Analizë e Periskopit: Lëvizjet e lëvizjes Vetëvendosje

Periskopi Opinione

Koalicioni i bërë me AKR-në në Prishtinë para tri ditësh për zgjedhjet e balotazhit, e ndezi tërbimin e kundërshtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata e sulmuan në pikën më të fortë të saj. E sulmuan me arsyen se po i shkelte parimet.

Poashtu, një deklaratë e deputetit dhe themeluesit të Lëvizjes, Albin Kurtit, se ‘një pjesë e diskursit ishte thjeshtuar në mënyrë që të mobilizohej masa” bëri mjaft bujë. Ky ishte arsyetimi i dhënë për disa fjalë që i kishte thënë pak më herët, se nuk do t’i çonin në burg njerëzit që kishin thënë se do t’i çonin – dhe se me këto punë merreshin institucionet përkatëse.

Për dallim nga partitë e tjera, Vetëvendosje nuk është konformiste. Ajo e kupton se shoqëria jonë është e paformë, e pakualifikuar, e paarsimuar dhe në thelb korruptuese. Nuk mund të ishte ndryshe, nëse marrim parasysh rrethanat nga të cilat doli. Dhe në këtë kontekst, është e natyrshme të bëhet një thjeshtim i gjuhës, ose në rastin tjetër, një bashkëpunim me parti më pak të korruptuara, që do të ndotnin më pak ligjërimin e saj. Është praktikisht i njëjti shërbim me vullnetin qytetar në të dyja rastet. Sepse AKR-ja ka marrë 10% të votave, pra e ka një pjesë të vullnetit qytetar. Ndërkaq, një pjesë e madhe e shoqërisë beson në vlera të ndryshme për dallim nga lëvizja. Dhe, ajo që propozohet nga këto sulme është e çuditshme: një parti politike duhet të ushtrojë pushtetin e saj, vetëm përmes njerëzve që mendojnë ekzaktësisht si ajo, dhe që kanë të njëjtën pastërti në qeverisje.

Natyrisht, në politikë është e pamundur të bësh lëvizje vazhdimisht ‘të pastërta’. Në demokraci është e domosdoshme të operosh me anë të bindjeve dhe vlerave me të cilat ushqehet shoqëria. Dhe përmes skemës politike që e ravijëzon kjo shoqëri përmes angazhimit apo mosangazhimit të saj. Në këtë kuptim, gjëja më e pakuptimtë do të ishte të kishim një parti politike, e cila do të veçohej nga rrethanat politike, dhe që nuk do të mësynte pushtetin. Në këtë pikë merr kuptim përpjekja e vazhdueshme për t’u ndotur sa më pak, me sa më shumë lëvizje. Ky është pragmatizëm. Dhe ky term, duket se është i huaj në skenën tonë politike, duke pasur aq shumë parti të paprofilizuara e të ndotura që u lidhën shpesh në koalicione krejt të panatyrshme të cilat dhanë qeverisje të dobëta.

Vetëvendosje mund të kritikohet për tjetërçka, mirëpo jo sa i përket përcaktimit ideologjik dhe parimeve. Pa këtë subjekt politik, do ta kishim të zorshme të kuptonim rëndësinë e shumçkaje që ndodhi në vendin tonë në 3-4 vitet e fundit. Vetëvendosje madje, me të drejtë u akuzua për një qasje jo-aq-liberale dikur, por tashmë që po bëhet më liberale e më pragmatike është absurde të kritikohet pse nuk mbeti e mbyllur dhe idealiste si më parë.

Është evidente se Vetëvendosje ka lëvizur nga pozicionet e saj të dikurshme. Ajo sot është më e fuqishme sa i përket mbështetjes popullore, më e sulmuar, por edhe më pragmatike.

Lëvizjet e Vetëvendosjes nuk duhen parë me llupë, në çdo skutë të Kosovës, në mënyrë që të konceptohet një ‘fitore e madhe’ duke e parë të ndotur imazhin e saj. Madje, është e çuditshme sesi vetë oponentët e Vetëvendosjes, e parakuptojnë si të pastër imazhin e saj në përpjekjen e vazhdueshme për t’i gjetur njolla. Por, Vetëvendosje nuk është krejtësisht e pastër. Nuk është një sekt religjioz që i këput ‘rrënjëjt e këqija’. Është e natyrshme të priten gabime në lëvizje nga kjo lëvizje, sepse po flasim në fund të fundit për një parti politike.

Por këtu fshihet rreziku i madh që vjen nga mënyra sesi po e projektojnë aparatet e fuqishme mediale të pushtetit. Duke dashur t’i bëjnë të tjerët që ta mendojnë Vetëvendosjen si të pagabueshme, e absolutisht të pandotur – duan që çdo gabim, e çdo ndotje të saj ta marrin si mundësi për t’i shkaktuar dëme të mëdha dhe eventualisht për ta shuar politikisht. Për ta shuar, sepse Vetëvendosje ekziston mbi parakuptimin që i ka bërë vetes, se është një parti politike thelbësisht e ndryshme nga ato të deritashmet.

Nëse është apo nuk është kështu, këtë tashmë e kemi parë.

