Mësim nën zhurmën e krismave të armëve

Nxënëset e shkollës, Dëshmorët e Huzaa, herë herë janë të detyruara të bëjnë mësimin nën zhurmën e krismave të armëve.

Periskopi.com Lajme

Shkolla e tyre është vetëm 700 metra larg kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës. Ndërsa ikja e tyre në shkollë nuk është shumë e lehtë pasi ata shkojnë në shkollë nën efektin e frikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për shkollën “Dëshmorët e Huzaa-së” e cila ndodhet në qytetin Han Junus të Rripit të Gazës. Nxënëset e kësaj shkolle të mesme për vajza herë herë janë të detyruara të bëjnë mësimin nën zhurmën e krismave të armëve.

Në një deklaratë për AA, nxënësja e kësaj shkolle, Emire Kadih, duke shpjeguar për frikën që kanë nga ushtarët izraelitë thotë: “Çdo mëngjes shkojmë në shkollë me frikën se do të kalojnë kufirin ushtarët izraelitë ose do të hapin zjarr drejt nesh. Ushtarët herë herë futen në tokat e mbjella dhe plaçikisin aty. Ndërsa ne herë pas here dëgjojmë të shtëna armësh. Bashkë me shoqet tona zhvillojmë mësimin nën stresin e zhurmës së armëve”.

Tentim vrasje në shkollën fillore ‘Xhevë Lladrovci’ në Gllanasellë të Drenasit

Sot rreth orës 12:30, në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë të Drenasit, ka ndodhur një përleshje mes profesorëve dhe inspektoratin e arsimit në këtë komunë.

Periskopi.com Lajme

Hajriz Fazliu, mësues në këtë shkollën pas një zënke me inspektoratin e arsimit, ka tentuar të ther me thikë, njërin nga ta.

Pas përleshjeve, njëri nga inspektorët i cili posedonte revole, ka gjuajtur në drejtim të tij, thonë dëshmitaret.

Arbresh.info merr vesh se askush nuk është plagosur, ndërsa në vend ngjarje ka dalë policia dhe po merret me rastin.

Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina, i kontaktuar nga Arbresh.info, nuk ka dashur të jap detaje rreth këtij rasti duke thënë se nuk është nën kompetencën e tij.

Morina ka sugjeruar të kontaktohet me stacionin e policor në Prishtinë por as këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Sociologu Gola tregon krimin që ka bërë Qeveria e Kosovës

Sociologu Ardian Gola thotë se veprimi më anti-civilizues dhe më anti-perëndimor, që ndonjëherë ka bërë ky pushtet është heqja e Filozofisë si lëndë obligative nga shkollimi i mesëm.

Periskopi.com Lajme

Madje ai thotë se ose është budallallaëk ose krim, transmeton Periskopi

Gola shpjegon se filozofia është kulturë, normalisht për ata që nuk e kuptojnë si të tillë.

Shkrimi i tij i plotë:

Veprimi ma anti-civilizues dhe, po qe se doni ma anti-perendimor, qe ndonjehere kjo shoqni, perkatesisht ky pushtet, ka mujt me e bo pas luftes, e qe ne staza afatgjata do te afektoje keqazi mendesine dhe kulturen tone, eshte heqja e Filozofise si lende obligative nga shkollimi i mesem. Ose budallaki ose krim. S’ka cilesim tjeter per kete pune. Nuk po them se ka pas ndonje nivel te larte te mesimdhenies se filozofise. Por edhe ai qe ka qene eshte dashte te avancohet. Filozofia nuk eshte vec dije. As vec mencuri. As vec disipline. Ajo eshte edhe kulture. Eshte ajer, qe freskon kanalet e frymemarrjes mendore dhe e cliron mendimin nga tirania e dogmatizimit. Heqja e Filozofise nga kurrikulat ka me i kontribu indirekt rritjes se plleshmerise per dogmatizma, fundamentalizma, radikalizma, ekstremizma e cka tjeter. E knej politikeberesit t’rrasin me fjale t’medha se jane per orientim perendimor e kulture evropiane. Mushnu bre mendjengushte!

