Protesta kundër shqipes në Shkup

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e përjashton mundësinë që të mbetet në opozitë dhe të mbështes një qeveri të pakicës, që do të formohej nga Lidhja Social-Demokrate e Zoran Zaevit me të cilën paraprakisht ka arritur marrëveshje për draft-ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Periskopi.com Lajme

Një deklaratë e këtillë e BDI-së vjen në kohën kur opinioni priste vendimin e dy partive për formimin e koalicionit qeveritar. Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së, ka konfirmuar deklaratën e kryetarit të saj, Ali Ahmeti se një nga opsionit është edhe mbajtja e BDI-së në opozitës Ai si shumë të rëndësishëm e ka vlerësuar arritjen e draft-ligjit për gjuhën shqipe, që sipas tij mund të miratohet edhe duke qenë në opozitë.

“Dy janë mënyrat ose instrumentet për të kaluar këtë ligj. Njëri është duke qenë në qeveri dhe tjetri duke i dhënë mbështetje një qeverie të pakicës. Kryetari i partisë sheh argumente të mira në opsionin e mbështetjes së një qeverie të tillë ose të mbeturit të opozitë me çka edhe do të kalon ligji, por edhe do të mundësohen që të zbardhen të gjitha ato dyshime dhe akuza që gjatë kësaj periudhe janë bërë për qeverisjen e BDI-së”, tha Osmani.

Ahmeti dhe Zaev, të mërkurën në mbrëmje, thanë se kanë zgjidhur të gjitha çështjet për formën e avancimit të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Kreu i LSDM-së, Zaev tha të enjten se BDI-ja do t’i japë atij nënshkrimet për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re ndërsa paralajmëroi miratimin e saj brenda 15 ditëve.

Draft-ligji për gjuhët parasheh përdorim të gjerë të shqipes në Kuvend, qeveri, pushtetit gjyqësor, jurisprudencë, në dokumentet personale, organet e sigurisë, përfshirë edhe komunat ku nuk ka popullatë shqiptare, por në rastet kur shqiptarët u drejtohen atyre për marrjen e shërbimeve personale.

Njoftimet për arritjen e marrëveshjes për gjuhën shqipe kanë nxitur reagime të shumta, në veçanti nga VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, e cila ka paralajmëruar kundërshtimin e një zgjidhjeje të tillë me të gjitha format e mundshme.

Një organizatë me emrin “Të palëkundurit”, ka organizuar një protestë para Kuvendit të Maqedonisë duke u kërcënuar se me të gjitha format e mundshme do të kundërshtoj marrëveshjen me LSDM-së dhe BDI-së, duke e quajtur si rrënuese të karakterit unitar të shtetit.

“Këtu jemi për shkak të heshtjes së atyre që mendojnë se janë më të mëdhenjtë, për shkak të heshtjes se partive tona ndaj agresionit të hapur të shkruar dhe të konstruktuar në Tiranë dhe Prishtinë, agresion të cilin dy partitë tona e heshtën. Ato heshtën dhe tani me këtë dokument të paligjshëm ulen dhe bisedojnë për formimin e qeverisë së re…qëllim i platformës së tillë është rrënimi i shtetit dhe imponimi i një rregullimi të ri, për ne të papranueshëm. Ne, jemi të gatshëm që ta shërojmë këtë plagë që iu bë atdheut tonë. Do ta mbrojmë deri në fund”, ka deklaruar Dragan Ugrinovski, zëdhënës i organizatës “Të palëkundurit”.

Akuza për ndërhyrje nga jashtë duke aluduar në Tiranën Zyrtare dhe kryeministrit Edi Rama, pas angazhimit në lehtësimin për arritjen e platformës shqiptare, kishte edhe nga presidenti Gjorgje Ivanov./REL

Ish-deputetja shqiptare e BDI’s behët notere (Foto)

Ermira Mehmeti përfundimisht është larguar nga politika dhe nga partia shqiptare në Maqedoni, BDI.

Periskopi.com Lajme

Ajo tashmë është bërë notere. Vendimi është marrë, dhe ajo ka hapur zyrën e saj në Shkup.

Të enjten shumë njerëz ishin për ta uruar.

Ndryshe, Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e ish zv. kryeministrit Musa Xhaferi.

Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta.

Mehmeti, ishte një politikane e re dhe me shumë perspektivë, mirëpo audio-incizimet që u konsideruan si skandal, ia mbyllën karrierën politike.

