Mustafi: Idhull e kisha legjendën e United

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, ka deklaruar se idhull si fëmijë e kishte ish mbrojtësi e Manchester United, Rio Feridnand.

Periskopi.com Sporti

Ish mbrojtësi i Valencia, karrierën e filloi tek skuadra e Everton ku kishte kaluar katër vite në Goodison Park nën urdhërat e David Moyes.

Ai ka treguar se si ishte insipiruar nga ish mbrojtësi i Leeds United dhe Man Utd, Rio Feridnand.

“Më pëlqente të shikoja Zidanen. Më pëlqente të shikoja Ronaldinhon dhe kur u bëra mbrojtës e doja Ferdinandin. Ai ishte gjithmonë në vendin e duhur, bërtiste, bënte lojë me ndërhyrje. Kishte gjithçka që i duhej një mbrojtësi”, ka deklaruar ai, transmeton koha.net.

Në 20 ndeshjet e para të Mustafit te Arsenali, ai akoma nuk ka pësuar humbje. /Periskopi/

Wenger: Mustafi i gatshëm për Crystal Palace

Trajneri francez, Arsene Wenger, ka treguar se mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, është rikthyer nga lëndimi.

Periskopi.com Sporti

Ai këtë e ka treguar në konferencën për shtyp para lojës me Crystal Palace.

“Shkodrani është rikthyer në stërvitjet dhe po stërvis pa probleme, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Palace”, ka thënë Wenger.

hd-shkodran-mustafi_oe9ftnw6r4ry13l0iv6turnry
Shkodran Mustafi, Arsenal

 

Mustafi që nga ardhja e tij në Emirates Stadium është shëndërruar në një nga pikat kyçe të Wengerit. /Periskopi/

Mustafi: Unë dhe Koscienly kuptohemi shumë mirë

Kampioni i botës me Gjermanin, Shkodran Mustafi, është shëndërruar në një nga shtyllat kryesore të Arsene Wenger.

Periskopi.com Sporti

Mustafi është duke i munguar ‘topqinjëve’, në repartin defanziv po ashtu edhe si një lider në fushë, për shkak të një lëndimi që pësoi në fillim të këtij muaji.

Analistët e Premier League e cilësojnë dyshen Mustafi-Kosicenly si më të mirën në këtë sezon dhe Mustafi ka folur për marrëdhëniet me Koscienly.

kos-tafi
Mustafi & Koscienly

 

“Ne kuptohemi mirë. Te dy e shohim ndeshjen në mënyrë të njëjtë. Në provojmë të luajmë edhe përpara dhe nëse e shohim të arsyeshme, edhe e mbajmë topin dhe organizojmë sulme”, u shpreh Mustafi. /Periskopi/

Shkodran Mustafi një ndër më të mirët në Premier League

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi është përzgjedhur si një nga transferi më i qëlluar në Premier League.

Periskopi.com Sporti

Këtë përzgjedhje e ka bërë e përditshmja angleze, Daily Mail, e cila ka zgjedhur 10 transferimet më të qëlluara nga skuadrat angleze.

Mustafi që nga transferimi i tij në Arsenal është bërë një nga lojtarët kryesor të trajnerit francez, Arsene Wenger.

shkodran mustafi
Shkodran Mustafi, Arsenal

 

Shkodrani momentalisht është jashtë fushave të gjelbërta për shkak të një lëndimi në kofshë dhe është ndjerë mungesa e tij në ndeshjet e fundit të ’topqinjëve’.

Transferimi më i mirë i verës cilësohet mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante, ndërsa Mustafi rënditet i shtati. /Periskopi/

Ja top 10 transferimet e verës në Angli:

N’Golo Kante (Chelsea)

David Luiz (Chelsea)

Sadio Mane (Liverpool)

Zlatan Ibrahimovic (United)

Joe Allen (Stoke City)

Idrissa Gueye (Everton)

Shkodran Mustafi (Arsenal)

Joel Matip (Liverpool)

Victor Wanyama (Tottenham)

Jeff Hendrick (Burnley)

Henry: Arsenali pa Mustafin do ta ketë vështirë

Sulmuesi legjendar i Arsenalit, Thiery HSulmuesi legjendar i Arsenalit, Thiery Henry ka folur për lëndimin e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi shqiptar u lëndua në ndeshjen e fundit të Arsenalit ndaj Stoke City që e fitoi me rezultat bindës 3 me 1.