Filozofine s’o (vec) per treg pune, por eshte instrument mendimi dhe medium reflektimi. N’fakt eshte vet mendimi. Ajo mund t’mos jete sot nena e shkencave, por ajo mirembane kritiken dhe ruan nga renia ne dogmatizem duke rimarr vazhdimisht ne shqyrtim pozitat epistemike, kushtezimet socio-politike e kulturore te dijes, aparatet kognitive e konceptuale si dhe instrumentet metodologjike te hulumtimit. E s’kem cka bejme llaf ketu per ceshtjet qe do e ruajne privilegjin disiplinar te saj, si: qenia, ekzistenca, njeriu, besimi, feja, dyshimi, morali, dituria, njohja, gjuha, e bukura, e mira, mendja, arsyeja, mendimi, drejtesia etj.

Arsyeja per kete postim eshte brenga sa per topitjen mendore te gjeneratave te ardhshme aq dhe dehumanizimin pozitivist te jetes./ Periskopi

Ministria i quan shokuese fotografitë e drejtorit të “Don Boskos” me nxënëset (Video)

Don Izidor Lukiq, drejtor i Qendrës Social Edukative “Don Bosko”, nuk ka hezituar të bëjë fotografi nën përqafimin e ngrohtë të vajzave të ndryshme.

Periskopi.com Lajme

Këto fotografi morën shumë komente negative, marrë parasysh se prifti Lukiq është drejtor i një shkolle të ulët të mesme, raporton KTV.

Por një gjë të tillë e mohon protagonisti i fotografive, Don Izidor Lukiq. Ai thotë se është shumë i afërt me të gjithë nxënësit e tij dhe jo vetëm të gjinisë femërore.

Sipas tij, këto fotografi me tendencë i ka publikuar një ish-punonjës i shkollës, të cilit i ka skaduar kontrata e punës.

Në njërën prej fotove është edhe ish-nxënësja Nora Makolli. Ajo thotë se përqafimet e tyre janë të tipit prind-fëmijë dhe asgjë më shumë.

Edhe profesori Betim Bajoku thotë se përveç se është i dashur me të gjithë, është edhe këshillues dhe human.

E ndërkaq zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, nën licencën e së cilës punon qendra “Don Bosko”, thonë se janë shokuar nga kjo ngjarje.

“Marrja e masave do të jetë e pashmangshme”, thotë drejtori i Inspektoratit të Ministrisë.

Reagon shkolla ‘Don Bosko’: Lajmet për drejtorin, hakmarrje nga punëtorët

Qendra Social-Edukative "Don Bosko" ka reaguar pas polemikave të ashpra që nxitën disa fotografi të publikuara në portalet e vendit, në të cilat shihet drejtori i saj, Izidor Llukic, duke u përqafuar me nxënësit.

Periskopi.com Lajme

Shkolla ka sulmuar një ish-punonjës të saj, duke e akuzuar atë si autor të, siç ka quajtur ajo, shpifjeve ndaj saj dhe drejtorit.

Disa fotografi të drejtorit Llukic me nxënëse të shkollës kanë nxitur polemika në rrjetet sociale. Kontestohen pamjet e tij me disa nxënëse të shkollës, ku drejtori është duke i përqafuar ato.

Kujtojmë që Qendra “Don Bosko” ofron mësim për arsimin fillorë dhe të mesëm të ulët.

Ndërkaq, Zhvillimi i Planit dhe programit mësimor në këtë qendër edukative nuk është fetar, por mbështetet mbi bazën e një procedure të shkencore, si nga forma, qasja metodologjike.

Ky është reagimi i lëshuar nga “Don Bosko”:

Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, reagon me forcë për shpifje, të shoqëruara me foto, në disa portale, ku tentohet të njolloset figura e Drejtorit të QSE “Don Bosko”. Bëjmë me dije se fotot janë të nxjerra nga konteksti publik të cilat janë bërë ndër vite, ndërsa janë publikuar për qëllim të vetëm shantazhimin e drejtorit dhe hedhjen baltë mbi punën edukative që kjo Qendër bën për shumë vite në Kosovë.

Jemi të sigurtë se këto janë shpifje nga ish-punonjës të cilët, për hakmarrje personale, sulmojnë drejtorin për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës me ta.