Debati i mohuar

Latif Beqiri Opinione

PRISHTINË – Mbrëmë e ndeza televizorin dhe prita të shoh debatin e parë të balotazhit mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit. Jo vetëm që prita, por prita me shumë ankth. Prita e nuk më pritej. Kurreshtar si një fëmijë. Por në fund doli që kandidati i LDK-së do të mungonte. Shpendit do t’i duhej të fliste përballë karriges së lënë zbrazët nga Arbani.

Nuk pati debat. Nuk pati përplasje të drejtpërdrejtë mes kandidatëve. E në ndërkohë, Arban Abrashi doli në dy emisione të tjera – duke dëshmuar që nuk kishte probleme me dhëmbë. Dhe vazhdoi të thoshte, me dhëmbët e rinj, se me Shpend Ahmetin do të dilte në pesë emisione, për pesë ditët e fushatës, në pesë televizione të ndryshme. Dhe ndërkohë, nuk rreshti së akuzuari qeverisjen aktuale në Prishtinë për shumçka. Kjo, ajo, kjo, ajo, auditori, militantët. Ndërkohë që kur ‘rruga’ e çonte muhabetin te qeverisja paraprake e Isa Mustafës, ai ose e mbronte në heshtje duke iu shmangur, ose e përmendte haptas e pa marre duke e lavdëruar për atë që kishte bërë. Teknikë e brishtë dhe e pavendosur.

Por kaq e pavendosur dhe e brishtë nuk më dukej mosprania e tij në debate. Kam paragjykuar se Arban Abrashi nuk e njeh Prishtinën dhe problemet e saj. Por, ndoshta kjo nuk është e vërtetë. Shpendi akuzat e përsëritura të kundërkandidatit i quajti shpifje. Madje, aty në emision, përballë karriges së zbrazët, e përdori një fjalë interesante ‘monolog shpifjesh’.

Kjo fjalë më përndriti. Kuptova pse-në e mungesës së Arbanit. Shmangiet e tij. E thjeshtë. Shumë e thjeshtë. Ai dëshiron që të vazhdojë monologun e tij, i patrazuar dhe i pakundërshtuar. Në përsëritjet e vazhdueshme, kërkon t’i forcojë mesazhet e tij. Në politikë, nëse një gjë përsëritet dhjetë herë merret për e vërtetë. Kur përsëritet njëqind herë, është absolutisht e vërtetë. Kur përsëritet njëmijë herë, është mesazh fetar. Përsëritja është shumë poaq e rëndësishme në politikë, sa në poezi. Poaq e rëndësishme në politikë, sa në fenë e ritualeve, lutjeve të kohëpaskohshme e që thuhen pandërprerë.

Përballja e drejtpërdrejtë i bën më të qarta gjërat. Thelbi i debatit është pikërisht në këtë pikë. Dhe jo vetëm thelbi, por edhe pikëngjizja: në Athinën e Sokratit debatohej në pazar mes njerëzve që ishin aty. Sidomos për çështjet politike, debati nga larg ishte i kotë dhe i pafrytshëm. Dhe pikërisht kësaj qartësie mendoj se i frikësohet ish-ministri. Domethënë, ai nuk frikësohet se do të dalë keq në debat, sepse nuk është aq i paaftë, por nuk dëshiron t’i prishet monologu, dhe t’i diskreditohen akuzat që i thotë.

Qeverisja e Shpendit është karakterizuar me një transparencë të madhe. Sa i përket korrupsionit, nuk ekziston asnjë akuzë serioze. Dhe, gjithçka që kontestohet ka të bëjnë me atë se a ka mundur të bëj më shumë se që ka bërë. E edhe Shpend Ahmeti e pranon se mund të ishte bërë më shumë.

Në anën tjetër, prapavija e Arban Abrashit është mjaft shqetësuese. Asambleistët që kanë fituar nga radhët e LDK-së, janë po të njëjtit si në kohën e Isa Mustafës. Halim Halimi, Shefki Gashi etj. Ai vetë, nuk mund të flas kundër qeverisjes së shefit të tij, e cila nuk u votua nga qytetarët e Prishtinës në vitin 2013. Pra, Arban Abrashi e ka gojën të mbyllur për 14 vjet qeverisje në Prishtinë, për çdogjë të keqe që u bë, për çdogjë të mirë që nuk u bë, për korrupsion e moszhvillim. Ai nuk e ka çpersonifikuar veten nga struktura e LDK-së në Prishtinë që ishte dhe mbeti e njëjtë. Përkundrazi, ai është personifikim i saj. Mosardhja e tij në debat, është në praktikë mosardhje e strukturës së kësaj partie në kryeqytet, e cila natyrshëm për njëmijë e një shkaqe, kërkon të jetë e fshehur dhe monologuese.

Debati që Arban Abrashi po ua mohon njerëzve është simptoma e qartë e një sëmundjeje të madhe që tashmë po i kaplon dy partitë më të vjetra në vend, PDK e LDK. Sëmundja e riciklimit të së njëjtës. Përmes figurash të reja, ata po provojnë të risjellin përmbajtjen e njëjtë. Dhe praktikën e njëjtë qeverisëse.

