Gratë katolike të Shkodrës ishin të parat shqiptare që luajtën në teatër

Periskopi.com Kulturë

Në shumë nga pikëpyetjet e ditëve të sotme, nga shumë drama të mëdha të femrës shqiptare pikërisht sot, nga një tragjedi e ditëve të sotme ku burri qëllon dhe vret gruan, më vjen imazhi i jashtëzakonshëm i femrës së parë të vërtetë të emancipuar në Shqipëri. Shëmbullit unikal të guximit qytetar. Kush mund të ishte ajo, dhe ku mund të ishte një femër e tillë. E para, vërtetësisht mund të ishte në një qytet, ku kishte shfaqje reale publike e dyta, duhet të ishte një vënd ku kishte relacione të larta si letrare, politike dhe mundësisht diplomatike, e ky ishte vetëm qyteti i madh, më i madh i Shqipërisë ose Shkodra e viteve 1910-1930.

Po pra, unë po flas në një kohë “boom-i” artistik në qytetin liberal dhe konservator njëkohësisht që ishte Shkodra. Që nga viti 1911 dhe sidomos në vitin 1912, Kolë Idromeno, sajon një salon ku mund të projektoheshin diapozitiva të “kalueshëm” me shpjetësi në një klub të organizuar i cili u mbyll më vonë. Ishin shfaqjet e para të filmit, dhe në vitin 1912, Idromeno që është dhe “lindësi” i filmit në Shqipëri, kinemasë së parë dhe xhirimeve të para, bën një kontratë për shfaqje filmi, kontratë qiraje nga një austriak, dhe shfaq tashmë rregullisht në zonën katolike të Shkodrës ose shtëpinë e tij filmat e parë në Shqipëri. Ishin momentet e para të filmit, dhe padyshim aty ka pasur dhe gra që shikonin , por mbas viteve 1913, mbas ardhjes së Internacionalit, Shkodra u bë qyteti më i lirë dhe diplamatik, por edhe kulturor, jo vetëm në tokat shqiptare por dhe rajon, sepse konsullatat e shumta dhe të huajt e shumtë në qarkullim, impononin dhe modernizmin real të kohës dhe shkëmbimet e litaraturës, fillimet e sportit dhe teatrit të parë real.

Kjo gjë prej kohe në Shkodër, sidomos mbas viteve 1860. Pra ishte vëndi fertil dhe mundësisht me talent sidomos në lagjet Gjuhadol dhe Sarreq, brënda zejtarëve dhe zanatlinjve, për të filluar dhe rrugën e madhe të artit dhe sidomos teatrit. Aty ishte tendenca për të marrë pjesë gjërësisht dhe femra e emancipuar. Ajo femër, e cila tashmë mësonte edhe gjuhë të huaja, i kishte ikur, ose tentonte t’i ikte otomanizmit dhe kishte marrë rrugën perendimore të civilizimit. Nga viti 1914 dhe deri në vitin 1919, as që bëhej fjalë se një fëmër të mund të dilte në skenë. Jo, në asnjë mënyrë dhe në Shkodrën moderne. As në lagjet Gjuhadol dhe Sarreq, por në vitin 1919, ndodh një diçka e madhe për Shkodrën dhe Shqipërinë. Duke pasur Arkivin e Muzeut në dispozicion dhe me ndihmën e një miku të Arkivit dhe pikërisht zotit Gjon Stefa i cili pasuroi arkivin me postera të tjerë të kohës, arrij të rikonceptoj dhe dëshmoj qartë, se kush ishin dhe femrat e para shqiptare, që çanë orientalizmin dhe prambetjen e madhe, duke luajtur krahas burrave në shfaqe të hapura në Shkodër. Është pra viti 1919 dhe nga Kol Gurakuqi i frymëzuar nga një shfaqe kinematografike të pikërisht Idromenos, vihet në skenë një “dramë dashtnore” e shoqërisë “Vëllazënija” e quajtur “Erminja e Vorfën”. Ishte madhështore kjo gjë dhe luajtën në “dramën dashtnore” ose dramën e dashurisë Kol Mjeda, Lin Deda, Kel Feta, Junuz Buliqi, Ali Borshi, Omer Ruzhdi dhe Muhamed Reçi. Dakort, por në rolin e Erminjes luajti dhe një femër, jo në të gjitha shfaqet dhe pa ju nxjerrë emri në afishe në vitin 1919, por luajti ama një fëmër. Po ashtu në një natë shfaqeje luajti sërish një femër, në rolin e pikërisht femrës ose të Madalenës së shoqes së Viktor Paolit. Kishte dhe shoqërim orkestral drame, dhe dirigjent ishte Luigj Kakariqi. Sot akoma nuk dihet mirë kush ishte ajo femër, (normaloisht që të interesuarit e dinin) ajo grua, vajzë apo e shoqa e kujt ishte apo ishte një beqareshë. Por gjithsesi deri në atë kohë dhe pak më vonë, rolet e femrave luheshin nga meshkujt të veshur pikërisht si femër në teatër. Bëri bujë se spektatorët ( të ftuarit) e kuptuan se tashmë femra ishte qartësisht femër, dhe biles disa thanë jashtë në qytet sepse u bë si barcoletë se ajo ishte një nga Italia, apo nga Beogradi, por këto ishin vetëm gojët që nuk mbyllen në Shkodër.