QSE “Don Bosko” është e gatshme, dhe fton të gjithë të interesuarit, që të vijnë dhe ta sqarojnë në tërësi këtë shpifje të montuar, për qëllime të ulëta, e cila shkon në dëm të nxënësve, fillimisht, dhe të QSE ‘Don Bosko” e cila shquhet për rregull, cilësi dhe sukses në mësime.

Suksesin dhe serioyitetin e QSE “Don Bosko” më së miri e kanë të njohur komuniteti i prindërve të nxënësve, të cilët gjithherë janë falenderues.

QSE “Don Bosko” do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj shpifjejeve të tilla.

Kelmendi: Brezat e rinj duhet të mësojnë fetë në shkolla e jo në YouTube

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se Kosova duhet të ndjekë modelet evropiane për mësimin e feve në shkolla.

Periskopi.com Lajme

Në Interaktiv duke diskutuar për numrin e qytetarëve nga Kosova dhe Shqipëria që kanë shkuar për të luftuar në Siri, Kelmendi ka thënë se kjo ka ardhur pasi në shkolla nuk po mësohet feja dhe të rinjtë po e bëjnë këtë përmes internetit.

“Duhet që brezat e rinj të mos mësojnë fenë nga interneti, YouTube, sepse e mësojnë gabim. Si kemi parë në media, qytetarët që kanë shkuar dhe janë kthyer kanë mësuar në internet. Sot feja duhet të mësohet në institucione edukative shkollore. Pse nuk i marrim modelet evropiane”, ka deklaruar ai.

Arsimtari kërcënoi me “eksploziv” drejtorin e Arsimit (Video)

Arsimtari i biologjisë në shkollën fillore “Dituria” në Samadrexhë të Suharekës disa herë e ka kërcënuar drejtorin e Arsimit në këtë komunë, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

 

Madje, para një jave, arsimtari Melit Manxhuka, i hyri në zyrë drejtorit Sherif Berisha, me dy çanta në duar, në të cilat tha se kishte eksploziv dhe për këtë arsye, atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, thotë se kishte qenë në zyrën e tij me dy persona të tjerë në momentin që kishte hyrë arsimtari Manxhuka.

Kurse në Policinë Rajonale të Prizrenit kanë thënë se në çantat e arsimtarit ishte gjetur sasi e domestosit.

Por mllefin e arsimtarit e shkaktoi mosplotësimi i një kërkese të tij të kamotshme.

Drejtori Rusi ka lavdëruar punën e arsimtarit Manxhuka, i cili ka 30 vjet që punon në arsim. Punën e mirë të arsimtarit e kanë përmendur prapa kamerave edhe nxënësit e shkollës. Sjellja e arsimtarit, sipas drejtorit të shkollës, ka ndryshuar pas një operacioni që kishte pasur vitin e kaluar.

Në Kosovë mësimi nuk fillon të martën, shkak moti i lig

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyrjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017.

Periskopi.com Lajme

Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria e Arsimit në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.

Rrëfimi për vajzën që e ndalën nga shkolla

Duke kujtuar se çka kam parë gjatë gjithë vitit, për shembull vetëm në televizor, pa dashur më iku mendja në fëmijëri. Për një moment, i harrova deklaratat bajate të deputeteve gra në Kuvendin e Kosovës, ambasadoret gra, tonat, nëpër botë, femrat që bëhen sikur janë feministe dhe postojnë ndonjë ‘selfie’ nga ndonjë seminar në Prevallë dhe mendja më iku te Nora.

Dafina DEMAKU Opinione

Është e habitshme se si një popull i tërë, i madh e i vogël, na shtangu një rezultat i keq i PISA’s. Sidomos nga ajo që përcillja në rrjetet sociale, nuk kishte si mos më keq, nuk i kishte ndodhur Kosovës gjë më e keqe se ky rezultat, që prej viteve të pasluftës.

Ama, më keq se rezultati i PISA’s, Kosovës i ka ndodhur dhe vazhdon t’i ndodhë shifra e madhe e analfabetizmit. Vetëm para pak vitesh, Kosova radhitej si e para në Europë për kah numri i njerëzve që nuk dinë shkrim e lexim.