Për ironi, një ikje të tillë nga debatet e kishte pasur edhe para katër vitesh Isa Mustafa – duke dalur vetëm në një debat fare në fund të fushatës.

Kandidati i Vetëvendosjes që fitoi zemra edhe në Drenicë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 1709 vota në Gllogovc. Kështu mësohet në bazë të llogaritjeve të formularëve të publikuara nga KZQ-ja.

Formularët e publikuar janë nga numërimi i votave nëpër qendra të votimit, menjëherë pasi u mbyllën ato.

Sipas këtyre formularëve, del se drenicasit pas Kurtit, më së shumti vota i kanë dhënë Shpend Ahmetit dhe jo kryetarit të VV-së, Visar Ymerit.

Shpend Ahmeti në Gllogovc ka marrë 817, kurse, Visar Ymeri ka marrë vetëm 465 vota.

Në këtë numër nuk janë të llogaritura votat me kusht, me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.

Shpend Ahmeti tregon çfarë ka bërë prej që është kryetar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka numëruar disa nga të arriturat e tij në komunën e Prishtinës.

AI thotë se shteti ekziston për qytetarin dhe se Vetëvendosje e ka këtë synim.

SHkrimi i plotë:

Në Komunën e Prishtinës

– bebet mund të kontrollohen ne pediatri përfshi edhe kontrollet më të reja të kukave e shputave

– fëmijët mund të shkojnë në numrin e dyfishuar të çerdheve me kosto të përballueshme

– fëmijët e klasave I-V kanë ushqim falas

– çdo fëmijë i klasave 1-9 është kontrolluar së paku njëherë nga mjeket tonë

– Fëmijet e prekur nga Doën Syndrome dhe Autizem do ta kenë Qendrën e parë në Prishtinë

– klasët e shkollave të mesme tashme i kanë nga maksimum 35 nxënës

– nxënësit e shkollave profesionale mund të kryejnë praktikë ne kompanitë private

– studentët mund të kontrollohen në qendrën e mjekesisë familjare te konvikti të hapur sivjet

– rastet më të rënda sociale kanë përfituar strehim

– rastet më të rënda marrin asistencë shtesë

– punëtoret mbrohen përmes pages minimale të ngritur në kontratat me sektorin privat

– të gjithë mund ti shfrytezojne sherbimet falas te qendrave tone mjekesore perfshi edhe stomatologjinë

– penzionistët kanë transportin falas në autobuset e komunës

– Penzionistët do ta kenë qendrën e pare kulturore sociale në Prishtinë

Shteti ekziston për qytetarin. Vetëvendosje e ka këtë synim, mirëqenien e qytetarit të çdo moshe.

Shpend Ahmeti nuk ndalet, sërish e fton Hotin në debat publik

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, që është edhe kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti sërish e ka ftuar Avdullah Hotin për debat.

Shkrimi i tij:

“Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me Degën e III-të të LDK-së, ka thënë të hënën se Prishtina në këto katër vite ka mësuar më së miri se si nuk duhet të qeveriset.

“Gabimi që është bërë para katër viteve më nuk do të përsëritet më, sepse Prishtina e ka kuptuar se cili është dallimi ndërmjet qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes nga të tjerët”, ka thënë Hoti.”

Avdullah, po të presim në debat!!! Ne cilendo dege e televizion.

Shpend Ahmeti ka një porosi për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Vetëvendosje ka mbajtur një tubim në Fushë Kosovë.

Në fillim të fjalës së tij, Shpend Ahmeti ka ironizuar me një deklaratë të Hashim Thaçit, ku ky i fundit kishte folur për mungesën e patriotizmit tek disa liderë politikë, Ai tha se është pikërisht Hashim Thaçi, i cili vuan nga mungesa e patriotizmit. E për Haradinajn e Hotin, Ahmeti tha se nuk dalin në debate me Albin Kurtin sepse frikësohen.

“Duke u fshehur pas njëri-tjetrit nuk duan t’i ballafaqojnë idetë e programet e tyre me ato të VETËVENDOSJE!-s”, tha Ahmeti tutje, kurse më pas Ahmeti theksoi se në njërën anë kemi pasur premtime të rrejshme prej 17 vitesh dhe nga ana tjetër kemi VV-në që i ka rezistuar dhe ka protestuar kundër veprimeve të dëmshme, dhe e cila i ka realizuar premtimet në komunën e Prishtinës.

Liburn Aliu nga ana tjetër vuri theksin tek bashkëkombasit nga Presheva, Medvegja e Bujanovci, ku shumë prej tyre jetojnë edhe në qytetin e Fushë Kosovës. Me ketë rast, Aliu tha se ashtu siç gjithmonë Kosova i ka pas sytë nga Tirana, ashtu sot qytetarët nga Medvegja, Bujanovci, e Presheva i kanë sytë nga Prishtina. Por, ai akuzoi qeveritë se nuk janë interesuar kurrë për Luginën.