Mustafi që nga transferimi i tij nga Valencia është shëndërruar një nga shtyllat e skuadrës së A rsene Wenger, duke formuar një dyshe të fortë me Luarent Kosicenly.

Shkodran-Mustafi-Laurent-Koscielny-549432
Shkodran Mustafi&Laurent Koscienly

 

“Mustafi ka sjell stabilitet. Koscielny po kërkonte një partner, dhe të gjithë e dimë se sa është e rëndësishme të luash me atë që mësohesh. Më besoni, nuk është aspak e lehtë të luani gjithë ato ndeshje në këtë periudhë festive, veçanërisht pa Mustafin”, tha Henry. /Periskopi/

 

Mustafi: Neville ka karakter dhe mund të bëhët trajner i madh

Shkodran Mustafi ka folur për ish trajnerin e tij legjenden angleze, Gary Neville, sa ishin në Valencia.

Periskopi.com Sporti

Mustafi mendon se Neville kishte ide të qarta se si dëshironte Valencia të luaj.

Gary Neville u emërua si trajner i Valencias në vitin 2015 pas shkarkimit të portugezit Nuno Espirito Santo. Neville udhëheqi skuadrën spanjolle në 16 ndeshje ku kishte arritur vetëm tre fitore.

“Unë e kam respektuar shumë si lojtar- ai ishte fenomenal”, ka thënë Mustafi për DailyMail.

pay-valencia-v-athletic-bilbao-europa-league-round-of-16-second-leg
Shkodran Mustafi dhe Gary Neville

“Si trajner ai kishte ide të qarta, por në atë kohë ishte vështirë për çdo trajner, jo vetëm për Neville. Unë tentoja të flisja me të sa më shumë, që të mësojë nga ai, pasi ai kishte qenë një super mbrojtës por dhe ai dëshironte të mësonte nga ne. Nuk e di nëse do të rikthehet si trajner por ai mund pasi ai ka karakter dhe mund të jetë trajner i sukseshëm”, ka përfunduar mbrojtësi shqipatar që luan tashmë në Arsenal. /Periskopi/

Mustafi i bënë për vete të gjithë tifozët e Arsenalit

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka dhënë një deklaratë të madhe për tifozët e skuadrës së tij.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se tifozët meritojnë respekt, për shkak se shpenzojnë për të përkrahur skuadrën e tyre.

“Ju duhet t’i respektoni shumë tifozët”, tha Mustafi.

“Ata nuk fitojnë para sa ne dhe paguajnë për të hyrë në stadium, nganjëherë udhëtime, plus transporti”, shtoi 24-vjeçari.

“Kjo tregon dashurinë e tyre për klubin dhe ju duhet t’i respektoni për këtë. Ajo që mund t’ua jap unë është maksimumi në fushën e lojës”, përfundoi Mustafi. /Periskopi.com

Boksieri i njohur mendonte se Mustafi është ‘boodyguard’

Boksieri Amir Khan nuk e ka njohur mbrojtësin shqiptar duke menduar se është “badigard i Mesut Ozilit”.

Periskopi.com Sporti

“Më vjen mirë që e njoha Skodran Mustafin. Mendova se ishte pjesëtar i sigurimit të dhomave të VIP-ve. Më vjen keq”, shkroi Khan ndër të tjerash në Instagram, transmeton Telegrafi.

Ai ishte ftuar si mysafirë special prej Mesut Ozilit për takimin kundër Southamptonit.

Khan pasi e kuptoi se kush ishte Mustafi, e ftoi atë që të bënin foto së bashku.

Mustafi uron nga zemra festën e 28 nëntorit (Foto)

Ylli shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit.

Periskopi.com Sporti

“Nga zemra dua të ju uroj të gjithve 28 Nëntorin 👐🏽“, shkroi Mustafi.

mustafi-flamuri /Periskopi.com

Mustafi dhe Xhaka ndër më të mirët

Dje, Arsenali mposhti Bournemouthin në ndeshjen e javës së 13-të në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Dy yjet shqiptar të londinezëve, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka treguan paraqitje shumë të mirë.

Madje, ata janë në mesin e katër futbollistëve të Arsenalit me pasimet më të sakta për këtë sfidë.

Elneny (91%)

Granit Xhaka (91%)

Laurent Koscielny (87%)

Shkodran Mustafi (87%)          /Periskopi.com

Mustafi me fjalë të mëdha pas barazimit ndaj Unitedit

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi e ka komentuar barazimin prej 1:1 ndaj Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se skuadra e tij nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes së sotme.