Pra, nga vendi i parë nga një e keqe ekstreme ne duam diçka më mirë në një ‘të mirë ekstreme’. Pra, nga të parët në analfabetizëm, ne duam të jemi diku, të paktën kah mesi i më të mirëve në botë. Edhe për çka? Për arsim?

Të kthehem te Nora,

Vajza që e ndalën nga shkolla.

Ajo ishte një nga nxënëset më të mira në klasë. Sidomos në lëndën e Matematikës, ishte e para në klasë. Një herë, pothuajse e gjithë klasa kishim rënë në test, dikush njësh e deri në dysh kishte nota, vetëm Nora e kishte pesë. Sepse nuk kishte asnjë gabim në testin e Matematikës. Pra, thënë më mirë, aty ku nevojitej një sukses i shkëlqyeshëm (logjikshëm deri në skaj) në lëndët shkencore, aty ishte emri i Norës.

Pas disa vitesh, takova vëllain e saj. Kishte kohë që nuk kisha dëgjuar për Norën. Vëllai i saj më tregoi se ai ishte regjistruar në fakultet ndërkaq Nora ishte martuar. Në fakt, e kishin martuar.

Kisha edhe një njohuri për Norën: se vinte nga një familje e varfër. Ama familja, e varfër, kishte bërë të pamundurën ta shkollonte vëllain e Norës, por jo Norën. Norën mund ta martonte.

Derisa këtë shkrim e nisa, për ta bërë një përmbledhje të performancës së grave deputete, sepse më interesonte një gjë e tille, përfundova duke kujtuar Norën.

E logjikshme që gratë deputete nuk mund të flasin për rastin si i Norës, sepse ai rast nuk sjell vota. Dhe ministri Arsim Bajrami që flet për PISA’n derisa nuk flet për analfabetizmin.

E palogjikshme se si flamurtaret e feminizmit, nuk kërkojnë rastet e Norës. Si do të ishte jeta e saj po qe se do të kishte mundësi shkollimi?

Në PISA nuk do të jemi kurrë më të mirë. Në Kosovë, nga deputetët deri te Presidenti i vendit, jo vetëm që nuk luftohet, por edhe përkrahet analfabetizmi.

A i keni dëgjuar ndonjë nga fjalimet e grave deputete në Kuvend gjatë vitit? Për çka kanë folur ato? Për të fituar vota në mandatet tjera. A e keni dëgjuar se si flet kryeparlamentari Kadri Veseli në emisione? Flet për bisedat ‘burrnore’ që ka nëpër komuna me ata që ‘cojnë kry’. A e keni dëgjuar fjalimin e fundit të Presidentit që ngjan sikur po raporton para ndonjë komisioni parlamentar? A e keni gjetur veten në ndonjërin nga rreshtat e tij? Natyrisht që jo, sepse ai ka bërë një përmbledhje të të gjitha vizitave në pllakat përkujtimore të viktimave serbe. Dhe asgjë më shumë. Ai më nuk na trajton si heronjtë e tij (siç na trajtonte në fjalimin e parë).

Po gratë ambasadore që i kemi nëpër botë, a i keni dëgjuar t’i prijnë ndonjë kauze apo vetëm të bëjnë ‘share’ nëpër Facebook të lajmeve nga mediat atje ku i ka dërguar ‘fati’.

Po feministet, a i keni dëgjuar të kërkojnë rastet kur Nora ndalet nga shkolla dhe e martojnë? A keni dëgjuar që të kenë kërkuar të takojnë ndonjërën nga Nora’t gjithandej nëpër Kosovë? T’i evidentojnë ato raste?

Jo.

T’i mësosh fëmijët filozofi, i bënë ata më të shkathtë në matematik dhe gjuhë angleze

Shkollat përballen me presionin e pamëshirshëm për ta ngritur nivelin e mësimit në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinieri dhe matematikë. Pak janë duke e bërë rastin për filozofinë.

Periskopi.com Lajme

Ndoshta ata duhet.