“Me VETËVENDOSJE!-n në qeveri nuk ka negociata me Serbinë në të cilat nuk është kusht çeshtja shqiptare në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë. Për të gjithë ata që jetojnë atje e punojnë këtu duhet me patjetër të sigurohen dokumentat. Për të gjithë ata që nuk e kanë të rregulluar çeshtjen e nënshtetësisë, me qeverisje e VETËVENDOSJE! kjo çeshtje do të rregullohet”, premtoi Liburn Aliu, teksa në fund, aii tha se 11 qershori do të jetë kthesë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, me ç’rast ftoi të votohet numri 35.

Kurse, kandidatja për deputete, Albana Gashi, tha se programi i VETËVENDOSJE!-s parasheh barazi shoqërore dhe gjinore. Ajo po ashtu shprehu zotimin se me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s do të jetë pushimi i lehonisë 12 muaj, si dhe do të bëhet hapja e 140 çerdheve, pagesat për fëmijët dhe ndërtimi i 4000 banesave sociale.

Fushë Kosova sot tregoi se ka vendosur si gjithë Kosova. Kosova së bashku me Fushë Kosovën kanë vendosur për numrin 35, për VETËVENDOSJE!-n. 11 qershori është dita e ndryshimit dhe ndryshimi është VETËVENDOSJE! me numrin 35 dhe kandidatin për Kryeministër, Albin Kurti.

Shpend Ahmeti: Hoti e Haradinaj po fshehen pas njëri-tjetrit sepse po i frikësohen përballjes me Albin Kurtin

Periskopi.com Lajme

Nga Fushë Kosova, në tubimin zgjedhor në këtë komunë, në fillim të fjalës së tij, Shpend Ahmeti ka ironizuar me një deklaratë të Hashim Thaçit, ku ky i fundit kishte folur për mungesën e patriotizmit tek disa liderë politikë.

“Është e vërtetë që disa liderë kanë mungesë patriotizmi, duke filluar nga Hashim Thaçi, duke fillu nga këta kandidatët që bënë koalicionet e natës”, tha para qytetarëve të Fushë Kosovës, Kryetari i Prishtinës dhe kandidati për deputet, Ahmeti.

Për Haradinajn e Hotin, Ahmeti tha se nuk dalin në debate me Albin Kurtin sepse frikësohen.

“Duke u fshehur pas njëri-tjetrit nuk duan t’i ballafaqojnë idetë e programet e tyre me ato të VETËVENDOSJE!-s”, tha Ahmeti tutje.

Në fund, Ahmeti theksoi se në njërën anë kemi pasur premtime të rrejshme prej 17 vitesh dhe nga ana tjetër kemi VV-në që i ka rezistuar dhe ka protestuar kundër veprimeve të dëmshme dhe e cila i ka realizuar premtimet në komunën e Prishtinës.

 

Shpend Ahmeti ka një kërkesë për Ramush Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të jetë në përballje me kandidatët e tjetër, Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin.

Ai vet ka anuluar një debat të paraparë në Klan Kosova, por thotë se nuk do të ndodh një i tillë asnjëherë.

E kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka një kërkesë për të.

I thotë se debati mes kandidatëve është i domosdoshëm.

“Debati i kandidatëve për kryeministër është i domosdoshëm. #zgjedhjet2017

#mezemër”, ka shkruar Ahmeti./ Periskopi

Ziadin Sela befason Shpend Ahmetin, e pret në tavolinë pune brenda spitalit (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot në Spitalin e Tetovës, ka vizituar kryetarin LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ziadin Sela, sot e ka pritur në ambientet e Spitalit të Tetovës, Shpend Ahmetin dhe ka falënderuar përzemërisht për vizitën e tij, raporton TetovaSot.

Ziadin Sela është në gjendje stabile dhe pritet shumë shpejt të lirohet edhe nga Spitali.

”Sot jam më i gëzuar sepse Ziadin Sela ishte në gjendje shumë të mirë dhe shpresoj që shumë shpejtë do të rikuperohet dhe do t’i kthehet jetës politike. Është e qartë që gjithë ky sulm ka qenë i organizuar, është e qartë që ka patur qëllime edhe më të këqija se ky epilog që e ka sot, por besoj që edhe për Ziadinin dhe të tjerët vlen e njëjta gjë që nëse kanë menduar ta frikësojnë nga aktivizmi politik, unë mendoj se kanë bërë të kundërtën”, theksoi Ahmeti.

“Ne i shprehim solidaritetin tonë, dhe i themi Ziadinit që në momente të këtilla ne do të jemi gjithmonë bashkë. Shpresoj të mos përsëritet asnjëherë, por të jemi sy hapur për gjithçka që ndodhë me shqiptarët në Maqedoni dhe gjithandej”, tha kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shpend Ahmeti tregon pse shpëtoi Ziadin Sela

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për dhunën e ushtruar ndaj Ziadin Selës.

Ai thotë se Sela është gjallë vetëm pse paramilitarët menduan se ai kishte vdekur, dhe kishin festuar para kohe.

“Duhet ta luftojmë fashizmin në krejt Ballkanin. Duhet ngritur zërin të gjithë. Sot nuk duhet të zhytemi në viktimizim, por në aktivizëm për ndryshime. P.S. uroj sherim të shpejtë për Ziadinin dhe gjithë deputetët e sulmuar nga fashizmi në Maqedoni”, thotë Ahmeti./ Periskopi

Shpend Ahmeti e qet në shitje ‘Q7-shin’ e Isa Mustafës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka tre vite prej se ka marrë mandatin për të udhëhequr me kryeqytetin.