Gjithsesi vimë në vitet 1921 dhe 1922 në Shkodër, dhe tashmë janë vite guximi për teatrot dhe shoqëritë, e padyshim kulmi është shfaqa gjimnastikore “Katër Caqet Temelore” e gjitha nga femra. Imagjinoni femrat që jo vetëm luajnë, por bëjnë ushtrime gjimnastikore në vitin 1922!! Zyrtarisht kjo gjë. Por akoma më shumë drama “E Tradhtuemja”. Në lojën e gjimnastikës, kanë luajtur femrat, vajzat e para në Shqipëri dhe emrat janë dhënë kështu: Adelajdja e K. Muzhanit, Kjara e Ejell Koliqit, Karitina e Ejëll Koliqit, Margerita e Sh. Koliqit, Kristina e Zef Gjonej, Pina e Zef Gjonej, Nikolina e Kel Kodhelit, Domenika Tedeskini, Gizela Tedeskini, Viktorja e Z. Jakut, Roza e Z. Çurçisë, Adelajdja e F. Loros, Marta e Mati Logorecit, Nusha e Shuk Gjokës, Despina e Joakin Kokosheviç, Nineja e Tom Naraçit. Shikohet qartë dhe mirë, se nga kush familje ishin dhe se kush ishte dhe do të vazhdonte si trashëgimi artistike dhe kulturore në Shkodër.

Por kryevepër ishte drama “E Tradhëtuemja”. Ishte një dramë me pesë akte e luajtur me vetëm femra në Shkodër. Posteri kishte shtylla anash me fytyra gruaje, dhe normalisht të gjithë po merrnin vesh se aty luhesh pjesa kryesore dhe e përgjithshme nga pikërisht femrat. Në dramën e jashtëzakonshme “E Tradhëtuemja” luanin: Markeza e Sh. Justit nga Tina e Gjon Ashikut, Ema nga Angjelina e Mark Temalit, Marija nga Lezina e Pashko Cefës, Elvira nga Adelajdja e Pjetër Lekës, Lena nga Kristina e Zef Gjonej, një shërbëtore nga Katrina e Ndrekë Çefës, një rojtare burgu nga Ida e Kel Kodhelit dhe një zonjë, e luajtur nga Metilda e Kol Kakarriqit.

Zyrtarisht, me dokumenta, me lojë reale, në shfaqje të drejtpërdrejtë. Me fytyrë të zbuluar e tekst të jashtëzakonshëm, ishin fermrat e para të guximshme, familjaret e para të njerëzve të lartë të kulturës dhe artit në Shkodër, që po bënin edhe gruan, por kryesisht vajzën nxënëse që po nderonte Shkodrën. Në fund, të gjitha bashkë, luanin një valle patriotike e titulluar “Rrnoftë Shypnia” ku nxënëset e sipërpërmndura, jepnin performancën e fundit. Ishin pinjolle të familjeve patriotike dhe kështu duheshin mbyllur shfaqjet në atë kohë.

Ishte diçka që nuk mund të përsëritej, dhe që tregon në mënyrë të jashtëzakonshme nivelin e madh të qytetarisë shkodrane, dhe të lagjeve kulturore të saj.