Fëmijët e moshave 9 dhe 10 vjeçar në Angli, që kanë participuar në klasën e filozofisë një herë në javë gjatë gjithë rrjedhës së një viti, kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme aftësitë e tyre në matematikë dhe letërsi.

Më shumë se 3,000 fëmijë në 48 shkolla në të gjithë Anglinë morën pjesë në diskutimet javore rreth konceptit të tilla si të vërteta si drejtësinë, miqësisë, dhe njohuri, për t`I shprehur idetë dhe mendimet e tyre.

Njëzet e dy shkollave kanë vepruar si një grup kontrolli, ndërsa studentët e 26 shkollave tjera  kanë marr klasën e filozofisë , të cili janë takuar një herë në javë për 40 minuta.

Hulumtuesit u përpoqën për të kontrolluar cilësinë e shkollës: në secilën prej tyre, të paktën një e katërta e studentëve janë shpërblyer.

Efektet e dobishme të filozofisë zgjatën për dy vite. Dhe si përfundim, rezultatet treguan se “nxënësit e klasës së filozofisë, shfaqën mënyra të reja të të menduarit për të shprehur vetën e tyre” tha Kevan Collins, të cilët testuan efektet e lëndës së filozofisë.

Ai gjithashtu ka thënë se nxënësit që kanë ndjekur lëndën e filozofisë, kanë menduar me më shumë logjikë dhe më shumë ide.

Drejtori maqedonas dënon gjithë profesorët shqiptarë në një shkollë të Tetovës (Dokument)

Në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë, dje drejtori Maqedonas, Aleksandër Baçevski ka dënuar gjithë mësimdhënësit shqiptarë në këtë shkollë për gjoja iventar të dëmtuar nga ana e nxënësve, ndërsa inspektorati shtetëror arsimor hesht sikurse të mos ketë ndodhur asgjë.

Periskopi.com Lajme

Po ashtu vendimet janë shkruar vetëm në gjuhën maqedonase duke mos respektuar ligjin për gjuhën shqipe si dhe duke injoruar përbërjen shumicë të shqiptarëve në këtë shkollë. Nëse vërehen mirë listat e publikuara nga ana e Baçevskit shihet qartë se aty nuk fguron asnjë mësimdhënës maqedonas.

Ndryshe, Baçevski erdhi si drejtor pas Sherif Abdurahmanit si pasoj e marëveshjes mes BDI dhe VMRO-së për konstituimin e këshillit komunal të Tetovës, ku Abdurahmani kaloi në postin e zv.drejtorit. Nga ky dënim duket qartë që ndihmësit e Baçevskit janë vetëm numër dhe të pafuqishëm për ti mbrojtur mësimdhënësit shqiptar.

“Nëse Baçevski nuk e tërheq këtë vendim të pabazuar atëher mësimdhënësit do ta bojkotojn mësimin deri në dorheqen e tij”, thotë një mësimdhënës në kushte anonimiteti për Lajm.
Dënimi i Baçevskit vjen dy ditë para zgjedhjeve në Tarcë. A është kjo një nga format që VMRO po përdor për presion mbi shqiptarët që të mos votojnë sërish opozitën maqedonase.

MASHT, me veprime ligjore për demoluesit e klasës (Video)

“Kështu e festojnë nxënësit e shkollave të mesme në Lipjan përfundimin e gjysmëvjetorit. Marre. Shpërndaje ta shohin të tjerët”, shkruan në faqen e Facebookut, “Lipjan City”.

Periskopi.com Lajme

“Kështu e festojnë nxënësit e shkollave të mesme në Lipjan përfundimin e gjysmëvjetorit. Marre. Shpërndaje ta shohin të tjerët”, shkruan në faqen e Facebookut, “Lipjan City”.Në videon e publikuar nga kjo faqe shfaqen pamje skandaloze të nxënësve të një shkolle të mesme diku në Kosovë, e për të cilën fillimisht u tha se është Shkolla e Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan por që më pas u demantua nga drejtuesit e kësaj shkolle dhe nga kreu i Komunës, Imri Ahmeti, duke përplasur karriget e bankat shkollore.

Për këto veprime, Ministria e Arsimit ka premtuar se do të merren veprime ligjore.