Me të ardhur në krye të detyrës, Ahmeti kishte paralajmëruar shitjen e veturës “Audi” Q7 me të cilën vozitej, kryeministri Isa Mustafa sa mbante postin e kryetarit të Komunës, shkruan Indeksonline.

Vlera me të cilën ishte paralajmëruar të shitej kjo veturë ka qenë 42 mijë euro.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, te këndi i shitjes së aseteve çmimi minimal i është caktuar në vlerën e 31 mijë eurove.

Në publikimin e ofertës së Komunës janë bërë të ditura edhe detajet nga kjo veturë, përfshirë kilometrat e vitin e prodhimit.

Me veturën që vozitej kryeministri Mustafa ish kryetar i Prishtinës, janë bërë 75 mijë e 182 kilometra.

Viti i prodhimit është 2011.

“AUDI Q7 Tipi: 4.2 V8 – TDI, Kilometrat e kaluara: 75182, 5 Dyer, Viti i prodhimit: 2011, Ndërruesi i shpejtësisë: Automatik, Ngjyra: e zezë, I çregjistruar “, janë detajet e dhëna në publikimin e kësaj oferte.

Afati i fundit për oferta është 8 maj 2017. Pas kësaj date ofertat nuk pranohen.

“Informata shtesë mund të merren nga: përgjegjësi i garazhes se automjeteve të Komunës z. Shaban Maliqi Ofertat duhet të dorëzohen në Komunën e Prishtinës – zyra pritëse nr. 6. me datën 08/05/2017 ne ora: 14:00. Ofertat e vonuara do të refuzohen”, bëhet e ditur më tej në ofertën e publikuar.

Armiqtë e pasinqertë të devollëve

Shpend GUDAQI Opinione

Albin Kurti u paraqit me një fjalim të përgatitur mirë në seancën e 19 prillit në Kuvendin e Kosovës. Ai foli për multimilionerët që u pasuruan duke shitur krunde, jo vetëm për lopët e Kosovës, por edhe për qytetarët e saj.

Fjalimi i Kurtit u interpretua nga secili sipas interesit politik që ka. Ky fenomen është bërë normalitet në Kosovë. Krijimi i qëllimshëm i hutisë përmes mjeteve informative për agjitacion politik, tregon për një kulture që manipulon secilën gjë, bile edhe fjalët e rrethanat kur të gjithë ne si njerëz, të shëndetshëm nga dëgjimi e shikimi, i dëgjojmë e shohim së bashku. Fatkeqësisht, të vërtetat konstruktohen përmes propagandave në baza ditore. Dhe sa më shumë i afrohemi zgjedhjeve pushteti do ta shtojë zullumin.

Kurti mund t’i ketë çuar mesazh Shpend Ahmetit, mund ta ketë shprehur një pakënaqësi me të për shkak të një takimi me Blerim Devollin të cilin ai e sqaroi, por nuk e sulmoi atë. I akuzoi klanin Pronto dhe devollët për shkatërrim të ekonomisë së Kosovës dhe mos të harrojmë, këtë e tha me gojën e tij – por duket se më nuk çon peshë ajo që thuhet, por ajo që nuk thuhet. Askush nuk është i interesuar të merret me kurdisjen e krimeve të faktuara të devollëve e Klanit Pronto, por me kafen e Shpend Ahmetit në një jaht me njërin prej devollëve.

Por, armiqtë e devollëve nuk janë të njëjtë, siç nuk janë as kritikuesit e Ahmetit. Ata kanë interesa të ndryshme politike e biznesore kur projektojnë sulme ndaj këtyre dy caqeve.

Pronarët e Devolli Group sot kanë shumë armiq dhe shumë miq. Së bashku me politikanët e Prontos na lënë cullak, na e marrin pazarin e një viti në PTK. Na ushqejnë me krunde, e ndoshta na ushqejnë edhe me pluhur dhe ne mendojmë se po pimë qumësht të lopëve të Kosovës. Është ironike se si devollët nuk na ushqejnë me prodhime të lopës, por na ushqejnë me ushqimin e saj. Dhe për këto krime serioze si edhe për tjerat askush nuk hetohet.

Por pse devollët janë bërë të paprekshëm dhe murmuritjet tona të përditshme për ta kanë zero efekt?

Sulltanët e devollëve nuk e marrin mundin të organizojnë të paktën një konferencë për media dhe të tentojnë të sqarojnë diçka, ani pse ndaj tyre hedhen akuza e raportohet për plaçkitje të buxhetit të shtetit në forma të ndryshme. Fundja, kështu bëjnë të gjithë kriminelët e mëdhenj në Kosovë, sqarohen në media dhe për fat hapësira nuk u mungon.