Ajo në përfundim të vitit që kemi lënë pas, ka deklaruar se më nuk përfaqëson asnjë subjekt politik dhe do të jetë qytetare e lirë./ Periskopi

 

15995168_761495477340708_8024948523363741198_o  15995160_761494467340809_4941279056027905302_o 15965086_761493994007523_5692995713288376178_n 15995164_761488800674709_4656744389089888930_o 15995090_761485627341693_907211195278308107_o 15965262_761477607342495_6640733516516648923_n 15937321_761475920675997_8600156123217836646_o 15937190_761474544009468_6573519060865494629_o

 

Përfundoi protesta në Shkup për lirimin e Ramush Haradinaj

Sot para Ambasadës franceze në Shkup është zhvilluar protestë në mbështetje të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili javë më parë u arrestua në Francë.

Periskopi.com Lajme

Në protestë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku mes tyre kishte edhe artist të estradës, politikan, profesorë dhe bashkëluftëtarë nga Maqedonia, transmeton Zhurnal.

Protesta sapo ka përfunduar , ndërsa protestuesit kërkuan lirimin e komandantit dhe drejtësi për shqiptarët kudo që ata gjinden, dhe se do ta kenë mbështetjen e tyre në çdo rast.

Protesta u organizua nga Këshilli Organizativ në përbërje të artistëve, gazetarëve, studentëve, profesorëve dhe bashkëluftëtarëve të Ramush Haradinajt.

Rikujtojmë se Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga policia franceze, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

 

 

Shkupi heq dorë nga festimi i Vitit të Ri, ka një qëllim tepër të mirë

Qyteti i Shkupit informon opinionin e gjerë se heq dorë nga organizimi i sivjetmë i pritjes së Vitit të Ri 2017, që duhej të mbahet në sheshin "Maqedonia".

Periskopi.com Lajme

Siç thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit, mjetet të cilat ishin paraparë për organizimin e pritjes së Vitit të Ri, rreth dy milionë denarë, do të donohen për qëllime sociale.

“Vendimi se ku do të donohen mjetet, do të merret nga Këshilli i Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftim.

Qyteti i Shkupit sqaron se në 10 vitet e fundit shpenzon burime minimale për organizimin e kremtimit të Vitit të Ri nga shkaku se eventi për argëtim të qytetarëve është financuar nga operatorët e telefonisë mobile.

Të mërkurën edhe qyteti i Velesit tha se ka anuluar organizimin për kremtimin e Vitit të Ri.

Gruevski nuk pranon rivotimin, kërcënon diplomatët e huaj (Video)

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotimin në dy vendvotime, nëse kjo vendoset nga KSHZ-ja dhe konfirmohet edhe nga Gjykata Administrative dhe as nuk do të pranojë rezultatin e dalë në rivotim, që sipas vlerësimeve të para, VMRO-së do t’i merret një mandat në favor të LSDM-së.

Periskopi.com Lajme

 

Në këtë rast rezultati në mandate do të ishte I barabartë, 50 për LSDM-në dhe 50 për VMRO-në. Në një paraqitje para ithtarëve të partisë së tij, që po protestojnë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Gruevski tha se ky institucion ka miratuar vendime kundër vullnetit të popullit.

“KSHZ-ja ka miratuar vendime anti-ligjore, me qëllim shkeljen e vullnetit të popullit. Puna e KSHZ-së është shndërruar në sfilatë. Kemi informacione për përzierjen e disa përfaqësuesve të huaj, me qëllim që të ndikojnë në falsifikimin e vullnetit të qytetarëve. Disa nga përfaqësuesit e pavarur nuk janë të pavarur. Vendimet joligjore të KSHZ-së mund t’i korrigjojë Gjykata Administrative, andaj edhe bëjmë thirrje që të mos bëhet asnjë presion ndaj asaj gjykate nga askush”, ka deklaruar Gruevski.

“VMRO-ja nuk do të lejojë përzirjen e mëtejmë në çështjet e brendshme politike të vendit dhe kërkojmë që të veprojnë në kuadër të mandateve dhe autorizimeve si diplomatë”, u shreh ai.

Fjalimi i Gruevskit nga të pranishmit u përcoll me brohoritje “Nikolla, Nikolla”, ndërsa ky siguroi të pranishmit se nuk do të lejojë formimin e qeverisë nga, siç u shpreh, “krimineli i amnistuar”, Zoran Zaev.

Protestuesit kanë brohoritur edhe kundër ambasadorit amerikan, Xhes Bejli, i cili mbrëmë vonë ka shkuar në selinë e VMRO-së, ku ka biseduar me kreun e partisë, Nikolla Gruevski.

“Bejli, largoi duart nga Maqedonia. Donald Tramp, Ne të duam”, ishte një nga parullat e shkruar që bartnin protestuesit.