“Ju njoftoj se Inspeksioni i Arsimit është informuar me këtë rast dhe të njëjtin do ta shqyrtoj në fillimin e javës së ardhshme në pajtim me legjislacionin në fuqi. Tani, kjo çështje është në përgjegjësinë e organeve të Shkollës. Për vijimin e trajtimit të këtij rasti do të mund të njoftoheni në detaje në javën e ardhshme. MASHT, në bashkëpunim me DKA-n dhe Shkollën respektive do të ndërmarrin veprimet e parapara ligjore”, ka thënë për KTV-në Faton Fetahu nga Kabineti i Ministrit të Arsimit.

Në Lipjan, fundi i gjysmëvjetorit festohet me hedhje bankash e karrigesh

Zëvendësdrejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, Skender Rudari, i ka thënë KTV-së përmes telefonit se videoja e publikuar nuk është bërë në shkollën e sipërpërmendur.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili është deklaruar se videoja nuk është bërë në komunën të cilën ai drejton.

“Ata që po provojnë me shit si video të ngjarjes kinse në Lipjan nuk i duan të mirën as nxënësve as arsimit në përgjithësi. Kushdo dhe kudo që ka ndodh një veprim i tillë bashkë me ata që po e promovojnë për arsye të ndryshme nuk i duan të mirën vendit tonë. Akte të tilla janë të dënueshme. Lipjanasit nuk kanë kulturë të tillë. As objekti as nxënësit që shihen në video nuk janë nga Lipjani. Ata që kanë lansuar e huazuar video pa autorësi duan përmes videove të tilla të provojnë mohimin e sukseseve të Komunës sonë”, citohet të ketë thënë Ahmeti.

E turpshme: Kështu festohet për kryerjen e gjysmëvjetorit në një shkollë në Kosovë (Video)

 

Frika nga hakmarrja lë katër fëmijë të Lushajve pa shkollë

Nga frika e hakmarrjes pas vrasjes së vëllezërve Rexhep e Bujar Ramaj, Hysen Lushaj nuk po i lë fëmijët e tij të shkojnë në shkollë. Vëllai dhe nipi i Hysenit po mbahen në paraburgim për vrasjen që ndodhi më 25 gusht të këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Që nga vrasja e vëllezërve Ramaj, Rexhepit e Bujarit, në Shaptej të Deçanit, më 25 gusht të këtij viti, familja Lushaj është mbyllur në shtëpi.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, shkollimin nuk e kanë nisur në shtator as katër fëmijët e familjes. Hysen Lushaj thotë se nga frika prej hakmarrjes nuk po i lë fëmijët të shkojnë në shkollë.

“Prej rastit tragjik me 25 gusht që ka ndodhë, domethënë kur ka fillu viti shkollor me 1 shtator e mas, fëmijët e mi nuk kanë viju mësimin shkollor nga frika e hakmarrjes”, thotë Lushaj.

Vëllai i Hysenit, Salihu dhe djali i këtij të fundit, Durimi, dyshohet se janë autorët e vrasjes së dyfishtë. Ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Hysen Lushaj tregon po ashtu se katër fëmijët e tij janë të mitur dhe se për shkak të situatës, njërin nuk ka mundur ta regjistrojë në klasën e dhjetë.

Premtimi nga organet komunale se fëmijët do të pajisen me diploma në fund të vitit shkollor, nuk e kënaq atë.

“Fëmijët e mi janë mbetë në mëshirën e Allahut, pa shkollë. Me kanë thanë që ua japin vitin, po unë nuk jam i kënaqur me këtë vit shkollor, kur fëmijët e mi janë jashtë bankave shkollore”, thotë ai.

Lushaj u bën thirrje organeve të drejtësisë që fëmijëve t’u mundësohet të shkojnë në shkollë dhe që për këtë t’u sigurohet siguri.

“Fëmijëve të mi me ju gjetë një zgjidhje me vazhdu procesin mësimor. Me ju ofru siguri fëmijëve të mi, me pasë fëmija e mi siguri me shku në shkollë edhe me vazhdu shkollën sikur krejt fëmija e tjerë”, thotë ai.