Duket se devollët e dinë me kë kanë punë dhe kjo është përparësia e tyre. Armiqtë e tyre nuk janë të sinqertë; ata më të zëshmit janë konkurentët e tyre të dështuar në këtë zeje, krahasuar me të arriturat e tyre. Ata e dinë se armiqtë e tyre patetikë nuk e kanë hallin e Kosovës po sikur ta, por e duan pasurinë e tyre. E duan copën e tyre dhe siç duket devollëve s’ua merr lehtë si biznesmenëve të tjerë. Janë biznesmenë më të rafinuar dhe nuk zbrapsen para dërdëllitjeve e histerive të armiqve të tyre të pasinqertë e xhelozë që thirren në emrin e qytetarëve dhe interesave të tyre.

Devollët, po sikur biznesmenë të tjerë nuk e kanë hallin e barazisë sociale, e shtetit të së drejtës, e sundimit të ligjit. Pasurimi në këto përmasa me siguri se të dehumanizon krejtësisht nëse paraprakisht nuk ke formim bazik njerëzor dhe kjo duhet t’u ketë ndodhur edhe atyre. Kjo që u ka ndodhur atyre ka tejkaluar ëndërrat e tyre fëmijërore, është më shumë se që mendonin se duhet të posedojnë.

Nga biznesmenë të egër nuk duhet të presësh vetëdijesim e ndërgjegjësim, ata duhet ndalur duke u hetuar e dënuar, por jo me këtë sistem, jo me këto gjykata e gjykatës që dënojnë fshatarë të varfër që prejnë dru ilegalisht me sharra dore dhe mbyllin sytë para të pasurve që rrafshojnë kodrat e Kosovës me eskavatorë milionësh. Ata nuk ndalen nga njerëz që kanë hesape personale me ta, dhe çka është më e rëndësishme nuk duhet të lejojmë që armiqësia e tyre personale me devollët të bëhet edhe kauzë e jona.

Ata duhet të ndalen nga njerëz që dëshirojnë ta ndërtojnë një Kosovë ku ka vend për të gjithë.

Për ata që duan të shohin e dëgjojnë tashmë është dëshmuar se sistemi i drejtësisë është kundër qytetarëve të Kosovës. Është mekanizëm i politikës dhe biznesmenëve që përdoret kundër tyre për ta shtypur pakënaqësinë, revoltën, protestën dhe papajtueshmërinë. Është sistem që frikëson dhe u kundërvihet atyre që synojnë ndryshimet. Ata që hanë prej tij e arsyetojnë.

Gjykatat hetojnë e arrestojnë aktivistë të Vetëvendosjes, ruajnë Frashër Krasniqin te banesa e tij tash sa muaj sepse e kanë akuzuar për terrorizëm një aktivist politik që frikësohet nga revolet dhe s’dinë ç’të bëjnë me të, për arsye se provat e nxjerra nga vet ata flasin të kundërtën. Janë të padijshëm e të paaftë edhe kur fabrikojnë. Por bëhen të rrezikshëm kur gjërat u rrëshqasin nga duart dhe kjo u ndodh shpesh. S’ka gjyqtarë të ‘krisur’ për t’i hyrë këtyre punëve kur mund të merresh me kriminelë e krime të trilluara. Nuk i zgjedhin as njerëzit, kriminelët e terroristët e tyre duken qesharakë, sepse ata nuk ekzistojnë.

Shihni Adea Batushën!

Sabri Fejzuallahu “godet” Isa Mustafën dhe tregon çfarë favori i bëri Shpend Ahmeti (Video)

Periskopi.com Lajme

Këngëtari i njohur kosovar Sabri Fejzullahu ka goditur ish qeverisjen e kaluar të Prishtinës.

Sabri Fejzullahu ish deputeti nga radhët e PDK-së ka qenë i ftuar në emisionin “Me shukin” ku ka folur për shumë gjëra të ndryshme shkruan GazetaBlic.com

Por në një moment ai ka kritikuar ashpër ish qeverisjen e kaluar të Prishtinës  të cilën e ka udhëhequr Kryeminstri aktual i Kosovës Isa Mustafa.

Ai po ashtu në këtë emision ka lavdëruar Kryetarin aktual të Prishtinës Shpend Ahmetin.

Se çfarë favori i bëri Shpend Ahmeti, këngëtarit i cili i ka kënduar shumë Prishtinës, shikojeni videon më poshtë.

Molliqaj: Jap dorëheqje nëse del ndonjë lidhje mes VV-së dhe Devollëve

Sekretari organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratat e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sonte tregoj detaje mbi qëndrimin në jaht në Budvë të Maqedonisë e ku tregoi se u ftua nga drejtori i birrarisë Peja dhe më pas aty ka ardhur edhe shefi i korporatës Devolli, Blerim Devolli.

Periskopi.com Lajme

Molliqaj ka folur në emisionin “Click” në TV 21, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe me qëndrimin e Ahmetit në jaht me kompaninë e përfolur për afërsi me partitë politike në pushtet.

Molliqaj ka thënë se Devollët kanë zhvatur Kosovën dhe këtë ia kanë mundësuar partitë në pushtet, PDK dhe LDK, por këtë gjë sipas tij nuk do të mund ta bëjnë me Vetëvendosjen.