“Ndeshje e vështirë, nuk u dorëzuam deri në fund”, ka shkruar Mustafi në rrjetet sociale. /Periskopi.com

Shkodran Mustafi: Mendoj se mund të bëhem një shembull për lojtarët në Gjermani

Shkodran Mustafi beson se ai dhe Mesut Ozil mund të inspirojnë shumë gjenerata të reja, multi-etnike në futboll.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi ka lindur në Gjermani por prindërit e tij janë me prejardhje shqiptare kjo bënë që ai mund të luajë për të dy kombëtaret, ai deri më tani ka 15 paraqitje për kombëtaren gjermane ndërsa bashkëlojtari i tij në kombëtare dhe në Arsenal është me prejardhje turke.

Ish anëtari i Valencias i cili u transferua këtë verë në Arsenal për 35 milionë euro, beson se kanë mundësi të shkëlqyeshme për të inspiruar futbollistë të ri, kjo pas fluksit të madh të azilantëve sirian në Gjermani.

“Ndoshta për ata është e çuditshme, por për neve është normale. Njerëzit si unë dhe Ozil e të tjerët në kombëtare të gjithë kemi lindur në Gjermani, jemi rritur këtu, jemi shkolluar në shkollat gjermane, familjet tona jetojnë ende në Gjermani, pra gjithqka është normale” , tha Mustafi për faqen zyrtare të klubit londinez.

“Ju duheni të indetifikoni vetën se për cilin vend do të luash poashtu edhe për klubin, kjo është e tëra, kur isha 14-vjeçar mendoja për gjyshin tim dhe kisha shumë respekt për të, për atë që kishte arritur. Pra për një djalosh nga Siria, tashmë në Gjermani, ndoshta mund të jem një shembull për të, që mund t’i jap besimin dhe forcën për të vazhduar ëndrrën e tij”, përfundoi Mustafi.

Mustafi ka formuar një partnership të fortë me Luarent Koscienly në mbrojtje të Arsenalit, ku në 16 ndeshje nuk kanë pranuar golë.

Vlen të theksohet se Mustafi dhe Ozil ishin pjesë e kombëtares gjermane në botërorin e Brazilit 2014, ku u shpallen kampion të botës. /Periskopi.com/

Mustafi: Ky lojtar është shembull i sulmuesit

Mbrojtësi i Kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi ka folur pas barazimit pa gola me Italinë në sfidën e mbrëmshme miqësore.

Periskopi.com Sporti

Ylli shqiptar i Arsenalit thotë se italianët ishin të fortë dhe se e tillë është gjithmonë.

“Italia ishte shumë e fortë edhe në Euro dhe gjithmonë është e tillë”, tha Mustafi.

“Kjo është ndeshje që nuk është e lehtë asnjëherë, por më pjesën e parë luajtëm mirë, ndërsa në të dytën Italia mori kontrollin”.

Ai foli edhe për sulmuesin Andrea Belotti, i cili po kalon nëpër një formë tejet të lartë.

“Andrea Belotti është një shembull i sulmuesit sepse di të vendoset dhe e di çfarë do”, ka thënë Mustafi. /Periskopi.com

‘Jam i lumtur që e shoh Mustafin te Arsenali’

Ish-futbollisti i Arsenalit, Luis Boa Morte është shprehur i kënaqur që Shkodran Mustafi është bërë pjesë e londinezëve.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se ‘topçinjtë’ përballeshin me lëndime në mbrojtje dhe se ardhja e shqiptarit në Emirates Stadium ndikon pozitivisht te kjo skuadër.

“Ne kemi pasur lëndime në atë pozitë dhe kjo do ta bëjë edhe më të rëndësishëm. Sigurisht, të gjithë janë shumë të rëndësishëm në skuadër dhe jam i sigurt se të gjitha blerjet që kemi bërë do të japin një kontribut të madh në këtë sezon. Në këtë moment duket se Shkodrani ka një ndikimin më të madh shkaku i lëndimeve të Per Mertesacker dhe Gabrielit”.