KALLXO.com ka shkuar në shtëpinë e familjes Ramaj. Anëtarë të kësaj familjeje nuk deshën të flasin para kamerës, por mohuan të kenë kërkuar që fëmijët e mitur të Lushajve të ndalen nga shkolla.

Sipas tyre, fëmijët janë të pafajshëm, ndërsa të rriturve të Lushajve besë nuk u kanë dhënë.

Në anën tjetër, drejtori i Arsimit në Komunën e Deçanit, Qazim Maloku, tha për KALLXO.com se janë të njoftuar se katër fëmijë  të familjes Lushaj për shkak të frikës nuk po e vijojnë mësimin.

Ai thotë së këta nxënës në fund të vitit do i nënshtrohen provimeve klasore dhe do të vlerësohen.

“Këta fëmijë do të hyjnë në provime të klasës në fund të vitit, duke shpresuar që kjo gjendje nuk do vazhdojë tutje do të vijë deri te pajtimi ose deri te lirimi i këtyre fëmijëve që këta të shkojnë në shkollë. Kështu që këtë vit në një farë forme kam premtu, tuj u bazu edhe në Ligj, se këta fëmijë do t’u nënshtrohen provimeve në klasë edhe do të jenë bashkë me gjeneratën të cilën tash për tash janë duke shkuar në shkollë”, theksoi Maloku për KALLXO.com.

Ndërsa, prokurorja e rastit të vasjes së dyfishtë, Valbona Haxhosaj – Disha, përmes telefonit tha për KALLXO.com se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për sigurimin e fëmijëve të familjes Lushaj.

“Nuk kanë paraqitë kërkesë tek unë si prokurore që janë të rrezikuar, e as që të sigurohen të shkojnë  fëmijët në shkollë”, tha ajo.

Të njëjtën gjë e konfirmuan edhe zyrtarët për informim të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Zëdhënësi Xhevat Ibraj tha përmes telefonit për KALLXO.com se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për masa të sigurisë për familjen Lushaj.

Vrasja e cila shkaktoi hasmërinë mes familjeve Lushaj e Ramaj ka ndodhur më 25 gusht.

Adem Demaçin bëri një pyetje sa ishte fillorist, për të kërkuan ta përjashtonin

Derisa Adem Demaçi ishte ende fëmijë, atij gjithmonë i kishte interesuar situata e shqiptarëve brenda Jugosllavisë.

Periskopi.com Lajme

Demaçi ishte ende fillorist kur e kishte pyetur mësuesen e tij, se “përse nxënësit shqiptarë mësonin edhe serbisht, ndërsa nxënësit serbë nuk mësonin shqip”.

Interesimi i Demaçi në atë moshë të hershme kishte preokupuar organet e shkollës.

Madje, atë edhe deshën ta përjashtonin nga shkolla.

Këto detaje për jetën dhe veprimtarinë e heroit, janë dhënë në dokumentarin e Klan Kosovës për Adem Demaçin.

Në vitin e ardhshëm, Prishtina bëhet me 3 shkolla të reja

Tri shkolla të reja janë planifikuar të ndërtohen në Prishtinë gjatë vitit 2017: një në lagjen “Kalabria”, një në “Mati 1” dhe një në lagjen “Arbëria”. Dhe që të triat kapin vlerën prej 1 milion e 400 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

E pos tyre, do të ndërtohet edhe një shtesë e shkollës “Faik Konica” dhe do të ndërtohet sallat sportive në disa shkolla të kryeqytetit. Këto janë vetëm disa, nga gjithsej 16 projektet për investimet kapitale, që ka planifikuar t’i realizojë Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria komunale e Arsimit, gjatë vitit 2017.

Vlera e të gjitha këtyre projekteve bashkë, kapë shumën prej 3 milionë e 160 mijë eurosh. Nga këto mjete, 270 mijë euro janë për ndërtimin e çerdheve, siç figuron në Draftligjin për buxhetin, që tashmë e ka miratuar Qeveria dhe i cili si projektpropozim është miratuar edhe nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Sulmi më i përgjakshëm në Siri, 35 të vdekur në një shkollë

Rritet në 35 numri i të vdekurve si pasojë e bombardimit të djeshëm ndaj çarshisë dhe një shkolle në qytetin Maret en-Numan në Idlib në veriperëndim të Sirisë

Periskopi.com Lajme

Sipas informacioneve të siguruara nga zyrtarë të spitalit fushor, është rritur në 35 numri i personave që humbën jetën në sulmin e djeshëm ajror të regjimit sirian dhe aleatëve ndaj një shkolle dhe çarshisë në vendbanimin Has në veri të Idlibit.

