen, kush po i realizon teknikisht, apo çfarë përfitime i sjellin Kuvendit të Kosovës.

Periskopi.com ka disa ditë që po komunikon me kabinetin e kryetarit të Kuvendit, por përgjigjet vijnë gjithmonë të përgjithësuara.

Kabineti i Veselit nuk e pranon që po shpenzojnë për realizimin e videove, dhe po ashtu nuk e mbajnë të fshehtë se kush po i realizon ato.

“Videot e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janë të realizuara nga stafi i tij i brendshëm.Në kuadër të kabinetit të Kryetarit Veseli, ka staf me përvojë në fushën e komunikimit masiv, i cili realizon profesionalisht videot, por edhe fotot.Në rrethanat e tashme të zhvillimit teknologjik, ka evoluuar edhe mënyra e komunikimit masiv dhe Kryeparlamentari Veseli po e ndjek trendin e ri në këtë fushë”, njoftojnë kabineti.

Por, të pyetur se cilët janë kameramanët, cilët janë montuesit, a skenaristi, ndriquesi, tekniku i zërit, etj., sërish kanëkthyer përgjigje të përgjithësuara.

Në fakt, në përgjigjien e fundit ata thonë se Kuvendi videot i merrëpërmes një mediumi me të cilin ka kontratë Kuvendi i Kosovës. Por, jo edhe për shërbime personale dhe partiake të Kryetarit Veseli.

Në përgjigjienuk flitet për xhirimet që bëhen për videot e veqanta që po i realizojnë për Kadri Veselin.

“Aktualisht, Kuvendi i Republikës së Kosovës, përveç seancave plenare, nuk ka shërbim vetanak për xhirime audio-vizuele të mbledhjeve, takimeve dhe aktiviteteve të tjera që zhvillojnë organet dhe trupat e tij. Për pasojë, në raste kur Kuvendit i nevojiten pamje nga aktivitete të organeve të veta, është i detyruar të kërkojë, në mirëkuptim, materiale filmike nga mediume të ndryshme. Po ashtu, nuk ka mundësi që të njëjtat t’i vejë në shërbim të publikut”, njofton kabineti.

Pra, Kuvendi, dhe jo Kryetari i Kuvendi, kanë kontrate me një medium, që nuk duket të jetë i përfshirë në vidoet që po realizohen së fundmi.

“Më 10 janar 2017, Kuvendi ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Ekonomia Online” SH.P.K., për shërbime audio-vizuele, për një periudhë 6-mujore, në vlerë të përgjithshme 8970 euro (për më tepër, shih të dhënat në ueb-faqen e KRRPP-së)”, bëjnë të ditur ta.

Periskopi ka kontaktuar disa kompani që merren me realizmin e videove të ngjashme. Duke dashur të mbesin anonimë, ata bëjnë të ditur se minimum 3 mijë euro është kostoja për realizimin e një video spoti më kualitativ, e që kërkon më shumë angazhim.

Shembull është video mesazhi i fundit i Veselit, përmes të cilës ai uron 8 Marsin.  Xhirimet janë bërë në teren dhe kërkojnë më shumë mjete pune dhe angazhimin e një ekipi më të madh realizues.

Ndryshe, nuk duhet harruar, menaxhere e kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është Drita Avdiu.

Ajo është motra e vëllezërve Avdiu, pronarë të një video-produksioni të njohur në Kosovë.

Prej që ka filluar  publikimi i këtyre videove, të gjithë kanë reaguar duke kërkuar sqarim. Ndër ta është edhe drejtoresha e Grupit Koha, Flaka Surroi.

Ajo pyet se kush duhet dhënë detaje për këto video. Duke i quajtur spote parazgjedhore ajo kërkon të dijë se sa po i kushtojnë buxhetit këto video.

“A ka ndonjë administratë në Kuvend që na tregon se me çfarë tenderi është përzgjedhur produksioni që i bën videoklipet e Kadri Veselit për t’na uruar çkamos?  Për më tepër, a ka kush na tregon sa po i kushtojnë buxhetit këto far spote parazgjedhore? Këndej Kosova punët pus, e këndej thuajse krejt në dyzen. E ne, hala po durojmë…”, ka shkruar ajo./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Kosovarët sivjet shpenzuan 20 milionë euro për viza

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Fushatë pesëditore për zgjedhjen e të parit të Drenasit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që fushata për zgjedhjet lokale në Drenas të zgjasë pesë ditë.

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e zhvilluar t ëpremten është vendosur që për këtë proces të ndahen 268 mijë e 420 euro.

Në rrethana normale ky takim do të drejtohej nga shefja e KQZ-së, Valdete Daka, por ajo nuk ishte prezente, pasi ishte duke marrë pjesë në një takim për reformën zgjedhore të ftuar nga presidenti Hashi Thaci. Kjo gjë është kundërshtuar nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Andan Rrustemi, që takimin e ka cilësuar politik.

Reklamë
Reklamë