KSHZ-ja deri më tani ka anuluar votimin në një vendvotim të ankimuar nga Lëvizja BESA, ndërsa së shpejti pritet të vendos edhe për ankesën tjetër të LSDM-së, që është edhe e fundit për procesin e së dielës.

KSHZ-ja mblidhet sërish, vazhdojnë protestat në Shkup

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vazhdojë gjatë ditës së shtunë shqyrtimin e ankesës së fundit të Partisë Social Demokrate në opozitë, për ta përmbyllur gjithë procesin zgjedhor. Komisioni gjatë natës së kaluar ka pranuar vetëm një ankesë të partisë shqiptare Besa.

Ndërkohë, përkrahësit e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, VMRO DPMNE, kanë vazhduar protestat e tyre përpara selisë së KSHZ-së.

 

Komisioni tha se do të shqyrtojë ankesën e LSDM-së gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që kryetari i Komisionit Aleksandar Cicakovski tha se “në këtë mbledhje do të përgatiten të gjitha vendimet për t’i dorëzuar ato”.

Ankesat e mbetura janë refuzuar nga anëtarët e komisionit, me përjashtim të dy që janë tërhequr nga LSDM-ja.

Përkrahësit e VMRO-DPMNE sërish, si edh enjë natë më herët, janë mbledhur përpara selisë së KSHZ-së për, siç thonë, të mos lejuar që të “vidhet fitorja e partisë në pushtet”.

Ata kanë kënduar këngë dhe kanë brohoritur slogane partiake dhe për Maqedoninë dhe kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjësende të tjera mbi ndërtesën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Me të përfunduar të mbledhjes së KSHZ-së, anëtari i VMRO-DPMNE, Dime Spasov tha se do të vazhdojnë të “qëndrojnë përpara KSHZ-së dhe se nuk do të ikin nga askush”.

Protestuesit thonë se do të vazhdojnë protestat deri sa KSHZ, të mos e verifikojë rezultatin zgjedhor.

Në bazë të një rezultati paraprak të publikuar partia e Gruevksit VMRO-DPMNE ka fituar dy vende në Parlament më shumë se ajo e Zoran Zaev, LSDM, në opozitë, respektivisht 51 deputetë me 49 syresh.

Protestuesit maqedonas në Shkup me brohoritje anti-shqiptare (Video)

Qindra mbështetës të partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE-së të drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, po protestojnë përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Periskopi.com Lajme

Komisioni po shqyrton ankesat e parashtruara nga partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve dhe veçanërisht për procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

“Planifikojmë të qëndrojmë këtu derisa anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të mos i verifikojnë rezultatet e fitores së VMRO DPMNE-së me dy deputetë në epërsi kundrejt LSDM-së”, është shprehur një nga protestuesit e sotëm para KSHZ-së.

Ndryshe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka punuar mbrëmë deri në orët hershme të mëngjesit me protestuesit – përkrahës të VMRO DPMNE – që në vazhdimësi kanë brohoritur thirrje kërcënuese dhe fyese ndaj shqiptarëve si: “shqiptarë të mallkuar!”, për shkak se opozita maqedonase ka siguruar një numër të konsiderueshëm të votave nga elektorati shqiptarë.

Njohësit e çështjeve politike, konsiderojnë se pas gjuhës së shprehur të urrejtjes nga simpatizantët e partisë maqedonase VMRO DPMNE, kjo parti duhet të kërkojë falje publike, ndërkohë që organet e gjyqësisë duhet të nxjerrin përpara drejtësisë ata që nxisin gjuhë të urrejtjes.

“Çdo parti politike shqiptare para se të fillojë bisedimet për çfarëdo lloj koalicioni të përbërjes qeveritare duhet të kërkojë nga VMRO DPMNE të kërkojë falje sepse gjatë tërë kohës ka bërë fushatë bazuar në albanofobi, gënjeshtra për shqiptarët dhe të gjitha këto janë bërë zyrtarisht”.

“Ky është minimumi që duhet të bëjë VMRO DPMNE, është të detyrohet të kërkoj falje. Gjuha e shprehur e urrejtjes në Maqedoni paraqet vepër penale dhe organet e drejtësisë duhet sa më parë të veprojnë në këtë drejtim”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë, Ramadan Ramadani, aktivist për të drejtat e njeriut, drejtues i organizatës joqeveritare NISMA.

Masës së tubuar gjatë natës së kaluar para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i janë drejtuar edhe zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE-së të cilët janë kërcënuar me zemërimin e popullit nëse anëtarët e KSHZ-së siç janë shprehur “nuk e respektojnë fitoren e VMRO DPMNE-së”.