“Ai ka ardhur në të njëjtën kohë sikur kur u transferua Per Mertesacker disa sezone më parë dhe po e shikojmë se ka arritur shumë. Jam i ngazëllyer që e shoh Shkodranin në këtë klub. Unë nuk kam asnjë dyshim se do të jetë një lojtar i përsosur për Ligën Premier”, tha Boa Morte.  /Periskopi.com

Mustafi në formacionin e kombinuar të Italisë dhe Gjermanisë (Foto)

Italia dhe Gjermania do të zhvillojnë një miqësore të martën mbrëma.

Periskopi.com Sporti

Një nga portalet sportive gjigande si Goal.com, ka bërë një formacion të kombinuar të dy kombëtareve me një rreshtim 3-5-2.

Sipas Goal.com  në këtë formacion Italia përfaqësohet me gjashtë futbollistë ndërsa Gjermania me pesë, ku nga ata pesë futbollistë është edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi. /Periskopi.com/

italy-1

Rrëfim ekskluziv i Mustafit, tregon prej cilës moshë ka nisur të falë namazin

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka folur edhe për përkushtimin ndaj fesë së cilës i përket, asaj Islame.

Periskopi.com Sporti

Ylli i londinezëve zbulon një moment kur ishte pjesë e Evertonit në moshën 17-vjeçare, dhe ku shokët e tij të skuadrës pinin alkoolin, kurse Mustafi jo.

“Për ta praktikuar fenë fillova nga mosha 17-vjeçare kur isha pjesë e Evertonit. Dolëm me shokët e skuadrës në darkë dhe të gjithë pinin ndërsa unë jo. Më pyeti njëri pse nuk pi pasi jam gjerman, i thash jam mysliman dhe nuk pi alkool”, deklaroi Mustafi.

“Ai shoku i skuadrës më pyeste vazhdimisht pse jam mysliman, dhe i thash se prindërit e mi janë mysliman dhe se jam rritur në një familje besimtare”.

“Asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse jam mysliman. Mua më kanë mësuar prindërit por asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse nuk pi, pse nuk ha mish derri apo gjëra tjera”.

“Që nga ajo kohë kam filluar të falë namazin pesë herë në ditë dhe ndihem i lumtur me këtë”, deklaroi Mustafi.

“Besimi është shumë i ngjashëm me futbollin. Nëse nuk beson në atë që po bënë është e padobishme pasi do të jesh i keq”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Periskopi.com

Mustafi flet për Ozil

Mbrojtësi gjerman, Shkodran Mustafi, ka folur për bashkëlojtarin e tij te Arsenal, Mesut Ozil.

Periskopi.com Sporti

Ish mbrojtësi i Everton dhe Valencias, është një nga shokët më të mirë të Ozil edhe në kombëtaren gjermane.

Sipas Mustafit, mesfushori gjerman është futbollist i madh, i cili ka cilësi, inteligjencë, cilësi dhe me këmbën e majtë mund të bëj çdo gjë.

“Ai ka aftësi, vizion, inteligjencë dhe cilësia”, ka thënë Mustafi për mediat angleze.

“Këmba e majtë e Mesut mund të bëjë çdo pasim që ai dëshiron”, përfundoi mbrojtësi me prejardhje shqiptare. /Periskopi.com

Bunjaku: Do të doja ta kem në skuadër Shkodran Mustafin

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku thotë se do të dëshironte të kishte në mbrojtje yllin e Gjermanisë, Shkodran Mustafi, por thotë se ka lojtarët që ka në dispozicion.

Periskopi.com Sporti

“Kisha pas dëshirë me pas Shkodran Mustafin, Mërgim Mavrajn, por ja që nuk ishte e mundur. Kam Pinishn, Rrahmanin, që po rriten. Si ekip nuk jemi në nivel, nuk është problem vetëm vija e mbrojtës. Kemi grumbulluar lojtarët më të mirë të rinj që kemi pasur në dispozicion. Projekti jonë është afat gjatë dhe kemi menduar edhe për të ardhmen. Duhet t’i japim kohë të gjithëve”, deklaroi Bunjaku. /Periskopi.com

Mustafi: Gjithmonë jam i përkrahur nga familja

Shkodran Mustafi është transferuar këtë verë në Arsenal nga Valencia.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare ka folur për familjen e tij dhe përkrahjen që e ka gjetur gjithmonë sa herë i është dashur. Mustafi ka folur për babai e tij që kurr nuk i dhënë presion për t’u bërë futbollisti më i mirë.

Shkodrani është lindur dhe rritur në Gjermani dhe është antar i përfaqësueses gjermane ku është shpallur kampion bote në vitin 2014 në Brazil.