“Sa i përket VV-së ata nuk kanë shans me kap VV-në e as Ahmetin. Nuk bëhet fjalë”, ka thënë Molliqaj.

Madje Molliqaj ka dalë vullnetar që të bartë vet ai pasojat nëse kjo gjë ndodhë atëherë ai do të jap dorëheqje nga Vetëvendosje.

“Garantoj qind për qind se japë dorëheqje nëse në një moment  del çfarëdo lidhje e VV-së me Devollët”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka lënë të nënkuptohet se Vetëvendosje nuk do ta thirr në përgjegjësi Ahmetin ashtu sikurse ka deklaruar para disa dite, shefi i grupit parlamentar të VV-së Glauk Konjufca.

Ahmeti e pranon se ishte në jaht, tregon me kë ishte dhe pse

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur secilin detaj për qëndrimin e tij në Budvë.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se ishte me familje, se në jaht shkoi për një kafe i ftuar për një shoqëri që ishin me bashkëshortet dhe tregon kush e ftoi dhe kush ishte aty.

Ahmeti në emisionin Jeta në Kosovë thotë se nuk ka shëtitur me jaht dhe ka shku aty pas një darke që kishte me bashkëshorten, dhe pjesën ku ishte ulur, ka thënë se është restorant.

Thotë se kur e ftuan nuk ka pyetur i kujt është jahti dhe se u ka folur njerëzve përreth.

“Kam qenë me pi një pije. Aty ka qenë Ernesti, njeri i listës së FER-it, është drejtor i birrarisë Peja. Ka qenë një ftesë normale e kam pi një Coca Cola Zero. Nuk e di sa ka kushtu, nikoqirët e kanë paguar. Ernesti, Astriti, e edhe Blerim Devolli. Nuk e di nëse Blerimi është pronar, aty ka qenë, s’ka lidhje edhe nëse është. U interesova masi doli lajmi, më thanë është e dikujt të një banke. Por, s’ka lidhje. Prej Devollëve e blejmë qumështin, nuk kemi fol aty për punët tona”, tha ai.

“Lojën e kam lëshu për shkak të djalit se u lodh, e edhe pse po humbnim”, tha Ahmeti.

“Kemi kërkuar gjithmonë hetim për rastet e dyshimta nga privatizimet e Devollëve. Nuk ka asnjë problem nëse kemi kërkuar hetime për ta dhe po pi Coca Cola me të. Kam pas bashkëpunim me ta disa herë, por asgjë tjetër jo. Nëse unë jam në Qeveri i kisha hetu krejt”, tha ai.

 

Glauk Konjufca kërkon përgjegjësi nga Shpend Ahmeti lidhje me jahtin

Glauk Konjufca ka bërë disa deklarata për Shpend Ahmetin, kur është pyetur rreth fotove të tij nga jahti në Budva.

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është zyrtari më i lartë i kësaj partie që ka folur për fotografitë e Shpend Ahmetit në jahtin e Blerim Devollit në Budva të Malit të Zi.

Ai ka thënë se gjithçka ngjanë në një projekt kundër Kryetarit të Prishtinës, tash kur zgjedhjet janë në prag, mirëpo ai ka bërë disa deklarata interesante – që nuk duket të jenë shumë të këndshme për Ahmetin.

“Nëse është e Devollëve (jahti) do ta thërrasim Shpendin në përgjegjësi: Shpend, a e ke ditur? Si qytetar do t’i kërkoj llogari, pasi që vetë e kemi zgjedhur në atë post. Ai mund të thotë ‘e kam ditur’ dhe e merr përgjegjësinë për atë”, ka deklaruar Konjufca në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Ai më tutje ka shtuar se beson se sqarimet e Ahmetit janë të vërteta.

“Besoj se janë të vërteta, s’kam çka shtoj tjetër. Ai e ka prezantuar vetën bashkë me bashkëshorten dhe ka thënë se ka qenë duke pirë kafe në një lloj si anije, si jahti. Nuk e di se çka ka këtu spekulime. Krejt ato prej Devollëve e te Qazimat, e ibishat janë spekulime të mediave të pushtetit”, ka thënë Konjufca.

Ai disa herë jahtit ju ka referuar si “restorant”.

“Çdokujt mund t’i ndodh se nuk e di se kush është pronari i restorantit”, ka shtuar deputeti i Vetëvendosjes.

Ndryshe, të shtunën gazetametro.net kishte publikuar fotografi ku dukej kryetari i Prishtinës në një jaht që thuhet se është në pronësi të Blerim Devollit, pronar i Devolli Group./ Metro

Shpend Ahmeti ka një porosi dhe tregon vendimin që ka marr

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se nuk do të dorëzohet asnjëherë.

Periskopi.com Uncategorized

Ato që u publikuan kohëve të fundit për të i quan sulme, dhe thotë se është e kuptueshme meqë këtë vit ka zgjedhje lokale.