Ishte tendenca për modernizëm, qytetërim europian dhe patriotizëm njëkohësisht. Ato janë vajzat dhe gratë e para të çmontimit të mentalitetit oriental, dhe ishin vajza të njerezve të jashtëzakonshëm të kulturës shkodrane. Unë po i bëj një homazh të vogël, pikërisht këtij brezi, që luajti rolin e madh të shkëputjes së parë nga mbyllja mbas “kafazeve dhe penxhereve” të femrës shkodrane dhe shqiptare dhe dalja e barabartë me burrin në publik. Ishin vërtetë femrat e para të teatrit dhe pjesëve të para artistike dhe kulturore në Shqipëri.

Ishin vërtetë hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Po dhe ishin pikërisht në Shkodër. Nuk janë përmëndur shumë dhe nuk janë njohur, sepse pak është kujdesur që ato të përmënden realisht. Por emrat e tyre kanë mbetur në një poster të jashtëzakonshëm të nëntë dekadave më parë.

 

Reklamë
Reklamë

Lavdrim Muhaxheri dha urdhër për sulm në ndeshjen Shqipëri-Izrael, dalin përgjimet

Katër shqiptarët e arrestuar në Shkodër si të implikuar me organizatën terroriste ISIS, kishin planifikuar të sulmonin stadiumin "Loro Boriçi"me eksploziv dhe më pas me automatikë, teksa do zhvillohej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Periskopi.com Lajme

Urdhri për të kryer kasaphanën brenda dhe jashtë stadiumit ka mbërritur nga disa luftëtarë kosovarë që luftojnë për ISIS-in në Siri.

Lavdërim Muhaxheri, që drejton një batalion rekrutësh nga Ballkani dhe Ridvan Haqifi, po ashtu drejtues i një grupimi rekrutësh në Siri, kanë urdhëruar që të sulmohen të pafetë, (Izraelitët), ku të luanin futboll në stadium.

Qëllimi ka qenë për të kryer një skenar të njëjtë terrori si në Paris, kur ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja e futbollit Francë-Gjermani.

Në komunikimet që Muhaxheri, Haqifi dhe disa persona të tjerë në Kosovë kanë mbajtur nëpërmjet “Skype”, është biseduar se duhet patjetër të sulmohet, pasi kështu ishte vullneti i profetit.

Muhaxheri dhe Haqifi, në bisedat e kryera mësohet të kenë pohuar se shteti i kalifatit, e ka miratuar këtë sulm dhe se sapo të kryhej, do merrte përsipër autorësinë e këtij akti, që siç e quanin ata,ishte i devotshëm.

Ndër të tjera, Muhaxheri dhe Haqifi, nëpërmjet urdhrave të tyre, që transmetoheshin tek celula e tyre në Kosovë dhe më pas kjo e fundit, ia transmetonte imamit të vetëshpallur Xhezair Fishti, kërkon me insistim organizimi i një sulmi me armë në burgun, ku qëndrojnë 9 personat e arrestuar dy vite më parë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, mes të cilëve dhe dy imamët e vetëshpallur Genci Balla dhe Bujar Hysi.

Të dyja këto sulme, duhej ti kryenin dy celula, ajo kosovare dhe ajo shqiptare, njerëzit e të cilave duhet të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, fillimisht për të sulmuar izraelitët.

Në këto takime mes dy celulave, shqiptarët kishin zgjedhur berberin Ergys Faslija, mjekun Bekim Protopapa, Medat Hasani dhe imamin e vetëshpallur të një xhamie në Dibër, Xhezair Fishti.

Ky i fundit, ka qenë dhe personi që hynte dhe dilte në Kosovë, me argumentin e mbajtjes së ligjëratave në xhami dhe organizimeve fetare, Fishti, merrte urdhrat në Kosovë që vinin nga Muhaxheri e Haqifi, dhe më pas i transportonte këto urdhra tek celula e tyre në Shkodër.

Në bisedat e përgjuara, mes tyre SHISH dhe Prokuroria kanë konstatuar se anëtarët e dy grupeve shfaqin pakënaqësi ndaj sistemit, pakënaqësi ndaj dënimeve të disa imamëve në Kosovë dhe Shqipëri, madje u bëhet thirrje dhe lutje fetare që këto burgje të sulmohet patjetër, nëpërmjet hakmarrjes së tyre.

Gjithashtu në bisedat e përgjuara, kërkohet hakmarrje edhe për gjyqtarët që kanë dhënë këto vendime.

