sokoli

Bylbyl Sokoli te klubi i njohur shqiptar

Bylbyl Sokoli është shumë afër marrëveshjes me klubin shqiptar nga Maqedonia Shkëndijën.

Periskopi.com Sporti

Ai momentalisht gjendet në Tetove dhe vijon bisedimet me drejtuesit e klubit. Nëse gjithçka shkon sipas planit Sokoli do të rikthehet në pankinen e Shkëndijës pas shumë viteve, njofton Gazeta Sheshi.

Ai gjithashtu ka qenë trajner edhe i Renovës, ndërsa më pas ka vijuar punën në Kosovë.

Udhëheqësia e re e klubit nga Maqedonia duke e njohur nga afër Bylbyl Sokolin duan që ai të udhëheqë ekipin në vazhdim. Vetëm disa ditë më parë ai thurri lavde për kapitenin e Shkëndijës, Ferhan Hasanin.

Kujtojmë që Sokoli ishte së fundmni kryetrajner i Gjilanit dhe më pas nuk ka drejtuar as një skuadër.

cana

Cana trajner i skuadrës së njohur shqiptare?

Lorik Cana është kandidat për postin e trajnerit te Shkëndija e Tetovës.

Periskopi.com Sporti

Shkëndija e Tetovës ka shkarkuar Bruno Akrapoviç dhe tashmë ata janë në kërkim të një tjetër trajneri.

Mirel Josa është një nga kandidatët favoritë, ndërkohë që tifozët e kanë bërë të ditur se duan një trajner shqiptar.

Me Josën bisedimet janë të konfirmuara, por së fundmi kanë dalë në skenë edhe dy emra të tjerë raporton “Sport Ekspres”.

Bëhet fjalë për Lorik Canën që sapo ka marrë liçensën “UEFA B” dhe Besnik Hasin e shkarkuar pak kohë më parë nga Legia e Varshavës.

Gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe pritet vendimi i klubit të Shkëndijës për të mësuar se kush ta marrë drejtimin e tetovarëve.