“Nuk do të lejojmë që në tavolinë të gjelbër dikush t`ia vjedh fitoren VMRO DPMNE-së”, ka theksuar Ilia Dimoski zyrtar i lartë i VMRO DPMNE-së.

 

Temellko Ristevski, profesor universitar, konsideron se është parë qartë se protestat para KSHZ-së në formë të drejtpërdrejtë janë të drejtuara nga partia e Nikola Gruevskit, por ky veprim jo vetëm që krijon presion ndaj KSHZ-së, por do të dëmtojë në masë të madhe vetë partinë, tha ai.

“Vlerësoj kështu sepse nëse i pamundësohet KSHZ-së që të marrë vendime në formë të pavarur dhe nëse konsiderohet se anëtarët e KSHZ-së kanë qenë të detyruar të marrin vendim që t’i hedhin poshtë të gjitha ankesat e parashtruara, atëherë Gjykata Administrative në bazë të kësaj të shfuqizojë të gjitha vendimet e KSHZ-së”, vlerëson Ristevski.

Ndërkaq, dy partitë Lëvizja Besa dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, parti këto që paraqitën ankesa në KSHZ, kanë bërë të ditur se ankesat në afatin e paraparë ligjor do t`i parashtrojnë edhe në Gjykatën Administrative.

Siç thonë ata, ka patur “parregullsi gjatë ditës së votimit veçanërisht gjatë procesit të numërimit të votave dhe këtyre dy partive u janë hequr pa të drejtë së paku nga dy deputetë”. /REL

 

Tension para selisë së Komisionit për Zgjedhje, forca të shumta policore në Shkup (Video)

Jashtë selisë së KSHZ për momentin është e tensionuar nga shkaku se disa dhjetëra militantë të VMRO-DPMNE janë duke brohoritur “Hajdutë, hajdutë”, “Maqedonia, Maqedonia”, “VMRO VMRO”.

Periskopi.com Lajme

Para KSHZ-së shihen edhe forca të shumta policore.

Ata paralajmërojnë se nëse u merret fitorja zgjedhore e partisë së tyre, populli do të tregojë zemërimin në një mënyrë ndryshe.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri tani hedhur poshtë shtatë ankesat e BESËS, dhe për një ankesë vendosi të kërkojë ekspertizë.

Protesta filloi menjëherë pas vendimit, por edhe në rrjedhën e diskutimit për tetë ankesat e LSDM-së. Deri tani janë hedhur poshtë dy ankesa të LSDM-së./TetovaSot/

Njoftim i Ambasadës Amerikane – në çfarë rasti mund të merrni vizën në Prishtinë

“S’ka më udhëtim për viza deri në Shkup!”. Kështu njofton Ambasada e SHBA’së në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ambasada Amerikane në Prishtinë njofton se për vazhdimin e vizave nuk do të ketë më nevojë të udhëtoni deri në Shkup, por këtë mund ta bëni tani edhe në Prishtinë.

Ambasada Amerikane njofton se në qoftë se viza e juaj është ende e vlefshme ose e skaduar jo më shumë se 48 muaj, ju mund të aplikoni për ta ripërtërirë atë në Zyrën e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë.

Krejt çka duhet, është të plotësoni aplikacionin në faqen e internetit “DS-160” dhe pastaj të aranzhoni një takim për në Ambasadë, ku ju nevojitet të keni dokumentet e kërkuara bashkë me pagesën e aplikimit.

“Shtetasit e Kosovës që posedojnë vizat B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M, O, ose J (ende të vlefshme ose të skaduara jo më shumë se 48 muaj më parë), apo vizat E, H, L, P, ose R (ende valide ose të skaduar jo më shumë se 12 muaj më parë), dhe të cilat kanë dhënë një seri të plotë të shenjave të gishtërinjve, janë legjitim për Programin e Ri-dhënies së Vizave.

Aplikuesit duhet të jenë në Kosovë në momentin që aplikojnë. Nëse keni vizë valide, nuk duhet të prisni derisa ajo të skadojë para se të aplikoni për një vizë të re.

Ambasada njofton se për këtë nuk do të ketë tarifë shtesë, por aplikantët duhet të paguajnë tarifën e rregullt MRV, e cila varet nga lloji i vozës që aplikoni.

Këto pagesa që bëhen përmes bankave lokale nuk pranohen në rastet e përpunuara në Prishtinë. Aplikantët duhet të paguajnë sistemin konsullor në Prishtinë, ndërsa zyrtari Konsullor rezervon të drejtën të kërkojë që çdo aplikant të jetë i pranishëm personalisht.