“Kam prit dhe pres sulme sepse sivjet është vit zgjedhor dhe Prishtina është halë në sy për ata që e kanë zhvat dhe e zhvasin këtë shtet. Është shtuar edhe konspiracioni edhe ligësia. Munden me shpif në të gjitha anët, por nuk do të dorëzohemi asnjëherë para matrapazëve e hajnave. Bring it on!”, thotë Ahmeti./ Periskopi

Nga sot mund të ankoheni nëse nuk keni ujë 24 orë në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sot, përmes Facebookut, ka njoftuar se Prishtina, nga sot nuk do të ketë reduktime gjatë furnizimit me ujë.

Periskopi.com Lajme

“Pas dezinfektimit të gypit kryesor sonte Ujësjellësi vazhdon furnizimin pandërprerë me ujë. Nuk do të ketë reduktime te planifikuara”, ka thënë ai.

Berisha tregon nëse Shpend Ahmeti ishte me dashnore apo me grua në Mal të Zi

Analistja Kimete Berisha ka komentuar vizitën e Shpend Ahmetit në Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Ajo thotë se Ahmeti ka të drejtën të shkoj me çfarëdo jahti, i kujtdo qoftë ai dhe se sipas saj, asgjë të pamoralshme as kundërligjshme nuk ka bërë Ahmeti.

Berisha thotë se mjafton që Devollët të paguajnë tatimin shtetit, ndërsa për Ahmetin thotë se nuk ishte me dashnore por me grua.

Lexojeni shkrimin e saj të plotë:

Pse mos m’u kënaq Shpendi?

Këta që po e gozhdojnë Shpendin pse u pa në jahtën e Devollëve, vetë për vete natë e ditë ‘shkërdhjehen’ me Ilir Metën në villat e tij.

Mos u bëni fukarenjë.

Jahta nuk është shtëpi publike. Nuk është marre me ‘hyp’ n’të.

Nëse i zoti i jahtës është menaxher i prostitutave, i PIMP e i ‘bordellove’ (qysh po thoni ju), punë për të.

Kosova vlon prej shtëpive publike. Kjo s’është sekret.

Ju më zi se Dovolltë i promovoni në portal-gazetat e juaja farën më të flliqtë të kombit, dhe prostitutat i prezantoni si valltare dhe heroina.

As Devolli më zi s’bën.

Askush nuk kërkon nga Devolli me qenë ‘haxhi’.

Kryesore tatimet le t’i paguan.

P.S. E ti Shpend, rrno, kënaqu e shkriju prej lezetit se kërkush s’ta din. Më shumë na kryen punë një Shpend i kënaqur sesa një Shpend i pakënaqur.

Kryesore s’ke figuru në jahtë me dashnore (si këta) por me grua. Kjo neve na intereson. Morali.

Pasurinë duhet ta lakmojmë, ta dëshirojmë për vete, e jo ta urrejmë.

Oseku: E dimë se ç’do t’i bënin Prishtinës kundërshtarët brutal të Shpend Ahmetit

Shqiptar Oseku, një shqiptar shumë aktiv me shkrime ka një shpjegim për udhëtimin e Shpend Ahmetit për në Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se nuk dëshiron fjalë por fakte nëse ka Ahmeit ka bërë diçka keq, e deri atëherë, thotë se vota e tij shkon sërish për Ahmetin.

Postimi i tij i plotë:

Shpend A. Ahmeti s’ka udhëtuar me jaht, njësoj si Bill Clinton që s’ka patur seks me atë grua. Supozoj se varet nga ç’quan seks, a udhëtim. Jo bash mbrojtja më e shkëlqyer, por hey, është zor të gjindesh kur ta mësyjnë çakajtë.

Por faktet qëndrojnë. Përderisa nuk ka dëshmi, madje as dyshime, se Shpendi favorizon një sipërmarrës para tjerëve në konflikt interesash, ai quhet i pafajshem. Mbajeni mend këtë.

Sa i përket histerisë moraliste, veç t’jua kujtoj se jemi vendi i ademgrabovcëve, isamustafëve, e rambove. Vendi ku kryetari jo fort moti po ndërtonte shtëpi në truall 2 km, kryeministri është dinosaur komunist me djemtë biznismena, e një krye i opozitës ka saraje në Gllogjan nga epoka e haraçit.Tonet e larta në këtë (jo)rast, veç pse Shpendi u pa në anije, dëshmon se ne e gjykojmë këtë djalë me kritere etike e morale më të larta se gjithë tjerët. Gjë që unë së paku e quaj notë shumë të mirë.

E dijmë të gjithë se ç’kundërshtarë brutalë ka Shpendi, e se sa larg që janë gati të shkojnë. E dijmë, poashtu, se çfarë do t’i bënin ata Prishtinës po u ra në dorë.

Hetojani punën. Rishikojani kontratat e lidhura zyrtare, shqyrtojani prokurimin, shoshitjani raportin e auditorëve. Skrutinizojani edhe kontratat private, është figurë publike dhe na e ka borxh.

Por s’i ka boxh askujt të durojë muta të përlyer, e të njohur publikisht si të tillë, ta akuzojnë atë se po i vjen era.

Nxirrni faktet!

Deri atëherë, unë do të votoja prapë për Shpendin pa ngurrim. Pse ai edhe aty në jaht të huaj është më i ndershëm se tjerët në krevat të vetin.

Shnet, e me t’mira!

#meShpendin  / Periskopi