“Vendi ku jam rritur (Bad Hersfeld) është një qytet i vogël në mes të Gjermanisë. Afër qytetit të Frankfurtit, që është një orë e gjysmë larg nëse shkoni me veturë. Jam rritur aty me vëllanë tim, kushërirë dhe gjithë familjen, gjë që ishte shumë e mirë”, është shprehur Mustafi.

Ai thotë se për të ishte e rëndësishme sepse nuk kishte presion.

“Kryesore për mua ishte se nuk kisha presion. Babai im kishte luajtur futboll sepse i pëlqente, por ke shumë prindër që të thonë ‘unë nuk ia kam arritur prandaj djali im duhet ta bëj’. Asnjhërë nuk kam pasur presion, kjo ishte gjë shumë e mirë”, thotë ai.

Mustafi më tutje thotë se ai i blinte këpucë futbolli sa herë që kishte mundësi dhe e dërgonte gjithmonë në stërvitje.

shkodran-mustafi-arsenal_10ra57sg4rajx1jl7oomnx31lm

“Kur doja këpucë futbolli të reja ai gjithmonë më blinte nëse ishte e mundshme financiarisht, sepse jo gjithmonë kalonim kohë të mirë financiare. Ai provonte të më dërgonte gjithkund, në ndeshjet e mia dhe në stërvitja, pa ndonjë presion. Asnjëherë nuk më blinte këpucë të reja dhe më pas të më thoshte ‘tani duhet të shënosh 10 gola, përndryshe s’do të të blej më’. Kam parë shumë prindër duke iu dhënë shumë presion fëmijëve të tyre dhe mendoj se kjo largon argëtimin dhe mbyt karrierën e tyre”, thotë Mustafi.

I pyetur nga gazetari i Goal.com se pse e zgjodhi Gjermanin para Shqipërisë, ai u përgjigj duke thënë se shteti gjerman ia kishte ofruar të gjitha mundësitë, si për një jetë më të mirë, si shansin për t’u bërë futbollist.

“Vendosa të luaj me Gjermaninë, sepse ky vend me dha diçka dhe me ndihmoi gjatë rinisë time”.

“Duhet të jesh mirënjohës teksa jeton në një vend që ka shkolla dhe spitale të mira dhe të ofron mundësitë më të mira për të jetuar”.

“Kur morra ftesë nga Shqipëria, kam folur me trajnerin, por tashmë unë kisha vendosur. Në atë moment jam ndjerë i veçantë, sepse prindërit e mijë janë rritur atje dhe unë gjithashtu e identifikoj vetën me atë vend. Gjithmonë e vizitoj familjen atje, nuk kishte kuptim të ndryshoja mendjen”, ka thënë Mustafi.

Mustafi sot do të zhvillojë derbin e parë kundër Tottenham në fanelën e Arsenalit. /Periskopi.com

hd-shkodran-mustafi_oe9ftnw6r4ry13l0iv6turnry

Mustafi mund t’ia sjellë titullin kampion Arsenalit

Ish-trajneri i Arsenalit, George Graham e ka vlerësuar lartë mbrojtësin shqiptar të kësaj skuadre, Shkodran Mustafi.

Periskopi.com Sporti

24-vjeçari kaloi te londinezët në verën e fundit nga Valencia, ndërsa ka shkëlqyer edhe te skuadra e tij e re.

Madje, ai bashkë me mbrojtësin tjetër të Arsenalit, Laurent Koscielny, kanë formuar një partneritet të jashtëzakonshëm në mbrojtje.

Graham beson se Mustafi është lojtari i cili i është dashur ’topçinjve’ prej kohësh dhe ai mund të jetë çelësi që kjo skuadër të shpallet kampion i Premier Ligës në këtë sezon.

“Ka kohë që Arsenali ka pasur nevojë për një mbrojtës të fortë, si mentalisht ashtu edhe fizikisht”, deklaroi Graham.

“Ndonëse është herët për të folur, unë mendoj se ata tashmë e kanë gjetur atë. Më pëlqen shumë sesi e menaxhon lojën në mbrojtje Mustafi, pasi që është një lojtar tipik gjerman. Ai e ka ndalur Diego Costan për 90 minuta dhe nuk e lënë që të krijojë asnjë rast për gol”.

“Besoj se me lojtar të tillë si Shkodrani, Arsenali mund t’ia dal ta fitojë edhe titullin e kampionit”, përfundoi ai. /Periskopi.com