shorti-ks

Short i vështirë për Kosovën në Kampionatin Europian

Kosova ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve të Kampionatit Europian për femrat e grupmoshave deri 19 vjet.

Periskopi.com Sporti

Shorti i tërhequr në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar përfaqësuesja e femrave të jetë pjesë e Grupi 1.

Përveç Kosovës, do të jenë edhe Gjermania, Islanda dhe Mali i Zi.

Vlen të theksohet se gjatë tërheqjes së shortit ka qenë e pranishme edhe përzgjedhësja, Afërditë Fazlija.

shorti2

Këto janë përballjet në Kupën e Kosovës

Është tërhequr shorti për rrethin e tretë të Kupës së Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Këto janë përballjet:

 

Flamurtari – Australia

Arberia – Lugu i Baranit

Bashkimi (K) – Besa Irzniq

Vushtrria – Vllaznia (P)

KEK-u – Ulpiana

Lepenci – Vëllaznimi

2 Korriku – Istogu

Fushë Kosova – Dukagjini  /Periskopi.com

shorti

Ky është shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

U bë sot tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Fillimisht nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, duke i përshëndetur pjesëmarrësit, tha se FFK-ja i jep shumë rëndësi edhe skuadrave të Ligës së dytë si një bazë e fortë të ekipeve të ligës së parë dhe skuadrave elite.

Gara e kupës po bëhet edhe më e rëndësishme pas pranimit në UEFA dhe FIFA dhe do të shtohet kujdesi ndaj të gjitha rangjeve të garave, përcjell Tribuna channel.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Komisionit të Ligës së dytë Ismajl Ajeti, si dhe kryetari i Komisionit të Vala Superligës dhe Ligës së parë Ismet Ahmeti.

Çiftet e rrethit të parë:

Opoja –Përparimi,
Behari – Kaolini,
Australia – Kastrioti,
Ratkoci – Dardana,
Bashkimi(K) – Rilindja e Kosovës,
Besa – Bashkimi (Gj),
Malisheva – Vjosa,
Galaksia – Minatori,
18 Korriku – Kika,
Lepenci – Gryka,
Luftëtari – Tefik Çanga,
Xërxa – Dukagjini,
Iliria – Besëlidhja,
Leshani – Dushkaja dhe
Lugu i Baranit – Onix Banja.
Arbëria, e lirë.

prishtina

Nesër shorti për Kupën e Kosovës

Federata e futbollit të Kosovës, ka njoftuar se nesër në zyrat e kësaj të fundit do të hedhet shorti për Kupën e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

FFK ka njoftuar se shorti do të hedhet me fillim nga ora 13:00 dhe është për gjitha skuadrat.

“Nesër më 27 shtator në orën 13:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës, që përfshinë skuadrat e Ligës së Dytë”, thuhet në njoftim nga FFK. /Periskopi.com

shorti

Këta janë bartësit e shortit në Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

UEFA ka publikuar listën e skuadrave që do të gjenden në vazon e parë të shortit në Ligën e Kampionëve.

Në këtë vazo bën pjesë kampioni në fuqi, Real Madrid dhe skuadra tjera të njohura.

Vazo 1: Real Madrid, Barcelona, Leicester City, Bayern Munich, Juventus, Benfica, Paris Saint-Germain, CSKA Moska.

Ekipet tjera që i kanë të konfirmuara vazot e tyre:

Vazo 2: Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Arsenal, Sevilla, Napoli, Bayer Leverkusen.

Vazo 3: Dynamo Kyiv, Lyon, PSV Eindhoven, Sporting CP.

Vazo 4: Beşiktaş.                                                                                                                     /Periskopi.com