shkolla-1-640x479

Kërkohet rrënimi i shkollave jofunksionale në Viti

Qeverisja lokale e Vitisë ka marrë vendim për rrënimin e objekteve të vjetra shkollore të pashfrytëzueshme.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo Komuna e Vitisë për rrënimin e objekteve të vjetra shkollore, siç janë në fshatrat: Ballancë, Germovë, Sllatinë e Epërme dhe Remnik, nuk ka ndarë asnjë cent.

Komunarët kërkojnë nga këshillat e fshatrave që t’i rrënojnë këto objekte të vjetra, ndonëse kjo është përgjegjësi direkte e Komunës, ngase institucionet shkollore i menaxhon Drejtoria e Arsimit.