I gjithë materiali referues i nisjes së hetimeve dhe arrestimi në Shqipëri i 4 personave dhe Kosovë të 9 të tjerëve e 3 personave në Maqedoni, ka ardhur nga shërbimet inteligjente partnere, të cilat kanë fiksuar biseda për kryerje të akteve terroriste.

Për këto dyshime, është bërë edhe ndërhyrja për arrestimin e tyre për të evituar çdo incident të mundshëm si për lumturimin e 38 martirëve katolikë në meshën e Shkodrës ashtu edhe para dhe gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, që tashmë do të zhvillohet në Elbasan./ Shqiptarja

Reklamë
Reklamë

Tërmet në Shkodër

Një tërmet 4.4 ballësh të Richterit ka rënë sot në mëngjes, rreth orë 06:15 në Shkodër dhe ka shqetësuar shkodranët e zgjuar herët dhe ka ngritur nga gjumi shumë të tjerë që ende po flinin.

Periskopi.com Lajme

Epiqendra e tërmetit, siç njoftuan medie vizuale nga Shqipëria në mëngjes, ka qenë në Rrëshen.

Tash për tash nuk ka raport për dëmet ose për viktimat eventuale, transmeton Koha

Me këtë tërmet dridhjet e Tokës e kaluan Adriatikun dhe arritën në anën tonë të detit.

Italia, në anën tjetër të detit, ka më shumë se një javë që po tronditet nga dridhjet të kanë bërë shumë dëme materiale deh kanë plagosur disa persona.

Reklamë
Reklamë

Ankohen tifozët kosovarë: Ku janë monedhat tona në Shkodër?

Tifozët që ishin në Shkodër për të parë nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë, janë kthyer me shumë ankesa.

Periskopi.com Sporti

Shumë nga ta janë ankuar se kanë humbur më shumë para se sa që kishin planifikuar. Të gjitha monedhat që i kishin me vete janë detyruar që t’i lënë në hyrje të stadiumit, për të mos i gjetur ato më.

“Kisha monedha të hekurit, të cilat mu morë, pa e ditur se ku po shkojnë. Paramendojeni nëse kanë qenë 10 mijë tifozë dhe secili me siguri që ka patur para të tilla, atëherë sa para kanë fituar atë të stadiumit”, ka thënë një tifozë kosovarë që ishte në “Loro Borici”.

Në një përllogaritje të thjeshtë, nëse secili nga tifozët do të kishte së paku 1 euro në xhep, atëherë minimalisht 5 mijë euro do të grumbulloheshin nga zyrtarët në stadium.

Reklamë
Reklamë

Tifozët e Shkodrës: Edhe me Shqipërinë edhe me Kosovën

Atmosfera në Shkodër po bëhet çdoherë e më e zjarrtë para ndeshjes Kosovë-Kroaci, e cila zhvillohet sonte mbrëma.

Periskopi.com Sporti

Qyetarët dhe tifozët shkodranë shpresojnë në fitore të Kombëtares Shqiptare dhe Përfaqësueses së Kosovës.

Kur ata u pyetën se cilën ndeshje do ta ndjekin, Kosovë-Kroaci apo Lihtenshtajn-Shqipëri, ata u përgjigjen se do t’i ndjekin të dyja. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Policia e Kosovës në Shkodër

Shumë pjestarë të Policisë së Kosovës janë shpërngulur sotë në Shkodër.

Periskopi.com Sporti

Kjo është bërë për të ofruar edhe më tepër siguri para gjatë dhe pas ndeshjes Kosovë-Kroaci, e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

‘Dardanët’ do të kërkojnë sot fitoren e parë në kualifikime. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Futbollistët e Kosovës nisen për në Shkodër

Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, të drejtuar nga Albert Bunjaki, pas seancës stërvitore të zhvilluar në Drenas, janë nisur për në Shkodër.

Periskopi.com Sporti

Atje pritet të vendosen në një hotel, ku gjithashtu do të qëndrojnë edhe lojtarët e kombëtares kuqezi, në pritje të kundërshtarëve të tyre për Botërorin “Rusi 2018”, raporton Koha.net.

Kosova pritet të zhvillojë ndeshjen e dytë të kësaj faze kundër Kroacisë në stadiumin “Loro Boriçi” të enjten më 6 tetor nga ora 20:45.  

Reklamë
Reklamë