Zyrtarët të cilët publikuan emrat e të vdekurve, thanë se 22 nga viktimat janë fëmijë, ndërsa gjashtë të tjerë mësimdhënës.

Ekipet e Mbrojtjes civile paraprakisht kishin njoftuar se avionët rusë kanë ndërmarrë 12 sulme në vendbanimin Has ndaj një shkolle dhe çarshisë.

Ndërkaq, sipas vlerësimeve të para ishte bërë e ditur se jetën e kanë humbur 18 persona ndërsa 21 të tjerë janë plagosur.

Fondi për Fëmijët i OKB-së (UNICEF) më vonë doli me deklaratë duke njoftuar se si pasojë e sulmit jetën e kanë humbur 22 fëmijë dhe gjashtë mësues dhe se ky ishte “sulmi më i përgjakshëm” ndaj një shkolle që nga fillimi i luftës në Siri e cila po zgjat më shumë se pesë vite.

Kazakistani ndalon ferexhenë në shkolla

Qeveria kazake thotë se zyrtarisht ka ndaluar bartjen e ferexhesë dhe të çdo veshjeje që “propagandon fenë” nëpër shkolla.

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministrja e Edukimit, Elmira Sukhanberdieva ka thënë se ky vendim është marrë pas konsultimeve me ministritë e tjera, transmeton REL.

Autoritetet kazake kanë rritur shqetësimin e tyre lidhur me ekstremizmin fetar.

Në qershor, një grup prej 25 personash, të dyshuar si militantë islamikë, kanë kryer një seri të sulmeve në qyteti veriperëndimor të Aqtobes.

Pesë civilë dhe tre anëtarë të forcave të sigurisë kazake janë vrarë.

Kazakistani është shtet sekular. Ai u pavarësua pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Helmohen nxënësit në shkollë, policia jep detaje nga ngjarja

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen që ndodhi sot në shkollën 9 vjeçare në Kamëz “Jashar Hoxha’ ku mbetën të helmuar 4 nxënës.

Periskopi.com Uncategorized

Sipas njoftimit zyrtar ka qenë drejtoresha e shkollës ajo që ka telefonuar në numrin e emergjencave 112, duke thënë se 4 fëmijë në shkollë kanë pasur probleme shëndetësore. Menjëherë në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku Drejtoresha e kësaj shkolle ka pretenduar se mos ka patur lëndë narkotike një nga nxënësit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kontrolluar të gjithë shkollën, nga ku ka rezultuar se në shkollë nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike.

Nga kontrolli i imtësishëm dhe aroma e ndierë nga shërbimet dyshohet se aroma ka qënë kimikat (në formë të gaztë) që përdoret për pastrim.

Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Spital. Sipas deklaratave të tyre aroma ka qenë shumë e fortë, shkruan Lapsi.al.

Nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë. Shërbimet e policisë po punojnë për evidentimin e llojit të kimikatit të futur në shkollë.

Norvegjia planifikon ndalimin e ferexhes nëpër shkolla

Qeveria e krahut të djathtë të Norvegjisë ka njoftuar se ka në plan të ndalojë veshjen islamike, ferexhen, nëpër shkolla dhe në universitet.

Periskopi.com Lajme

Ministri i Arsimit, Torbjorn Roe Isaksen, tha se qeveria është duke planifikuar të ‘që me rregulla kombëtare të ndalojë veshjen ferexhe nëpër objekte shkollore’, transmeton koalb.com.

Por çështja ka hapur debat mes partive politike, një vit para se vendi të shkojë në zgjedhjet parlamentare. Disa parti politike, si dhe partia kryesore opozitare e kanë mbështetur propozimin për ndalimin e ferexhes nëpër shkolla.